Pėrmbledhje e efekteve tė mėkateve
20.12.2009 08:36:54

NJĖ: Pengon marrjen e dijes! dija ėshtė dritė me tė cilėn All-llahu e mbush zemrėn (e hedh nė zemėr), kėshtu qė mosbindja e shuan kėtė dritė.

                Imam Shafīu thotė:

                        Iu ankova Uaki‘ut pėr dobėsim tė mbajtjes nė mend
                        Kėshtu qė ai mė urdhėroi ta lė mosbindjen
                        Dhe mė informoi se dija ėshtė dritė
                        Dhe se drita e Allāhut nuk i ipet atyre qė nuk i binden Atij.

 DY: Pengon marrjen e ushqimit (furnizimit)! Sikurse qė devotshmėria sjell furnizim, braktisja e devotshmėrisė shkakton varfėri. Nuk ka asgjė qė sjell furnizim sikurse braktisja e mosbindjes.

TRE: Pengon bindjen (nė All-llāhun)! Po tė mos ekzistonte tjetėr dėnim pėr mėkat pėrveē kėtij, atėherė kjo do tė mjaftonte.

KATĖR: Mosbindja e dobėson zemrėn dhe trupin! Dobėsimi i zemrės ėshtė diēka qė ėshtė e qartė. Mosbindja nuk e ndal dobėsimin e saj pėrderisa jeta nė zemėr tė mos pushoj tėrėsisht.

PESĖ: Mosbindja zvogėlon gjatėsinė e jetės dhe shkatėrron ēdo tė mirė! Sikurse qė drejtėsia e zgjat gjatėsinė e jetės, kryerja e mėkateve -e zvogėlon.

GJASHTĖ: Mosbindja mbjell farėrat e saj dhe i mbinė ato, pėrderisa ato tė mos ndahen plotėsisht nga ajo dhe tė bėhen tė vėshtira pėr robin.

SHTATĖ: Mėkatet e dobėsojnė zemrėn dhe e zbėrthejnė nė atė mėnyrė qė dėshira pėr mosbindje bėhet aq e fortė dhe dėshira pėr pendim dobėsohet ngadalė pėrderisa dėshira pėr pendim tė mos largohet nga zemra plotėsisht.

TETĖ: Ēdo lloj i mosbindjes ėshtė trashėgimi e njė populli nė mes tė popujve tė cilėt All-llah Azz ue xhel i ka shkatėrruar. Sodomia ėshtė trashėgimia e popullit tė  Lutit 'alejhi selam, marrja mė tepėr e asaj qė i takon me tė drejtė dhe dhėnia mė pak e asaj qė i takon, ėshtė trashėgimi e popullit tė Shu'ajbit 'alejhi selam, dėshira pėr mė shumė tokė dhe shkaktimi i ēoroditjes ėshtė trashėgimi e popullit tė Faraonit si dhe kryelartėsia, arroganca dhe tirania janė trashėgimi e popullit tė Hudit 'alejhi selam. Kėshtu qė mosbindja ėshtė veshje e xhybes sė ndonjėrit prej kėtyre popujve tė cilėt kanė qenė armiq tė All-llahut.

 NĖNTĖ: Mosbindja ėshtė shkak qė robi tė pėrbuzet nga Zoti i tij. Hasan el-Basrīu rahmetull-llah ka thėnė:" Ata u bėnė tė pėrbuzur (nė shikimin e Tij) sepse ata nuk iu bindėn Atij. Po tė ishin tė ndershėm (nė shikimin e Tij), Ai do t’i mbronte. Allāhu i Lartėsuar ka thėnė: “Atė qė e poshtėron All-llahu nuk ka kush qė mund tė bėjė tė ndershėm. All-llahu punon atė qė dėshiron.” ( Haxh: 18).

DHJETĖ: Efektet e mėkatarit bien mbi ata qė janė afėr tij, edhe mbi kafshėt, rezultat  i sė cilės ata goditen nga dėmet e tij.

 NJĖMBĖDHJETĖ: Robi vazhdon tė bėjė mėkate pėrderisa kryerja e tyre tė mos bėhet e lehtė pėr tė dhe nė zemrėn e tij ato duken tė parėndėsishme, e kjo ėshtė njė shenjė e shkatėrrimit. Ēdo herė qė mėkati tė bėhet i parėndėsishėm nė sytė e robit ajo bėhet e madhe nė shikimin e All-llahut.

Ibėn Mes‘ūd radijall-llahu 'anhu ka thėnė: " Me tė vėrtetė besimtari i sheh mėkatet e veta sikur tė jetė nė fund tė njė kodre duke u frikėsuar se mos po bie mbi tė, ndėrsa mėkatari e sheh sikurse njė mizė e cila kalon pranė hundės sė tij, kėshtu qė tenton ta largojė atė duke e tundur atė me dorė". [Buhārīu] .

