|
Allahu i Lartėsuar i ka qortuar
njė grup nga robėrit e Tij pėr mosvlerėsimin e Tij
ashtu siē duhet dhe ashtu siē e meriton Fytyra e
Ndritshme dhe Madhėshtia Absolute e Tij. Thotė
Allahu: "Ata nuk e vlerėsuan Allahun ashtu siē
i takon Atij..." Ky ajet ėshtė cekur nė
Kuran nė tre vende tė ndryshme.
Nė suren En'Aam thotė Allahu: "Ata nuk e
vlerėsuan Allahun siē i takon Atij kur thanė:
Asgjė nuk i ka dėrguar Allahu ndokujt (me
shpallje hyjnore)." (En-Aam, 91)
Nė suren Haxh thotė
Allahu: "Ata nuk e kanė vlerėsuar lart Allahun
me Lartėsinė e Tij tė Merituar. Vėrtetė qė Allahu
ėshtė Fuqiplotė,i Gjithėfuqishėm."
(Haxh, 74)
Dhe nė suren
Ez-Zumer thotė Allahu: "Ata nuk i bėnė
vlerėsim tė drejtė Allahut siē duhet e siē i takon
Atij. Dhe Ditėn e Kiametit gjithė toka do tė jetė
e mbėrthyer nga Dora e Tij dhe qiejt tė
mbėshtjellė nė Dorėn e Tij tė Djathtė. I Lavdėruar
dhe i Lartė ėshtė Ai mbi gjithēka qė ata ia
ngjisin Atij si tė barabartė!" (Ez-Zumer,
67)
Pėrsėritja e kėtij ajeti aludon pėr kuptimin
dhe rėndėsinė e madhe qė ka. Pejgamberi alejhi
selam ua lexonte shokėve tė vet nė (hytbet)
ligjėratat e tij. Tregohet nga Abdullah ibn Omeri,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi alejhi
selam e lexoi kėtė ajet njė ditė kur ishte nė
minber: "Ata nuk i bėnė vlerėsim tė drejtė
Allahut siē duhet e siē i takon Atij. Dhe Ditėn e
Kiametit gjithė toka do tė jetė e mbėrthyer nga
Dora e Tij dhe qiejt tė mbėshtjellė nė Dorėn e Tij
tė Djathtė. I Lavdėruar dhe i Lartė ėshtė Ai mbi
gjithēka qė ata ia ngjisin Atij si tė barabartė!"
Ndėrsa Pejgamberi alejhi selam tha kėshtu duke
lėvizur dorėn e tij dhe duke e puthur atė,
parafytyronte nė vetveten e tij Allahun: "Unė jam
i Gjithėfuqishmi, Unė jam i Madhėrishmi, Unė jam
Sunduesi, Unė jam Fuqiploti, Unė jam Madhėshtori,
Bujari
Edhe minberi u drodh me Pejgamberin
alejhi selam, pėrderisa thamė se do tė rrėzohet me
tė.
Ka ardhur njė
njeri prej tė krishterėve dhe i ka thėnė
Pejgamberit alejhi selam: "O Ebul Kasim, po tė
informoj ty se Allahu i mban krijesat nė njė gisht
dhe qiejt nė njė gisht, tokat nė njė gisht, lisat
nė njė gisht. Buzėqeshi Pejgamberi alejhi selam
aq shumė, derisa iu dukėn dhėmballėt e tij, pastaj
lexoi ajetin: "Ata nuk e vlerėsuan Allahun
ashtu siē i takon Atij..."
Ah, sikur ta dinin robėrit Madhėshtinė e Allahut,
nuk do ti bėnin mėkat!
Ah, sikur ta dinin ata qė i duan Emrat e Tij,
Cilėsitė e Tij, Pėrsosmėrinė e Tij, nuk do tė
donin dikė tjetėr pos Tij!
Ah, sikur ta dinin robėrit Drejtėsinė e Tij,
Bujarinė e Tij, Privuesinė e Tij, nuk do ta kishin
lutur dike tjetėr. Allahu ėshtė shpresa e tė
devotshmėve, Strehuesi i tė ikurve, Mbrojtėsi i tė
frikėsuarve
Me tė vėrtetė
robi ditėn kur mediton dobėsinė e cila e rrethon,
e madhėshton nė vetveten e tij Forcėn e Fuqiplotit
tė Madhėrishmit. Prandaj gjejmė nė ajetet qė u
pėrmendėn mė lart edhe fjalėn tjetėr tė Allahut:
"Ēėshtė me ju (qė
nuk e keni frikė Allahun pėr ndėshkimin e Tij dhe)
qė nuk shpresoni pėr shpėrblim (nga Allahu ose
qė nuk besoni nė Njėsinė e Tij)." (Nuh,
13)
Me tė
vėrtetė Nuhu alejhi selam ka pasur pėr qėllim dy
gjėra:
-tia kujtojė popullit tė
vet dobėsinė qė kanė, e cila ėshtė cilėsi e
krijesave, saqė u ka thėnė atyre sikurse tregon
Allahu i Lartėsuar pėr tė (Nuhun): "Dhe
ndėrkohė ėshtė Ai qė ju ka krijuar ju nė faza
(tė ndryshme)." (Nuh, 14), d.m.th.
nė fazat e ndryshme qė kapėrcen njė foshnje prej
barkut tė nėnės, nga njė pikė gjaku i ngjizur,
pastaj copė mishi, pastaj eshtra, e dikur nė formė
njeriu e kėshtu me radhė. Atėherė, atij qė
fillimin e ka pasur nga kėto gjėra dhe ka
kapėrcyer nė kėto faza, nuk i mbetet veēse tė
dėshmojė Allahun dhe Madhėshtinė e Tij;
-ėshtė munduar ta paraqesė
Forcėn dhe Fuqinė e Krijuesit tė Madhėruar dhe ka
thėnė: "A nuk e shihni si Allahu ka krijuar
shtatė palė qiej njė pėrmbi njė. Dhe e ka bėrė
hėnėn dritė nė tė dhe e ka bėrė diellin llambė
ndriēuese? Dhe Allahu ju ka nxjerrė (nga dheu)
i tokės? Pas kėsaj Ai do t'ju kthejė nė tė (nė
tokė) dhe do t'ju nxjerrė prej saj (pėrsėri
nė ditėn e Kiametit).
Dhe Allahu e ka bėrė pėr ju tokėn tė hapur e
pakufi, qė ju tė mund tė silleni nė tė nė rrugė tė
gjera."
(Nuh 15-20)
Nė
krahasim me dobėsinė e
madhe tek krijesat, ekziston Fuqia, Forca e
Krijuesit, e cila nuk mposhtet asnjėherė. E, ai i
cili mendon rreth kėtyre dy gjėrave, arrin
rezultatin qė ka shpresuar ai Pejgamber fisnik, i
cili i ka bėrė ftesė popullit tė vet qė tė
shpresojė nė shpėrblimin e Tij dhe ta vlerėsojė
Allahun ashtu siē duhet.
Nasir el Omer
Pėrktheu: Eroll Rexhepi
1.2.2008
|