Dy muxhizet (mrekullitė) e tij
mė tė mėdha janė: Kur`ani dhe virtytet e
cilėsitė e tij tė jashtėzakonshme, me tė
cilat All-llahu [subhanehu ue teala] e ka
bėrė tė denjė pėr bartjen e misionit Islam.
Edhe jetėshkrimi i tij vetvetiu ka qenė
muxhize.
Ka qenė njeri dhe All-llahu [subhanehu ue
teala] e ka urdhėruar qė tė deklarojė e ta
pohojė kėtė tė vėrtetė, duke ua zbuluar
njerėzve, ashtu qė mos ta marrin pėr zot apo
ti pėrshkruajnė cilėsi hyjnore. I
Lartėsuari i ka thėnė:
Thuaj: Unė jam vetėm njeri si ju, vetėm
se mua mė shpallet. (Fussilet: 6).
Njeri sikur ju, me tė gjitha virtytet
kryesore dhe pėrbėrjet e vetive njerėzore,
megjithatė, nė mesin e njerėzve plotėsisht
tė sigurtė, nuk ekziston askush si ai nė
madhėshtinė e tij, dhe All-llahu [subhanehu
ue teala] nuk krijoji asnjėrin nga bijtė e
Ademit, sipas kėtij kallėpi dhe tė kėtij
lloji, pėrveē njė njeriu, i cili quhet
Muhammed ibn Abdullah, All-llahu e bekoftė
atė, babain e tij (sipas feje) Ibrahimin,
Musain, Isain dhe tė gjithė pejgamberėt
tjerė.
Do tė ishte padrejtėsi ndaj Muhammedit
[sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem] dhe
padrejtėsi ndaj tė vėrtetės, sikur ta kishim
krahasuar me njėrin nga njė mijė kolosėt, tė
cilėt kanė shkėlqyer gjatė errėsirės sė
historisė, nga dita e parė qė kur njihet
historia. Disa nga kėta njerėz kolosalė kanė
qenė intelektualė tė mėdhenjė, mirėpo me
ndjenja e retorikė tė dobėt. Disa kanė qenė
elokuentė, me imagjinatė tė zhvilluar,
mirėpo me ide tė rėndomta. Disa janė dalluar
nė qeverisje e udhėheqje, por jeta e tyre
dhe morali kanė qenė nė nivel tė moralit tė
njerėzve tė thjeshtė e tė shfrenuar.
Muhammedi [sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem] ėshtė i vetmi, i cili e pėrmbledh
nė vete tėrė madhėshtinė. Ēdonjėri nga
kolosėt ka pasur tė metat e caktuara, tė
cilat ėshtė pėrpjekur ti mbulojė e ti
fshehė, duke u frikėsuar qė njerėzit tė mos
i zbulojnė. Mangėsitė qė janė tė lidhura me
epshet dhe familjen e tij, apo mangėsitė qė
shpien nė dobėsi dhe ekstravagancė.
Muhammedi [sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem] ėshtė i vetmi, i cili tėrė jetėn e
vet ua zbuloi njerėzve, ashtu qė jeta e tij
paraqet njė libėr tė hapur tė cilit asnjė
faqe nuk i ėshtė mbėshtjellur, e as njė
rresht nuk i ėshtė fshirė, e lexon kush
dėshiron.
I vetmi ai, u ka lejuar sahabėve-shokėve tė
vet qė tė pėrhapin e ta shpallin tėrė atė qė
buron nga ai. Merrni p.sh. Aishen,
radijallahu anha, e cila gjatė jetės sė tij
dhe me lejen e tij e njoftoi tėrė opinionin
me sjelljet e tij nė shtėpi e me familjen e
tij, sepse e tėrė veprimtaria e tij ėshtė
Fe, Sheriat-Legjislacion, dhe sikur nė
mesin e lexuesve tė mos ketė rini e gra, do
tju pėrmendja ndonjė pjesė tė kėsaj, e qė
librat e hadithit, historisė (sira) e tė
fikhut janė pėrplot me kėtė.
I kanė transmetuar nga ai tė gjitha, madje
edhe atė qė ndodh nė rastet e
domosdoshmėrisė njerėzore, kėshtu qė jemi
njoftuar se si ka ngrėnė, si ėshtė veshur,
nė ēmėnyrė ka fjetur kryer nevojėn dhe si
ėshtė pastruar nga ajo.
