Padrejtėsia shumėfishohet nė Ditėn e Kiametit
20.12.2009 08:21:37

Falėnderimi i takon Allahut, krijuesit tė botėve, salavatet e selamet qofshin mbi tė Dėrguarin e fundit, Muhamedin, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė.
Padrejtėsia ėshtė njė dukuri mjaft e pėrhapur te disa njerėz, njė dukuri tė cilėn Kurani dhe Suneti i pastėr e kanė pėrmendur duke e qortuar dhe gjithashtu duke sqaruar edhe pėrfundimin e keq tė atyre qė e praktikojnė. Padrejtėsinė (dhunėn) Allahu i Lartėsuar e ka ndaluar pėr Veten e Tij dhe u ka ndaluar njerėzve, ashtu siē transmeton i Dėrguari i Tij nė njė hadith kudsij: "O robėrit e Mi! Unė ia kam ndaluar dhunėn Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndėr ju, prandaj mos i bėni dhunė njeri-tjetrit.” (Shėnon Muslimi.)
Xhabiri, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, rrėfen se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Ruajuni padrejtėsisė (dhunės), ngase padrejtėsia shumėfishohet Ditėn e Kiametit, ruajuni koprracisė, ngase ajo ka shkatėrruar ata qė ishin para jush, saqė i nxiti ta derdhnin gjakun e njėri-tjetrit dhe e bėnė tė lejuar dhe nėpėrkėmbėn nderin e njėri-tjetrit.” (Shėnon Muslimi.)
Sipas kuptimit gjuhėsor, padrejtėsia (dhuna) ėshtė vėnie e diēkaje jo nė vendin e vet.
Padrejtėsia ėshtė tre llojesh:
1. Padrejtėsia e njeriut ndaj Krijuesit tė tij, duke e mohuar Atė, ashtu siē ka thėnė Allahu: “Jobesimtarėt janė mizorė.” (Bekare, 254). Gjithashtu, bėhet edhe me shirk nė adhurimin e Tij: “(pėrkujtoju popullit tėnd) Kur Llukmani duke e kėshilluar, birit tė vet i tha: "O djali im, mos i pėrshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria ėshtė padrejtėsia mė e madhe!" (Lukman, 13)
2. Padrejtėsia e njeriut ndaj vetes sė tij, duke ndjekur kėnaqėsi e epshe tė ndaluara e duke lėnė pas dore urdhrat: “Pra, Allahu nuk u bėri padrejtėsi atyre, por ata ishin qė vetvetes i bėnė padrejtė.” (Nahl, 33)
3. Padrejtėsia e njeriut ndaj tė tjerėve, robėrve dhe krijesave tė Allahut, duke u ngrėnė pasurinė atyre nė mėnyrė tė padrejtė, duke i rrahur, duke i sharė, duke shtypur tė varfrit dhe tė dobėtit, tė cilėve u bėhet mė shpesh padrejtėsi sepse s’kanė mundėsi tė mbrohen.
Ndėr format e padrejtėsisė sė njeriut ndaj robėrve tė Allahut dhe krijesave tė Tij mund tė pėrmendim:
Uzurpimi i tokės sė huaj: Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur prej saj, rrėfen se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Kush merr njė pėllėmbė tokė padrejtėsisht, ajo do t’i mblidhet rreth qafės Ditėn e Kiametit nga tė shtatė tokat.” (Shėnon Buhariu dhe Muslimi.)
Mosdhėnia e shpėrblimit (mėditjes) punėtorit: Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, rrėfen se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Allahu thotė Ditėn e Kiametit: “Unė jam kundėrshtar i tre lloje njerėzish: …dhe njė njeri qė mori njė punėtor e nuk i dha shpėrblimin.” (Shėnon Buhariu.)
