Disa pjesė tė moralit tė tij (salallahu alejhi ue selem)
20.12.2009 09:12:29

Kur njeriut i pėlqen morali i dikujt nga njerėzit, asnjėherė nuk ngopet duke biseduar pėr moralin dhe sjelljet e tij. Jo vetėm kaq, por shpreson qė Allahu ta furnizojė edhe atė me njė moral tė tillė. S’ka dyshim se Allahu i ka veēuar njė grup njerėzish nė kėtė, sikur qė i  ka thėnė Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) Eshxha ibėn Kajsit: “Allahu i do prej teje dy cilėsi qė i ke ti: urtėsia dhe maturia.” Tha: “O i Dėrguari i Allahut, a jam unė ai i cili i kam pėrfituar kėto dy cilėsi apo Allahu ėshtė Ai i Cili m’i ka dhuruar?” Tha: “Allahu ėshtė Ai i Cili ti ka dhuruar.” Tha: “Falėnderimi i takon Allahut, i Cili m’i ka dhuruar dy cilėsi tė cilat i do Allahu dhe i Dėrguari i Tij.” Transmeton Ebu Daudi, Ahmedi, ndėrsa bazėn e ka tek Muslimi.

Edhe pse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ishte nė kulmin e moralit nė ēdo fushė tė tij, ai dallohej me disa veēori tė cilat nuk  i gjen tek njerėzit e tjerė. Nėse pėrmendet dikush pėr urtėsi, e gjen Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) prej njerėzve mė tė urtė. Nėse pėrmendet dikush pėr xhelozi, e gjen atė prej njerėzve mė xheloz; nėse pėrmendet dikush pėr trimėri, e gjen Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) prej njerėzve mė trima; nėse pėrmendet dikush pėr fisnikėri, e gjen prej njerėzve mė fisnikė dhe kėshtu me radhė. 

Ai nė ēdo fushė tė moralit ka arritur kulmin qė ka mundėsi ndokush ta arrijė, por, megjithatė,  ai posedonte  disa veēori dhe cilėsi tė cilat nuk ke mundėsi t’i gjesh tek njerėzit e tjerė.

E para: Kompletimi i tij nė ēdo fushė

Nė shumicėn e rasteve, njerėzit tė cilėt merren shembull pėr moralin janė tė njohur nė njėrėn prej fushave tė moralit, apo nuk kanė diēka qė dallohen nga tė tjerėt, pėrveē nė atė cilėsi. Ndėrsa Allahu e kompletoi Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) nė ēdo fushė tė moralit. Pėr ēdo fushė tė moralit qė  dėshiron tė flasėsh do ta gjesh Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) nė kulmin e atij morali. Tė vėrtetėn e ka thėnė ai i cili  e ka pėrshkruar Pejgamberin me kėto fjalė:

Dhe kur jep arrin kulmin nė fisnikėri 

E bėn atė qė nuk kanė mundėsi ta bėjnė fisnikėt.

E nėse fal duke qen i fuqishėm pėr tė vepruar ndryshe

Faljen tėnde nuk e nėnēmojnė as injorantėt.

E nėse mėshiron, je si njė baba apo nėnė

E kėta dy janė ata qė mėshirojnė nė kėtė botė.

E nėse hidhėrohesh ėshtė hidhėrim pėr tė vėrtetėn

E jo pėr shkak tė xhelozisė apo urrejtjes.

E nėse  kėnaqesh, kėnaqesh pėr Allahun

Sepse kėnaqėsia e shumicės sė njerėzve ėndėrron njė syefaqėsi.

E nėse ligjėron, minberat dridhen

Zemrat qajnė, sikur qė pikon uji prej fletėve tė luleve.

E dyta: Pranueshmėria e tė gjithėve

Shumė nga njerėzit kur Allahu i jep ndonjė virtyt tė moralit, nganjėherė kalojnė kufijtė dhe dalin nga realiteti i tyre. Atė qė Allahu e ka furnizuar me mėshirė zemra  e tij ėshtė bėrė e mėshirshme, njerėzit flasin pėr mėshirėn e tij. Mirėpo ndodhė qė atij ti vijė ndonjė moment qė nuk duhet tė jetė nė atė moment i mėshirshėm, por ajo cilėsi e mund edhe nė kėtė moment shpreh mėshirėn  e tij. Apo atij tė cilit Allahu i ka dhėnė, fuqi ndodhė qė ndonjė herė t’i kalojė kufijtė e saj.

Ndėrsa Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) asnjėherė nuk e ka kthyer mbrapa atė qė ka kėrkuar prej tij, apo atė qė ka ndėrmjetėsuar tek ai. Pranon ndėrmjetėsimin e robit (skllavit), tė madhit dhe tė voglit, mirėpo ēdo gjė nė vendin e vet.

Transmetohet nga Aishja se Kurejshit donin tė ndėrmjetėsonin tek Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) pėr njė grua mahzumije e cila kishte vjedhur dhe thanė: “Kush ka mundėsi t’i flasė Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) pėr kėtė ēėshtje?” Thanė: “Kėtė ka mundėsi ta bėjė Usame ibėn Zejd, i dashuri i tė Dėrguarit tė Allahut.” Shkoi Usamja dhe i foli  Perjgamberit (salallahu alejhi ue selem) qė t’ja falė, atėherė Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “A po ndėrmjetėson nė dispozitat e Allahut, pastaj u ngrit dhe mbajti njė ligjėratė dhe tha: “U shkatėrruan ata qė ishin para jush, sepse kur  vidhte ndonjėri prej parisė e linin atė, e nėse vidhte i dobėti prej tyre, zbatonin dispozitėn mbi tė. Pasha Allahun, sikur  edhe Fatmija bija e Muhamedit  tė vidhte do t;ja prisja dorėn.”

E treta: Mosdobėsimi

Disa nga njerėzit kur Allahu ju dhuron moral tė mirė shndėrrohen nė njerėz tė dobėt dhe i vihen njerėzit mbi kokė e nuk mundet qė tė ketė qėndrim tė prerė nė situata tė caktuara. Ndėrsa Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem)  bashkoi mes moralit, forcės dhe thėnies sė tė vėrtetės. Ai ėshtė njeri qė mėshiron, por me gjithė kėtė thotė: “Jam dėrguar me shpatė deri nė Ditėn e Gjykimit dhe furnizimi im ėshtė nėn hijen e shtizės sime.”

Pas tėrė kėsaj qė thamė, do tė shohim disa nga cilėsitė e Pejgamberit me tė cilat u dallua  nė virtytet e moralit.

(vijon javėn e ardhshme)

Pėrktheu: Shaban Murati

11.11.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010