Peshoja e burrėrisė
20.12.2009 07:28:10

Askush nuk mendon se kemi nevojė t’ju flasim njerėzve pėr burrėrinė apo tė cekim cilėsitė dhe vlerat e saj, sepse burrėria ėshtė njė cilėsi qė tė gjithė njerėzit e menēur e lavdėrojnė atė.

Mjafton qė kur do ta lavdėrosh ndonjė njeri e cilėson atė me burrėri, ndėrsa kur do ta nėnēmosh dhe ta qortosh atė ia mohon atij burrėrinė dhe i thua: p.sh.: ky nuk qenka burrė. A nuk ėshtė babai ai i cili kur e qorton fėmijėn e tij i thotė: ‘ti, a nuk je burrė’ apo i thotė: ‘tani je bėrė burrė’, ‘ti je ende fėmijė, ende nuk je bėrė burrė’.

I shikon fėmijėt sot se si flasin pėr burrėrinė dhe si  bisedojnė nė mes vete se ēka do tė veprojnė  kur do tė rriten dhe tė bėhen burra.

Njeriu sheh gjėra tė ēuditshme nė moralin, sjelljen dhe natyrshmėrinė e njerėzve, sheh gjėra qė asnjėherė nuk tė kanė rėnė nė mend, por asnjėherė nuk gjen njė njeri i cili ėshtė i kėnaqur qė t’ia mohosh atij burrėrinė.

Burrėria ėshtė njė ēėshtje qė pajtohen tė gjithė pėr tė, muslimanė apo jobesimtarė, i devotshėm apo mėkatar. Jo vetėm kaq, por gjen edhe mendjelehtėt dhe budallenjtė qė mendojnė se budallallėku i tyre edhe ai ėshtė njė lloj burrėrie.

Burrėria tek arabėt, nė kohėn i injorancės, ishte njė gjė e trashėgueshme dhe e lavdėruar, pa marrė parasysh zhytjen e tyre nė disa gjėra tė ndaluara. Ata posedonin njė moral dhe disa virtyte qė i kishin tė mbjella. Pėr kėtė Allahu e dėrgoi Pejgamberin nė mesin e kėtyre arabėve dhe tregoi se e ka dėrguar tė Dėrguarin e Tij tek njerėzit mė tė mirė. Allahu i krijoi tė huajt dhe arabėt, mirėpo e zgjodhi tė Dėrguarin e Tij prej arabėve.

Nė kohėn e civilizimit, nė kohėn e luftės sė kozmosit dhe yjeve, nė kohėn e teknikės dhe lidhjeve elektronike, ėshtė shndėrruar bota nė njė fshat tė vogėl. Njerėzit u ngritėn  nė botėn e materializmit, ndėrsa humbėn botėn e shpirtėrore, morale dhe tė vlerave tė larta. U ngjitėn nė kozmos, ndėrsa  kėmbėt e tyre mbetėn nė shpresat e tyre tė ulta. Realizuan materializmin, ndėrsa ambiciet e tyre sillen rreth epsheve dhe dėshirave tė tyre. “Ata janė si kafsha, por edhe  mė tė humbur.” Muslimanėt, pėr fat tė keq, trashėguan kėto shkatėrrime dhe kėto gjėra  tė pamoralshme nga tė tjerėt. Ata as civilizimin e tyre nuk mundėn ta arrin e as nuk mbetėn nė burrėrinė e tyre qė ishin. Morali dhe tradita u shkri nė botėn e materializmit dhe pėr kėtė ėshtė bėrė e nevojshme qė tė flasim pėr cilėsitė e burrėrisė dhe t’ju pėrkujtojmė rinisė se ata duhet tė jenė burra e jo fėmijė.

Nė Kuran cilėsitė e burrit kanė ardhur nė disa ajete:

-Bartja e misionit dhe vėshtirėsitė e bartjes sė tij. Allahu thotė: “Ne nuk dėrguam para teje vetėm se burra nga banuesit e qyteteve, tė cilėt i pajisėm me shpallje.” Jusuf, 109.