Kėtu po sjellim njė tregim, tė cilin e rrėfen njėri prej dijetarėve nė njė fjalim tė tijin nė njė prej xhamive tė qytetit tė Mekės. Ai thotė: “Njė punėtor punonte te njė pronar dhe ky i fundit nuk i dha shpėrblimin pėr disa muaj. Ky shkonte dhe i kėrkonte tė drejtėn e vet dhe i tregonte se kishte shumė nevojė, ngase kishte lėnė prindėrit dhe familjen nė vendlindje, mirėpo pronari nuk e dėgjonte fare. Njeriu nuk tha gjė tjetėr pos: “Allahu mė mjafton mua, sa ndihmės i mirė qė ėshtė Ai! Mes meje dhe teje Allahu do tė gjykojė. Por do ta lus Atė kundėr teje.” Ai tha: “Shko dhe lutu kundėr meje nė Qabe” (ēfarė guximi!?), e shau dhe e dėboi. Punėtori u pėrgjigj kėrkesės sė tij dhe shkoi tė lutej nė Qabe duke kėrkuar kohėt e pranimit tė lutjes. Deshi Allahu qė tė jetė muaji i ramazanit: “E ata qė bėnė zullum do ta kuptojnė se ē’pėrfundimi i shkojnė (ē’dėnim tė ashpėr ose ē’vendim nė xhehenem do t’i nėnshtrohen).” (Shuara, 227)
Kaluan disa ditė dhe pronari u sėmur nga njė sėmundje e rėndė, nga e cila nuk kishte mundėsi tė lėvizte as trupin, dhe ndiente dhimbje tė mėdha, tė cilat e detyruan tė qėndronte pėr njė kohė tė gjatė nė spitale. I dėmtuari, kur mėsoi se ēfarė i ndodhi pronarit, sė bashku me disa njerėz shkoi dhe i bėri vizitė. Kur e pa, ai e pyeti:
-A ke lutur Allahun kundėr meje?
-Po, madje nė vendin ku ke kėrkuar-, u pėrgjigj punėtori.
Pronari thirri bijtė e tij dhe u tha qė t’ia kthenin tė gjitha tė drejtat qė i takonin dhe kėrkoi prej punėtorit qė t’ia falte dhe ta luste Allahun pėr shėrimin e tij.

Magjia (sihri) me tė gjitha llojet e saj, e veēanėrisht magjia e ndarjes mes bashkėshortėve: “E, mėsonin (njerėzit) prej atyre dyve atė (magji) me ēka ndanin burrin prej gruas sė vet,...” (Bekare, 102)
Ndėrkaq, Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, rrėfen se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Largojuni shtatė gjėrave shkatėrruese." I thanė: “Cilat janė ato, o i Dėrguar i Allahut?”
“Shirku, magjia (sihri) vrasja e njeriut pa tė drejtė, ngrėnia e kamatės, ngrėnia e pasurisė sė jetimit, zmbrapsja ditėn e frontit dhe shpifja ndaj besimtareve tė pastėrtia.” (Shėnon Buhariu dhe Muslimi.)
Padrejtėsia mes fėmijėve: Nu’man bin Beshiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė se babai im mė dha diēka nga pasuria, e nėna ime, Umreh bint Reuaha, tha: “Nuk pajtohem, derisa tė dėshmojė pėr kėtė i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė. Erdhi i Dėrguari dhe tha: -A tė gjithė djemve u ke dhėnė njėsoj?
-Jo,- i tha.
I Dėrguari tha: -Kini frikė Allahun dhe mbani drejtėsi mes fėmijėve. Unė nuk dėshmoj pėr padrejtėsi.” (Shėnon Buhariu dhe Muslimi.)
Dėshmia e rrejshme: Dėshmia e padrejtė, gėnjeshtra, shpifja. Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė se i Dėrguari i Allahut pėrmendi mėkatet e mėdha e tha: “Shirku nė Allahun, mosrespektimi i prindėrve, vrasja e njeriut...” dhe u tha tė pranishmėve: “A doni t’ju tregoj pėr mėkatin mė tė madh? Dėshmia e rrejshme.” (Shėnon Buhariu dhe Muslimi.)
Marrja e dhuratės (mehrit) sė bashkėshortes pa tė drejtė konsiderohet padrejtėsi, vjedhja ėshtė padrejtėsi, dėmtimi i besimtarėve dhe i besimtareve, i komshinjve ėshtė padrejtėsi, mashtrimi, fshehja e dėshmisė, mbulimi i sė vėrtetės, pėrgojimi, mashtrimi ndaj tė pakujdesshmit, mosrealizimi i marrėveshjeve, mosmbajtja e premtimeve, heshtja ndaj sė vėrtetės e shumė tė tjera janė padrejtėsi tė dukshme e tė padukshme.

