Rėndėsia e pėrmirėsimit tė gjendjes familjare
20.12.2009 07:26:31

S’ka dyshim se njė nga qėllimet mė kryesore nė jetėn familjare pėr muslimanėt ėshtė pėrmirėsimi i gjendjes familjare. Nė pika tė shkurtėra dhe tė argumentuara do tė keni mundėsi tė lexoni mė poshtė disa kėshilla pėr pėrmirėsimin e gjendjes familjare, si dhe shkaqet qė ēojnė drejt tyre.

1. Mbrojtja e vetvetes dhe familjes nga zjarri i xhehenemit. Allahu i Lartėsuar thotė: “O ju qė besuat! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lėnda djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėjt tė rreptė e tė ashpėr qė nuk e kundėrshtojnė Allahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruar.” Tahrim, 6.

2. Pėrgjegjėsia e madhe qė ka pėrgjegjėsi i familjes para Allahut tė Lartėsuar nė Ditėn e Gjykimit. I dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Allahu i Madhėruar do ta pyes ēdo bari (pėrgjegjės) pėr tufėn qė e ka patur nėn pėrgjegjėsinė e tij se a e ka ruajtur apo e ka humbur. Ai do tė pyetet edhe pėr anėtarėt e shtrėpisė sė vet.” Transmeton Ibn Hibani (hadithi ėshtė hasen).

3. Pasi shtėpia ėshtė vendi ku mbrojmė veten, jemi tė qetė prej tė kėqiave dhe ėshtė vendi ku muslimani duhet tė rrijė gjatė kohės sė fitneve, atėherė duhet dhėnė rėndėsi tė ndenjurit nė shtėpi, pasi Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Xheneti qoftė pėr atė qė mbisundon gjuhėn, i mjafton shtėpia e vet dhe pėr atė qė qan mėkatin e tij.” Transmeton Taberaniu (hadithi ėshtė hasen).

Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Ai qė bėn njėrėn nga kėto katėr vepra, Allahu i Lartėsuar do ta sigurojė: atė qė viziton njė tė sėmurė; atė qė del pėr tė luftuar; atė qė hyn tek imami (kryetari) pėr ta ndihmuar; atė qė rri nė shtėpi dhe njerėzit janė tė qetė prej tij dhe ai ėshtė i qetė prej tyre.” Transmeton Ahmedi.

Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Shpėtimi i njeriut gjatė kohės sė fitneve ėshtė tė qėndruarit nė shtėpinė e vet.” Transmeton Ibn ebi Asimi nė librin e tij “Suneh”, hadithi ėshtė sahih.

Muslimani mund ta shikojė dobinė e kėsaj ēėshje nė kohėn e vetmisė, nė kohėn kur nuk do tė mund tė ndryshojė shumė vepra tė kėqia, nė kėtė rast shtėpia i bėhet vendbanim nė tė cilėn e mbron veten prej veprės sė ndaluar. Gjithashtu, mbron familjen e vet nga lakuriqėsia, ndėrsa fėmijėt e vet nga shoqėia e keqe.

4. Njerėzit pjesėn mė tė madhe tė kohės sė tyre e kalojnė nė shtėpi, sidomos kur ėshtė shumė nxehtė ose kur ėshtė shumė ftohtė, kur bie shi, pasi tė kryejnė punėn, pas mėsimit etj. Pėr kėtė shkak, kėtė kohė qė e kalojnė nė shtėpi, duhet kaluar me vepra tė mira me tė cilat ėshtė i kėnaqur Allahu i Madhėruar, e jo me gjėra tė ndaluara.

5. Shtėpia ėshtė faktor i rėndėsishėm pėr ndėrtimin e shoqėrisė islame, ngase qeliza kryesore e shoqėrisė ėshtė shtėpia (familja). Ēdo shtėpi ėshtė njė tullė nė shoqėri. Nėse kėto tulla janė tė mira, kjo shtėpi do tė bėhet aq e fortė, sa qė do t’i bėnte ballė armiqėve tė Allahut, nė tė do tė pėrhapej e mira dhe do tė ndalohej e keqja.

Nga edukata e shėndoshė familjare mund tė dalin burra qė do tė pėrmirėsojnė shoqėrinė, mund tė dalin thirrės shembullorė, kėrkues tė diturisė, luftėtarė tė sinqertė, femra tė ndershme, nėna edukatore etj.

 

Shkėputur nga nga “40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e gjendjes familjare” tė Muhamed Salih Munexhid


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010