-Sinqeriteti nė zbatimin e asaj qė i kanė premtuar Allahut: “Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi.” Ahzab, 23.

Mos angazhimi i tyre me ato gjėra qė tė pengojnė nga pėrmendja e Allahut dhe nga bota tjetėr: “Ata janė burra qė nuk i pengon as tregtia e largėt e as shitblerja nė vend pėr ta pėrmendur Allahun, pėr ta falur namazin dhe pėr ta dhėnė zekatin, ata i frikėsohen njė dite kur do tė tronditen zemrat dhe shikimet. (Ata i luten) qė Allahu t'i shpėrblejė mė sė miri pėr atė qė punuan dhe pėr t'ua shtuar tė mirat nga Ai. Allahu e dhuron pa masė atė qė do.” Nur, 37-38.

-Dashuria pėr pastrim: “Ti mos u fal aty kurrė! Njė xhami e cila qė prej ditės sė parė ėshtė themeluar nė respekt ndaj Allahut (pa hile), ėshtė mė e drejtė tė falesh nė tė, aty ka burra qė dėshirojnė tė pastrohen mirė, e Allahu i do tė pastrit.” Teube, 108.

 

Kuptimi i burrėrisė do tė thotė adhurimi i Allahut

Sa do qė tė arrij muslimani nė shkencė dhe kulturė ai e di se Allahu nuk i ka krijuar njerėzit pėr asgjė tjetėr vetėm qė ta adhurojnė Atė. “Nuk i kam krijuar njerėzit dhe xhinėt pėr asgjė tjetėr vetėm qė tė mė adhurojnė.” Dharijat, 56. Pėr kėtė vlera e njerėzve dhe shkalla e tyre merret nė bazė tė realizmit tė qėllimit pėr tė cilin janė krijuar. Burrat nė Islam peshohen nė bazė tė devotshmėrisė dhe pėrmirėsimit: “Mė i miri prej jush ėshtė ai qė ėshtė mė i devotshėm.” Huxhurat, 13.

Plotėsimi i burrėrisė ėshtė nė bazė tė plotėsimit tė devotshmėrisė dhe respektimit tė Allahut. Devotshmėria dhe respektimi i Allahut i jep njeriut moral dhe e ngre shpirtėrisht. Kėshtu pra, edhe Pejgamberi u dėrgua qė t’i plotėsojė vlerat e moralit dhe tregoi se njerėzit mė tė mirė janė ata qė janė tė butė dhe sillen butė me njerėzit.

 

Njerėzit nga natyra e tyre janė tė llojllojshėm

Njerėzit tė cilėt kanė shenjat e vėrteta tė burrėrisė. Kur i ndriēon ata drita e imanit, shihen nė ta disa gjurmė qė nuk shihen tek tė tjerėt. Transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi ėshtė pyetur se kush ėshtė njeriu mė  fisnik dhe mė i nderuar? Ka thėnė: “Ai qė mė sė shumti ia ka frikėn Allahut.” I thanė Pejgamberit se nuk po tė pyesim pėr kėtė. Atėherė Pejgamberi u tha: “Njeriu mė i mirė dhe mė fisnik ka qen Jusufi, pejgamber i Allahut, biri i pejgamberit tė Allahut, biri i mikut tė Allahut.” I thanė se nuk po tė pyesim pėr kėtė. Tha Pejgamberi: “A pėr llojllojshmėrinė e arabe po mė pyesni? Njerėzit janė tė llojllojshėm. Mė i miri nė Islam ėshtė ai qė ka qenė mė i miri nė injorancėn e vet, nėse e kuptojnė fenė.” Mutefekun alejhi.

Ata tė cilėt kanė udhėhequr nė injorancė, ata udhėheqin edhe nė Islam dhe ndikimi i tyre nė fitoren e Islamit nuk ėshtė si ndikimi i tė tjerėve.