Pra, ma tregoni ndonjė kolos tjetėr, i cili
ka guxim qė ti ekspozohet rrezikut e tu
thotė njerėzve:Ja e tėrė jeta ime dhe tė
gjithė veprat e mia, mund ti shikoni e tua
tregoni edhe miqėve edhe armiqėve, e kush
nga ata dėshiron le tė gjejė nė to ndonjė
dobėsi, apo tė metė. Ma tregoni ndonjė
kolos tjetėr, e tėrė jeta e tė cilit ėshtė
shėnuar kaq hollėsisht, ngjarjet dhe detajet
e tė cilit janė tė njohura edhe pas njė mijė
e katėrqind vjetėsh, siē e njohim nė jetėn e
Pejgamberit tonė?
Madhėshtia shikohet nė natyrėn (karakterin),
moralin dhe cilėsitė e vetive inviduale. Apo
nė veprat e famshme tė cilat kolosi i ka
bėrė. Apo nė gjurmėt qė i ka lėnė nė
historinė e popullit tė vet dhe historinė e
njerėzimit. Ēdo kolos posedon njėrin nga
kėto kritere, me tė cilat matet madhėshtia e
tij. Ndėrkaq, madhėshtia e Muhammedit
[sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem] matet me
tė gjitha shkaqet e madhėshtisė dhe kėshtu
ishte kolos i cilėsive individuale, kolos i
veprave, kolos i gjurmėve, tė cilat i la pas
vetės.
Kolosėt ishin kolosė vetėm nė mesin e
popullit tė tyre, duke sjellė dobi aq sa u
kishin sjellė dėm tė tjerėve, siē janė
madhėshtia e trimave luftarakė dhe
udhėheqėsve pushtues. Apo ka qenė madhėshti
botėrore, mirėpo nė sferė tė kufizuar : nė
zbulimin e ndonjėrit nga ligjet tė cilat
All-llahut [subhanehu ue teala] i ka
depozituar e fshehur, me qėllim qė nė
arritjen deri te ai ligj ta angazhojnė
mendjen nė punė, apo nė zbulimin e ilaēit tė
ndonjė sėmundjeje, nė vėnien e ndonjė teorie
filozofike, nė hartimin e ndonjė kryevepre
letrare, ndonjė novele gjeniale apo nė
pėrmbledhjen e poezive tė spikatura.
E sa i pėrket Muhammedit [sal-lAll-llahu
alejhi ue sel-lem], madhėshtia e tij ėshtė
sipas vėllimit tė tij, ka qenė botėrore e i
ka pėrfshirė tė gjitha sferat e saj.
Ka besuar nė atė qė ka thirrė, derisa
shumica e misionarėve qė i njohim mė parė
edhe sot, flasin me gjuhė tė kundėrtėn e
asaj qė e punojnė. Deklarojnė para njerėzve
atė qė nuk e punojnė kur janė vetėm, dhe mbi
ta, nė ēastet e lakmisė, frikės, hidhėrimit
e nevojave, dominon natyra apo karakteri i
shpirtrave tė tyre, dhe harrojnė tėrė atė qė
e kanė thėnė. Nuk flas pėr askėnd
personalisht, por do ta pėrmendi rastin tim:
Unė kur mbaj ligjerata apo shkruaj artikuj
tė cilėt thėrrasin nė Rrugė e Vėrtetė, mė
mposhtė barra e natyrės sime dhe dėshirat e
shpirtit tė prirura kah e keqja, e prapė
kthehem nė tokė. Njerėzit e vėrejnė kėtė te
vaizi (ligjeruesi) e oratori, ashtu qė nuk i
japin rėndėsi asaj ēka ata flasin, e as qė
vazi (ligjerata) ka ndikim te ata.
Pėrkundrazi, Resulull-llahu [sal-lAll-llahu
alejhi ue sel-lem] kurrė nuk ka thirrė nė
ligjeratė tė pėrgjithshme nė tė cilėn do ti
shpjegonte disa dispozita islame, e as qė ka
themeluar medrese-shkollė me orė tė mėsimit
e me ligjerata, as nuk rrinte nė
hallka-ndeja pėr vaz, por shpalljen qė i
vinte e kumtonte nė shtėpi, mesxhid, nė
rrugė, e poashtu urdhėronte nė tė mira e
largonte nga tė kėqijat atėherė kur kėtė e
kėrkonte nevoja. Mirėpo, kėtė e fliste me
gjuhė e me praktikė, e shprehte atė me
fjalė, por nuk mendoni pėr domethėnien e
tyre, vėllezėr, ėshtė: Se tė gjitha veprat e
tij e ēdo veti e tij ėshtė moral- ajete tė
cilat mėsohen, ligjeratat tė cilat mbahen,
hallkat-tubimet e derseve, ndenjave e
vazeve, se tė gjitha ato shqiptojnė atė qė
urdhėron Kur`ani.
