Robėrit e Allahut
20.12.2009 08:44:57

Sikur tė shkosh te mjeku dhe ai ta cilėson ilaēin… pastaj kėrkon nga ti qė ta pėrdorėsh atė me rregull dhe tė kushtėzon pėr shėrimin tėnd vazhdimin e tij, ēka do tė veproje?  Pa dyshim se mendja dhe logjika e  shėndoshė kėrkon praktikimin dhe marrjen e tij.

E sikur  i keni pėrdorur nė mėnyrėn tė rregullt ... 

Pa dyshim se nuk do tė ndjeni asnjė dhimbje dhe nuk do tė ankoheni mė pas.

Ēka mendon pėr mė tė Urtin dhe tė Diturin, i Cili i ka cilėsuar tė gjitha ilaēet dhe ia kthen shpinėn atyre.

Nuk ke nevojė pėr to, as nuk i pėrdor dhe nuk u afrohesh atyre!

Nėse tė ndodhė  njė ērregullim apo njė thyerje nė zemėr apo turbullirė nė kokė, Ai tė ka thėnė: "Ata qė besuan dhe me tė pėrmendur Allahun zemrat e tyre qetėsohen; pra ta dini se me tė pėrmendur Allahun zemrat stabilizohen". Rrad, 28.

Dhe nėse tė kaplon hidhėrimi dhe mėrzia dhe nėse tė vėrsulen ziliqarėt, tė ka thėnė: "Pra ju mė kujtoni Mua (me adhurime), Unė ju kujtoj juve (me shpėrblim). Mė falėnderoni e mos mė mohoni". Bekare, 152.

Dhe nėse tė godasin musibet (sprovat) dhe njerėzit tė lėnė vetėm, tė ka thėnė: "(Pėrkujto) Edhe atė tė peshkut (Junusin) kur doli i hidhėruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijė mė puna ngushtė, po nė errėsira ai tha se nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastėr, nuk ke tė meta. Unė i bėra padrejtė vetes!    Ne iu pėrgjigjėm atij, e shpėtuam nga tmerri. Kėshtu i shpėtojmė Ne besimtarėt". Enbija, 87-88.

Nėse ngatėrrohesh me shokėt dhe zemėrohesh me ta tė ka thėnė: "Nuk ėshtė e barabartė e mira dhe e keqja. Andaj, (tė keqen) ktheje nė mėnyrėn mė tė mirė, se atėherė ai, me tė cilin kishit njėfarė armiqėsie, do tė bėhet mik i afėrt". Fussilet, 34.

Dhe nėse tė mbyllen rrugėt dhe  njerėzit i mbyllin dyert para teje, tė ka thėnė: "A ėshtė Ai qė i pėrgjigjet nevojtarit (tė mjerit) kur ai e thėrret, duke ia larguar tė keqen e juve ju bėn mbizotėrues tė tokės. A ka zot tjetėr pos Allahut? Jo, por ju shumė pak pėrkujtoni". Neml, 62.

Tė ka dhėnė prova historike pėr ēdo periudhė dhe kohė dhe pėrmes atyre (provave) tė ka dhėnė ilaēe tė dobishme, ku ju ka thėnė tė rinjve se ky ėshtė ilaēi pėr largimin nga prostitucioni dhe ka cekur njė shembull nga historia pėr kėtė dhe ai ėshtė Jusufi (alejhi selam). Ka thėnė se Jusufi i barti dy cilėsi dhe i pėrdori dy ilaēe dhe Allahu e shpėtoi nga prostitucioni.  

Ishte i mbėshtetur tek Allahu, nuk dėshironte tė bėnte prostitucion  dhe largohej prej atij. Allahu thotė: "Dhe, qė tė dy ata u ngutėn nga dera, e ajo ia grisi kėmishėn e tij nga mbrapa". Jusuf, 25.  Pra, Jusufi kishte ikur, ngase kėmisha e tij ishte e grisur nga prapa.

