Shkaqet e sprovimit dhe llojet e tij
20.12.2009 08:49:58

Allahu i Lartėsuar me caktimin e Tij e godet umetin islam herė pėr shkak tė mėkateve tė tyre e herė tė tjera duke i sprovuar ata. Allahu i godet popujt joislamė ose duke i dėnuar ata pėr shkak tė mosrespektimit dhe tė mospėrfilljes sė urdhrave tė Tij ose qė ata tė jenė shembull pėr atė qė dėshiron tė marrė mėsim, ose qė tė jenė sprovė pėr njerėzit, se a do tė shpėtojnė nga kjo ose jo. Allahu i Lartėsuar thotė: “Secilin prej tyre e kemi dėnuar pėr shkak tė mėkatit tė vet; disa prej tyre Ne i goditėm me furtunė plot rėrė, disa i shkatėrruam me krismė nga qielli, kurse disa tė tjerė i sharruam nė tokė dhe disa i pėrmbytėm nė ujė. Allahu nuk u bėri atyre ndonjė tė padrejtė, por ata vetes sė tyre i bėnė tė padrejtė.” (Ankebut, 40)
   Umeti goditet duke e sprovuar Allahu i Lartėsuar me ndarje, kėshtu qė bėhen fraksione, grupe tė shumta, pėr arsye se ata e kanė braktisur urdhrin e Tij. Goditet umeti me ndonjė sprovė pėr shkak tė padrejtėsive dhe tė mizorive mes tyre dhe tė moskthimit tė tyre nė diturinė e madhe, tė cilėn e ka zbritur Allahu i Lartėsuar. Ai thotė duke na treguar pėr ndodhitė e popujve tė mėparshėm: “Mirėpo, pėr shkak tė zilisė qė kishin ndėrmjet vete, ata u pėrēanė vetėm atėherė kur u erdhi dija qė ta kuptojnė...” (Xhathije, 17). Gjithashtu Ai thotė: “Dhe ata tė cilėve u ėshtė dhėnė libri, nuk u ndanė vetėm pasi qė u erdhi argumenti.” (Bejineh, 4)
   Atyre u ėshtė dhėnė libri, mirėpo u ndanė pėr shkak tė zilisė ndėrmjet tyre dhe tė moskthimit tė tyre nė kėtė dituri tė madhe, tė cilėn e ka zbritur Allahu i Lartėsuar, u pėrēanė nė punė dhe e braktisėn njė pjesė tė saj. Goditet njė popull me sprovė pėr shkak tė ekzistimit tė animit nga e shtrembėta nė zemrat e tyre dhe se ata gjurmojnė pas asaj qė nuk ėshtė krejt e qartė (muteshabih). Allahu i Lartėsuar lidhur me ta thotė: “E ata, qė nė zemrat e tyre kanė anim kah e shtrembėta, ata gjurmojnė atė qė nuk ėshtė krejt e qartė pėr tė shkaktuar huti, e kinse kėrkojnė komentin e tyre. Po, pos Allahut askush nuk e di domethėnien e tyre tė saktė.” (Ali Imran, 7)
   Ekzistimi i asaj qė nuk ėshtė krejtėsisht e qartė nuk ėshtė shkak pėr animin nga e shtrembėta, por ky anim ėshtė i pranishėm qė mė herėt nė zemrat e tyre, ngase Allahu fillimisht ka pėrmendur animin nė zemra e mė pas edhe pasimin dhe gjurmimin e asaj qė nuk ėshtė krejtėsisht e qartė. Kemi citate tė cilat nuk janė krejtėsisht tė qarta, mirėpo ai qė ka nė zemrėn e vet anim nga devijimi e merr atė dhe argumenton humbjen dhe shtrembėrimin e vet. Pikėrisht me kėtė janė sprovuar shumė njerėz dhe fraksione (si havarixhėt nė kohėn e sahabėve, gjithashtu edhe nė kohėn e tabiinėve kanė ndodhur shumė sprova qė kanė shkaktuar madje edhe luftėra).


Dobitė e sprovimit

   Umeti islam dhe muslimanėt sprovohen. Dobia e kėtij sprovimi qėndron nė njohjen se kush nga pjesėtarėt e umetit islam do t’i kthehet Allahut tė Lartėsuar, duke iu mbėshtetur Atij dhe duke pasuar udhėzimin e tė parėve dhe kush nuk do tė kthehet, tė cilėt do t’i godasė sprovimi i madh ose i vogėl.

 

Salih al Shejh
Pėrktheu: Almedin Ejupi
25.1.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010