Disa pjesė tė moralit tė tij II
20.12.2009 09:13:01

(vijon nga java e kaluar)

Disa nga njerėzit kur kanė ndonjė gradė tė lartė tek njerėzit mund tė futet nė zemrėn e tij diēka nga mendjemadhėsia dhe mendon se kjo ėshtė forma me tė cilėn ka mundėsi ta ruajė kėtė gradė, tė cilėn e ka fituar prej njerėzve dhe nuk bėhet modest me ta. Cili ėshtė prej njerėzve, i cili meriton tė nderohet mė shumė se Pejgamberi? Megjithatė, ai ishte shumė modest.

Sikur qė thotė  Abdullah ibėn Eufa nė hadithin tė cilin e transmeton Nesaiu  dhe Darimiu se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) pėrmendte Allahun shumė, i linte fjalėt e kota, e zgjaste namazin, e shkurtonte hutben, nuk nėnēmonte dhe nuk i vinte turp tė ecte me tė vejat e as me tė gjorėt dhe t’i kryente nevojat e tyre.

 

Prej moralit tė tij ėshtė mėshira

Allahu e dėrgoi Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) mėshirė pėr mbarė njerėzimin. Transmetohet nge Ebu Hurejra se Pejgamberit i ėshtė thėnė: “O i Dėrguari i Allahut, lute Allahun kundėr jobesimtarėve.” Tha: “Nuk jam dėrguar qė tė jem mallkues, por jam dėrguar qė tė jem mėshirues.”

Mėshira e tij nuk ndalej vetėm te njerėzit, por ajo kalonte edhe tek shtazėt. Nga Abdullah ibėn Xhafer transmetohet se ka thėnė: “Mė hypi Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) mbrapa tij dhe mė tregoi njė hadith, tė cilin nuk ia tregoi askujt prej njerėzve dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) gjeti njė vend tė lartė apo pas njė trungu ta hurmės qė ta kryejė nevojėn e tij. Pastaj hyri nė njė kopsht tė njėrit prej ensarėve dhe pa njė deve. Kur deveja pa Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) u pėrul dhe filloi t’i rrjedhin sytė lot. Shkoi Pejgamberi dhe ia fshiu sytė me lotė dhe tha: ‘E kujt ėshtė kjo deve? Njėri prej djemve tė ensarve tha: e imja, o i Dėrguari i Allahut.’ Atėherė Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i tha: ‘A nuk po i frikėsohesh Allahut pėr kėtė kafshė, tė cilėn Allahu tė ka bėrė pėrgjegjės pėr tė. Ajo mu ankua mua  se ti po e le atė tė uritur dhe po e ngarkon shumė’.”

Ky burrė i madh, i cili ishte i ngarkuar me hallet e metit, gjeti kohė qė tė merret edhe me shtazė. Sikur kjo shtazė, kur e pa Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) e diti qė ai nuk do tė pajtohet ta lėrė atė nė kėtė gjendje.

Ky Pejgamber, i cili mėshiron shtazėt dhe kafshėt, e si do tė jetė mėshira e tij me njerėz. Si do tė jetė mėshira e tij me besimtarėt. Pėr kėtė Allahu e cilėsoi Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) se ai ėshtė i butė dhe i mėshirshėm me besimtarėt. Nė kėtė ka shembull pėr secilin  qė Allahu i ka dhėnė ndonjė pėrgjegjėsi dhe ndonjė amanet mbi muslimanėt qoftė e madhe ajo pėrgjegjėsi apo e vogėl, ēfarėdo qoftė ai, prind, mėsues apo udhėheqės, tė bartė nė zemrėn e tij mėshirė ndaj atij qė ėshtė nėn tė. Pėr kėtė i lajmėroi Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) se ata qė nuk mėshirojnė njerėz, nuk i mėshiron Allahu. Pejgamberi thotė: “Ai i cili nuk mėshiron, nuk mėshirohet.” Prej mėshirės qė kishte ndaj umetit tė tij, bėri lutje tek Allahu duke thėnė: “O Zot, kush udhėheqė diēka prej umetit tim dhe sillet me butėsi, bėhu edhe Ti i butė ndaj tij. E kush udhėheqė diēka prej umetit tim dhe i mundon ata, mundoje edhe Ti atė.”

 

Prej moralit tė tij ishte turpi

Mjafton nė kėtė dėshmia e Allahut ku thotė: “O ju qė besuat, mos hyni nė shtėpitė e Pejgamberit ndryshe vetėm nėse u lejohet pėr ndonjė ngrėnie e duke mos pritur pėrgatitjen e saj, por kur tė thirreni, atėherė hyni, e kur tė jeni ushqyer, atėherė shpėrndahuni, duke mos hyrė nė bisedė me njėri-tjetrin, vėrtet kėto (pritja, qėndrimi, biseda) e mundojnė Pejgamberin, por ai turpėrohet prej jush.” Ahzab, 53.

