10 kėshilla nga selefėt
20.12.2009 08:58:05

1. Ebu Sulejman Ed-Darani ka thėnė: “Nėse dėshiron tė bėsh ndonjė vepėr pėr tė cilėn mendon se ėshtė vepėr e mirė, shiko nėse ėshtė transmetuar nga Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, bėje. E nėse jo, lėre fare atė. Nėse tė shkon mendja tė bėsh ndonjė gjynah,menjėherė kujto pėrfundimin e tij tė keq.
Kujto se Allahu i Lartėsuar tė shikon ty, tė mbikėqyr nė ēdo ēast dhe thuaji vetes tėnde: “Nėse dikush prej njerėzve tė mirė tė popullit tim do tė mė shihte, do tė mė vinte turp prej tij e si tė mos kem turp prej Zotit tim tė Madhėruar? E mundet qė Zoti im tė ma pėrshpejtojė dėnimin dhe tė ma zbulojė gjynahun.”

2. Njė herė Ahmed ibn Ebil-Hauari hyri tek Ebu Sulejman Ed-Darani dhe e gjeti duke qarė. Ahmedi i tha: “Ēfarė tė bėri tė qash?”
Ebu Sulejmani ia ktheu: “E si tė mos qaj?! Sikur t’i shihje namazfalėsit e natės, duke u falur nė mihrabėt e tyre e lotėt e syve nėpėr faqet e tyre u kanė rrjedhur ndėr kėmbė, ndėrsa i Madhėrishmi qė ndodhet shumė pranė thėrret:
“Xhebrail! Unė e kam nė kujdes tė veēantė atė qė shijon kėnaqėsinė e fjalėve tė Mia dhe gjen ēlodhje e rehati te bashkėbisedimi me Mua.
Pėrse o Xhebrail, nuk thėrret tek ata: “Ē’ėshtė ky shqetėsim qė shoh tek ju? A mos vallė keni dėgjuar qė i dashuri tė dėnojė tė dashurin e tij?”
Si mund tė ndodhė kjo qė Unė i strehova disa njerėz dhe gjatė natės i gjeta tė ngritur duke m’u lutur Mua. Pasha krenarinė Time, kur tė vinė para meje, shpėrblimi pėr ta ėshtė qė Unė ta zbuloj pėr ta mbulesėn nga Fytyra Ime dhe tė mė shikojnė kur i shoh.”

3. Mensur bin Amari tregon: “Kam dėgjuar njė njeri shumė adhurues, i cili falej natėn e i drejtohej Allahut me kėto fjalė: “Pasha Krenarinė dhe Madhėrinė Tėnde, me gjynahun tim nuk kam pasur pėr qėllim tė tė kundėrshtoj Ty, e as t’i ekspozohem dėnimit Tėnd, as nuk jam i paditur dhe injorant nė shembujt qė ke dhėnė, as nuk dėshiroj dėnimin Tėnd, as nuk nėnvlerėsoj shikimin Tėnd, porse vetja ime mė mashtroi e ndihmuar nga shoqėria ime, mė mashtroi fakti qė Ti mbulon dhe na fsheh mėkatin, prandaj tė kundėrshtova me injorancė dhe pa turp harxhova mund nė kėtė gjė.
Po tani, O Zoti im! Kush mė shpėton prej dėnimit Tėnd? Me kė tė lidhem nėse ti e shkėput lidhjen Tėnde me mua? Oh mjerė pėr mua kur tė qėndroj nesėr para Teje, kur atyre qė janė tė lehtėsuar nga pesha e mėkateve t’u thuhet “Kaloni!”
Ndėrsa atyre qė janė tė rėnduar me gjynahe t’u thuhet: “Bini poshtė.”
Oh pėr mua…! A do tė jem me ata qė do tė kalojnė apo me ata qė bien, O Zoti im! Mjerė pėr mua! Sa mė shumė zgjaten ditėt e mia, aq mė shumė shtohen gjynahet. Mjerė pėr mua, sa mė shumė shtohet mosha ime, aq mė shumė shtohen fajet e mia! Pėr ēfarė tė pendohem mė parė, cilin gjynah apo faj tė lė? Ah, rinia ime si ke kaluar…”

4. Njė njeri fali dy rekate namaz pranė njė varri (pa e ditur qė aty ka varr) dhe mė pas u mbėshtet tė ēlodhej. E zuri gjumi. Nė ėndėrr pa njeriun qė ishte i varrosur aty dhe po i thoshte: “Mėnjanohu pak nga unė se mė mundove pėr Zotin. Ata dy rekate namaz qė fale sikur tė ishin tė miat, do tė ishin mė tė dashura pėr mua sesa e gjithė dynjaja dhe ēka nė tė. Ju jeni nė njė botė ku mund tė punoni, por nuk i dini shumė gjėra, ndėrsa ne jemi nė njė botė ku dimė, por nuk mund tė punojmė.”

5. Umeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kur kaloi pranė njė grumbulli rėre tha:
“Mjerė banorėt e zjarrit! Sikur ta dinin se do tė qėndrojnė nė zjarr sa numri i kokrrizave tė kėtij grumbulli rėre, e pastaj do tė dilnin nga dėnimi, do t’u mbetej goxha shpresė tek e cila do tė gjenin prehje, por pėr ta dėnimi nuk ka fund.”

6. Jezid Err-Rrishkani qante shumė
Kur hynte nė banesėn e tij qante, kur dilte qante, kur hynte nė xhami qante, kur vėllezėrit i uleshin pranė qante. Njė herė i biri e pyeti: “Pse qan? Pasha Allahun, sikur zjarri tė ishte krijuar vetėm pėr ty, nuk do tė mund tė shtoje mė shumė se kaq.”
Jezidi qau dhe tha: “Tė pastė nėna, o biri im, a nuk ėshtė krijuar zjarri pėr mua dhe vėllezėrit e mi prej njerėzve dhe xhinėve? A nuk e ke lexuar o bir ajetin: “O turmė e xhinėve dhe e njerėzve, nėse keni mundėsi…”
A nuk e ke lexuar ajetin: “Juve tė dy grumbujve do t’u derdhet flakė zjarri dhe plumb i shkrirė, e ju nuk mund tė mbroheni.”
A nuk e ke lexuar?... “E kur tė qahet qielli…” derisa tė arrish tek thėnia e
Allahut: “Ja, ky ėshtė xhehenemi, tė cilin kriminelėt e mohonin. Ata do tė sillen vėrdallė ndėrmjet zjarrit dhe ujit tė vluar deri nė kulminacion.”
Pastaj u ngrit duke bėrtitur e duke u sjellė nėpėr shtėpi derisa i ra tė fikėt.
E ėma pastaj i tha: “O biri im,pse e ēove deri aty babanė tėnd?”
Tha: “Pasha Allahun, desha vetėm t’ia lehtėsoja, e jo t’ia shtoj derisa tė vrasė veten.”

7. Ummu Darda i ka thėnė Shehr bin Haushebit: “Frika qė pėrshkon zemrėn e birit tė Ademit i ngjan afshit tė djegies sė degėve tė thata tė palmės. A nuk e ke vėnė re se si zemra nė njė frikė tė tillė i pėrcjell trupit rrėnqethje?”
Tha: “Po.”
Ajo tha: “Nė ato ēaste bėj dua, se pa dyshim atėherė duaja gjen pėrgjigje.”

8. Ebil-Xheled ka thėnė: “Allahu i ka shpallur Musait a.s.: “Nėse mė pėrmend Mua, mė pėrmend kur gjymtyrėt e tua tė jenė tė rrėnqethura, nėse mė lutesh Mua, gjuhėn tėnde lidhe me zemrėn, nėse ēohesh tė falesh pėr Mua, qėndro i pėrulur e i pėrgjėruar, fajėso vetveten se ajo meriton mė shumė se gjithēka tjetėr tė fajėsohet, mė thirr atėherė kur zemrėn ta kesh qė tė dridhet nga frika Ime, kur gjuha tė ketė folur vetėm drejt. Ēėshtjen tėnde parashtroja Allahut tė Lartėsuar, pėrgjėrohu me lutje para Tij, bėje zemrėn tė ndjejė se nuk mund tė arrijė prej riskut dhe mirėsisė asgjė mė shumė sesa i kam caktuar Unė, ēfarėdo lloj shkaku tė pėrdorje nė qiej e nė tokė, nuk mund tė tė godasė e keqja mė shumė sesa kam lejuar Unė, edhe sikur tė mblidhej pėr kėtė gjė kush ėshtė nė qiej e nė tokė. Ajo qė tė ka goditur (nga vėshtirėsitė e sprovat) nuk ka pasur se si tė mos ndodhte dhe ēfarė nuk tė ka goditur nuk ka pasur kurrsesi mundėsi tė tė godasė. Dije se ai qė ėshtė duke mbijetuar mbi njė dru nė dallgėt e detit nuk ėshtė mė i nevojshėm pėr Allahun dhe Mėshirėn e Tij sesa ai qė ėshtė nė shtėpi midis familjes dhe pasurisė sė tij. Sepse edhe shkaqet e jetės sė tė dytit janė nė Dorėn e Allahut ashtu siē janė edhe shkaqet e mbijetesės sė atij qė ėshtė duke u mbytur. Nėse kėto i ke plotėsuar nė zemrėn tėnde, atėherė mbėshtetju Allahut siē i mbėshtetet ai qė nuk di rrugė shpėtimi pėr veten e vet pėrveē Allahut tė Lartėsuar.”