Ka falur namazin e natės kijamu-lejl, aq
saqė kėmbėt i janė ėnjur dhe vazhdimisht nga
All-llahu kėrkonte falje, e i ėshtė thėnė:
A nuk ti ka falur All-llahu [subhanehu ue
teala] tė gjitha mėkatet e mėparshme dhe
ato tė ardhmet?!. Nė ēka ai ėshtė
pėrgjigjur: A tė mos jem
rob-shėrbėtorė i Tij falėnderues?
Nėpėrmjet tė gjitha veprave ėshtė gjendur
nė namaz (ibadet), ngase ēdo vepėr e mirė
dhe largimi nga e keqja, si edhe puna nė
dobi tė shoqėrisė, nėse me tė dėshirohet
arritja e kėnaqėsisė sė All-llahut, i
llogaritet atij i cili i bėnė ato si namaz.
Do tė ndiejė kėnaqėsi me sjelljen e njė
shembulli pėr imanin e tij, besimin e fortė
nė atė qė thėrriste dhe vendosmėrinė e tij
qė atė ta zbatojė nė praktikė me
kėmbėngulje, e cila gjė ishte mbi ēdo
konsideratė, e si hyrje pėr atė shembull do
tė shėrbehem me njė ilustrim nga realiteti:
Sikur vajza nga familja mė me renome, e
familjes sė ndonjė kolosi apo guvernatori tė
ishte akuzuar pėr hajni, ēka mendoni a do tė
burgosej, siē ishte burgosur ndonjė jetime e
mjerė sikur ta kishte bėrė ajo vjedhjen? Dhe
a do tė zbatohej ndaj saj dispozita ligjore,
siē do tė zbatohej ndaj jetimes sė mjerė,
apo nė rastin e saj do tė intervenonin
njėmijė duar, qė tia fshehnin krimin, tia
lehtėsojnė gjykimin apo tia zbusin dėnimin?
I njėjti rast i tillė ndodhi nė kohėn e
Resulullahut [sal-lAll-llahu alejhi ue
selam] njė vajzė me prejardhjen nga njėra
prej familjeve kurejshite me renome, familja
e Beni Mahzum, familja e Velidit (i quajtur
Velidi i vetmi), familja e Halidit (Ibn
Velidit), Kryetarit tė udhėheqėsve nė
fushėbetejė, familja e tretė me renome pas
familjeve Hashimi e Umejje, ka vjedhur. Dhe
pasi qė ėshtė ndėrmjetės i cili do tė
angazhohej pėr tė, duke menduar se
Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem], pasi qė e kanė njohur se e do
mėshirėn e faljen, do tia falė, ai
pėrnjėherė pasi qė ia hapėn bisedėn pėr kėtė
u hidhėrua, duke u shpjeguar se popujt e
mėparshėm e kanė pėrjetuar shkatėrrimin
pėrshkak se kur ndonjė i pasur me autoritet
nga mesi i tyre ka bėrė ndonjė krim (hajni),
e kanė lėnė, e kur kėtė e ka bėrė ndonjė i
dobėt e i pa fuqishėm e kanė dėnuar. Me atė
rast, i shqiptoi fjalėt tė cilat nė jetėn
islame pėrcaktuan themelin e fortė tė
qėndrueshėm dhe vėrtetuan se dėnimi nuk
pranon kurrfarė ndėrmjetėsimi, e as qė ka
falje nė tė: Pasha All-llahun, sikur edhe
Fatimeja (bija e Muhammedit [sal-lAll-llahu
alejhi ue sel-lem]) tė kishte vjedhur do
tia kisha kėputur dorėn.