 

Burrėria nė mes tė jashtmes dhe tė brendshmes

Njerėzit vėrehen nė bazė tė asaj qė  e paraqesin. Nuk ėshtė pa tjetėr disa qė respektohen dhe nderohen qė tė jenė tė denjė pėr respektim dhe nder. Ka mundėsi njeriu tė jetė prej miqve tė Allahut, ndėrsa njerėzit e nėnēmojnė atė dhe nuk ia japin vlerėn atij sa duhet. Mirėpo njeriut tė menēur nuk i bėn dėm nėnēmimi i njerėzve kur e di qė Allahu atė e do. Pėr kėtė, Pejgamberi na udhėzon qė mos t’i kufizojnė njerėzit vetėm nė anėn e jashtme tė tyre, burrėria ėshtė e fshehtė para se tė jetė e haptė. Transmeton Sehl ibėn Sad se njė njeri ka kaluar pranė Pejgamberit dhe Pejgamberi tha: “Ēfarė thoni ju nė kėtė njeri?” Thanė se ia vlen tė pėrmendet. Nėse kėrkon fejesė tė fejohet, nėse ndėrmjetėson tė ndėrmjetėsohet dhe nėse flet tė ndėgjohet. Pejgamberi heshti, pastaj kaloi pranė Pejgamberit njėri prej fukarenjve tė muslimanve. Pejgamberi iu drejtua shokėve tė tij: “Ēfarė thoni pėr kėtė?” Thanė se nėse kėrkon fejesė nuk ia vlen tė fejohet, nėse kėrkon ndėrmjetėsim mos t;i ndėrmjetėsohet dhe nėse flet mos tė dėgjohet. Atėherė tha Pejgamberi: “Ky ėshtė prej mė tė mirėve qė ka toka dhe tė ngjashėm me tė.”

Gjithashtu, nga Ebu Hurejra transmetohet se Pejgamberi ka thėnė: “Ndoshta njė njeri, i cili ėshtė i larguar nga dyert e njerėzve, sikur  tė betohej nė Allahun do t’i pėrgjigjet.” Muslimi.

 

Disa shembuj prej burrave tė cilėt e arritėn kėtė shkallė dhe dėshmoi i Dėrguari i Allahut pėr kėtė

Tregon Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) duke thėnė se xhaxhai im Enes ibn Nedar mungoi nė betejėn e Bedrit dhe i tha Pejgamberit: “O i Dėrguari i Allahut, unė mungova nė betejėn e parė qė patėm me jobesimtarėt. Nėse Allahu ma mundėson luftimin e jobesimtarėve do ta shohė Allahu se ēka bėj me ta.” Kur erdhi lufta e Uhudit dhe u mundėn muslimanėt tha: “O Zot, unė kėrkoj arsyetim pėr atė qė vepruan shokėt e Pejgamberit dhe distancohem nga ajo qė vepruan jobesimtarėt.” Pastaj kaloi pak pėrpara dhe takoi Sad ibėn Muadh dhe i tha: “O Sad ibėn Muadh, xheneti, pasha Zotin e Nedirit! Unė gjej erėn e xhenetit pranė Uhudit.” Sadi tha: “Nuk pata mundėsi ta bėj atė qė bėri Enesi.” Enesi tha: “Kur shikuam pas luftės e gjetėm tė vrarė qė kishte marrė 80 e ca gjuajtje me shpatė apo me shtizė a shigjetė. E pamė tė vdekur ku e kishin masakruar jobesimtarėt. Askush nuk e njohu, pėrveē motės sė tij nė majėn e gishtėrinjve.” Pastaj Enesi tha: “Mendonim se ka zbritur pėr tė dhe pėr disa tė tjerė tė ngjashėm si ai prej besimtarėve ajeti: “Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi.” Ahzab, 23.

Enesi thotė sė motra e tij ishte Rrebij, e cila ia theu dhėmbin e parė njė gruaje. Pejgamberi urdhėroi pėr kisas (shpagim), ndėrsa Enesi tha: “O i Dėrguari i Allahut, pasha Atė i cili tė dėrgoi me tė vėrtetėn, mos ia thyej dhėmbin asaj.” U pajtuan me kompensim dhe e lanė kisasin. I Dėrguari i Allahut tha: “Ka disa prej robėve tė Allahut, tė cilėt sikur tė betohen nė Allahun me njė herė do t’ju pėrgjigjet.” Transmeton Buhariu.

