Me tė vėrtetė ti je nė njė shkallė tė lartė tė moralit
20.12.2009 09:12:00

Kur njeriu dėshiron tė flasė pėr historinė dhe moralin e Pejgamberit, ndien njė mburrje dhe njė krenari tė lartė. Sado qė njeriu flet pėr tė, asnjėherė nuk mund ta  kompletojė tė tėrėn kėtė temė. E si mundet njeriu ta kompletojė tė tėrėn bisedėn rreth kėtij Pejgamberi, kur Allahu e zgjodhi atė pėr mesazhin e Tij dhe kumtimin e shpalljes sė Tij.

Ēfarė mund tė themi ne pėr njė njeri tė cilin e lavdėroi Allahu dhe dėshmoi pėr tė se me tė vėrtetė ai ėshtė nė njė gradė tė lartė tė moralit dhe pėr atė pėr tė cilin morali i tij ishte Kurani. Por, edhe pse ne nuk mundemi qė ta plotėsojmė tė gjithė bisedėn rreth moralit tė kėtij burri, edhe pse do tė mundohemi, megjithatė ne ndiejmė se ky umet dhe bota nė pėrgjithėsi ka nevojė tė madhe qė t’i paraqesim njė model tė kėtij lloji siē ėshtė morali i Pejgamberit, t’i shfletojmė kėto faqe nga historia e tij si model pėr tė gjithė, pasi qė ne sot jetojmė nė njė botė nė tė cilėn njerėzit i ka kapluar epshi dhe egoizmi i tyre.

Ajo qė shohim ne sot nė shoqėri prej moralit tė keq na shtyn mė shumė qė tė flasim pėr moralin e Pejgamberit dhe vlerat  e tij.

Shpesh herė kam dashur tė flasė rreth kėsaj teme, por gjithherė ndiej nė vete sikur ai njeri i cili merr njė hap pėrpara dhe e vonon tjetrėn, sepse  kur flas pėr njė  pjesė tė moralit tė tij mė duket vetja sikur po i thėrras vetes sime me humbjen e kėtij morali.

Njerėzit shohin sjelljet dhe moralin tonė, ndėrsa kur ju flasim pėr kėto sjellje tė Pejgamberit shohin njė pamje tjetėr jo atė tė cilėn ne ushtrojmė nė jetėn tonė. Mė duket vetja sikur dua t’ju them njerėzve: shikoni fjalėt e mia e mos i shikoni punėt e mia.

Vėrtetė kur njeriu lexon nė librat e sunetit apo nė librat e historisė sė Pejgamberit, i gjen tė mbushura me dėshmi pėr moralin e tij. Jo vetėm kaq, por njeriu nėse lexon kėsi lloj libra nuk ka nevojė pastaj tė shfletojė libra pedagogjie apo libra qė kanė tė bėjnė me moralin. Kur lexon nė kapitujt e dispozitave apo ibadeteve e ēfarėdo kapitulli qoftė sheh se si kėto transmetime shqiptojnė moralin e tij dhe e shikon kuptimin e fjalės me tė cilėn Allahu e cilėsoi Pejgamberin: “Me tė vėrtetė ti (o Pejgamber) je nė njė shkallė tė lartė tė moralit.” dhe nė atė qė e cilėsoi Aishja me fjalėn e saj: “Morali i tij ishte Kurani”.

Pra, nėse njeriu flet vetėm pėr njė pjesė tė moralit tė tij nuk mundet ta plotėsojė tė tėrėn kėtė temė, siē ėshtė mėshira e tij, modestia e tij dhe sjellje tė tjera. E si ka mundėsi qė tė pėrfshijmė tėrė moralin e tij nė njė broshurė tė vogėl sikur kjo, por shkurtimisht do tė pėrmendim disa dėshmi superiore qė flasin pėr moralin e tij.