Kjo pėr tė ka qenė diē e natyrshme, sepse,
ai ka jetuar pėr misionin dhe me
misionin-da`ven. Dėshirat e tij kanė pasur
atė qė i ėshtė shpallur dhe e gjithė ajo qė
e lidh pėr njerėzit nga: lidhjet
farefisnore, miqėsitė e interesat, tė gjitha
kėto shkėputen nėse dalin si pengesė nė
rrugėn e da`vetit-thirrjes nė Rrugėn e
Drejtė. Ai ėshtė liruar prej tė gjitha
kėrkesave. Nuk synonte jetė tė vetmuar tė
murgjve-asketizmin, apo aplikimin e urisė,
sikur qė e bėjnė kėtė disa tė cilėt pohojnė
pėr vete se janė tė devotshėm-asket. Nuk i
ka veshur pėrherė rrobat e varfėrisė, e as
qė ėshtė pėrpjekur gjithmonė tė jetė me
rroba tė leshit (sufė). Ka ngrėnė atė qė i
ėshtė ofruar, e nėse nuk i ka pėlqyer (nga
ajo qė nuk ėshtė e ndaluar) nuk e hante, as
nuk e nėnēmonte, e as nuk ėshtė e njohur qė
ndonjėherė ushqimin e ka qortuar. E kur nuk
kishte ushqim e duronte urinė, derisa nuk e
ka raskapitur ashtu qė e lidhte gurin pėr
stomaku. Ka veshur atė qė e gjente (qė e ka
pasur), duke mos u pėrmbajtur nga petkat e
shtjerrura, tė cilėsisė sė caktuar e as
ngjyrės sė caktuar. Ndonjėherė e vėnte
Imamen (turbanin) mbi kapuē, nonjėherė
Imamen pa kapuē e ndonjėherė kapuēin pa
Imame.
Nė vete mbante kėmishėn dhe mantelin, veshte
burdėn (lloj manteli) e xhyben, por jo siē
janė kėto tė sotmet tė gjata e me mėngė tė
gjėra, por xhybe me mėngė tė ngushta. Imama
nuk ka qenė si kėto tė sotmet, por sikur
Imamat e njohura nga Ehlu-l- Hixhazi
(krahinė nė arabinė saudite), copė e
pėlhurės, e cila mbėshtjellet rreth kokės, e
nėse nuk ka nevojė pėr tė, hedhet mbi krahė,
pėrdoret pėr nevojė nė paqe apo pėr lidhjen
e robėrve nė luftė, e ndonjėherė pėr kėtė
ėshtė pėrdorur edhe rripi. Imamet janė
domosdoshmėri natyrore nė hixhaz me diellin
qė pėrcėllon. Ata me ato i kanė mbrojtur
kokat nga pėrcėllitja e rrezeve tė diellit,
prandaj ėshtė thėnė: Imamet
janė kurorat e arabėve. Pejgamberi
[sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem] sa i
pėrket Imames, nuk i ėshtė pėrmbajtur
ngjyrės sė caktuar, e nė ditėn e ēlirimit tė
Mekkes e kishte Imamen e zezė.
Nė Islam nuk ka rroba tė ndaluara, pėrveē
atyre, tė cilat zbulojnė atė ēka duhet tė
jetė e mbuluar, ndėrsa gruas muslimane nuk i
lejohet qė tė zbulojė asgjė, pėrveē fytyrės
e shuplakave tė dorės (pranė tė huajit),
ndėrsa pėr meshkujt pėrveē mėndafshit, rroba
tė cilat janė tė lidhura posaēėrisht me
pjesėtarėt e ndonjė feje pėrveē Islamit-
ashtu qė sikur dikush ti vishte do tė
mendonte se ėshtė njėri prej tyre, siē janė
p.sh.: rrobat e murgjėrve, pastaj qė
mashkulli tė veshė ekskluzivisht rrobat e
femrave apo femrat tė veshin rrobat
specifike tė meshkujve, si edhe ato rroba nė
tė cilat ka teprime e shpenzime pa masė. Pos
kėsaj tė gjitha rrobat tjera janė tė lejuara
nė Islam.
Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem] nuk i ka ndaluar stolitė tė cilat
All-llahu [subhanehu ue teala] i ka krijuar
pėr robėrit e Tij, si dhe ushqimet e
shijshme, sikur ti gjente ato nuk do ti
refuzonte, mirėpo, nuk ka qenė lakmues pėr
to e as nuk e ka marrė kėtė pėr brengė tė
vetme e mė tė madhe tė kėsaj bote. Poashtu
ka qenė i liruar nga dėshirat pėr pasuri e
renome, e ju e dini se kurejshitėt i kanė
ofruar pasuri e i kanė ofruar pushtet e
qeverisje mbi ta, nėse dėshiron renome e
pozitė dhe nuk linin asgjė nga ajo qė dinin
qė shpirtėrat pėr to pretendojnė dhe
dėshirojnė, e qė tė mos ia ofronin duke
shpresuar se ndoshta do tė heqė dorė nga
misioni (daveti) i tij, por Resulull-llahu
[sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem] i
refuzoi tė gjitha ato qė ia ofruan ata.