Kėta ishin tė dobėtit nė sytė e njerėzve, por kjo nuk iu bėnte dėm atyre, pasi qė ata tek Allahu kishin gradė tė larta.

Nga Harithe ibėn Vehb Hazai ka thėnė e kam dėgjuar Pejgamberin duke thėnė: “A dėshironi t’ju tregoj pėr banorėt e xhenetit, ēdo i dobėt nė sytė e tė tjerėve, i cili sikur tė betohet nė Allahun do t’i pėrgjigjej me njė herė. A dėshironi t’ju tregojė pėr banorėt e zjarrit? Ēdo arrogant, pengues dhe mendjemadh.” Transmeton Buhariu.

Ja edhe njė shembull tjetėr, pėr tė cilin ka dėshmuar Pejgamberi pėr devotshmėrinė e tij dhe pranim tė duasė. Edhe pse ai  jetonte nė mesin  e njerėzve, kurse ata qė  i matin vetėm me anėn e jashtme nuk kishte vlerė tek ata ky njeri.

Nga Esir ibėn Xhabir ka thėnė: “Ēdo herė kur vinte ndonjė grup karvani prej Jemenit Umeri ibėn Hatab pyste se a ėshtė nė mesin  tuaj Uvejs ibėn Amir, gjersa erdhi njė ditė Uvejsi dhe u afrua Umeri dhe i tha: ‘A je ti Uvejs ibėn Amir’ Po- u pėrgjigj. Tha Umeri: ‘Prej Muradit pastaj prej Karnit?’ Po- u pėrgjigj. I tha Umeri: ‘Ke qenė i sėmurė prej lebrozės dhe je shėruar pėrveē njė vend sa njė dėrhem?’ Po- u pėrgjigj. I tha Umeri: ‘A e ke nėnėn gjallė?’ Po- u pėrgjigj. Tha Umeri: ‘E kam dėgjuar Pejgamberin duke thėnė: ‘Do t’ju vijė juve Uvejs ibėn Amir me grupet e Jemenit prej Muradit, pastaj prej Karnit, ka qenė i sėmurė prej lebrozės dhe ėshtė shėruar pėrveē njė vend sa njė dėrhem, ka nėnėn gjallė, i cili sillet mirė me tė. Sikur tė betohet nė Allahun, Ai do t’i pėrgjigjej menjėherė. Nėse ke mundėsi qė tė kėrkojė ai falje tek Allahu pėr ty, bėje atė.’ I tha Umeri: ‘Kėrko tek Allahu tė mė falė mua!’ dhe ai kėrkoi falje pėr tė. I tha Umeri: ‘Ku dėshiron tė shkosh?’ Tha: ‘Dėshiroj Kufėn.’ I tha Umeri: ‘A ti shkruaj mėkėmbėsit  atje pėr ty?’ Tha: ‘Jo dėshiroj tė jem nė pluhurin e njerėzve, kjo ėshtė mė e dashur pėr mua.’ Tha: ‘Kur erdhi viti i ardhshėm, e bėri haxhin njė njeri prej vendit ku banonte Uvejsi. U takua me Umerin, Umeri e pyeti pėr Uvejsin. Tha: ‘E kam lėnė nė shtėpi tė leckosur, me pak ushqim nė shtėpi.’ Atėherė Umeri tha: ‘E kam dėgjuar Pejgamberin duke thėnė: ‘Do t’ju vijė juve Uvejs ibėn Amir me grupet e Jemenit prej Muradit, pastaj prej Karnit, ka qenė i sėmurė prej lebrozės dhe ėshtė shėruar, pėrveē njė vend sa njė dėrhem, e ka nėnėn gjallė, i cili sillet mirė me tė. Sikur tė betohet nė Allahun, Ai do t’i pėrgjigjej menjėherė. Nėse ke mundėsi qė tė kėrkojė falje tek Allahu pėr ty, bėje atė.’ Shkoi ky njeri tek Uvejsi dhe i tha: ‘Kėrko tek Allahu qė tė m’i falė gjynahet.’ Uvejsi i tha ti ke ardhur prej njė udhėtimi tė mirė, kėrko qė Allahu tė m’i falė gjynahet mua.’ I tha njeriu Uvejsit: ‘Kėrko nga Allahu qė tė m’i falė gjynahet.’ I tha: ‘Ti ke ardhur prej njė udhėtimi tė mirė, kėrko tek Allahu tė m’i falė gjynahet?’I tha Uvejsi a e ke takuar Umerin?’ Tha: po. Atėherė kėrkoi falje pėr tė. Kur e vėrejtėn njerėzit, tė gjithė u drejtuan nga ai, kurse veshja e tij ishte njė mantel. Ēdo herė qė e shihte ndonjė njeri thoshte prej Uvejsit kjo rrobe.” Transmeton Muslimi.

