Njohja e thjeshtėsisė nė dynja
20.12.2009 08:41:39

Vėrtet dynjaja pėr xhenetin dhe zjarrin ėshtė rrugė

                        dhe netėt janė magazinė pėr njeriun e ditėt pėr tė treg.

 

Vėrtet, o vėlla, dynjaja ėshtė vend udhėtimi nuk ėshtė vend i pėrjetshėm, ajo ėshtė kalimtare dhe jo vend lumturie, ndaj kėrkohet pėr besimtarin qė tė jetė nė tė si udhėtar, dhe t'i pėrgatisė plaēkat e tij pėr udhėtimin pėrfundimtar.

Ndaj i lumtur ėshtė ai i cili merr nė kėtė udhėtim atė me ēka arrin nė kėnaqėsinė e Allahut tė Madhėruar dhe fitimin e xhenetit e largimin nga zjarri.

Janė tė shumta fjalėt e tė parėve tanė tė mirė nė lidhje me njohjen e thjeshtėsisė dhe tė gjitha ato vėrtiten rreth asaj qė njeriu tė mos kėnaqet me tė dhe zbrazja e zemrės nga lidhja me tė.

Imam Ahmedi -Allahu e mėshiroftė!- ka thėnė: “Thjeshtėsi nė dynja d.m.th: shkurtimi i shpresės pėr jetėgjatėsi.”

Shejhul Islam Ibėn Tejmije -Allahu e mėshiroftė!- ka thėnė: “Thjeshtėsi d.m.th: lėnia e ēdo gjėje qė nuk ke dobi prej saj nė ahiret.”

Ku janė udhėtarėt me zemrat e tyre pėr tek Allahu i Madhėruar?

Ku janė tė mallėngjyerit pėr vendet e ngritura dhe gradat e larta?

Ku janė ata tė qė kanė mall pėr xhenetet dhe kėrkojnė ahiretin?

Thjeshtėsia nė Kuran

Imam Ibėn Kajimi -Allahu e mėshiroftė!- ka thėnė: “Kurani ėshtė i mbushur me nxitje pėr thjeshtėsi nė dynja, lajmėrim pėr kohėn e shkurtėr tė saj, pėr vlerėn e pakėt qė ka ajo dhe shkėputja e njeriut prej saj, ikjen e shpejtė tė saj. Po ashtu ka pėrgėzimet e ahiretit, pozitėn e qė ajo ka, po ashtu pėr mos mbarimin e saj.”

Prej ajeteve tė cilat nxisin nė tė qėnėt i thjeshtė nė dynja:

1. Allahu i Lartėsuar thotė:

" Dijeni se jeta e kėsaj bote ėshtė vetėm lojė, kalim kohe nė argėtim, stoli, mburrje e ndėrsjellė mes jush dhe rivalitet pėr pasuri e fėmijė, tamam si bimėsia pas shiut ku rritja e saj e kėnaq bujkun; mė pas ajo thahet dhe e shihni tė zverdhet, pastaj ajo bėhet kashtė. Por nė jetėn e pastajme (ėshtė) dėnim i ashpėr (pėr mosbesimtarėt e keqbėrėsit) dhe falje nga Allahu dhe kėnaqėsia e Tij (pėr besimtarėt e mirėpunuesit). E jeta e kėsaj bote ėshtė vetėm kėnaqėsi mashtruese." Hadid, 20.

Po ashtu Allahu i Lartėsuar thotė:

" Vėrtet e zbukuruar ėshtė pėr njerėzit dashuria pėr gjėrat qė ata i lakmojnė: gratė, fėmijėt, sa mė shumė ar e argjend (pasuri), kuaj tė mirė e tė fortė, bagėti dhe toka pjellore. Kjo ėshtė kėnaqėsia e jetės sė kėsaj bote, por Allahu ka me Vete kthim tė shkėlqyer (xhenetin)." Ali Imran, 14.

Ndėrsa nė njė ajet tjetėr Allahu i Lartėsuar thotė:

"Kushdo qė dėshiron (nga veprat e tij) shpėrblimin e jetės sė pastajme, Ne ia shtojmė atij nė shpėrblimin e tij dhe kushdo qė dėshiron shpėrblimin e kėsaj bote (nga veprat e tij), Ne ia japim atij prej saj dhe nuk ka mė pėr tė asnjė pjesė nė jetėn e pėrtejme." Shura, 20.

Ndėrsa nė njė ajet tjetėr Allahu i Lartėsuar thotė:

 “ Thuaju: “Pak kohė ėshtė kėnaqėsia e kėsaj bote. Bota e pastajme ėshtė tejet mė e mirė pėr atė qė ka frikė Allahun dhe juve nuk do t’ju bėhet as padrejtėsia mė e vogėl, qoftė sa njė thėrrime".  Nisa, 77.

Dhe thotė:

" Jo, por ju parapėlqeni jetėn e kėsaj bote, edhe pse jeta e pėrtejme ėshtė mė e mirė dhe mė e gjatė." Ala, 16-17.

Hadithet tė cilat flasin pėr thjeshtėsinė nė dynja

Pėr sa i pėrket haditheve tė cilat flasin pėr thjeshtėsinė nė dynja dhe kohėshkurtėsinė e saj apo lidhjen pas saj janė tė shumta. Prej tyre:

1. Fjala e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)  qė i drejtohet Ibn Umerit -Allahu qoftė i kėnaqur me tė!-: "Ji nė dynja si i huaj apo si udhėtar." Buhariu. 

Dhe  ka shtuar Tirmidhiu nė transmetimin e tij: " Dhe konsideroje veten prej banorėve tė varrit."

2. Ka thėnė Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): "Dynjaja ėshtė burg pėr besimtarin dhe xhenet pėr qafirin." Muslimi.

3. Ka thėnė Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke sqaruar: "Nuk ėshtė dynjaja nė krahasim me ahiretin veēse si shembulli i ndonjėrit prej jush qė fut gishtin e tij nė det, ndaj le tė shohė se me ēfarė kthehet."  Muslimi.

4. Ka thėnė Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): "E ē'kam unė e dynjaja? Vėrtet, shembulli im dhe shembulli i dynjasė ėshtė si shembulli i udhėtarit i cili fle nėn hijen e njė peme nė njė ditė vere pastaj shkon dhe e lė atė." Tirmidhiu dhe Ahmedi, sahih.

5. Ka thėnė Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): "Nėse do tė ishte dynjaja qė do tė peshonte (tė kishte vlerė) tek Allahu sa flatra e njė mushkonje nuk do t'u jepte kafirave as edhe njė gllėnkė ujė." Tirmidhiu, hadithi ėshtė i saktė.

6. Ka thėnė Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): "Pajisu me thjeshtėsi nė dynja tė dojė Allahu dhe ji i thjeshtė nė atė ēka posedojnė njerėzit qė tė duan ty njerėzit." Ibn Maxhe,  sahih Albani.

7. Ka thėnė Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): "Ėshtė afruar Kijameti dhe nuk shtojnė njerėzit pėr dynja veēse vuajtje dhe nuk shtojnė prej Allahut veēse largim." Hakimi, sahih Albani.

Pėrgatiti: Bledar Haxhiu

01.09.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010