Poashtu ka qenė i liruar nga instikti
seksual, megjithatė njė grup orientalistėsh,
tė cilėt e kanė studiuar jetėn e
Resulull-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem] me tė pėrceptuarit (mendjen) e
pazhvilluar tė tyre tė dunjasė, janė
mashtruar duke e vlerėsuar me kritere me tė
cilat i vlerėsojnė kolosėt e tyre, ashtu qė
kur e panė se i ka martuar nėntė gra, thanė
se njė njeri epshor (i dhėnė pas epsheve),
duke e numėruar nė atė grup tė pushtuesve e
letrarėve tė cilėt i njihnin. Kėshtu
Napoleoni p.sh. e ka detyruar tėrė popullin,
me gjithė qeverinė dhe parinė e tij, qė ti
nėnshtrohen duke i sjellur njė vajzė polake
tė cilėn e dashuronte. Edhe mė shumė se kjo,
e detyroi babain e asaj vajze, qė ta
shtrėngojė bijėn pėr tė bėrė mėkat tė cilin
nga ajo kėrkonte, duke e vėnė ēlirimin e
Polonisė peng tė realizimit tė kėsaj dėshire
tė ndytur dhe tė shfrenuar. Por, nuk ka qenė
vetėm ky mėkat i Napoleonit, por edhe
Aleksandėr Dumasi (Dima), Bajroni, Gėte,
Bodleri e dhjetėra tė tjerė kėtyre tė
ngjashėm, tė gjithė kanė qenė tė njejtė.
Biografitė e tyre janė pezente, kur tė
arrish nė cilėndo nga ato (biografi), te
analizat e ndodhive tė tyre seksuale, hunda
do ta kundėrmojė erėn e keqe tė ndytėsirave.
Kanė ardhur me kėto pikėpamje e konceptime
ta studiojnė jetėn e Pejgamberit
[sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem], ashtu
qė me mendimet e tyre pėr tė larg nga tė
njohurit e psikologjisė, historisė sė
Muhammedit [sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem] dhe larg nga objektiviteti e
virytet nė studim e hulumtim, tė paraqesin
se ai ka qenė njeri i dhėnė pas epshit.
Koha mė e shprehur e dėshirės seksuale, nė
aspektin e vigjilencės e mallėngjimit, ėshtė
koha ndėrmjet pjekurisė (kur njeriu hyn nė
moshėn madhore) e as nuk i bėhet dėm
njeriut, e i tha: Mos
mė dilni para sysh,
ashtu qė Vahshi i largohej shikimit tė tij.
Edhe Hindės, gruas sė Ebu Sufjanit, urrejtja
e sė cilės ndaj Muhammedit [sal-lAll-llahu
alejhi ue sel-lem] dhe misionit tė tij, e
ka arritur kufirin qė tė bėjė atė ēka nuk do
ta kishte bėrė asnjė grua, ēka nuk do ta
bėnte njeriu, ujku, e as macja e egėr. E
coptoi gjoksin e Hamzės sė vdekur, ia nxori
zemrėn dhe e ngrėni...! Hindės, e cila nė
luftė kundėr Resulull-llahut [sal-lAll-llahu
alejhi ue sel-lem] ka bėrė marrėzira,
Resulull-llahu [sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem] ia fali, lidhi me tė betimin pėr
besnikėri dhe e pranoi Islamin e saj.
Edhe banorėve tė Taifit (krahinė nė Arabinė
Saudite), pėr tė cilėt keni dėgjuar se ēfarė
kanė bėrė me Resulull-llahu [sal-lAll-llahu
alejhi ue sel-lem] ua fali pasi qė e
pranuan Islamin. E, ja edhe skena mė tė
mėdha, shembulli i lartėsuar nė tė gjithė
shekuj: banorėt e Mekkes, tė cilėt atė dhe
sahabėt e tij i kanė nėnshtruar ndaj ēdo
lloj torturash e mundimesh, e kanė
shqetėsuar fizikisht dhe shpirtėrisht e nė
fe, kanė thėnė pėr tė atė qė e kanė
bojkotuar, e kanė mbyllur nė ngushticat
Mekkase, i kanė vėnė ferra nėpėr rrugė,
derisa ka qenė nė sexhde ia kanė hedhur
zorrėt dhe plancin e deves mbi kokė, e kanė
pėrqeshur nė mėnyra tė ndryshme dhe e tėrė
kjo nuk ka zgjatur njė ditė, apo dy, as njė
vit apo dy, por trembėdhjet vjet tė plota.
