Lindi nė
Mekė tė Arabisė Saudite nė vitin 570 tė erės sonė.
Filloi misionin e shpalljes sė fesė sė vėrtetė, fesė
islame (e cila ėshtė bindja ndaj Zotit), kur ishte dyzet
vjeē dhe u nda nga kjo botė nė moshėn
gjashtėdhjetėetrevjeēare. Gjatė kėsaj periudhe tė
shkurtėr njėzetetrevjeēare tė profetėsisė sė tij, ai e
ndryshoi tėrėsisht Gadishullin Arabik nga paganizmi dhe
idhujtaria tek adhurimi i njė Zoti, nga grindjet dhe
luftėrat fisnore te solidariteti dhe pajtimi kombėtar,
nga vesi i pijes dhe shthurja te pėrkushtimi dhe
devocioni, nga paligjshmėria dhe anarkia te jeta e
disiplinuar, nga kalbėzimi i plotė te normat mė tė larta
tė pėrsosmėrisė morale. Kurrė mė parė, a mė pas, nuk e
ka njohur shoqėria njerėzore njė shndėrrim tė tillė
tėrėsor tė njė populli ose tė njė vendi dhe
pėrfytyrojeni, tė gjitha kėto mrekulli tė pabesueshme,
vetėm nė dy dhjetėvjeēarė.
Historiani
i famshėm,
Lamartini,
duke folur pėr thelbin e madhėshtisė njerėzore, ka
thėnė:
"Nėse madhėshtia e qėllimit, mjetet e pakta dhe
rezultatet mahnitėse janė tri kriteret e gjenisė
njerėzore, atėherė, kush do tė guxonte ta krahasonte
ndonjė njeri tė madh tė historisė sė sotme me Muhamedin?
Njerėzit mė tė dėgjuar krijuan vetėm armė, ligje dhe
perandori. Nėse krijuan diēka, jo mė shumė se fuqi
materiale, tė cilat shpesh u bėnė pluhur e hi pėrpara
syve tė tyre, ky njeri lėvizi jo vetėm armata,
legjislacione, perandori, popuj e dinasti, por edhe
miliona njerėz nė njė tė tretėn e popullsisė sė
atėhershme tė botės dhe mė shumė se kaq, ai lėvizi
altarėt, perėnditė, fetė, idetė, besimet e shpirtėrat.
Vetėpėrmbajtja e tij nė fitore, ambicja e tij, e cila iu
kushtua tėrėsisht njė ideje e kurrsesi pėrpjekjes pėr
krijimin e njė perandorie, lutjet e tij tė pambarim,
bisedat e tij me Zotin, vdekja e tij dhe fitorja e tij
pas vdekjes, tė gjitha kėto dėshmojnė jo pėr mashtrim,
por pėr njė bindje tė patundur, e cila i dha fuqi pėr tė
ringjallur njė besim. Ky besim qe i dyfishtė: njėshmėria
dhe jolėndorėsia e Zotit; e para, pėr tė treguar ēfarė
ėshtė Zoti; e dyta, pėr tė treguar ēfarė nuk ėshtė Zoti;
njėra flak tej zotat e rremė; tjetra shpall njė ide me
fjalė.
Filozof, orator, ligjėvėnės, luftėtar, ngadhėnjimtar i
ideve, rigjallėrues i besime racionale e i njė kulti pa
imazhe, themelues i njėzet perandorive tokėsore dhe i
njė perandorie shpirtėrore - ky ėshtė MUHAMEDI. Tani, po
tė kemi parasysh tė gjitha standardet, me tė cilat mund
tė matet madhėshtia njerėzore, mundet fare mire tė
pyesim: A ka ndonjė njeri mė tė madh se Muhamedi?"
Lamartine,
"Historie de la Turqie", Paris, 1854, vėll.ΙI,
f.276-277.
Bota ka
pasur personalitete tė mėdha. Por, ata qenė figura tė
njėanshme, tė cilėt janė dalluar vetėm nė njė a dy fusha
tė veprimtarisė, tė tilla si, mendimi fetar ose drejtimi
ushtarak. Jeta dhe mėsimet e personaliteteve tė mėdha tė
botės janė mbėshtjellė nga mjegulla e kohės. Ka kaq
shumė hamendje, ka kaq shumė spekullim pėr kohėn dhe pėr
vendin e lindjes sė tyre, pėr natyrėn e hollėsi
tėmėsimeve tė tyre dhe pėr shkallėn dhe masėn e suksesit
ose tė dėshtimit tė tyre, saqė ėshtė e pamundur pėr
njerėzimin t'i ndėrtojė sakt historinė e jetės sė atyre
njerėzve dhe tė mėsimeve tė tyre.