E para:

Pėrzgjedhja e tij nga Allahu i Lartėsuar

Allahu krijon ēka tė dojė dhe zgjedhė ēka tė dojė. Allahu e zgjodhi Pejgamberin qė ta pėrcjellė mesazhin e Tij dhe tė jetė shembull mė i mirė pėr njerėzit. Kjo pėrzgjedhje e Allahut obligon qė ky Pejgamber tė jetė nė cilėsitė mė tė larta njerėzore. Ai ėshtė njeri sikur njerėzit e tjerė, harron sikur qė harrojnė tė tjerėt, ha ushqim, ecėn nėpėr rrugė, nuk e di tė fshehtėn e as nuk e di tė nesėrmen, ai ėshtė njeri sikur njerėzit e tjerė, por nė cilėsi tė larta, nė cilėsi superiore qė mungojnė tėk tė tjerėt. E si mos tė jetė kėshtu kur atė e zgjodhi Allahu prej tė gjithė krijesat e Tij. Ky ėshtė Abdulah ibėn Mesudi i cili dėshmon pėr tė duke thėnė: “Allahu shikoi nė zemrat e robėrve tė Tij dhe e gjeti zemrėn e Pejgamberit prej zemrave mė tė mira tė robėrve tė Tij, e zgjodhi pastaj pėr tė pėrcjellė mesazhin e Tij. Pastaj shikoi nė zemrat e robėrve tė Tij pas zemrės sė Pejgamberit dhe gjeti zemrat e shokėve tė tij prej zemrave mė tė mira tė robėrve tė Tij dhe i bėri shoqėrues dhe ndihmės tė Pejgamberit, luftojnė pėr fenė e tij. Atė qė e shohin muslimanėt tė mirė ajo edhe tek Allahu ėshtė e mirė dhe atė qė e shohin muslimanėt tė keqe edhe tek Allahu ėshtė e keqe.”

E dyta:

Lavdėrimin nga Allahu

Allahu e lavdėroi Pejgamberin e Tij dhe e cilėsoi me cilėsi tė larta morale. A ka fjalė  mė tė mirė se fjala e Allahut?! Allahu thotė: “Me tė vėrtetė ti (o Pejgamber) je nė njė shkallė tė lartė tė moralit.” Kjo ėshtė njė dėshmi e lartė pėr Pejgamberin e cila vjen prej Atij i Cili ka krijuar atė dhe kanė krijuar njerėzit nė pėrgjithėsi nga Ai i Cili e di atė qė e fshehin gjokset dhe brendėsitė tona.

Allahu na tregon nė Kuran se  Pejgamberit i ka dhuruar butėsi ndaj besimtarėve. Allahu thotė: “Ti ishe i butė ndaj atyre, ngase Allahu tė dhuroi mėshirė, e sikur tė ishe i vrazhdė e zemėrfortė, ata do shkapėrderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kėrko ndjesė pėr ta, e konsultohu me ta nė tė gjitha ēėshtjet, e kur tė vendosėsh, atėherė mbėshtetu nė Allahun, se Allahu i do ata qė mbėshteten.” Ali Imran, 159.

Po ashtu Allahu thotė: “Juve ju erdhi i dėrguar nga lloji juaj, atij i vjen rėndė pėr vuajtjet tuaja, sepse ėshtė lakmues i rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i ndjeshėm dhe i mėshirshėm pėr besimtarėt.” Teube, 128.

E treta:

Dėshmia e shokėve tė tij pėr moralin e lartė qė ka poseduar

Kėta janė shokėt e tij (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!) tė cilėt e shoqėruan atė nė gjendje tė lirė dhe nė vėshtirėsi. E shoqėruan atė nė ēdo gjendje dhe dėshmuan se ishte njeriu me moral mė tė lartė se ēdo krijesė. Berra thotė pėr tė: “Pejgamberi ishte njeriu mė i mirė prej nesh nė pamjen e tij dhe mė i miri prej nesh nė moralin e tij.”

Po ashtu Enes ibėn Malik e pėrshkruan atė duke thėnė: “Ishte mė i miri me moral. Ndodhte nganjėherė kur ai ishte nė shtėpinė tonė dhe hynte koha e namazit urdhėronte nė vendin ku ishte ulur nga lėvorja e trungut tė hurmės tė fshihej pastaj na printe nė namaz. Ne lidheshim pas tij dhe faleshim me tė.” Mutefekun alejhi.

Ėshtė pyetur Aishja pėr moralin e Pejgamberit dhe  tha: “A nuk je prej atyre qė lexon Kuran? Morali i tij ishte Kurani.”

