Pėrfundimi i keq
20.12.2009 08:14:46

Pėrfundim i keq ėshtė qė njeriu tė vdesė duke qenė nga ata qė ia kthyen shpinėn rrugės sė Allahut dhe morėn nėpėr kėmbė dhe nuk i zbatuan atė qė ishin tė obliguar. Pra, s’ka dyshim se ky ėshtė pėrfundim i keq, gjė prej sė cilės kanė frikė edhe tė devotshmit dhe se vazhdimisht janė modest ndaj Zotit tė tyre qė t’i largojė nga kjo.

Tek disa persona kur atyre u afrohet vdekja paraqiten disa shenja, apo gjenden ne disa  gjendje, tė cilat japin tė kuptojmė se ky njeri ka pėrfundim tė keq,  si  p.sh. mos shprehja me gojė e fjalės sė dėshmisė (La ilahe il Allah), apo tė mohojė qė ta thotė kėtė fjalė, apo  tė flasė personi  nė momentet e vdekjes fjalė tė kėqija apo tė pėrmendė gjėra qė janė tė ndaluara,  qė  jep  tė kuptosh se shpirtin e ka tė lidhur me kėso gjėra, e tė ngjashme, qofshin fjalė apo vepra tė cilat argumentojnė devijimin nga feja e Allahut tė Lartėsuar. Kėtu nė kėtė kontekst do tė pėrmendim disa shembuj, prej tyre:

·                    Ibėn Kajimi  (Allahu e mėshiroftė!) pėrmendi nė librin e tij “El xheuabul kafi”, se njė njeriu i ishte afruar vdekja  dhe atij i ishte thėnė nė momentet e vdekjes: “Thuaj La ilahe il Allah!” Ai ka thėnė: “Kjo fjalė nuk mė bėn dobi, pasi unė nuk di qė kam falė ndonjėherė namaz.” Dhe  nuk e tha kėtė fjalė.

·                    Gjithashtu, imam Dhehebiu ka pėrmendur njė njeri, i cili  ishte shoqėruar shumė me ata qė pinin alkool, e kur i ishte afruar vdekja, i kishte ardhur njė njeri qė ta pėrkujtojė me  fjalėn  e dėshmisė La ilahe il Allah  e ai ia ktheu kėtij tė fundit duke i thėnė: “Pi  dhe  mė shėrbe mua!” dhe vdiq nė kėtė gjendje.

·                    Ibėn Kajimi  tregon  pėr njė njeri, i cili ishte i njohur qė shumė e donte muzikėn edhe gjithnjė kėndonte, kur atij iu afrua vdekja  e pėrkujtuan me fjalėn e dėshmisė La ilahe il Allah, ndėrsa ai pėrsėriste nė vete muzikėn, duke bėrė ta-ta-ta-ta, derisa vdiq  dhe  nuk e tha dėshminė e besimit.

·                    Gjithashtu, Ibėn Kajimi tha: “Mė kanė treguar  disa tregtarė  pėr njė tė afėrm tė tyre, tė cilit ishte afruar vdekja e ata ishin prezent dhe filluan qė ta pėrkujtojnė me fjalėn La ilahe il Allah e ai thoshte: “Kjo  copė e stofit ėshtė e lirė, e kjo tjetra ėshtė material i mirė e kėshtu me radhė, derisa vdiq e asnjėherė nuk  e tha shehadetin. Lusim Allahun tė na ruaj nga raste tė kėtilla!

·                    Nė kėtė kontekst do t’i paraqesim disa komente tė Ibėn Kajimt ku i bėri si rezyme e rasteve  tė lartpėrmendura:

Subhanallah, sa shumė raste tė kėtilla dėshmuan njerėzit pėr tė marrė mėsim, mirėpo raste qė ne nuk i dimė janė edhe mė shumė lidhur me ngjarje apo gjendje tė njerėzve nė momentet e vdekjes. Paramendo kur njeriu sa ėshtė gjallė dhe i fortė dhe e ka mendjen tė shėndoshė  dhe ka fuqi tė plotė pėr tė menduar dhe analizuar, megjithatė shejtani po gjen rrugė tė depėrtojė tek ai dhe po e manipulon qė tė jetė nė shėrbim tė tij, duke i bėrė mėkat Allahut, dhe se e bėri tė pa kujdesshme zemrėn e tij ndaj pėrkujtimit tė Allahut, gjuhėn e tij e bėri qė tė mos e pėrmend Atė, gjymtyrėt e tij mos tė veprojnė nė nėnshtrim ndaj Tij. E si mendon  kur njeriut do t’i humb forca dhe se mendja dhe zemra e tij do tė jenė tė angazhuar me gjendjen nė tė cilėn gjendet (bėhet fjalė kur atij i  vjen vdekja) apo me sėmundjet qė ka nė ato momente?! Kėto janė raste pėr tė marrė mend, duke e pasur parasysh se nė kėto momente shejtani  nė maksimum mbledh forcėn e tij dhe pėrqendrimin e tij dhe mundohet qė  tė  forcohet sa mė shumė qė ka mundėsi qė tė arrijė qėllimin e tij tek ky njeri, ngase ky ėshtė  shansi i fundit pėr ndikim dhe se momentet kur mė sė shumti shejtani do tė jetė i fortė janė ēastet e vdekjes sė njeriut, ngase momentet kur njeriu ėshtė mė i dobėt janė momentet e vdekjes. Pra, ka shumė njerėz qė i nėnshtrohen shejtanit nė kėto momente, mirėpo kemi edhe raste tė tilla qė Allahu i forcon nė atė gjendje. Allahu  i Lartėsuar thotė:

