Ēfarė vendosa tė bėja para 18 vitesh
20.12.2009 07:33:33

Lavdėrimi i takon vetėm Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij.
Para tetėmbėdhjetė vitesh, derisa jetoja nė Aman tė Jordanisė, nė njė rast takova njė vėlla nė Islam dhe ai mė tregoi se kishte falur namazin e teravisė nė xhaminė nė tė cilin ishte imam hoxha Abdullah Azami, Allahu e mėshiroftė. Ai tregoi se pas hoxhės faleshin njė xhemat mjaft i madh muslimanėsh dhe nga gjėrat qė pėrmendi ishte edhe ajo se atė natė kishte ndodhur njė gjė e mirė gjatė faljes, por nė tė njėjtėn kohė edhe jo e pėlqyeshme. E mirė ishte pėr imamin, ndėrsa pėr tė gjithė ne tė tjerėt ishte jo e pėlqyeshme, pėrveē pėr fėmijėt e imamit.
Ndodhia ishte se kur hoxha Abdullah Azami gjatė leximit tė Kuranit nė teravi gabonte, fėmijėt e tij tė vegjėl e pėrmirėsonin atė, kurse ne tė pranishmit e tjerė nuk mundeshim pasi nuk i dinim pėrmendėsh pjesėt e Kuranit qė lexonte ai. Prandaj kjo ishte gjė e mirė pėr hoxhėn dhe jo e pėlqyeshme pėr ne.
U magjepsa nga kjo ndodhi e jashtėzakonshme, e cila tregon shembullin e mirė tė edukimit tė fėmijėve, mėsimin e Kuranit pėrmendėsh, thellimin nė kuptimin e tij dhe me lejen e Allahut edhe tė punuarit me tė.
Mė la aq shumė mbresa, saqė shpresova tė isha unė imami dhe fėmijėt e mi tė vegjėl tė mė pėrmirėsonin kur gaboja, edhe pse unė nė atė kohė ende nuk isha i martuar.
E tėrė kjo magjepsje dhe zili ishte duke u nisur nga fjala e Allahut: “E pėr shpėrblim tė tillė le tė garojnė ata qė lakmojnė tė mirėn.” (Mutafifin, 26), dhe nga thėnia e tė Dėrguarit, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė: “Nuk ka zili pėrveē ndaj personit qė Allahu ia dha librin (e mėsoi Kuranin) dhe me tė falet gjatė tėrė natės. Dhe njeriut qė Allahu i dha pasuri e ai jep prej saj ēdo kohė, ditėn dhe natėn.” (Buhariu dhe Muslimi)
Nė ato kohė, kur bisedoja me disa shokė, u flisja pėr kėtė ambicie dhe u thosha se medresetė e rregullta nuk arrijnė t`i edukojnė dhe t’i mėsojnė fėmijėt ashtu si kėrkohet nė Islam.
Vendosa tė mundohesha, me aq sa do tė kisha mundėsi, qė, kur tė kisha fėmijė ndonjėherė, do t`ua mėsoja atyre librin e Allahut (Kuranin) pėrmendėsh dhe se kjo do tė ishte pėrpjekja ime mė e madhe nė jetė.
Pas njė kohe u martova dhe Allahu mė furnizoi me fėmijė.
Menjėherė fillova realizimin e qėllimit qė kisha vendosur qė nė kohėn e rinisė sime, atėherė kur pata dėgjuar pėr ngjarjen me hoxhėn Abdullah Azam dhe fėmijėt e tij.
Me fėmijėt e mi, nė edukimin dhe mėsimin e tyre, pasova rrugėn e tė parėve tanė. Ishte e vėshtirė, pasi ishin tė vegjėl dhe nuk kisha ndihmėtarė nė kėtė punė, pastaj edhe rruga prej shtėpisė sonė deri te hoxha qė i mėsonte ishte e largėt.
Prandaj, ishte e nevojshme qė ata tė banonin nė shtėpinė e hoxhės qė i mėsonte, i cili jetonte pesėdhjetė kilometra larg. Fėmijėt na mungonin pesė ditė nė javė. Askush nuk e di ēfarė ndieja nė zemėr kur i pėrcillja tek autobusi dhe i hipja nė tė duke i pėrshėndetur dhe duke i lėnė nė ruajtje tė Allahut.
Fėmijėt e mi, qė nė vegjėli, u mėsuan tė udhėtojnė nė vende tė largėta, tė vetmuar. U mėsuan tė rrinė me burra dhe tė rinj, derisa arritėn tė njihen me njerėz mė shumė se unė.
Gjatė kėsaj kohe, ata kanė pėrjetuar ngjarje tė kėndshme me njerėz, e ndoshta ndonjėherė do tė arrij t`ua tregoj disa prej tyre. Mėsuesi i tyre gjithashtu ishte njė hoxhė qė dinte Kuranin pėrmendėsh dhe ishte nga kėrkuesit e dijes.
Pas tre vitesh, fėmija i parė, Tariku, dhe i dyti, Davudi, u bėnė hafizė tė Kuranit dhe kjo ishte dhunti nga Allahu i Lartėsuar. Fėmija i dytė, Davudi, edhe pse kishte filluar tė mėsonte mė vonė se Tariku, pasi ishte njė vit e tre muaj mė i vogėl, e pėrfundoi hifzin me Tarikun.
Kur pėrfunduan hifzin, Tariku kishte mbushur tetė vite e gjysmė, kurse Davudi ishte pėrafėrsisht shtatė vjeē. Mėsuesi i tij atėherė mė patė thėnė se Davudi mund tė jetė hafizi mė i vogėl nė vend.
Pas kėsaj filluan tė mėsojnė pėrmbledhjen e haditheve “Umdetul Ahkam” dhe e pėrfunduan, pastaj librin “Bejkunije”, “Tahavije” dhe “Axhirumije”. Kurse tani janė duke mėsuar “Rijadu Salihin” dhe kanė arritur tė mėsojnė 250 hadithe pėrmendėsh, falėnderimi i takon Allahut!
Dje, derisa ua falja njerėzve namazin e teravive, gabova gjatė leximit nė dy vende. Ata qė mė pėrmirėsonin ishin fėmijėt e mi!
Kjo mė kujtoi ndodhinė e para 18 viteve, prandaj e falėnderova Allahun qė mė dha sukses dhe e lus Atė qė tė m’i shtojė begatitė e Tij!
Nė fund them se ai qė ėshtė me Allahun, nuk merakoset. Kush ėshtė i sinqertė me Allahun, edhe Allahu do tė jetė i sinqertė me tė. Rruga e largėt prej 1000 miljesh fillohet me njė hap, prandaj kėrko ndihmėn e Allahut dhe mos u bė i pafuqishėm.
 

Autor: Shejh Ihsan Utejbi
Pėrktheu: Alaudin Abazi
3.8.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010