Rreziku i gjuhės
20.12.2009 08:52:08

Me tė vėrtetė mosndreqja dhe moskontrollimi i gjuhės ėshtė njė rrezik i madh pėr tė cilėn kanė ardhur shumė argumente nga Kurani dhe Suneti i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem.
Duhet ta dijė secili se ēdo fjalė e tij pėrcillet dhe shkruhet. Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Dhe se kur dy engjėjt qėndrojnė pranė tij nė tė djathtė dhe nė tė majtė. Qė ai nuk hedh ndonjė fjalė e tė mos jetė pranė tij pėrcjellėsi i gatshėm.” (Kaf, 17-18)

Ēdo fjalė qė thotė njeriu ėshtė nėn pėrcjelljen e melaikeve, pra tė kemi kujdes se ēfarė flasim. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Atij qė e siguron atė qė ėshtė nė mes dy mjekrave dhe atė qė ėshtė nė mes dy kėmbėve, unė do t’ia siguroj xhenetin.” Buhariu 11/308.
Fjala: “Ai qė e siguron atė qė ėshtė nė mes dy mjekrave” ka pėr qėllim gjuhėn, e cila gjendet mes mustaqeve dhe mjekrės, kurse fjala: “dhe atė qė ėshtė nė mes dy kėmbėve” ka pėr qėllim organin gjenital. Ky hadith tregon pėr vlerėn e ruajtjes sė gjuhės. Atij qė ka kujdes kur flet dhe e ruan gjuhėn e tij nga fjalėt e kota, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ia ka garantuar xhenetin.

Muadh ibn Xhebeli e pyeti Pejgamberin salallahu alejhi ue selem: “O i Dėrguar i Allahut, tregomė pėr disa vepra qė mė futin nė xhenet dhe mė largojnė nga xhehenemi.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tha: “Ke pyetur pėr njė ēėshtje shumė tė madhe dhe me rėndėsi, mirėpo kjo ėshtė e lehtė pėr ata tė cilėve ua ka lehtėsuar Allahu. (Prej veprave qė tė fusin nė xhenet dhe tė largojnė nga xhehenemi janė) Tė adhurosh vetėm Allahun e Lartėsuar dhe mos t’i bėsh shok Atij, tė falėsh namazin, tė japėsh zekatin, tė agjėrosh muajin e ramazanit, tė shkosh nė haxh, nėse ke mundėsi.” Pastaj tha: “A dėshiron tė tė tregoj pėr dyert e sė mirės? Agjėrimi ėshtė mburojė, lėmosha i asgjėson mėkatet ashtu siē e asgjėson uji zjarrin dhe namazi i njė njeriu natėn.” Pastaj lexoi: “I heqin trupat e tyre prej dyshekėve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo qė Ne ua kemi dhėnė (pasuria) atyre, ata japin. Pra, pėr ata qė kanė vepruar, nuk di askush pėr atė kėnaqėsi (tė zemrės e shpirtit) qė u ėshtė caktuar atyre si shpėrblim.” (Es-Sexhde, 16-17). Pastaj tha: “A dėshiron tė tė tregoj pėr ēėshtjen mė tė madhe, shtyllėn dhe ēėshtjen mė tė lartė tė Islamit?” I thashė: “Gjithsesi, o i Dėrguar i Allahut.” Tha: “Kreu i ēėshtjes ėshtė Islami, shtylla e tij ėshtė namazi, kurse kulmi i tij ėshtė xhihadi.” Pastaj tha: “A dėshiron tė tė tregoj mbi thelbin e gjithė kėsaj?” Thashė: “Gjithsesi, o i Dėrguar i Allahut.” E kapi gjuhėn e tij dhe tha: “Ndaloje (frenoje) kėtė.” I thashė: “O i Dėrguar i Allahut, a kemi pėr tė dhėnė pėrgjegjėsi edhe pėr atė qė flasim?!” Tha: “Tė pastė nėna o Muadh! A thua diēka tjetėr i hedh njerėzit nė zjarr pėrveē atyre qė kanė korrur gjuhėt (thėnieve) tė tyre tė kėqija.” Tirmidhiu 2616 dhe ka thėnė se ky hadith ėshtė hasen-sahih.

Shikoni pra se sa e rrezikshme ėshtė gjuha, nėse njeriu nuk e kontrollon atė, saqė e bėn njeriun tė hyjė nė zjarr tė xhehenemit, Allahu na ruajttė! Allahu na mundėsoftė qė t’i kemi gjuhėt tona nėn kontrollin tonė dhe tė na i bėjė gjuhėt tona qė ta pėrkujtojnė Allahun e Lartėsuar e jo t’i bėjnė mėkat Atij!

 

Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
4.7.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010