“Allahu i forcon ata qė besuan nė fjalėn e fortė (tė mirė) nė jetėn e kėsaj bote edhe nė botėn tjetėr, ndėrsa mizorėt Allahu i bėn tė humbur. Allahu punon ē’tė dojė.” (Ibrahim, 27) Pra, si ta bėjė Allahu tė suksesshėm nė kėto ēaste dikė, i cili tėrė jetėn e tij  e kaloi larg rrugės sė Allahut dhe pasoi epshin e tij, ngase zemra e tij ishte larg Zotit tė vet dhe e pakujdesshme pėr tė, ishte rob i epshit tė tij, gjuha e tij ishte e tharė nga tė pėrmendurit e Allahut, gjymtyrėt e tij ishin  jo tė nėnshtruara ndaj  Krijuesit tė tyre, ndėrsa angazhoheshin nė mėkat ndaj Tij. E kjo ėshtė larg mendėsh qė tė ketė ky njeri pėrfundim tė mirė.

       Pėrfundimi i keq ndodh nė dy gjendje (Zoti na ruajt!)

E para, ka tė bėjė me zemrėn dhe gjendjen e saj. Nė kėto ēaste  dyshon ose mohon Zotin, kėshtu qė atij i merret shpirti nė kėtė gjendje, qė do tė thotė se ky ka pengesė mes tij dhe Zotit e qė do tė rezultojė nė njė dėnim tė dhimbshėm e tė pėrhershėm.

E dyta, ėshtė mė e lehtė se e lartpėrmendura e kjo ėshtė qė tė mbisundojė  nė zemrėn  e tij  nė ēastet e vdekjes dashuria ndaj ndonjė gjėje tė kėsaj bote, apo ndonjė epshi tė ndaluar dhe  kjo gjė i parafytyrohet nė zemrėn e tij, ngase njeriu vdes nė atė qė ka jetuar, dhe nėse ka qenė njeri qė ka punuar me kamat do t’i pėrfundohet jeta e tij me kėtė, e nėse ka qenė prej atyre qė gjatė jetės kanė konsumuar narkotik apo gjėra tė tjera tė ndaluar, siē janė: muzika, shikimi i fotografive tė ndaluara, padrejtėsia ndaj njerėzve e tė ngjashme me to, do t’i pėrfundohet jeta me kėto punė, pra me diēka qė vėrehet pėrfundimi i keq i tij. Mirėpo, nėse ky njeri, nė esencė, ka besimin, atėherė do tė jetė i rrezikuar  nga njė dėnim  prej Allahut tė Lartėsuar.

                               Shkaqet e pėrfundimit tė keq

Pra me anė tė kėsaj qė pėrmendėm mė lartė mėsohet se pėrfundimi i keq  kthehet tek disa shkaqe tė mėhershme e qė ia vlen tė kemi kujdes nga to, e prej mė tė mėdhenjve prej tyre janė:

     Njollosja e besimit tė pastėr. Ai qė nuk e ka besimin e pastėr  do t’i paraqiten pasojat e tij atėherė kur ky ka nevojė mė sė shumti pėr tė (besimin) dhe se nuk do ta ketė pėrforcimin  nga ana e Allahut.

     Angazhimi  i vetėm me kėtė botė dhe lidhja ngushtė me tė.

     Devijimi nga rruga e Allahut si dhe kthimi i shpinėn sė udhėzimit tė  Tij.

    Vazhdimėsia nė mėkate, si dhe mishėrimi me to, ngase nėse njeriu ka qenė i lidhur me diēka gjatė tėrė jetės sė tij, atij do t’i kthehen kujtimet e kėsaj gjėje nė momentet e fundit, nė shumicėn e rasteve.

Ibėn Kethiri thotė se mėkatet dhe epshet do ta nėnēmojnė njeriun nė ēastet e vdekjes, po ashtu do ta ketė edhe nėnēmimin dhe poshtėrimin e shejtanit. Paramendo kur tani i bėhen dy poshtėrime  dhe nė anėn tjetėr imani i dobėt qė do tė jetė ky rezultat i barabartė me pėrfundim tė keq. Allahu thotė: “E djalli ėshtė ai qė njeriun e humb dhe e lė tė vetmuar.” ( Furkan, 29)

Duhet ta dimė se pėrfundimi i keq nuk vjen duke pasur zemėr tė mirė e punė tė mira, fjalė tė mira, ngase asnjėherė nuk ėshtė dėgjuar njė gjė e tillė, por vjen me brendėsi (zemėr) tė keqe dhe me vepra tė kėqija, apo involvimi nė mėkate tė mėdha, ose marrja guxim pėr tė bėrė krime e mizori, gjė qė kėto gjėra mund ta mundin atė  deri nė momentet e vdekjes e tė vdesė pa u penduar.

Vėlla i dashur!

Ia vlen pėr njeriun e menēur qė  tė ketė kujdes e tė mos mishėrohet me ndonjė haram e anėn tjetėr ia vlen qė ai t’i angazhojė zemrėn, gjuhėn, gjymtyrėt e tij nė pėrmendje tė Allahut dhe tė jetė i nėnshtruar Allahut kudo qė tė jetė. Pėr hir tė kėtij, momenti final tė tij se nėse poshtėrohet (nė momentin e vdekjes) do tė jetė gjithmonė i poshtėruar.

O Zot, na i bė punėt tona mė tė mira pėrfundim i jetės sonė dhe jetėn mė tė mirė nė fundin e saj dhe ditėt mė tė mira kur tė takojmė Ty dhe  na bė tė suksesshėm  neve qė tė veprojmė mirė dhe t’i largohemi mėkateve!

Pėrktheu: Nusret Shiti

20.06.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010