Falėnderimi i qoftė
Allahut paqja dhe mėshira e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin
tonė Muhamedin alejhi selam mbi shokėt e tij dhe mbi
gjithė ata qė e ndjekin rrugėn e tij deri ditėn e
fundit.
Pėrfundimi i mirė
Pėrfundimi i mirė ėshtė:Tė
jetė robi larg ēdo vepre me tė cilėn e hidhėron Allahun
e Madhėruar, tė pendohet pėr mėkatet e tij dhe tiu
pėrvishet me seriozitet dhe sinqeritet nėnshtrimit ndaj
Allahut dhe punėve tė mira, si dhe ta zėrė vdekja kėtė
person nė kėtė gjendje tė mirė. Ai i cili e argumenton
atė qė cekėm mė lartė ėshtė hadithi i vėrtetė, qė
transmetohet nga Enes ibėn Malik se Pejgamberi (alejhi
selam) ka thėnė: Kur Allahu ia do tė mirėn njė robi,
e nxit tė punojė pėr Tė. Pyetėn (sahabėt): Po
si e nxitė? Tha: Ia bėn tė mundur tė punojė
punė tė mira para vdekjes. Kėtė hadith e transmeton
imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe e ka verifikuar Hakimi nė
Mustedrekun e tij.
Pėrfundimi i mirė ka
shenjat e veta, ku ca prej tyre mund ti vėrej vetė
personi, por ca tė tjera i vėrejnė edhe njerėzit e
tjerė.
Prej shenjave tė cilat i vėren vetė robi
se janė shenja tė pėrfundimit tė mirė, janė ato me tė
cilat do tė pėrgėzohet vet ai nė momentet e vdekjes si
sinjal i kėnaqėsisė sė Allahut me kėtė njeri,
njėkohėsisht si begati apo dhunti qė Zoti ia jep robit
me tė cilin ėshtė i kėnaqur. Allahu thotė nė Kuran: E,
s'ka dyshim se ata qė thanė: Allahu ėshtė Zoti ynė, dhe
ishin tė paluhatshėm, atyre u vijnė engjėjt
(nė prag tė vdekjes dhe u thonė): Mos frikėsoheni,
tė mos pikėlloheni, keni myzhde xhenetin qė u
premtohej. (Fusilet,
30)
Ky pėrgėzim do tė jetė pėr besimtarėt
nė momentet e vdekjes, nė varret e tyre, dhe kur tė
ringjallen prej varrezave. Argument pėr kėtė ėshtė
hadithi i Pejgamberit (alejhi selam) tė cilin e
transmeton Buhariu dhe Muslimi nga nėna e besimtarėve
Aishja (radiallahu anha) se Pejgamberi (alejhi selam) ka
thėnė: Ai i cili e dėshiron takimin me Allahun edhe
Allahu e dėshiron takimin me tė, e ai i cili e urren
takimin me Allahun edhe Allahu e urren takimin me tė.
I thashė: O Pejgamber i Allahut, a ėshtė fjala pėr
urrejtje ndaj vdekjes, ne tė gjithė e urrejmė atė.
Pejgamberi alejhi selam tha: Jo,
nuk ėshtė pėr qėllim kjo, por kur muslimani pėrgėzohet
nga ana e Allahut me mėshirėn, kėnaqėsinė, xhenetin e
Tij e dėshiron takimin me Allahun, ndėrsa qafiri kur
pėrgėzohet me dėnimin e Allahut dhe hidhėrimin e Tij e
urren tė takohet me Tė.
Lidhur me kuptimin e kėtij hadithi
dijetari Ebu Ubejd el Kasim ibėn Selam thotė: Mendoj se
nuk ėshtė pėr qėllim vdekja dhe momentet e vėshtira,
ngase kėsaj nuk mundet qė ti shmanget askush, por kėtu
e urryer ėshtė ndikimi i kėsaj bote nė shpirtin e
muslimanit dhe gjunjėzimi ndaj saj, si dhe mos dėshira e
kalimit nė amshim tek Allahu. Gjithashtu thotė: Ajo e
cila e vėrteton kėtė ėshtė se Allahu i ka kritikuar ata
tė cilėt e duan kėtė botė. Allahu thotė: Ata qė
nuk presin takimin Tonė, qė janė tė kėnaqur me jetėn e
dynjasė dhe kanė gjetur prehje nė tė, dhe ata qė janė
indiferentė ndaj argumenteve tona.(Junus,
7)
Hatabi thotė: Dashuria e
robit pėr tė takuar Allahun ėshtė atėherė kur ai i jep
prioritet botės tjetėr para kėsaj bote, dhe se nuk
dėshiron tė vazhdoj tė jetojė, por pėrgatitet pėr
transferim nga kjo botė, ndėrsa urrejtja ėshtė e
kundėrta e kėsaj.
Imam Neveviu thotė:
Kuptimi i hadithit se dashuria dhe urrejtja, e cila u
cek, ėshtė ajo e cila ndodh nė momentin e daljes sė
shpirtit, moment mė nė tė cilin nuk pranohet pendimi dhe
se ēdo gjė i bėhet e qartė personit qė ėshtė nė kėtė
gjendje dhe se e di se ēpo ndodh me tė.
Pėr sa i pėrket
shenjave tė pėrfundimit tė mirė, ato janė tė shumta,
dijetarėt kanė cekur shumė shembuj, por nė vijim do ti
pėrmendim vetėm disa, e prej tyre janė:
·
Shqiptimi i dėshmisė (shehadetit) nė
momentet e vdekjes. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi tė
cilin e transmeton Hakimi dhe tė tjerėt se Pejgamberi (alejhi
selam) ka thėnė: Fjala e
fundit e tė cilit ėshtė La ilahe il Allah, do tė hyjė nė
xhenet.