Pastaj kanė luftuar kundėr tij dhe farefisin
e sahabėt e tij ia kanė mbytur, derisa nuk
i zuri dhe i vendosi pranė vetės rreth
Qabes, tė pėrulur e pa mbrojtje. Dhe erdhi
ēasti i hakmarrjes. Jo, lene fjalėn
hakmarrje, sepse asaj nuk i ka hije nė kėtė
vend, ēasti i dėnimit tė Sheriatit i cili
do tė paraqesė pėrgjigjen nė vargun e gjatė
tė sulmeve e ofendimeve, dhe ja si iu
thotė:Ēka mendoni se do tė bėjė me ju?.
Ata e pėrkujtojnė tėrė atė qė e kanė bėrė
edhe e dinė se ēka meritojnė, megjithatė,
poashtu e sjellin ndėr mend moralin e
Muhammedit [sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem] dhe i dinė idealet e tij dhe
thanė:Ti
je vėllai fisnik, bir i vėllait fisnik.
E pastaj heshtėn, duke pritur vendimin
definitiv dhe po tė ishte vendimi qė tė
gjithė tė vriten, nuk do tė gjendej asnjė
historian, qoftė mik apo armik, i cili do ta
qortonte madje me njė fjalė. Megjithatė,
vendimi i Resulull-llahut [sal-lAll-llahu
alejhi ue sel-lem] ishte diē tjetėr. Ka
qenė befasi tė cilėn askush nuk e ka pritur,
befasi e cila e ka habitur shekullin e tij
dhe ēdo shekull i cili vijoi pas tij. Ju tha
:Shkoni, jeni tė lirė.
Mė vjen keq qė kėtė skenė (veprim tė
Resulull-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem]) kėshtu shkurtazi e paraqita,
ndonėse kam pasur dėshirė qė asaj tia
kushtoj njė hapėsirė mė tė gjėrė e tua
ndriēoj ashtu siē duhet tė jetė e ndriēuar.
Sjellja e tillė kėrkon forcėn e dhjetė mijė
mundėsve (luftėtarėve).
Ēuditem pėrse shkrimtarėt e mėvonshėm tė
Sires (jetės sė Muhammedit [sal-lAll-llahu
alejhi ue sel-lem]) pėrpiqen qė ti
pėrmendin sa mė shumė muxhize, gjerėsisht
duke folur pėr to dhe duke shtuar edhe ato
qė fare nuk kanė ndodhur. Pėrse kjo ju
nevojitet? Ēka ju nevojitet kur ēdo skenė
nga jeta e Resulull-llahut [sal-lAll-llahu
alejhi ue sel-lem] dhe ēdo faqe e
personalitetit tė tij ėshtė njė nga
muxhizet mė tė mėdha?!
E ēėshtė muxhizeja? A nuk ėshtė ajo qė
njerėzit janė tė pa aftė tė bėjnė?!
Sinqeriteti dhe besnikėria e tij janė
muxhize.
Nuk do tu sjell shembuj tė shumtė, sepse
hapėsira ėshtė e kufizuar, por do ta
pėrmendi vetėm njė, ngjarjen pranė leximit
tė sė cilės kam kaluar me qindra herė, duke
lexuar si lajm tė zakonshėm, derisa njė ditė
nuk e vėrejta befasi... dhe ja pėrnjėherė
ēudia muxhizja. E sa ka nė Siren e
Resulull-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem] lajme tė ngjashme? Tė gjithė e dinė
se Resulull-llahu [sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem] me rastin e hixhretit nė Medine e
ka lėnė nė vendin e tij Aliun [radijallahu
anhu], qė tua kthejė kurejshitėve
amanetet- gjėrat e dhėna nė besė, tė cilat
kanė qenė te ai pėr tua ruajtur, pra a keni
menduar ndonjherė pėr tregimin e kėtyre
amaneteve?
