Shkaqet qė mundėsojnė hyrjen nė xhenet
20.12.2009 08:41:11

Allahu i Lartėsuar thotė nė Kuran: "Sigurisht se ata qė besuan dhe punuan punė tė mira, do tė kenė kopshtet e xhenetit firdeus pėr kėnaqėsinė e tyre." Kehf, 107.

"(Ata do tė hyjnė ) nė xhenet e adnit tė cilat i Gjithėmėshirshmi ia ka premtuar robėrve tė Tij (nė fshehtėsinė eTij) nė gajb." Merjem, 61.

1. Shprehja e dy dėshmive dhe punimi me atė qė kėrkojnė ato.

Nga Ubade bin Samit transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Nuk ka ndonjė qė thotė LA ILAHE IL ALLAH...... nuk ka Zot tjetėr me tė drejtė pos Allahut, i vetėm, pa shok dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij dhe se Isai ėshtė fjala e Allahut tė cilėn ia vendosi Merjemes dhe shpirt prej Tij, veēse do ta fusė Allahu atė nė xhenet me atė punė qė ka." Buhariu dhe Muslimi.

2. Mėsimi dhe numėrimi i Emrave tė Allahut.

Nga Ebu Hurejre transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Vėrtet, Allahu ka nėntėdhjetė e nėntė emra, kush i mėson dhe i numėron ato do tė hyjė nė  xhenet."   Buhariu dhe Muslimi.

Mėsimi dhe numėrimi kėtu ka pėr qėllim besimin e tyre dhe veprimi me atė qė ato kėrkojnė.

3. Kėndimi i ajetit kursij pas ēdo namazi.

Nga Ebu Umamete transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush lexon ajetin kursij pas ēdo namazi tė detyruar nuk e pengon atė nga hyrja nė xhenet veēse vdekja." Nesai, e saktėsoi Ibėn Haxheri.

4. Leximi i sures Tebarek.

Nga Enes bin Malik transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Sure nga Kurani, nuk ėshtė ajo veēse tridhjetė ajete, e ruan pronarin (lexuesin) e saj deri sa tė hyjė nė xhenet dhe ajo ėshtė Tebarek." Taberani, e ka bėrė tė mirė Albani.

5. Dhėnia e sadakasė.

Nga Hudhejfja transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush jep sadaka duke pasur pėr qėllim kėnaqėsinė e Allahut, i vulos Allahu me tė atij hyrjen pėr nė xhenet.” Ahmeti, e ka saktėsuar Albani.

6. Kujdesi ndaj jetimit.

Nga Sehėl bin Sadi transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Unė dhe kujdestari i jetimit jemi nė xhenet kėshtu dhe bėri me shenjė me gishtin tregues dhe gishtin e mesėm, duke lėnė hapėsirė ndėrmjet tyre." Buhariu.

7. Mos kėrkimi lėmoshė njerėzve.

Nga Theubani transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush mė premton se nuk do tė kėrkojė nga njerėzit lėmoshė i premtoj atij xhenetin." Ebu Dauti dhe Albani.

8. Ruajtja e gjuhės dhe organeve nga harami.

Nga Sehėl bin Sadi transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush mė siguron mua atė qė ka ndėrmjet dy buzėve dhe atė qė ka ndėrmjet dy kofshėve i siguroj atij xhenetin." Buhariu.

9. Durimi nė humbjen e tė dashurve prej djemve apo tė tjerėve.

Nga Ebu Hurejra transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė se Allahu i Lartėsuar thotė: "Nuk ka pėr robin Tim besimtar tek Unė shpėrblim tjetėr kur i marr ndonjė nga tė afėrmit e tij nė dynja dhe ai pėrmbahet (duron) nė kėtė dhe llogarit shpėrblimin veē xhenetit." Buhariu.

10. Bindja e gruas ndaj burrit.

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Nėse gruaja fal pesė namazet e saj, agjėron muajin e saj, ruan nderin e saj dhe i bindet bashkėshortit tė saj do tė hyjė nė xhenet nga ēdo derė e xhenetit qė tė dojė." Ibn Hiban, e ka saktėsuar Albani.

11. Largimi nga mendjemadhėsia, vrazhdėsia dhe borxhi.

Nga Theubani transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush vdes dhe ai ėshtė larg nga mendjemadhėsia, vrazhdėsia dhe borxhi do tė hyjė nė xhenet." Tirmidhiu dhe Albani.

12. Gruaja e cila vdes nė nifasin e saj.

Rashid bin Hubejsh trasmeton se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Ai qė vdes nė rrugėn e Allahut ėshtė shehid, ai qė vdes nga mortaja ėshtė shehid, ai qė mbytet ėshtė shehid, ai qė vdes nga sėmundjet e barkut ėshtė shehid, ajo qė vdes lehonė ėshtė shehide dhe atė foshnja e saj e tėrheq pėr kėrthize pėr nė xhenet." Ahmedi, e ka bėrė tė mirė Albani.

13. Largimi i pengesės nga rruga.

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Vėrtet, kam parė njė burrė qė rrotullohet nė xhenet tek pema tė cilėn e kishte prerė nė mes tė rrugės dhe qė pengonte njerėzit." Muslimi.

14. Mėshirimi i kafshėve.

Ebu Hurejre trasmeton se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Njė burrė pa njė qen i cili po hante baltė nga uria, kėshtu ai mori kėpucėn e tij dhe i dha qenit tė pinte derisa u ngop. E falenderoi Allahu kėtė burrė dhe e futi nė xhenet." Buhariu.

15. Falja ndaj borxhliut.

Hudhejfe trasmeton se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Njė burrė vdiq dhe hyri nė xhenet, kur hyri nė tė e pyetėn: ‘Ēfarė pune bėje nė dynja?’ Ai u pėrgjigj: ‘Unė bėja tregti me njerėzit dhe atyre qė mė kishin borxh ua shtyja afatin e shlyerjes, kėshtu qė Allahu e fali atė." Muslimi.

16. Kush e lut Allahun e Madhėruar t'i dhurojė xhenetin tre herė dhe kush i kėrkon mbrojtje nga zjarri tre herė.

Nga Enesi transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush e lut Allahun tre herė qė t'i dhurojė xhenetin, xheneti thotė: ‘O Zot, bėje kėtė person nga banorėt e xhenetit!’ Dhe kush e lut Allahun tre herė qė ta mbrojė nga zjarri, zjarri thotė: ‘O Zot, nxirre kėtė njeri nga zjarri!" Tirmidhiu, e ka saktėsuar Albani.

Pėrgatiti: Bledar Haxhiu

01.09.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010