Allahu i Madhėruar thotė: "O robtė e Mi, qė e
keni ngarkuar veten tuaj me shumė mėkate, mos e
humbisni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, sepse
vėrtet, Allahu i fal tė gjitha mėkatet, Ai fal
shumė, Ai ėshtė Mėshirėplotė!" Kurani-39:53.
Allahu i shndėrron tė gjitha tė kėqijat nė tė mira.
Pėr kėtė Ai thotė: "Vetėm nė qoftė se pendohen e
bėjnė vepra tė mira, atėherė, Allahu ua shndėrron tė
kėqijat nė tė mira." Kurani-25:68-70.
Ē' mirėsi dhe fitim i madh! O Zot i madh! Kėtė
mirėsi e fitim mund ta lėrė pas dore vetėm njė i
paditur e mospėrfillės. Prandaj pendohu i dashur
vėlla dhe e dashur motėr, nėse dėshiron kėtė fitim
tė madh. Dėgjo ēfarė ka thėnė Profeti (Paqja dhe
mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) pėr tė na nxitur
nė pendim:
"Allahu ėshtė mė i Gėzuari pėr pendimin e robit
tė vet..." E pėrcjellin Buhariu dhe Muslimi.
Profeti (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi
tė!) thotė, gjithashtu:
"Allahu i Madhėruar thotė: "O robi im! Sa kohė tė
mė lutesh Mua e tė shpresosh tek Unė, Unė i fal tė
gjitha mėkatet e tua. O robi im! Sikur tė arrinin
mėkatet e tua deri nė kupė tė qiellit e pastaj tė mė
kėrkoje tė falur, do tė tė falja!" dhe Allahu i
Madhėruar thotė: "O robtė e mi! Ju bėni mėkate
natėn dhe ditėn dhe Unė jua falė tė gjitha mėkatet,
prandaj mė kėrkoni falje Mua, qė t'ju fal ju." Dhe:
"Padyshim, Allahu e shtrin Dorėn e Tij natėn qė tė
pendohet mėkatari i ditės dhe e shtrin Dorėn e Tij
ditėn qė tė pendohet mėkatari i natės, derisa dielli
tė lindė nga perėndimi ( deri nė Ditėn e Kiametit)."
I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe mėshira e Allahut
qofshin mbi tė!) pa njė nėnė e cila po kėrkonte
fėmijėn e saj nė moēal; kur e gjeti, nėna e
shtrėngoi fėmijėn nė gji dhe i dha tė pijė. I
Dėrguari i Allahut (Paqja dhe mėshira e Allahut
qofshin mbi tė!) tha:
"A mund ta hedhė kjo nėnė fėmijėn e saj nė
zjarrė?"
"Jo" thanė shokėt e Profetit (Paqja dhe mėshira e
Allahut qofshin mbi tė!) Atėherė, Profeti (Paqja dhe
mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) ua ktheu:
"Allahu ėshtė mė i Mėshirshėm me robtė e Tij se
sa kjo nėnė me fėmijėn e saj." Allahu Ekber!
Allahu ėshtė mė i Madhi! E, pra, a mund tė mos e
kėrkojmė pendesėn pas kėsaj mirėsie? Pas kėsaj
bujarie a mund tė vonohemi nė pendesė?! O Zot! I
Lartėsuar je Ti! Sa i Mėshirshėm je! Sa i Butė e
Bujar je!
Ēfarė tė ndalon ty tė pendohesh e tė ndjekėsh rrugėn
e drejtė? Mbase thua familja, shoqėria , shokėt! Kam
frikė mos pendohem e mė pas i kthehem pėrsėri
mėkatit! Mėkatet e mia janė tė shumta; e, si mund tė
mė falen!
A mendon se ti do t'i thuash kėto te Zoti yt Ditėn
kur ta takosh atė? Jo pėr Zotin! Familja, shoqėria,
shokėt janė pengesa tė imagjinuara, qė i shkatėrron
vetėm ai qė i frikėsohet Allahut.
O besimtar e besimtare! Jini krenar pėr fenė tuaj!
Jini ēiltėrisht tė vendosur pėr tė mirėn dhe
ngulmoni nė tė, duke u mbėshtetur Allahut tė
Madhėruar. Pastaj, kujtoni mėshirėn e Zotit tuaj dhe
pafundėsinė e Faljes sė Tij.
Vėlla! Motėr! Sikur tė tė vijė ty nė kėtė ēast
meleku i vdekjes, a je i kėnaqur ta takosh Zotin
tėnd pa u penduar?
Vėlla! Motėr! Mos i dredho vetes dhe gjykimit tė
saj, sepse, nė qoftė se nuk i kėrkon llogari sot,
nesėr vendosesh nė varr e atėherė s'tė bėn dobi
pendimi.
I dashur vėlla! E dashur motėr! Vendos tani, para se
tė mbyllet dera, pėr rrugėn qė do tė ndjekėsh e qė
do tė jetė rruga jote nė kėtė botė e nė botėn
tjetėr. Oh! Ē'lumturi do tė ketė nė atė botė! Zemra
gėzohet e lumturohet, kur kthehet te Zoti e penduar,
duke ndjekur varganin e besimtarėve tė mirė.
Vėlla musliman! Motėr muslimane! Nė qoftė se ke
vendosur tė pendohesh e tė kthehesh tek Allahu, dije
se pendimi ka disa kushte qė duhen plotėsuar
patjetėr. Kushtet janė:
Tė
pendohesh dhe tė tė vijė keq pėr mėkatet e bėra.
Tė
largohesh nga mėkati.
Tė
vendosėsh tė mos kthehesh mė tek mėkati e nė qoftė
se kthehesh, pėrsėrite pendimin tek Allahu, por
vendimi i dytė duhet tė jetė i ēiltėr.
Tė pendohesh para frymės sė
fundit (para vdekjes) dhe para lindjes sė diellit
nga perėndimi (para Kiametit).
Pėrgatiti: Erion Sula