Disa sfera tė burrėrisė -II-
20.12.2009 07:29:09

Zemėrgjerėsia dhe bujaria

Kjo ishte njė cilėsi me tė cilėn mburreshin arabėt gjersa u bė prej fushave dhe sferave me tė cilėn lavdėroheshin dhe mburreshin para tė tjerėve, ku edhe nė shumė poezi e vėren zemėrgjerėsinė dhe bujarinė e tyre.

Mirėpo bujarinė tė cilėn e kishin arabėt para Islamit nuk ishte njė bujari qė buronte nga shpėrblimi nė Allahun, por ajo ishte mė shumė pėr shkak tė njerėzve dhe pėr shkak tė pozitės etj.

Ndėrsa i dėrguari i Allahut thotė: “Kush beson nė Allahun dhe nė Ditėn e  Gjykimit le tė jetė bujar ndaj musafirit tė tij.” I dėrguari i Allahut ishte prej njerėzve mė bujar. Kėtė bujari e kishte trashėguar prej Ibrahimit alejhi selam, i cili i priti engjėjt me njė viē tė majmė.

Pastaj kur erdhi Islami zgjeroi kuptimin e  bujarisė dhe zemėrgjerėsisė qė tė jetė kulmi i sajė bujaria dhe zemėrgjerėsia me veten tėnde nė fushėn e luftės nė rrugėn e Allahut. Bujaria me shpirt ėshtė prej qėllimeve mė tė larta tė bujarisė. Muslimani duhet tė edukohet qė tė jetė bujar me mundin e vet, me kohėn e vet me dijen e vet nė shėrbim tė fesė sė Allahut dhe nė ngritjen e fjalės sė Tij.

Ambiciet e larta

Ambiciet e burrave tė vėrtetė gjithmonė shtohen dhe janė tė larta dhe janė tė bashkuara me vlera tė larta. Ata dinė t’i vendosin ēėshtjet nė vendin e tyre. Argėtimi tek burrat ėshtė njė ēlodhje, njė pushim, njė largim i lodhjes dhe mėrzisė dhe kthim i fuqisė dhe ambicieve qė tė pėrgatitet vetja pėr dhėnie dhe pėr njė punė mė tė madhe.

Ndėrsa tek tė tjerėt ambiciet janė vetėm disa shpresa dhe njė botė pėr tė cilėn ata dėshirojnė tė jetojnė pėr tė. Ata  edhe pasurinė e tyre e shpenzojnė pėr kėtė qėllim, edhe jetėn e  tyre dhe rininė e tyre e harxhojnė nė angazhimin rreth kėtyre gjėrave.

Atyre nuk ju intereson se sa kanė harxhuar prej jetės sė tyre dhe prej kohės sė tyre me lojėrat dhe kėnaqėsitė e tyre. Ata seriozitetit nė jetė ia kanė dhėnė lamtumirėn jo vetėm kaq, por ata ndodhė qė edhe  t’i pėrqeshin ata tė cilėt janė serioz nė jetėn e  tyre. Tek ata shembulli mė i lartė ėshtė tek ai i cili i njeh mirė lojėrat dhe dėfrimet e ndryshme, emrat e kėtyre njerėzve i pėrsėrisin nėpėr gojėt e tyre, i madh apo i vogėl. Kėta janė shokėt dhe tė dashurit e tyre.

Kėto janė disa pamje qė ulin ambicien dhe janė humbje pėr njė njeri, ndėrsa humbje mė e madhe ėshtė kur  disa popuj kujdesen aq shumė pėr kėto lojėra, sa qė  harxhojnė me miliona para dhe  fėmijėt e tyre i angazhojnė me kėto.

Misioni i kėtij umeti ėshtė mė  i rėndėsishėm se lojėrat dhe dėfrimet. Ai ėshtė bartės i udhėzimit dhe sė mirės pėr mbarė njerėzimin. Si ka mundėsi qė loja dhe dėfrimi i kėtij umeti tė jetė fushė pėr mburrje, ku pėr ēdo ditė bijtė dhe bijat e kėtij umeti priten dhe masakrohen, pėr ēdo ditė ia marrin nderin e  saj dhe e zhysin nė pluhur.

Ndėrtimi i njerėzve, dhėnia e udhėzimit dhe tė mirave  ndaj njerėzve, kthimi i fuqisė sė kėtij umeti, i cili ka shijuar poshtėrsi tė ndryshme, janė prej ambicieve mė tė larta tė burrave dhe nė kėtė duhet tė rriten gjeneratat e reja.

Atėherė kur ngrihen lart ambiciet e kėtyre burrave, atėherė do tė ngrihet edhe zėri i kėtij umeti dhe  do tė ngrihen ngecjet e  tyre.

Pėrktheu: Shaban Murati

26.01.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010