Lotėt e njeriut mė tė shtrenjtė
20.12.2009 09:11:23

Mė lėr, vėlla i dashur, tė tė njoftoj me disa raste, nė tė cilat ka qarė i dashuri ynė i zgjedhur Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), para shokėve tė tij tė ndershėm (Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre!).

Pas betejės sė Uhudit profeti (alejhi selam) zbriti nė fushėbetejė dhe filloi tė vėshtrojė shehidėt (dėshmorėt) prej muslimanėve dhe gjeti nė mesin e tyre xhaxhanė e tij, luanin e Allahut, Hamza ibn Abdulmutalib, tė vrarė, me hundė e me veshė tė prerė, me bark tė shqyer, mėlēia e tij ishte hequr dhe pasi ishte hequr njė pjesė e saj (mėlēisė) ishte hedhur mbi trupin e tij. Profeti (alejhi selam) qau e nga tė qarėt e tij tė shumtė filluan tė qajnė tė gjithė shokėt e tij (Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre!).

Dhe ja njė moment tjetėr nga jeta e tij. Njėherė Profeti  (alejhi selam) ishte me shokėt e tij duke u kthyer nga njėra prej betejave tė tyre. Gjatė rrugės Profeti (alejhi selam) qėndroi te njė varr i vjetėr, i vetmuar nė shkretėtirė, asgjė nuk kishte pėrreth kėtij varri, u ul dhe filloi tė qajė me njė tė qarė tė madhe. Kur erdhėn sahabėt, e pyeti atė Umer ibn Hatabi pėr shkakun e kėsaj tė qare tė madhe te ky varr dhe ai u pėrgjigj: “Ky ėshtė varri i nėnės time, i kėrkova leje Allahut pėr ta vizituar atė e mė dha leje, i kėrkova leje qė tė kėrkoj falje pėr tė e nuk mė dha leje.”

Sikurse qė e di, vėlla i nderuar, se nėna e Profetit (alejhi selam) Emineja nuk ka qenė nė Islam dhe se ajo ka vdekur shumė kohė para profetėsisė sė tė dėrguarit tė Allahut dhe se kėrkimi i faljes nuk lejohet pėr jomuslimanėt, mirėpo Profeti (alejhi selam) me mėshirėn e tij dhe me dashurinė qė ndien njė bir pėr nėnėn e tij qau me kėtė tė qarė tė fortė.

Dhe, sė fundi, e mbyllim kėtė pėrkujtim me njė rast tė tretė, nė tė cilin ka qarė Profeti (alejhi selam). Kjo ka ndodhur kur Ebu el Asi ra rob nė duart e muslimanėve pas njėrės nga luftėrat (e nė atė kohė Ebu el Asi ka qenė idhujtar) dhe ky ishte bashkėshorti i Zejnebes bijės sė Profetit (alejhi selam), ndėrkohė qė martesa me idhujtarėt nuk ishte ndaluar ende. Zejnebja erdhi qė ta lironte bashkėshortin e saj dhe me vete nuk kishte tė holla, pėrveē njė varėse qė e kishte trashėguar nga nėna e saj Hatixhja, dhe kur e pa Profeti (alejhi selam) kėtė varėse kujtoi bashkėshorten e tij tė mirė e tė sinqertė e cila kishte ndėrruar jetė dhe qau.  

Pėrgatiti: Erion Sula

15.09.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010