DYMBĖDHJETĖ: Mosbindja trashėgon turpėrimin dhe poshtėrimin. Nderi, mbi tė gjitha, qėndron nė bindjen ndaj  All-llahut. Abdullāh ibn Mubāreku ka thėnė:

"E kam parė qė mėkatet i mbysin zemrat
Dhe se turpėrimi trashėgohet nga vazhdimėsia e tyre
Lėnia e kryerjes sė mėkateve i jepė jetė zemrės
Dhe mėnjanimi i tyre nga shpirti yt ėshtė mė e mirė pėr tė"

TREMBĖDHJETĖ: Mosbindja prish mendjen! Mendja e posedon dritėn, ndėrsa mosbindja e shuan dritėn. Kur drita e mendjes tė shuhet ajo bėhet e dobėt dhe e mangėt.

KATĖRMBĖDHJETĖ: Kur tė rritet mosbindja, vuloset zemra e robit  kėshuqė ai bėhet nga ata qė janė ta pavėmendshėm. All-llahu i Lartėsuar ka thėnė: “Jo, nuk ėshtė ashtu! Por tė kėqijat qė i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.” (Mutaffiffin: 14).

PESĖMBĖDHJETĖ: Mėkatet shkaktojnė qė nė tokė tė ndodhin lloje tė ndryshme tė ērregullimeve! Ērregullime tė ujit, ajrit, bimėve, frutave dhe vendbanimeve. All-llahu i Lartėsuar ka thėnė: “Pėr shkak tė veprave (tė kėqia) tė njerėzve, janė shfaqur nė tokė e nė det tė zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e pėr ta pėrjetuar ata njė  pjesė tė asaj tė keqeje qė e bėnė, ashtu qė tėrhiqen (nga tė kėqijat).”  (Er-Rrum: 41).

 GJASHTĖMBĖDHJETĖ: Zhdukjen e modestisė qė ėshtė bazė e jetės sė zemrės dhe bazė e ēdo tė mire! Zhdukja e saj ėshtė zhdukje e ēdo tė mire. Nė njė transmetim autentik Muhammedi sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem ka thėnė: "Modestia ėshtė e tėra mirėsi". [Buhārīu dhe Muslimi]. Njė poet ka thėnė:

"Pasha All-llāhun, nuk ka mirėsi nė jetė as nė botė nėse largohet modestia".

SHTATĖMBĖDHJETĖ: Mėkatet e dobėsojnė dhe e zvogėlojnė madhėshtinė e All-llahut tė Fuqishėm nė zemrėn e robit.

TETĖMBĖDHJETĖ: Mėkatet shkaktojnė qė Allāhu ta harrojė robin e Tij, ta braktisė atė dhe ta lėrė  atė qė ta mbrojė veten e tij nga nefsi dhe shejtani i tij, e nė kėtė qėndron shkatėrrimi nė tė cilėn nuk ka shpresė pėr shpėtim.

NĖNTĖMBĖDHJETĖ: Mėkatet e largojnė robin nga sfera e Ihsanit (kryerjes sė veprave tė mira) dhe e pengojnė atė nga arritja e shpėrblimit pėr ata qė kryejnė vepra tė mira. Kur ihsani tė pėrfshijė zemrėn, ajo e pengon atė nga mosbindja.

NJĖZETĖ: Mėkatet shkaktojnė ndėrprerjen e pėrkrahjes sė All-llahut dhe shkaktojnė qė hakmarrja e All-llahut tė bėhet e ligjshme. Asnjė e mirė nuk pushon sė arrituri te robi pėrveē se pėr shkak tė ndonjė mėkati dhe se asnjė ndėshkim nuk bėhet i ligjshėm ndaj tij vetėm se pėr shkak tė mėkateve tė tij. Alīu radijall-llahu 'anhu ka thėnė: "Asnjė ndėshkim nuk ndodh vetėm se pėr shkak tė ndonjė mėkati, dhe ky (ndėshkimi) nuk zbrapset vetėm se nga pendimi". All-llahu i Lartėsuar ka thėnė: “ Ēfarėdo e keqe qė mund t'ju godasė, ajo ėshtė pasojė e veprave tuaja (tė kėqia), e pėr shumė tė tjera Ai u falė.” (Esh-Shura: 30).All-llahu i Lartėsuar ka thėnė:“ Kėtė (masė ndėshkuese) e bėri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i njė begatie, tė cilėn ia ka dhuruar njė populli, derisa tė ndryshojė ai vetė nė vetvete (tė bėhet pėrbuzės i sė mirės) dhe ngase All-llahu dėgjon (ēka thonė) dhe di (ēka punojnė).” (Enfal: 53).

 

Pėrktheu: Ebu Ijad

Shkėputur nga :Al Xheuab el Kafi" tė Ibėn Kajjumit


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010