Por, nuk
ndodh kėshtu me Muhamedin. Muhamedi (Paqja dhe mėshira e
Allahut qofshin mbi tė!) bėri aq shumė nė fusha tė
tilla, krejt tė ndryshme tė mendimit njerėzor dhe tė
sjelljes njerėzore gjatė shkėlqimit mė tė plotė tė
historisė njerėzore. Ēdo hollėsi e jetės sė tij vetjake
dhe e kumtimeve tė tij publike ėshtė dokumentuar sakt
dhe ėshtė ruajtur besnikėrisht deri nė ditėt tona.
Autenciteti i dokumentimeve, tė ruajtura kaq sakt dhe
kaq besnikėrisht, garantohet jo vetėm nga pasuesit e tij
besėtarė, por edhe nga kritikėt e tij paragjykues.
Muhamedi
(Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!), ishte
mėsues i fesė, reformator i shoqėrisė, udhėheqės i
moralit, kolos i qeverisjeve tė vendit, mik besnik, shok
i mrekullueshėm, bashkėshort i pėrkushtuar, baba i
dashur - tė gjitha tė trupėzuara nė njė. Askush tjetėr
nė histori nuk ėshtė shquar mė shumė se ai e as nuk i
ėshtė afruar atij asnjė nė kėto anė tė ndryshme tė
jetės. Dhe, tė tilla pėrsosuri tė pabesueshme mund t'i
arrinte vetėm njė personalitet i tillė siē qe Muhamedi
(Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!)
Mahatma
Gandi,
duke folur pėr Muhamedin (Paqja dhe mėshira e Allahut
qofshin mbi tė!) thotė:
"Doja tė njihja mė tė mirin e atyre, tė cilėt kanė sot
pushtet tė padiskutueshėm mbi zemrat e miliona
njerėzve... Unė u binda mė shumė se kurrė, se nuk qe
shpata nė ato ditė qė i hapi truall fesė islame nė
skenėn e jetės. Qe thjeshtėsia e paepur e Profetit,
mosvlerėsimi i vetes nė mėnyrė absolute, pėrkujdesja pėr
zotimet e veta, pėrkushtimi i tij i zjarrtė ndaj shokėve
dhe ithtarėve, trimėria e tij, guximi i tij, besimi i
tij absolut nė Zotin dhe nė misionin e vet, kėto dhe jo
shpata bėnin qė tė kalohej ēdo vėshtirėsi.
Kur
mbarova vėllimin e dytė (tė jetėshkrimit tė Profetit),
mė erdhi keq qė nuk kisha mė pėr tė lexuar pėr jetėn e
madhe."
"Young India",
1924.
Tomas
Karlili
(Thomas Carlyle) nė veprėn e tij "Heronjtė dhe adhurimi
i heronjėve", mahnitet kur shkruan:
"Si
mundi njė njeri i vetėm t'i bashkonte fiset armiqėsore
dhe beduinėt endacakė nė kombin mė tė fuqishėm dhe mė tė
qytetėruar, nė mė pak se dy dhjetėvjeēarė!"
Divan
Cand Sharma
ka shkruar:
"Muhamedi ishte shpirti i mirėsisė. Ai la gjurmė tek ata
qė kishte pranė dhe kurrė nuk u harrua nga ata."
D.C. Sharma, "The
Prophets of the East", Calcuta, 1935, f. 12.
Eduart
Xhibėn
dhe
Simon Oukli
(Edwart Gibbon dhe Simon Ockley) duke folur pėr Islamin,
shkruajnė:
"Ne
besojme nė njė Zot dhe nė Muhamedin si tė Dėrguar tė
Zotit, ėshtė dėshmia e thjeshtė dhe e pandryshueshme e
Islamit.
Imazhi mendor i Zotit nuk ėshtė poshtėruar kurrė nga
ndonjė idhull i dukshėm; nderimi pėr profetin asnjėherė
nuk e ka tejkaluar masėn e vitytit njerėzor, kurse
porositė e tij morale pėr jetesėn e kanė kufizuar
mirėnjohjen e dishepujve tė tij brenda caqeve tė arsyes
dhe tė fesė."
"Histori of Saracen
Empire", London, 1870, f.54.
Muhamedi
(Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) nuk qe as
mė shumė e as mė pak se njė njeri. Por, ai ishte njė
njeri me mision fisnik. Ishte pėr tė bashkuar njerėzimin
pėr tė adhuruar Njė dhe vetėm Njė Zot dhe pėr t'u mėsuar
atyre rrugėn pėr njė jetė tė ndershme dhe tė pastėr,
sipas urdhėrave tė Allahut. Ai gjithmonė e quante veten
njė "shėrbėtor dhe tė Dėrguar tė Allahut" dhe vėrtet,
ēdo veprim i tij tregonte pikėrisht kėtė.