Ebu Seid el Hudrij thotė: “Pejgamberi ishte mė i turpshėm se sa njė grua virgjėreshė nė shtėpinė e saj dhe  nėse diēka urrente e vėrenim nė fytyrėn e tij.

 

Prej moralit tė tij ishte falja 

Transmetohet nga Aishja se ka thėnė: “Asnjėherė Pejgamberi nuk i ka rėnė dikujt me dorėn e tij, as grave e as  shėrbėtorėve dhe nuk ėshtė hakmarrė asnjė herė  prej dikujt pėrveē nėse ėshtė shkel diēka prej normave tė Allahut dhe kur hakmerrej, hakmerrej pėr Allahun.”

 

Prej morali tė tij ishte pėrdorja e logjikės

Transmetohet nga Aishja  se njė njeri kėrkoi leje pėr tė hyrė tek Pejgamberi. Kur  e pa Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Sa njeri i keq ėshtė ky. Pastaj kur hyri brenda Pejgamberi e mirėpriti dhe i buzėqeshi.” Pasi qė shkoi i tha Aishja Pejgamberit: “O i Dėrguari i Allahut, kur e pe atė i the kėshtu dhe kėshtu dhe pastaj e mirėprite.” Atėherė i tha Pejgamberi: “Oj Aishe, kur mė ke parė mua njeri tė pahijshėm? Njeriu mė i keq nė Ditėn e Gjykimit ėshtė ai tė cilėn e lėnė njerėzit duke ju frikėsuar tė keqes sė tij.” Transmeton Buhariu.

 

Prej moralit tė tij tė mirė  ishte  se nuk e kthente mbrapa asnjėherė nėse dikush i kėrkonte diēka

Nga Xhabiri transmetohet  se ka thėnė: “Sa herė qė Pejgamberi ėshtė pyetur pėr diēka, asnjėherė nuk ka thėnė jo.”

Nga Ibėn Abasi trasnsmetohet se pejgamberi ka thėnė: “Muslimanėt as nuk shikonin Ebu Sufjanin e as qė uleshin me tė. Atėherė i tha tė Dėrguarit tė Allahut: “Tri gjėra  do t’i jap ty.” Pejgamberi i pėrgjigjet: “Po.” “Kam  vajzėn time prej mė tė mirave prej arabeve, ta martoj me ty.” Pejgamberi tha: “Po.” Ebu Sufjani tha: “Kėrkoj qė Muaviu tė jetė shkrues i shpalljes.” Tha: “Po.” Tha: “Tė mė urdhėrosh t’i luftoj jobesimtarėt, ashtu sikur i kam luftuar muslimanėt nė injorancė.” Tha: “Po.”

Ka thėnė Ebu Zemil: “Sikur Ebu Sufjani mos tė kishte kėrkuar prej Pejgamberit kėto nuk do t’ia jepte Pejgamberi. Sepse Pejgamberi sa herė qė kėrkohej prej tij diēka, thoshte  po.

 

Prej moralit tė Pejgamberit ishte kujdesi i tij ndaj ndjenjave tė njerėzve

Kjo ėshtė njė fushė precize dhe e ēuditshme nė historinė e tij dhe dėshmitė e tij pėr kėtė janė tė shumta. Prej tyre atė qė transmeton Enes ibėn Malik se njė njeri hyri tek Pejgamberi, i cili kishte gjurmėt e zverdhjes nė fytyrė dhe Pejgamberi  rrallė ndonjė njeri qė  i thoshte dikujt diēka qė ai urrente. Kur doli Pejgamberi tha: “Sikur ta urdhėronit  qė ta pastrojė fytyrėn e tij!”

Nė hadithin qė transmeton Buhariu dhe Muslimi se Pejgamberit i dhuroi dikush njė gjueti duke qenė ai nė ihram dhe Pejgamberi e ktheu mbrapa. Kur pa nė fytyrė pakėnaqėsinė e tij tha: “Ne nuk ta kthyem atė pėr diēka tjetėr pėrveē se ishim nė ihram.”

Kur erdhi Malik ibn Huuejrith dhe shokėt e tij tek Pejgamberi dhe qėndruan tek ai disa ditė, Maliku tha: “Pejgamberi ishte shumė i mėshirshėm dhe i butė. Mendoi se ne jemi pėrmalluar pėr familjet tona dhe na pyeti se kė e kemi lėnė prej familjes. Pasi qė e informuam na tha: ‘Kthehuni nė familjet e tuaja dhe qėndroni atje, mėsoni ata dhe nėse afrohet namazi urdhėroni dikė prej jush ta thėrras ezanin  dhe le t’ju prijė nė namaz mė i madhi prej jush.”