·
Vdekja me ballė tė djersitur, d.m.th. qė
tė ketė ballin e lagur prej djersitjes nė momentin e
vdekjes. Nė kontekst me kėtė transmeton Burejde ibėn
Musajib se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: Vdekja
e muslimanit me ballė tė djersitur. Transmeton Imam
Ahmedi dhe Tirmidhiu.
·
Vdekja natėn ose ditėn e xhuma. Argument
pėr kėtė ėshtė hadithi ku Pejgamberi (alejhi selam)
thotė: Ska asnjė musliman qė
vdes ditėn apo natėn e xhuma, veēse Allahu do ta mbroj
nga sprova e varrit.
·
Shehidi nė fushėbetejė pėr hir tė
Allahut, ose ai qė vdes si luftėtar nė rrugė tė Allahut,
vdekja nga murtaja, vdekja nga sėmundjet e barkut, i
mbyturi nė ujė. Argument pėr rastet e
lartpėrmendurat ėshtė hadithi i Pejgamberit (alejhi
selam) ku thotė: Kė e konsideroni ju shehid?
Thanė: O i Dėrguar i Allahut, po ai i cili vdes nė
luftė pėr hir tė Allahut, ai ėshtė shehid. Tha: Pra,
sipas kėsaj shehidėt nė umetin tim qenkan tė paktė.
Thanė: Po kush janė, o i dėrguar i Allahut? Tha: Ai
qė vritet nė rrugė tė Allahut ėshtė shehid, ai i cili
vdes nė rrugė tė Allahut ėshtė shehid, ai qė vdes nga
murtaja ėshtė shehid, ai qė vdes nga dhimbjet e barkut
ėshtė shehid, dhe i mbyturi nė ujė ėshtė shehid.
·
Prej shenjave tė pėrfundimit tė mirė qė
ėshtė enkas pėr gra, kur gruaja vdes nė kohėn e
lehonisė, si shkak i fėmijės sė lindur apo ėshtė
shtatzėnė. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi tė cilin e
transmeton imam Ahmedi dhe tė tjerėt me zinxhir tė
vėrtet nga Ubade ibėn Samit se ka thėnė Pejgamberi (alejhi
selam) kur i ceki llojet e shehidėve ndėr tė tjera
pėrmendi: Gruaja e cila vdes, e si shkak ėshtė
lindja e kėtė do ta tėrheq fėmija me kėrthizėn e tij pėr
nė xhenet. (d.m.th. me shtratin ku ka qėndruar
fėmija nė barkun e nėnės)
·
Personi qė digjet, edhe kėtė e pėrmendi
Pejgamberi (alejhi selam) nė radhėt e shehidėve.
·
Personi qė vdes nga tuberkulozi ėshtė
shehid.
·
Ai i cili vdes nė mbrojtje tė pasurisė,
fesė, gjakut ėshtė shehid. Hadithin e transmeton Ebu
Daudi, Nesaiu dhe tė tjerėt.
·
Vdekja me punė tė mirė thotė Pejgamberi (alejhi
selam): ...Kush jep lėmoshė dhe i pėrfundon jeta me
kėtė vepėr hyn nė xhenet. Transmeton imam Ahmedi
dhe tė tjerėt.
Mirėpo, lexues i dashur,
ki parasysh se nėse personi qė ka vdekur i ndodhin diēka
prej gjėrave qė i pėrmendėm, nuk do tė thotė se ky
person ėshtė prej banorėve tė xhenetit, por ėshtė njė
pėrgėzim dhe anasjelltas, nėse personit qė ka vdekur nuk
i ndodh asgjė prej gjėrave te lartpėrmendura nuk do tė
thotė se ky njeri nuk ėshtė njeri i mirė. Ngase krejt
kėto janė e fshehtė pėr ne.
Shkaqet e pėrfundimit tė mirė
·
Si shkak parėsor dhe esencial ėshtė qė
njeriu tė jetė vazhdimisht nė respekt ndaj Allahut dhe
tia ketė frikėn Atij, e kulminacioni i gjithė kėsaj
ėshtė besimi i pastėr dhe kujdesi qė tė mos bėjė haram,
si dhe tė nxitojė tė pendohet prej mėkateve, e mė e
madhja prej tyre qė ėshtė ruajtja nga shirku i vogėl
dhe i madh.
·
Gjithashtu, tė bėjmė sa mė shumė lutje qė
Allahu tė na marrė shpirtin duke pasur imanin dhe
devotshmėrinė.
·
Gjithashtu, prej shkaqeve tė pėrfundimit
tė mirė ėshtė qė nė maksimum tė mundohet muslimani qė ta
pėrmirėsojė anėn e jashtme tė tij dhe atė tė brendshme,
dhe qė gjithnjė tė jetė qėllimi i tij pėr ti realizuar
kėto dy komponentė, ngase ėshtė vėrtetuar se Allahu
gjithmonė atij qė e ka kėrkuar tė vėrtetėn i ka dhėnė
sukses nė gjetjen e saj dhe e ka bėrė tė qėndrueshėm nė
tė dhe qė pėrfundimi i tij nė kėtė botė tė jetė nė kėtė
gjendje.
Shkruar nga Halid ibėn Abdurrahman Shaji
Pėrktheu: Nusret Shiti
26.05.2006