9. Dikush ka thėnė: “Kam kaluar malet e Shamit e nė njė prej tyre gjendej njė njeri shumė adhurues. E kish mbuluar e qara dhe vaji e unė dėgjoja qė thoshte:
“A tė duket se e qara ime mė bėn dobi tek Ti, o Zoti im?
A mendon se mė shpėton kokėn prej dėnimit dhe zemėrimit Tėnd?
Apo dėshiron tė mė dėnosh me zjarr pėr fajet qė kam bėrė?
E do tė mė qortosh pėrpara gjithė njerėzimit pėr ēka kam lėnė mangėt nė hakun Tėnd?
Ah, mjerė pėr mua nėse mė zbulohen gjynahet.
Ah sa turp pėr fytyrėn time. Ah i mjeri trupi im nėse hidhet nė zjarr@”
Pastaj e shtoi tė qarėn derisa mė bėri qė pėr ēastin tė harroj gjithēka ndodhi mė parė. Ndėrkohė njė burrė e thirri: “Tė lutem na e trego pak rrugėn, Allahu tė mėshiroftė.”
Qau pastaj tha: “Si t’ia bėjmė qė tė jemi tė qėndrueshėm nė rrugėn tonė?
Si t’ia bėjmė tė kemi stabilitet nė kėtė rrugė? U lut:
“O Zoti im! Tregoju rrugėn atyre dhe mua e mos mė lejo tė humbas unė dhe as ata.”

10. Muadh ibn Xhebeli, kur i ish afruar ēasti i vdekjes, herė e humbte vetėdijen e herė vinte nė vete. Nė njė ēast, kur i erdhi vetėdija, tha:
“Merr o Zot, atė ēka do tė marrėsh prej meje! Pasha Krenarinė Tėnde, Ti e din se unė tė dua.” Pastaj tha: “Shkoni shihni, a ka dalė dielli?”
Dikush i tha: “Po.”
Muadhi vazhdoi: “O Allah! Tė lutem mė mbro nga ajo natė, mėngjesi i sė cilės tė ēon nė zjarr! Mirėseardhje pėr vdekjen, vizitorin e dashur qė vjen pas kėsaj kohe tė gjatė nė ēast nevoje e varfėrie. O Allah! Ti e din qė unė nuk e kam dashur qėndrimin nė kėtė botė pėr mbjelljen e pemėve, e as pėr rrjedhjen e lumenjve nė kopshte. Por e kam dashur pėr etjen e agjėrimit nė mesditėn e nxehtė, pėr namazin e netėve tė ftohta tė dimrit dhe pėr uljen nė gjunjė pėrpara dijetarėve nė mexhliset e dijes.”
Harith ibn Amireh qau. Muadhi i tha: “Pse qan?” Tha: “Pėr Zotin nuk qaj pėr ndonjė lidhje farefisnore tė ngushtė midis meje dhe teje, e as pėr ndonjė interes dynjaje se s’do e pėrfitoja mė prej teje. Porse unė prej teje merrja dije pėr tė cilėn kam frikė se do tė ndėrpritet.”
Muadhi i tha: “Mos qaj, me tė vėrtetė atij qė e do sinqerisht dijen, Allahu ia dhuron siē ia dhuroi Ibrahimit, mikut tė Tij tė ngushtė, kur nė atė kohė s’kishte as dije e as besim.”
 

Pėrmblodhi: Eroll Rexhepi
2.8.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010