E ka lėnė Aliun [radijallahu anhu] qė tua
kthejė kurejshitėve, e jo muslimanėve, sepse
Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem] ka qenė i fundit qė e bėri
hixhretin, duke mbetur nė Mekke siē mbetet
kapiteni i anijes sė dėmtuar, duke mos e
braktisur atė derisa tė mos zbresin tė
gjithė udhėtarėt e tė arrijnė deri te barkat
pėr shpėtim. Ky ėshtė virtyt tė cilin
kalimthi e pėrmenda. Tregimi i amaneteve
gjėrave tė dhėna nė besė, pėrbėhet nė atė se
kurejshitėt edhe pėrkundėr gjithė asaj ēka
ka qenė nė mes tyre e Resulull-llahut
[sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem] nuk
kanė mundur tė gjejnė askend tė cilit do
tia besonin gjėrat e tyre tė vlefshme pėr
tua ruajtur, pėrveē Muhammedit
[sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem]. Pra,
pėrfytyroni dy palė tė ndryshme midis tė
cilave dominon lufta, beteja me gjuhė, dorė,
parime dhe fe, pastaj anėtarėt e njėrės palė
ia besojnė pasuritė e veta dhe ia lėnė nė
kujdes njeriut nga pala tjetėr pala
kundėrshtare!
A keni dėgjuar ndonjėherė pėr ndonjė rast tė
tillė?! Dhe si do tia japin nė ruajtje atij
kundėrshtari, nėse morali i tij ahlaku dhe
amaneti besnikėria nuk paraqesin njė nga
muxhizet dhe nėse ēdo dyshim nė kėto nuk
ėshtė njė absurditet? I tillė ka qenė
Muhammedi [sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem]! Kur nė Ditėn e Bedrit,
Resulull-llahu [sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem] para betejės i rreshtonte rradhėt e
ushtisė sė vet, e nė dorė kishte njė
shigjetė, hasi nė Sad ibn Gazijetin se si
kishte dalur jashtė reshtit, kėshtu qė e
shtyri me shigjetė nė pjesėn e barkut dhe i
tha:
Rreshtohu, o Sad.
Ky u pėrgjigj:
O i Dėrguari i All-llahut, mė ke shkaktuar
dhembje, ndėrsa All-llahu tė ka dėrguar me
tė vėrtetėn dhe me drejtėsinė.
Pėrfytyrone kėtė skenė: Komandantit tė
ushtrisė i kundėrvihet ushtari i thjeshtė me
kėto fjalė. Ēmendoni, si do tė veprojė me
tė? Ta dėnojė? Ta lė apo do tė jetė
zemėrgjėrė e fisnik e tia falė? Apo do tė
ngrihet mbi kėtė e tė thotė:mė fal, unė tė
kėrkoj ndjesė?, mirėpo ai, Resullull-llahu
[sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem] ka bėrė
diēka qė askush nuk do ta bėnte, as qė
ndokujt do ti shkonte ndėrmend ta bėnte, ia
zbuloi barkun e vet, ia dha shigjetėn e i
tha:Ma kthe zbatoje kisasin!
Ka lejuar qė mbi tė tė zbatohet kisasi,
d.m.th. qė fyerja e shkaktuar ti kthehet, e
ai ėshtė Sejjidul-Beshher, i pari i
njerėzimit. I tillė ishte Muhammedi
[sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem]! e tėrė
jeta e tij ka qenė muxhize dhe tė gjithė
kolosėt e botės janė tė paaftė tė lėnė pas
vetes njė Sire- Histori tė tillė. Nė ēdo
pjesė tė saj shihen dinjiteti e madhėshtia:
nė fuqinė e konstruktin sportiv tė trupit tė
tij, nė shpirtin e tij nismėtarė, nė atė qė
fitorja asnjėherė nuk do ta dalldiste deri
nė atė masė e ta bėjė kryelartė e as humbja
ta dėshpėronte deri nė atė masė qė ta
mllefoste apo tia humbte vullnetin.