Nga Ebu Hurejra transmeton se Pejgamberi ka thėnė: “Ėshtė shkatėrruar robi i dinarit dhe i dėrhemit dhe robi i barkut. Nėse i jep ėshtė i kėnaqur e nėse nuk i jep hidhėrohet. Ėshtė shkatėrruar dhe ka humbur e nėse atij i futet njė ferrė nuk ka mundėsi ta nxjerr atė. Myzhde pėr  njė rob, i cili kap frerėt e kalit tė tij nė rrugėn e Allahut, me flokė tė shprishura dhe mė kėmbė tė pluhurosura, nėse ėshtė nė vėzhgim, nė vėzhgim e nėse ėshtė rojė nė rojė. Nėse kėrkon leje nuk i jepet leja e nėse ndėrmjetėson nuk i pranohet ndėrmjetėsimi.” Transmeton Buhariu.

Nė Ditėn e Gjykimit gjėrat e jashtme fluturojnė me pronarėt e tyre.

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ka thėnė: “Nė Ditėn e Gjykimit do tė vijė njeriu i madh i trashė, por nuk peshon tek Allahu as sa krahu i mushkonjės. Nėse do lexoje fjalėn e Allahut: “Tė tillėt janė ata qė nuk besuan argumentet e Zotit tė tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe nė Ditėn e Gjykimit atyre nuk do t'u jepet kurrfarė vlere.” Kehf, 105. Transmeton Buhariu. Ndėrsa nė njė transmetim tjetėr: “Njeriu i trashė, i madh, i gjatė, ngrėnės dhe pirės i madh.” 

 

Burrėria matet me anėn shpirtėrore mė shumė se me anėn trupore

Sikur qė burrėria ėshtė e brendshme e jo e jashtme, gjithashtu ajo ėshtė mė shumė shpirtėrore se sa trupore. Ka shumė nga njerėzit tė cilėt kanė trup tė zhvilluar dhe tė shėndetshėm, ndėrsa nuk gjen tek ai aspak cilėsi tė burrėrisė. Ndėrsa ka shumė qė janė tė gjymtė, tė dobėt nė trup, megjithatė jeton me ambicie tė burrėrisė. Shembujt e selefėve nė kėtė janė tė shumtė. Ky ėshtė Amėr bin Xhemu, i cili vendosi qė me kėmbėn e tij  qė ēalonte e ta fitoj nė betejė xhenetin e Allahut. Ky shok i Pejgamberit mori pjesė nė njėrėn prej luftėrave nė kohėn e Pejgamberit edhe pse ēalonte nė kėmbė. Me gjithė pėrpjekjet e bijve tė tij qė ta ndalonin nga pjesėmarrja nė betejė pasi qė edhe Allahu e ka arsyetuar mospjesėmarrjen e tyre nė luftė, por ai kishte vendosur qė tė shkelė xhenetin me kėmbėn e tij ēaluese.

                                          Pėrktheu: Shaban Murati

12.12.2006

 Vazhdon tema: "Disa kuptime tė gabuara tė njerėzve rreth burrėrisė"


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010