Disa sfera tė burrėrisė -I-
20.12.2009 07:28:50

Dėshira dhe pėrmbajtja e vetvetes

Shumė nga njerėzit i sheh tė cilėt mburren para tė tjerėve, ndėrsa dobėsohen dhe bien para atyre qė janė nėn ta apo qė janė tė afėrmit e tyre.

Nė tė vėrtetė fusha e parė nė tė cilėn shihet burrėria ėshtė kur njeriu ngadhėnjen ndaj vetes sė tij, ndaj epshit tė tij, i cili gjithmonė e urdhėron nė tė kėqija. Njeri ėshtė ai i cili kur e thėrret vetja e tij nė mėkat e kundėrshton atė dhe kur epshi i tij mundohet ta lėviz  ai e frenon epshin e vet dhe para tij ka kėnaqėsi tė ndryshme, ndėrsa ai nuk i pėrgjigjet atyre.

Vlerėn mė tė madhe e ka ai i ri i cili rritet nė adhurim ndaj Allahut, kur tė afėrmit dhe shokėt e tij e thėrrasin nė shoqėrimin nė tė kėqija dhe nė kėnaqėsi tė ndaluara, ndėrsa ai largohet nga kjo. Ky njeri tė cilit u janė lehtėsuar dyert e mėkateve, nė tė cilat njerėzit vrapojnė pas tyre apo e thėrret njė grua e bukur dhe me pozitė, ndėrsa ai i thotė: “Unė i frikėsohem Allahut.”

Rini e nderuar! Ngadhėnjimi mė i madh ėshtė ngadhėnjimi ndaj gjėrave qė tė shpien nė ato qė janė jo morale dhe ngadhėnjimi ndaj epsheve tė tua. Ndėrsa humbja mė e madhe  ėshtė atėherė kur njeriu e kupton rrugėn e gabuar, por e kalon atė, sepse nuk ka mundėsi qė t;i thotė vetės sė tij jo. Pra, ku janė burrat kėtu? Ku janė burrat tė cilėt ngadhėnjejnė ndaj vetes? Ku janė ata tė cilėt e dirigjojnė epshin e tyre e jo epshi ata? Ata e urdhėrojnė epshin, e jo epshi ata.

Ata tė cilėt dėshtojnė nė betejėn me veten e tyre ata do tė dėshtojnė edhe nė betejėn me armikun e tyre, ndėrsa nuk ka mundėsi tė ngadhėnjejė njė umet tė cilin e udhėheqin njerėzit tė cilėt kanė dėshtuar me veten e tyre.

Ja, ky ėshtė Abdurrahman ed Dahil, i cili kur zbriti prej detit nė tokėn e Spanjės i ofruan atij verė qė tė pijė. E refuzoi duke thėnė: “Unė kam nevojė diēka qė mė shton mendjen time e jo diēka qė ma humb mendjen time.” Nga kjo njerėzit e njohėn vlerėn e tij. Pastaj ia ofruan njė robėreshė tė bukur, e shikoi, pastaj tha: “Me tė vėrtetė, qenka e bukur, por nėse unė e marr kėtė dhe pastaj merrem me synimet e  mija qė i kam, atėherė e lė pas dore kėtė robėreshė e kėshtu i bėj  zullum asaj. E nėse merrem me tė (robėreshėn) dhe largohem nga synimet e mia, atėherė i bėj zullum synimeve tė mia; pra, nuk kam nevojė tani pėr kėtė robėreshė.

Si burrat janė ata qė kur vetja e tyre i thėrret nė mėkat ata ngadhėnjejnė ndaj kėsaj, po ashtu  ata ngadhėnjejnė edhe kur i thėrret vetja e tyre nė hidhėrim dhe nė nacionalizėm, nė tė cilin nuk ėshtė i kėnaqur i Mėshirshmi.

Transmetohet se i dėrguari ishte duke ligjėruar nė hytbe dhe tha: “...Ē’ėshtė flakėrimi (zemėrimi)?” Thanė: “Ai i cili ėshtė i zemėruar.” Tha i dėrguari i Allahut: “Zemėrimi ėshtė (e tha kėtė tri herė) kur njeriu hidhėrohet dhe shtohet hidhėrimi i tij, gjersa tė skuqet fytyra e tij, rrėqethen flokėt e tij dhe pastaj e flakėron atė hidhėrimi.” Transmeton Imam Ahmedi.

