Disa sfera tė burrėrisė -III-
20.12.2009 07:29:29

Trimėria, fuqia dhe krenaria

Burrat janė trimėria dhe krenaria e kėtij umeti. Ata janė tė cilėt i bėjnė konkurencė humbjes dhe poshtėrimit. Kjo cilėsi ishte prezente edhe te arabėt para Islamit dhe mburreshin me kėtė. Pastaj erdhi Islami dhe i edukoi bijtė e tij nė trimėri, fuqi dhe zell, ndėrsa frikėn, poshtėrimin e bėri prej gjėrave qė e humb burrėrinė. Transmetohet nga Ebu Hurejre se i dėrguari i Allahut ka thėnė: “Mė e keqja nė njeriun  ėshtė koprracia e madhe dhe frika e tepruar.” Shembulli mė i mirė  nė trimėri, nė kėtė umet, ishte i dėrguari i Allahut. Shėnon Muslimi se Enesi ka thėnė: “I dėrguari i Allahut ishte njeriu mė i mirė, ishte njeriu mė fisnik, ishte njeriu mė trim. Njė natė banorėt e Medinės u frikėsuan nga njė zė i trishtueshėm, njerėzit dolėn kur e takuan tė dėrgurin e Allahut duke u kthyer nga vendi prej nga kishte ardhur zėri. Ishte mbi  kalorėsinė e  Ebi Talhas, me vete kishte shpatėn dhe ju thoshte: “Mos u frikėsoni, mos u frikėsoni!”

Ndėrsa nė luftėn e Hunejnit, kur muslimanėt filluan tė dobėsohen dhe  tė largohen nga beteja, i dėrguari i Allahut qėndroi. Pėr kėtė ngjarje Berra ibėn Azib thotė: “Kur ashpėrsohej dhe keqėsohej situata ne ruheshim pas pejgamberit, kishte trimėri me tė cilėn i bėnte ballė”.

Islami e pastroi fuqinė dhe trimėrinė dhe nuk e la atė tek pasuesit e tij njė fushė me tė cilėn mburren dhe bėhen mendjemėdhenj, por e bėri atė fushė tė ngadhėnjimit tė fesė sė Allahut.

Frika tek tė humburit ėshtė prej shejtanit, ndėrsa besimtari i cili e ka tė mbushur zemrėn me iman, ai nuk i frikėsohet akujt, pėrveē Allahut. Allahu thotė: “Po atė (propagandė) e bėri vetėm shejtani qė dėshironte me miqtė e vet (idhujtarėt), t'ju frikėsojė, po ju mos u frikėsoni prej tyre, frikėsomėni Mua, nėse jeni besimtarė.”  Ali Imran, 175. Prandaj, mos u frikėsoni nga njerėzit, vetėm Mua tė mė frikėsoheni dhe mos i ndėrroni argumentet e Mia pėr pak send.” Maide, 44. Pėr kėtė, njeriut nuk i vjen frika pėrveēse pėr shkak tė imanit tė dobėt tė tij. Ibėn Tejmije ka thėnė: “Njeriu nuk i frikėsohet askujt tjetėr, pėrveē Allahut, pėrveē ai i cili e ka zemrėn e sėmurė”.

Xhelozia

Burrat janė xheloz ndaj harameve, ndėrsa nderet e tyre janė mė tė shtrenjta se pasuria dhe mė tė shtrenjta se  ēdo gjė qė ata posedojnė. Edhe pse arabėt e parė ishin nė shirkun tyre dhe nė injorancėn e tyre prapė xhelozia ishte prezente ndaj ndereve dhe ndalesat kishin njė pozitė tek ta.

Burri ėshtė ai qė ėshtė xheloz ndaj gjėrave tė ndaluara,e kundėrshton qė tė paraqitet para njerėzve me rroba tė turpshme ose me njė pamje tė pa hijshme. Ai e mohon qė tė vrapojė pas thirrjes nė modė dhe nė ‘pėrparim’, ndėrsa ta humb dėlirėsinė dhe turpin. Xhelozia e tij e thėrret nė ruajtjen e dėlirėsisė dhe pastėrtisė, ruajtjen e besimit dhe devotshmėrisė. Xhelozia e burrit nuk mbetet vetėm tė ndalesat e tij, por ajo shtrihet edhe tek bijat muslimane duke e ndaluar shikimin nga tė ndaluarat dhe nuk i pėrcjell gjėrat qė e sprovojnė atė, ndėrsa pėr lidhje tė ndalueshme as mendja nuk i shkon ndonjėherė. Gjithashtu, burri ėshtė xheloz edhe ndaj gjėrave tė shenjta tė kėtij umeti. E ndalon tė keqen dhe qėndron pėrballė tyre tė cilėt dėshirojnė evropianizimin e femrės myslimane, qėndron pėrballė atyre tė cilėt dėshirojnė  tė bėjnė kėtė umet tė pavlerė dhe ta lėnė atė nė pakujdesi.

Besnikėria

Besnikėria ėshtė prej cilėsive tė burrėrisė me tė cilėn ata lavdėrohen. Edhe jobesimtarėt para se tė ju vinte drita e Islamit, mburreshin me kėtė cilėsi. Gjithashtu, ata tradhėtinė e llogaritnin prej gjėrave tė nėnēmuara.

Shembulli i cili mė sė miri tregon pėr besnikėrinė e injorancės ėshtė shembulli Abddullaah ibėn Xhudan nė luftėn qė u quajt lufta e fixharit, qė ndodhi mes fisit Kenan dhe fisit Heuazan. Harb ibėn Umeje erdhi tek Abdulah ibėn Xhudani dhe i tha: “Pengoja armėt fisit Heuazan”, atėherė i tha Abdullah ibėn Xhudani: “A me tradhti po mė urdhėron? Pasha Allahun sikur ta di se asnjė shpatė dhe asnjė shtizė tė mos mė mbetet, nuk do ta bėja kėtė.” Kur erdhi i dėrguari i Allahut me moralin dhe besnikėrinė qė kishte ia tejkaloi virtyteve qė i kishin arabėt nė injorancė.

Shembujt e besnikėrisė sė tė dėrguarit tė Allahut janė tė shumta, prej tyre pėrmendim ditėn e ēlirimit tė Mekės me Uthman ibėn Talha, ai i cili i mbante ēelėsat e Qabes nė xhahiljet. Ai kėrkoi nga Aliu ēelėsat, atėherė i tha i dėrguari i Allahut: “Ku ėshtė Uthmani?” Pasi e thirrėn i tha i Dėrguari i Allahut: “Merri ēelėsat, o Uthman! Sot ėshtė dita e mirėsisė dhe e besnikėrisė.”

Pėrktheu: Shaban Murati

03.02.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010