Veprat qė e shtojnė dashurinė e Allahut pėr ty (1)
20.12.2009 08:51:19

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut xhele shanuhu, salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė muslimanėt qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Dashuria e Allahut tė Lartėsuar ėshtė esenca e fesė islame dhe sa mė shumė tė rritet dashuria pėr Allahun e Madhėruar, do tė rritet edhe imani dhe sa mė shumė tė zvogėlohet kjo dashuri, do tė zvogėlohet edhe imani.
Allahu i Lartėsuar thotė: “E nga njerėzit ka asish qė nė vend tė Allahut besojnė idhujt, qė i duan (i madhėrojnė) ata, sikur (qė besimtarėt e vėrtetė e duan) Allahun, po dashuria e atyre qė besuan Allahun ėshtė shumė mė e fortė.” (El Bekare, 165)
   Kurse nė hadithin qė transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Enes ibn Maliku, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Tri gjėra, nėse i ka njeriu, do ta shijojė kėnaqėsinė e imanit: tė jetė Allahu (subhanehu ue teala) dhe i Dėrguari i Tij mė tė dashur pėr tė se gjithēka tjetėr, ta dojė njė person vetėm pėr hir tė Allahut dhe jo pėr diēka tjetėr dhe tė urrejė tė kthehet nė kufėr (mosbesim) ashtu siē urren tė hidhet nė zjarr.” Buhariu dhe Muslimi, nr. 43.
   Ibn Kajimi, Allahu e mėshiroftė, ka pėrmendur disa shkaqe qė e shtojnė dashurinė e Allahut pėr ty:

1. Leximi i Kuranit me pėrkushtim dhe duke u ndalur nė kuptimin e saktė tė ajeteve dhe nė qėllimin e atyre ajeteve. Allahu i Lartėsuar thotė: “(Ky ėshtė) njė Libėr (Kuran) gjithė bekime e mirėsi, tė cilin Ne ta kemi zbritur ty me qėllim qė ata tė mendojnė e tė thellohen nė vargjet e tij dhe qė njerėzit e brumosur me mendje tė shėndoshė tė mund tė pėrkujtojnė.” (Sad, 29)
Dhe ka thėnė: “A nuk mendojnė thellė ata nė Kuran apo zemrat e tyre janė tė kyēura (pėr ta kuptuar atė) (Muhammed, 24)
Abdullah ibn Mesudi ka thėnė: “Ndaluni nė mrekullitė e Kuranit dhe tronditini zemrat me tė dhe tė mos jetė qėllimi juaj (kur lexoni Kuranin) si tė arrini nė fund tė sures.”
Transmetohet nga Othman bin Affani, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Mė i miri prej jush ėshtė Ai qė e mėson Kuranin dhe ua mėson tė tjerėve." Buhariu, 5027.

2. Ti afrohesh Allahut tė Lartėsuar me nafile pas kryerjes sė farzeve. Buhariu transmeton nga Ebu Hurejra se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Allahu (subhanehu ue teala) ka thėnė: “Ai qė ma lufton njė mik Timin, Unė do t’i shpall luftė atij dhe vepra e cila mė sė shumti e afron robin afėr Meje janė ato vepra tė cilat ia kam obliguar atij. Dhe kėshtu robi Im vazhdon tė afrohet afėr Meje me nafile (vepra vullnetare) derisa Unė ta dua atė dhe kur Unė ta dua atė, do tė jem dėgjimi i tij me tė cilin dėgjon, shikimi i tij me tė cilin shikon, dora e tij tė cilėn e shtrin dhe kėmbėt e tij me tė cilat lėviz. Dhe kur tė mė kėrkojė diēka, do t’ia jap dhe kur tė mė kėrkojė mbrojtje nga dikush, do ta mbroj dhe nuk nguroj ta kryej ndonjė gjė aq shumė sa nguroj nga njė besimtar qė e urren vdekjen dhe unė e urrej qė ta dėshpėroj atė.” Buhariu, nr. 6502.
Ky hadith tregon se nafilet (veprat vullnetare), pas farzeve, janė veprat qė e shtojnė dashurinė e Allahut pėr ne.

3. Pėrkujtimi i Allahut tė Lartėsuar nė ēdo vend dhe kohė, me zemėr, gjuhė dhe vepėr. Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Ata qė besuan dhe me tė pėrmendur Allahun zemrat e tyre qetėsohen; pra ta dini se me tė pėrmendur Allahun zemrat stabilizohen.” (Er-Rad, 28)
Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Allahu (subhanehu ue teala) ka thėnė: “Unė jam afėr robit Tim kur mė pėrkujton; nėse mė pėrkujton nė veten e tij, Unė do ta pėrkujtoj atė nė Veten Time dhe nėse ai mė pėrkujton Mua nė publik, Unė do ta pėrkujtoj atė nė publik mė tė mirė sesa masa e tij.” Buhariu nr. 7405 dhe Muslimi nr. 2675.
 

Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
13.6.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010