O ti qė u bėn padrejtėsi tė tjerėve! Dije se lutja e atij qė i ėshtė bėrė padrejtėsi pranohet, qoftė ai musliman apo jobesimtar. Nė hadithin tė cilin e transmeton Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Ruajuni lutjes sė atij qė i ėshtė bėrė padrejtėsi, qoftė ai edhe jobesimtar, ngase ajo s’ka mbulesė.” Shpėrblimi vjen shpejt nga ana e Allahut Fuqiplotė.
Pėrkujto fjalėt e Allahut tė Lartėsuar: “E ti kurrsesi mos e mendo Allahun si tė pakujdesshėm ndaj asaj qė veprojnė zullumqarėt; Ai vetėm ėshtė duke i lėnė ata, pėrderisa njė ditė nė tė cilėn sytė shtangen (mbesin tė hapur). (atė ditė) Ata tė ngutur e duke i ngritur kokat e tyre lart nuk lėvizin sytė e tyre (pėr tė shikuar), e zemrat e tyre janė tė zbrazura (nga frika) (Ibrahim, 42, 43)
Gjithashtu fjalėt: “A mos mendon njeriu se do tė lihet duke mos zėnė asgjė (pa kurrfarė pėrgjegjėsie) (Kijame, 36)
“Pra, mė lė Mua dhe ata qė e mohojnė kėtė Kuran. Ne do t'i afrojmė ata dalėngadalė te dėnimi prej nga nuk presin. Dhe atyre Unė u jap afat, sepse ndėshkimi Im ėshtė shumė i fortė.” (Kalem, 44, 45)
“E ata qė bėnė zullum do ta kuptojnė se ē'pėrfundimi i shkojnė (ē'dėnim tė ashpėr ose ē'vendi nė xhehenem do t'i nėnshtrohen) (Shuara, 227)
Pėrkujto vdekjen, varrin, errėsirėn e ngushtimin e tij, peshoren dhe precizitetin e saj, siratin (urėn), ringjalljen dhe momentet e saj, pėrkujto momentin e ardhjes sė melekut tė vdekjes kur tė vijė tė tė marrė shpirtin, kur tė zbritesh nė varr i vetmuar vetėm me veprat e tua, kur tė tė thėrrasė Allahu pėr llogari nė Ditėn e gjatė tė Kiametit para Allahut tė Lartėsuar.
Kthimi i tė drejtave atė ditė do tė bėhet me marrjen e tė mirave tė dėmtuesit dhe largimin e mėkateve nga i dėmtuari. Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "A e dini se kush ėshtė i falimentuari?" Thanė: “Te ne ėshtė ai qė s’ka para e as mall.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: “I falimentuar ėshtė ai qė Ditėn e Kiametit vjen me namaz, agjėrim dhe zekat, mirėpo ka sharė kėtė, ka shpifur pėr atė, ka goditur atė. Andaj i jep atij nga tė mirat e veta, edhe tjetrit nga tė mirat e tij, e kur t’i harxhohen tė mirat para se tė lahet me ata, i merr mėkatet e tyre, i hidhen atij dhe me to hidhet nė zjarr." (Shėnon Muslimi.)
Megjithatė, tė pėrgėzoj o ti qė bėn padrejtėsi, pasi porta e pendimit ėshtė e hapur. Thotė i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė: “Allahu shtrin Dorėn e Tij natėn qė tė pendohet mėkatari i ditės dhe e shtrin Dorėn ditėn, qė tė pendohet mėkatari i natės, derisa tė lindė Dielli nga perėndimi.” (Shėnon Muslimi.) Ndėrkaq, nė njė transmetim tė Tirmidhiut qėndron: “Allahu pranon pendimin nga robi i Tij pėrderisa tė mos gargarisė.”
Mirėpo pendimi pranohet me kėto kushte:
-braktisja e gjynahut menjėherė;
-pendimi pėr gabimin e bėrė;
-zotimi se nuk do ta pėrsėritė mė;
-kthimi i hakut atyre qė dėmtoi, ose kėrkimi i faljes.
 

Almedin Ejupi
11.5.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010