Duke folur
pėr barazinė para Allahut sipas fesė islame, poetesha e
famshme e Indisė,
Saroxhini
Naidu
thotė:
"Qe
feja e parė, qė shpalli dhe zbatoi demokracinė. Ajo
mishėrohet pesė herė nė ditė, kur thėrritet ezani pėr
t'u falur e mblidhen besimtarėt nė xhami, kur fshatari
dhe mbreti gjunjėzohen krahė pėr krahė dhe thonė:
"Allahu ėshtė mė i Madhi." Mua gjithnjė mė ka lėnė
mbresė uniteti i pathyeshėm i Islamit, qė i bėn njerėzit
vetvetiu vėllezėr."
S.Naidu, "Ideal of
Islam", Speecher and Writings, Madras, 1918, f.169.
Kurse
fjalėt e
Prof.
Hurgronxhit
(Hurgronje) janė:
"Lidhja e Kombeve, e krijuar nga Profeti i Islamit, e
vuri parimin e unitetit ndėrkombėtar dhe tė vllazėrisė
njerėzore mbi tė tilla themele universale, qė u tregoi
dritėn e kombeve tė tjera."
Mė tej ai vijon:
"Ėshtė
fakt, qė asnjė komb i botės nuk mund tė paralelizohet me
atė qė ka bėrė Islami pėr tė vėnė nė jetė idenė e
Lidhjes sė Kombeve."
E gjithė
pėrpjekja e Muhamedit (Paqja dhe mėshira e Allahut
qofshin mbi tė!) qe pėr njė qėllim: pėr ta bashkuar
njerėzimin pėr tė adhuruar sipas kodeve tė pėrsosmėrisė
morale, Njė Zot. Muhamedi (Paqja dhe mėshira e Allahut
qofshin mbi tė!) e as ithtarėt e tij kurrė, nė asnjė
kohė nuk kanė pretenduar se ai ishte bir i Zotit, se
ishte mėshirim i Zotit, se ishte njeri hyjnor.
Pėrkundrazi, ai gjithnjė ėshtė konsideruar dhe
konsiderohet edhe sot vetėm i Dėrguar, i zgjedhur nga
Allahu.
Maikėll
H. Haat
(Michael H. Hart), nė librin e tij, tė botuar para pak
kohėsh, nė tė cilin bėn vlerėsimin e njerėzve, qė kanė
kontribuar pėr tė mirėn dhe lartėsimin e njerėzimit,
shkruan:
"Alternativa ime e vėnies sė Muhamedit nė krye tė listės
sė njerėzve mė me influencė nė botė, mund tė habisė
ndonjė lexues e mund tė diskutohet nga tė tjerė, por ai
qe i vetmi njeri nė histori, i cili pati suksesin mė tė
madh, si nė aspektin fetar, ashtu dhe nė atė shekullar."
M.H.Hart, "The 100
a Ranking of the Most Influential persons in History"
Neė York, 1978, f.73.
Sot pas
katėrmbėdhjetė shekujsh, jeta dhe mėsimet e Muhamedit
(Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) kanė
mbijetuar pa as mė tė voglin humbje, pa as mė tė voglin
ndryshim. Ato japin tė njėjtėn shpresė tė pavdekshme pėr
tė shėruar shumė tė kėqija tė njerėzimit, siē i shėruan
tė kėqijat kur ai ishte gjallė. Ky nuk ėshtė mėtim i
ithtarėve tė Muhamedit (Paqja dhe mėshira e Allahut
qofshin mbi tė!), por edhje pėrfundim i pashmangshėm qė
imponohet nga njė histori kritike dhe e paanėshme.
Gjėja mė e
vogėl qė ju mund tė bėnit, si njeri, qė mendoni dhe
shqetėsoheni, ėshtė tė ndaloni pėr njė ēast dhe t'i bėni
pyetjen vetes: a mund tė ishin vėrtet tė vėrteta kėto
thėnie, qė tingėllojnė kaq tė jashtėzakonshme dhe kaq
revolucionare? Dhe duke menduar se ato janė vėrtet tė
vėrteta, por ju nuk e njihnit kėtė njeri, nuk e njihnit
Muhamedin (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!)
ose nuk kishit dėgjuar pėr tė, a nuk ėshtė koha qė t'i
pėrgjigjeni kėsaj sfide tė fuqishme dhe tė pėrpiqeni ta
njihni atė? Kjo nuk do t'ju kushtojė asgjė dhe do t'ju
sjellė fillimin e njė kthese krejtėsisht tė re nė jetėn
tuaj. Ne ju ftojmė ta zbuloni kėtė njeri tė
mrekullueshėm, MUHAMEDIN (Paqja dhe mėshira e Allahut
qofshin mbi tė!), i cili me shembullin e tij kurrė nuk
ka pasur tė dytė nė faqen e kėsaj Toke.
Shkėputur nga "Islam in Concept", Rijad,
1992.
Pėrgatiti: Erion
Sula