E katėrta:

Lajmėrimi i vet Pejgamberit se ai ėshtė dėrguar qė t’i plotėsojė virtytet e moralit

Transmeton Ebu Hurejre nga Pejgamberi i cili ka thėnė: “Jam dėrguar qė t’i plotėsojė virtytet e moralit.” Kjo nėnkupton se morali ka njė vlerė tė madhe nė fenė e Allahut.

Morali dhe sjellja e mirė jo vetėm te disa muslimanė por edhe te disa studentė pėr fat tė keq ėshtė njė gjė e shkallės sė dytė. Mendojnė se vetėm tė mėsuarit e disa ēėshtjeve nė fe dhe pėrvetėsimi i tyre ėshtė ajo qė kėrkohet prej tyre dhe kur flasim pėr moralin e sjelljet e mira mendojnė se kėto sjellje janė vetėm pėr ata qė kėshillojnė. Mendojnė se biseda rreth moralit duhet tė  drejtohet vetėm tek njerėzit e thjeshtė e jo tek studentėt. Normal qė askush nuk mendon qė anėn shkencore ta lėmė anash, por tė mendohet se kapitujt qė flasin rreth sjelljeve dhe moralit janė tė dorės sė dytė, kjo ėshtė njė ēėshtje qė nuk pranohet.

Tė parėt tanė (selefėt) i kushtonin njė kujdes tė jashtėzakonshėm kėsaj fushe. Disa prej tyre qėndronin njė ose dy vite duke mėsuar edukatėn, e mėsonin edukatėn ashtu si e mėsonin shkencėn e hadithit. Njėri prej tyre thotė: “shkonim tek Mesruki[1] dhe mėsonim prej sjelljeve dhe moralit tė tij.” Ibėn Vehb thotė: “Atė qė kam mėsuar prej moralit dhe sjelljes sė Malikut ėshtė mė shumė se qė kam mėsuar prej dijes sė tij.”

Gjithherė e porositnin kėrkuesin e dijes me kėto porosi:

O kėrkues i dijes eja tek Hamad ibėn Zejd

Pėrfito prej tij dije, urtėsi pastaj shkruje atė

Mos u merr me fitnet tė cilat i nxiti Amėr ibėn Ubejd

Por edhe nė shkrimet e tyre gjen  atė qė tregon pėr ngritjen e tyre morale dhe sjelljet e tyre tė larta. Kanė shkruar libra tė veēanta pėr sjelljet e dijetarit, sjelljet e mėsuesit me nxėnėsin e tij, sjelljet e kėrkuesit tė diturisė me ēka ai duhet tė pajiset. Kanė shkruar nė kėtė drejtim libra tė posaēme.

Interesimi i tyre rreth kėsaj tregon pėr rėndėsinė e kėsaj ēėshtje dhe vlerėn e saj nė fenė e Allahut. Si mos tė jetė kjo kur Pejgamberi i lajmėroi ata se ėshtė dėrguar qė t’i plotėsojė detyrat e moralit.

Pasi qė Pejgamberi u dėrgua pėr kėtė patjetėr duhet qė historia e tij, jeta e tij tė dėshmoj pėr kėtė.

Ja disa dėshmi pėr atė qė thamė mė lartė:

Pejgamberi e luste Allahun qė ta furnizojė me moral tė mirė. Transmeton Abdullah ibėn Mesudi se Pejgamberi thoshte: “O Zot mė krijove nė formėn mė tė mirė, atėherė mė pėrmirėso edhe moralin tim!”

Nė namazin e tij tė natės gjithmonė e luste Allahun: “O Zot mė udhėzo nė moralin mė tė mirė! Nuk udhėzon askush nė moralin mė tė pėrsosur pėrveē Teje dhe mė largo nga ēdo e keqe, sepse nuk ka mundėsi tė largojė askush nga e keqja pėrveē Teje.”Pejgamberit gjithherė i pranohej duaja.