Muxhizeja gjendet:
Nė qėndrueshmėrinė e vendosmėrinė e tij nė
betejat e ashpra,saqė edhe sahabėt mė tė
guximshėm janė strehuar pas tij, nė
trimėrinė e tij, para sė cilės binin
kreshnikėt mė tė mėdhenjė, nė pėrulshmėrinė
e tij ndaj tė varfėrit e tė mjerit dhe
kujdesit ndaj grave tė varfėra, tė vejave e
plakave, nė pranimin e tij tė sė vėrtetės
dhe pėrcjelljen e sinqertė tė Shpalljes sė
All-llahut [subhanehu ue teala], ashtu qė i
shpalli edhe ato ajete tė cilat zbritėn qė
ta fajėsojnė e ta qortojnė. Nė respektin e
tij tė kontratave e marrėveshjeve dhe
ruajtjen e fjalės sė dhėnė, pa marrė
parasysh sa mundime e vėshtirėsi tė
shkaktojė ruajtja e saj, dhe e gjithė kjo pa
marrė parasysh a ka tė bėjė me sjelljen e
tij personale apo me ēėshtjet shtetėrore.
Nė ndjenjėn e shijen e tij tė rafinuar, nė
aplikimin e rregullave tė ushqimit dhe
vėnien e themelit tė pastėrtisė. Nė sjelljen
e tij me sahabėt, meqė ai i ka mėsuar dhe me
ta ka vepruar. Ka jetuar ashtu siē kanė
jetuar edhe ata, me ta ėshtė kėshilluar dhe
propozimet e tyre i ka pranuar, ėshtė ulur
atje ku gjente vend tė lirė, nė fund tė
mexhlisit, ashtu qė ai i cili do tė vinte
pėr ta parė, do tė shikonte nė fytyrat e tė
pranishmėve dhe do tė thoshte: Kush
ėshtė nga ju Muhammedi?
sepse Muhammedi [sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem] nuk ėshtė dalluar nga ata, as nė tė
ulur as nė roba, nė tė gjitha ishte sikur
ata.
Nė sjelljen e tij te bukur e tė virtytshme
me gratė, nė sjelljet nė shtėpi e nė
familje, nė shakanė e tij tė sinqertė dhe nė
kthjelltėsinė e shpirtit tė tij, nė atė se
ka qenė i dashur nė zemrėn e ēdo njėrit, nė
modestinė e tij dhe refuzimin qė tė
konsiderohet pėr mbret.
Nė atė se ka jetuar jetėn e varfėrisė duke
hequr dorė nga pasuria, e jo nga pa aftėsia
pėr ta poseduar. Po tė dėshironte, pallati i
tij do tė ishte mė i madh se pallatet
mbretėrore e oborret e perandorėve, mirėpo
ai e ka zgjedhur ahiretin e ashtu qė
gjėrėsia e tė gjitha shtėpive tė grave tė
tij (nėntė grave tė tij) nuk e ka kaluar 25
metėrshin.
Shtėpia e Aishes, radijallahu anha, ėshtė
pėrbėrė nga dhoma e ndėrtuar nga balta e
qerpiēėt dhe ka qenė aq e ngushtė sa qė nuk
ka qenė ė mjaftueshme pėr fjetje e namaz
njėkohėsisht, ashtu qė kur Resulull-llahu
[sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem] nė tė
falte namazin e natės, e largonte kėmbėn e
saj qė tė bėjė sexhden. Ndėrsa sa i pėrket
ushqimit tė tij, Aishja r.a. tregonte se
kalonin edhe nga dy muaj tė tėrė, e zjarri
nė shtėpinė e Resulull-llahut
[sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem] nuk
ėshtė ndezur qė buka nė tė tė pėrgatitet.
Dhe kur i ėshtė thėnė: Me
ēka atėherė jeni ushqyer?-
ėshtė pėrgjigjur: Me ujė e hurma.
Ky ka qenė ushqimi i familjes sė
Resulull-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem] . pastaj nė bukurinė e tė
shprehurit e retorikėn e tij, nė ēka ka qenė
mė elokuenti e mė retoriku.
Nė tėrė kėtė pasqyrohet muxhizja, si dėshmi
se All-llahu [subhanehu ue teala] nuk e ka
zgjedhur pėr mision mė tė lartėsuar, e as qė
e bėri pejgamber tė fundit derisa pėr kėtė
nuk e pėrgatiti me pėrgatitje e cila e bėri
njėrin nga bijtė e Ademit [alejhi selam] i
cili nuk ka konkurrent nė virtytet e tij,
All-llahu e mėshiroftė dhe e shpėtoftė.
All-llahu mė sė miri di se kujt do tia
besojė misionin e vet.
Zgjodhi dhe
pėrshtati: Sehad Kadiri