Thjeshtėsia (urtėsia) e besimtarit nė fenė e Allahut
20.12.2009 08:35:40

Allahu ka thėnė nė Kur’an nė suren El Kasas 83: ”Atė, vend tė pėrjetshėm (Xhennetin) u kemi pėrgaditur atyre qė nuk duan as mendjemadhėsi, e as ngatėrresa nė tokė, pėrfundim i kėndshėm u takon atyre qė i frikėsohen All-llahut”, nga ky ajet  kuptojmė se All-llahu s.v.t. vendbanim tė pėrhershėm Xhennetin e ka bėrė pėr ata qė nuk duan mendjemadhėsi. Ibn Tejmije (All-llahu e mėshiroftė) nė librin e tij “Mexhmu el Fetave” vėllimi 18 ka thėnė nė komentin e kėtij ajeti qė e lexuam mė lart se njerėzit ndahen nė 3 grupe:

1. Njerėzit qė duan tė  ngriten mbi tė tjerėt dhe tė bėjnė shkatėrrime mbi Tokė, e ky ėshtė kundėrshtim i Urdhėrit tė All-llahut, nė kėtė grup hyjnė faraonėt e ndryshėm qė kanė bėrė padrejtėsi nė Tokė e po ashtu edhe sot jehuditė tė cilėt mundohen tė ngriten duke u bėrė padrejtėsi njerėzve tjerė.

2. Njerėzit qė duan tė prishin e shkatėrrojnė, por pa dashur tė ngriten mbi tė tjerėt, siē janė hajdutėt, kriminelėt etj.

3. Njerėzit qė duan tė ngriten, por pa shkatėrruar, sikurse qė janė ata qė kanė fe me tė cilėn duan tė ngriten mbi tė tjerėt, e kėta janė banorėt e Xhennetit, tė cilėt nuk dėshirojnė shkatėrrim nė Tokė.

Gjėrat qė e mohojnė thjeshtėsinė

1) Tė shohėsh te vetja jote tė drejta mbi All-llahun d.m.th., tė krenohesh me vetėveten. Ka thėnė Pejgamberi a.s. “Nuk do ta shpėtojė askėnd prej jush puna e tij”, thanė: ”As ty, o Resulullah”, tha: “As mua vetėm nėse mė mbulon All-llahu me mėshirėn e Tij...”. Ka patur prej njerėzve mė herėt qė kanė thėnė kaluan 20 vjet qė nuk e kam pėrdorė fjalėn bėhu pėr shkak pėrulsie ndaj All-llahut ngase All-llahu ėshtė I Vetėm, e i cili thotė bėhu e bėhet.

2) Ta konsiderosh vetėn mė tė mirė se tė tjerėt dhe me vlera mė tė mėdha se ata - dije o njeri se je krijuar prej njė pike uji, pastaj All-llahu tė dha formėn edhe tė udhėzoi qė mos tė jesh mendjemadh. Nėse je i ditur dije se kush ta dha kėtė dituri, siē thotė All-llahu: (I mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte).

3) Tė lavdėruarit e vetėvetės All-llahu ka thėnė mos e lavdroni vetėvetėn tuaj se All-llahu e din se kush ėshtė mė i ruajturi prej jush.

4) Tė pėlqyerit e vetėvetės Muhammedi a.s., ka thėnė: “Tri gjėra janė shkatėrruese lakmia, ndjekja e epsheve dhe pėlqimi  i vetvetės”.

5) Mospranimi i gabimeve dhe as i kėshillės - ka prej njerėzve qė thonė se mua nuk mė pėlqen vetėvetja, ndėrsa kur ta kshillosh tė kundėrshton dhe thotė: A ti do mė kshillosh, duke e konsideruar vetėn sikurse tė lartė, mirėpo shembulli i tij ėshtė sikurse i njė njeriu qė hyp nė kodėr lartė, ndėrsa tė tjerėt poshtė i duken tė vogėl, por edhe kėtyre tė vogėlve, ai atje lartė ju duket edhe mė i vogėl, kėshtu ėshtė gjendja e mendjemėdhenjėve.

Disa nga thjeshtėsitė e Muhammedit a.s.

Tregon Ajshja r.a., se i Dėrguari i All-llahut e qepte rrobėn e tij vetė, rregullonte sandalet e tij dhe i bėnte ato punė qė i bėjnė burrat nė shtėpinė e tyre. Ndėrsa sot, nėse vepron kėshtu, njerėzit thonė se ty po tė komandon gruaja. Pėr ta thjeshtėsuar veten, Pejgamberi a.s., thoshte: “Nuk ka dėrguar All-llahu ndonjė pejgamber e mos tė ketė ruajtur delet. Edhe unė kam qenė bari delesh me qera pėr banorėt e Mekes”. Transmeton Ebu Mes’udi se njė ditė erdhi njė njeri te  i Dėrguari a.s., dhe i foli atij, por vazhdoi tė dridhej i tėri, deri sa i tha atij i Dėrguari-qetėsohu, unė nuk jam mbret, por jam bir i njė gruaje e cila ushqehej me pastėrma (mish tė kripur e tė tharė nė Diell).

Dijeni o vėllėzėr, se krenaria dhe mburrja i takon vetėm Islamit andaj kapuni tė gjithė pėr fenė e All-llahut s.v.t., duke e lutur atė qė tė na shtojė diturinė dhe tė na  ruajė nga mendjemadhėsia, vetėpėlqimi, etj. Elhamdulil-Lahi Rabil ‘alemin.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010