Ndėrsa dy koleksionet e vėrteta shėnojnė se Ebu Hurejra transmeton nga i dėrguari i Allahut se ka thėnė: “Nuk ėshtė i ashpėr ai tė cilin e kaplon zemėrimi, por i ashpėr ėshtė ai i cili e pengon veten nė rast hidhėrimi.”

Me tė vėrtetė, pėrgjigjja nė provokime, ulėrima, emocioni nė hidhėrime, gjuajtja me fjalė tė ndyra tė afėrmin apo tė largėtin, janė ēėshtje qė secili ka mundėsi t’i veprojė. Por atė tė cilėn nuk mund ta bėjnė pėrveē tė menēurit, ėshtė butėsia kur fluturojnė mendjet e mendjelehtėve, ėshtė  ai i cili fal atėherė kur i forti hakmerret. Pėr kėtė Allahu i ka lavdėruar njė grup prej tė devotshmėve tė cilėve i ka premtuar falje dhe xhenete tė gjėra. Thotė Allahu: “Dhe ngutuni (me punė qė meritoni) nė falje mėkatesh nga Zoti juaj dhe pėr nė njė xhenet, gjerėsia e tė cilit ėshtė si gjerėsia e qiejve dhe e tokės, i pėrgatitur pėr tė devotshmit. Tė cilėt japin kur janė shlirė edhe kur janė nė vėshtirėsi dhe qė e frenojnė mllefin, qė u falin (tė keqen) njerėzve, e Allahu i do bamirėsit. Edhe ata tė cilėt kur bėjnė ndonjė (mėkat) tė shėmtuar ose i bėjnė zullum vetes sė tyre, e pėrmendin Allahun dhe kėrkojnė falje pėr mėkatet e tyre - e kush i falė mėkatet pėrveē Allahut? - dhe qė duke ditur, nuk vazhdojnė nė atė qė kanė punuar (nė tė keqen). Shpėrblimi i tė tillėve ėshtė falja nga Zoti i tyre dhe xhenetet nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj e aty do rrinė pėrgjithmonė. Sa i mirė ėshtė shpėrblimi i atyre qė punojnė.” Ali Imran, 133-136.

Mirėsia ndaj atij qė tė bėn keq ėshtė njė shkallė qė  nuk ka mundėsi ta arrijė ēdokush. Allahu thotė nė Kuran: “Nuk ėshtė e barabartė e mira dhe e keqja. Andaj, (tė keqen) ktheje me mirėsi, se atėherė ai, mes teje dhe tė cilit ka armiqėsi, do tė bėhet (si) mik i afėrt. Mirėpo, kėtė nuk e arrin kush, pos atyre tė durueshmėve, dhe nuk e arrin kush, pos atyre me virtyt tė lartė.” Fusilet, 34-35.

Ndoshta nga njė herė i lejohet qė njeriu ta kėrkojė tė drejtėn e tij dhe tė ngadhėnjejė ndaj atij qė i ka bėrė zullum, por heqja dorė nga e drejta e jote nganjėherė ėshtė veēori qė e plotėson burrėrinė tėnde. Kėtė nuk kanė mundėsi ta bėjnė pėrveē ata qė kanė synime tė larta. Allahu thotė nė Kuran: “Ndėshkimi i tė keqes, bėhet me njė tė keqe nė tė njėjtėn masė, e kush fal e bėn pajtim, shpėrblimi i tij ėshtė tek Allahu. Vėrtet, Ai nuk i do zullumqarėt. E kush hakmerret pėr padrejtėsitė qė i janė bėrė, ndaj tė tillėve nuk ka ndonjė pėrgjegjėsi. Pėrgjegjėsia (ndėshkimi) ėshtė vetėm kundėr atyre qė u bėjnė njerėzve padrejtė dhe kundėr atyre qė pa farė arsye bėjnė ērregullime nė tokė. Pėr tė tillėt ėshtė njė dėnim i dhembshėm. Kush bėn durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo ėshtė virtyti mė i lartė (i lavdishėm).” Shura, 40-43.

Pėrktheu: Shaban Murati

19.01.2007

vazhdon...


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010