Nėse Pejgamberi i Allahut e luste Allahun pėr pėrmirėsimin e moralit duke qenė ai i Dėrguar i Allahut, atėherė ne kemi nevojė shumė mė shumė pėr kėtė, sepse jemi njerėz qė nė mėngjes dhe mbrėmje bėjmė  gabime dhe shumė nga qėndrimet tona dhe gjendjet tona tregojnė se ne jemi shumė tė nevojshėm tė pajisemi me virtyte tė larta morale dhe tė mėsojmė sjelljen e mirė.

Kur Pejgamberi urdhėronte nė virtyte tė larta tė moralit ai ishte i pari i cili vepronte atė qė urdhėronte. Si jo, kur ai na ka tėrhequr vėrejtjen neve dhe tėrė umetit tė tij qė mos ta thonė atė tė cilėn nuk e punojnė. Thotė Pejgamberi: “Nė Ditėn e Gjykimit do tė hidhet njeriu nė zjarr dhe do t’i  digjen zorrėt me zjarr dhe do tė sillet nė zjarr sikur qė sillet gomari pėr mullarin e tij. Tubohen banorėt e zjarrit rreth tij dhe i thonė: “Ē’ėshtė me ty, a nuk ke qenė prej atyre qė urdhėronin nė punė tė mira dhe ndalonin nga tė kėqijat?” Thotė: “Isha prej atyre qė urdhėroja nė punė tė mira, por vet nuk i veproja, ndėrsa ndaloja nga punėt e liga, por i veproja vet.” Mutefekun alejhi.

E pesta:

Thirrja pėr virtyte tė moralit nė fillim tė thirrjes sė tij

Transmeton Abdullah ibėn Abasi i cili thotė: “Kur i arriti lajmi Ebu Dherrit pėr dėrgimin e Pejgamberit i tha vėllait tė tij: ‘Shko nė atė luginė (Mekė) dhe mė njofto pėr lajmin e kėtij njeriu i cili pretendon se ėshtė Pejgamber dhe se i vjen lajmi nga qielli. Dėgjo fjalėt e tij pastaj eja mė trego pėr tė.’ Shkoi vėllai i Ebu Dherrit, dėgjoi prej Pejgamberit pastaj u kthye te Ebu Dherri dhe i tha: ‘E pash, ishte njė njeri i cili urdhėron pėr virtyte tė moralit. Fjalėt e tij nuk janė poezi...” Mutefekun alejhi.

Pėr shkak tė rėndėsisė qė kishin virtytet e moralit nė thirrjen e Pejgamberit, bėri qė vėllai i Ebu Dherrit ta vendosė titullin e thirrjes sė Pejgamberit dhe tė thotė ishte njė njeri i cili urdhėronte nė virtyte tė moralit. Kjo nėnkupton se virtytet e moralit ishin njė gjė e dukshme tė cilėn e vėrente ēdokush i cili shoqėronte Pejgamberin. Ky udhėtim i vėllait tė Ebu Dherrit deri tek Pejgamberi ishte nė fillim tė misionit tė Pejgamberit.

Po ashtu nga Ata Ibėn Jesar thotė: “E takova Abdullah ibn Amr ibn As dhe i thash: ‘Mė njofto pėr pėrshkrimin e Pejgamberit nė Teurat.’ Tha: ‘Po vallahi, Teurati pėrshkruan  disa nga cilėsitė e tij tė cilat i pėrshkruan edhe Kurani: “O Pejgamber ty tė dėrguam dėshmues, pėrgėzues, qortues dhe ruajtės i njerėzve tė thjeshtė. Ti je robi dhe i dėrguari Im. Tė quajta muteuekil. Nuk je i ngurtė dhe i ashpėr ndaj njerėzve e as njeri qė shėtit shumė nėpėr tregje. Nuk e kthen tė keqen me tė keqe, por fal. Allahu nuk do tė marrė atė deri sa tė drejtojė tė devijuarit qė tė thonė se nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut, t’i hapė me kėtė fjalė sytė qė janė verbėruar dhe veshėt qė janė shurdhuar dhe zemrat qė janė tė pakujdesshme.

 Pėrktheu: Shaban Murati

04.11.2006

Vazhdon me temėn

             “Disa pjesė tė moralit tė tij”


[1] Mesruki ka qenė prej dijetarve tė tabiinėve, nxėnės i Abdullah ibn Mesudit.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010