Kur lexon nė historinė e tij e sheh se si Pejgamberi i kuptonte ndjenjat e njerėzve dhe ishte i kujdesshėm nė to. Jo vetėm kaq, por ai kishte parasysh ndjenjat e tyre edhe kur ai ishte nė ibadet dhe nė namaz. Ai vet pėr veten e tij na njofton se si dėshironte ta zgjaste namazin, por e lehtėsonte nga frika qė mos ta rėndonte umetin e tij, edhe pse ai kėrkoi nga gruaja qė tė falet nė shtėpinė e saj.

 

Prej moralit tė tij ishte interesimi i jashtėzakonshėm pėr njerėzit

Ky ėshtė njė moral shumė i ēuditshėm. Disa kanė shkruar shumė pėr kėtė moral tė tij. Prej kėsaj atė qė ka pėrmendur Uthmani, i cili thotė: “Vallahi, e kemi shoqėruar  Pejgamberin nė udhėtim dhe kur ishte nė vend vizitonte tė sėmurin, pėrcillte xhenazet, luftonte me ne dhe na kėshillonte tė kėnaqemi me pak apo me shumė...”

Kur vdiq njė grua e cila qėndronte nė xhami dhe ia falėn xhenazen, e varrosėn  natėn pa e ditė Pejgamberi, Pejgamberi tha: “Pse nuk mė kėrkuat leje, pastaj shkoi te varri i saj dhe ia fali xhenazen.”

Kur u sėmurė njė i ri, njė djalosh i shokėve tė Pejgamberit, erdhi Pejgamberi qė ta vizitojė.

Kėshtu Pejgamberi nuk kishte mendjemadhėsi qė tė vizitojė edhe kėtė djalosh. Ishte njeri qė kujdesej pėr ēėshtjet e beduinėve, tė fėmijėve, tė afėrmve dhe tė largėve. Kjo ēėshtje ishte edhe mė e ēuditshme, kur Pejgamberi ishte njė ditė ulur dhe hyri tek ai Ebu Bekri dhe Pejgamberi nuk e prishi ndejėn e tij, po ashtu edhe kur hyri Umeri veproi njėsojė. Kur hyri Uthmani, Pejgamberi u pėrgatit dhe u drejtua. Kur u pyet pėr kėtė tha: “Uthmani ėshtė njeri i turpshėm dhe frikėsohem qė kur mė sheh kėshtu nuk e kėrkon atė qė ka nevojė nga turpi qė ka.” Shikoni se sa kishte interesim pėr ēėshtjet e njerėzve.

Nganjėherė vinte tek Pejgamberi ndonjė grua dhe i tregonte pėr nevojėn qė kishte sikur qė ndėrmjetėsoi pėr Burejden pėr tė u kthye tek burri i saj.

Interesohej Pejgamberi edhe pėr kėto ēėshtje, ndėrsa ai ishte prijės i kėtij umeti ballafaqohej me  ēifutėt, gatafanėt, kurejshėt, munafikėt dhe tė tjerėt. Edhe pse kishte kėto obligime merrej me ēėshtjet private tė njerėzve dhe zgjidhte problemet e tyre, i mėsonte ata.

Sikur ti tė dėshirosh tė tregosh edhe dėshmi tė tjera, do tė shohėsh se nuk ke mundėsi t’i pėrmbledhėsh tė gjitha. Sa kemi nevojė ne sot  pėr njė moral tė tillė. Sa kanė nevojė ata qė thėrrasin nė rrugėn e Allahu, ata qė mėsojnė tė tjerėt dhe i edukojnė qė tė kujdesen pėr ēėshtjet e njerėzve, sė paku me fjalė tė bukur apo me njė arsyetim tė butė apo me mikpritje. Sikur ta bėnim njė gjė tė tillė, shumė nga zemrat e njerėzve do t’i pėrfitonim edhe pse njeriu duhet qė t’i veprojė kėto si fetar i mirė dhe si njeri me moral, para se tė mendojė nė pėrfitimin e zemrave tė njerėzve dhe dashurinė e tyre.

E lusim Allahun qė tė na furnizojė me pasimin e Pejgamberit dhe tė na pėrmirėsojė moralin tonė! Ai dėgjon  dhe pėrgjigjet nė lutje.

Salavatet tona qofshin mbi Pejgamberin, pasuesit e tij dhe mbi shokėt e tij!

 

Pėrktheu: Shaban Murati

18.11.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010