Dhe ilaēi i dytė: "Ai (Jusufi) tha: 'O Zoti im, burgu ėshtė mė i dėshiruar pėr mua, se sa atė qė ma ofrojnė ato mua dhe nėse Ti nuk largon prej meje dredhinė e tyre, unė mund tė anoj te ato e tė bėhem injorant'". Jusuf, 33.

Sikur ta hapim Kuranin do ta gjejmė tė mbushur me tė gjitha ilaēet shėruese pėr ēdo sėmundje, nuk janė shumuar sėmundjet e ndryshme nė shoqėrinė islame, vetėm atėherė kur i kemi lėnė kėto kėshilla kuranore dhe ilaēe tė zbritura nga Allahu i Madhėruar .

Islami ėshtė fe madhėshtore nė tė cilėn ka ilaēe pėr shėrimin e njeriut dhe shoqėrisė  dhe ato janė dy llojesh: njė lloj ėshtė mbrojtės para rėnies sė sėmundjes dhe lloji tjetėr ėshtė ilaēi shėrues pas ndodhjes sė sėmundjes apo problemit.

Sa i pėrket atij mbrojtės, ėshtė ai i cili e largon njeriun nga rėnia nė sėmundje tė ndryshme, tė cilat janė tė shpeshta nė umetin tonė si: ruajtja e shikimit, e cila  tė ruan nga epshet; ruajtja e gjuhės e cila tė ruan nga rėnia nė gibet (pėrgojim) dhe bartje tė fjalėve,  e kėshtu me radhė.

Kurse shėrues i cili pėrdoret pas rėnies sė sėmundjes:

Ibn Kajim el Xheuzi thotė: “ E para ēka e godet zemrėn ėshtė mendim i lehtė, nėse e largon atė do tė qetėsohet pas tij, e nėse nuk e largon atė ajo bėhet vesvese dhe largimi i saj bėhet mė i rėndė. Nėse shpejton dhe e largon atė ose do tė forcohet dhe bėhet epsh, e nėse e shėron atė ose ajo do tė bėhet dėshirė dhe kur tė arrin nė kėtė gjendje dhe nuk e largon, do tė ndodhė vepra pa tjetėr, e nė kėtė rast kalon ilaēi nė shkallėn mė tė lartė e ai ėshtė vetmia dhe pendimi i sinqertė. Dhe, pa dyshim, se largimi i sėmundjes sė parė ėshtė mė i lehtė se vetmia pėr njė pendim tė sinqertė pas rėnies nė mėkat.

I dėrguari i Allahut falte namaz kur e ngushtonte diēka. Transmetohet nga Hudhejfja (radiallahu anhu) se ka thėnė: "Kur tė dėrguarin e Allahut e ngushtonte ndonjė ēėshtje u ngrinte dhe u falte". Ebu Daudi.

A e ke vepruar kėtė ndonjėherė?

Ngase ka tė atillė kur ju ndodhė ndonjė ngushtim  shpejton nė ndezjen e cigareve dhe tė atillė qė kur ju ndodhė ndonjė hidhėrim fillojnė tė pinė alkool, ashtu siē i reklamojnė pėr shoqėrinė tonė disa filma perėndimorė. Shumė rrallė shohim tė atillė qė kur ju ndodhė ndonjė ngushtim ngihet dhe merr abdes, fal namaz dhe kėrkon prej Allahut duke qarė  qė ta shikojė Ai se ky ėshtė i sinqertė nė kthimin e tij, e qė t’ia largojė atė brengė.

Ky ėshtė ilaēi pėr shėrimin e ngushėllimit, por a jemi ne pasues tė Muhamedin (alejhi selam) nė kėtė ilaē dhe a jemi ne duke i pėrdorur kėto ilaēe mbrojtėse dhe shėruese nė  Kuran?

Pėrktheu: Bedri Robaj

31.03.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010