Kush e blen gjuhėn e kritikuesit
20.12.2009 07:26:17

Kėta janė disa rreshta qė burojnė nga ndjenja e dėlirėsisė dhe sinqeritetit.

Ėshtė ky aksion i meremetimit tė asaj qė ka filluar tė ndryshket nė konstruktin e terbijes.

Nėse do, thuaj se kėto janė pėshpėritje vėllazėrore pėr t’i shėruar zemrat e sėmura. Apo thuaj se kėto janė fjalė tė guximshme pėr demaskimin e pretendentėve. I shkrova kur fillova tė dėgjoj disa zėra tė vrazhdtė qė i shqetėsojnė veshėt e thirrėsve aktivė, qė edhe ashtu janė mjaftė tė shqetėsuar. I kufizojnė lėvizjet e tyre duke i pėrēmuar dhe ofenduar, ndėrsa ambiciet  e tyre orvaten t’i likuidojnė me kamėn e helmuar tė fjalėve sharėse. Kėta zėra nuk vijnė nga armiku i haptė apo nga mynafiku i njohur. Kėta janė zėra tė njerėzve qė sė bashku me tė mirėt shtyhen me supet e tyre dhe me ta qėndrojnė nė tė njėjtin istikam, nė atė tė shėrbimit tė fesė.

Mirėpo, kėta tejkaluan kufijtė nė padrejtėsi ndaj vėllezėrve tė tyre dhe i goditėn me shigjetat e tyre tė drejtuara gjithandej. Pretendojnė se nė ēdo gjė ia qėllojnė dhe se e vėrteta ėshtė nėn ēallmat e tyre, andaj tė gjerėn e ngushtuan shumė. Allahut orvaten t’i afrohen – me injorancė, gjithsesi – duke i shqetėsuar vėllezėrit e vet, duke menduar se kjo ua ngre autoritetin tek Allahu, sikur tė mos e kishin dėgjuar fjalėn e tė Dėrguarit: “Allahu e pranon vetėm tė bukurėn.”[1

·        Kush e blen gjuhėn e kritikuesit dhe e lidhė me rrip?!

Arabėt nė kohėn e injorancės i ndėshkonin poetėt ofendues, duke ua lidhur gjuhėn me rrip tė lėkurės ose u bėnin atyre ndonjė tė mirė, ashtu qė e detyronin qė tė ndalej nga sharjet dhe ofendimet, me njė fjalė, sikur t’ia kishin lidhur gjuhėn me atė veprim. Kur erdhi Islami, i Dėrguari e aprovoi kėtė veprim me rastin e shpėrndarjes sė presė sė luftės sė Hunejnit kur tha: “Shkurtojani kėtij gjuhėn!” d.m.th.: heshteni me dhurata.

Umer b. Hatabi e vazhdoi kėtė traditė nė rastin e Hutaj’es[2] i cili filloi ta ofendojė pa masė Zuburkan b. Bedėr et Temimiun (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), me ē’rast e shau shumė, por Umeri mendoi se ajo ėshtė lėvdatė, derisa nuk e pyeti Hasan b. Thabitin se a ėshtė duke e sharė apo lavdėruar, e ai  i tha: “O prijės i besimdrejtėve, jo qė e ka sharė, por e ka sakatuar me fjalėt:

                    Lėri gjėrat e larta, mos udhėto pas tyre,

                   Dhe rri ulur se ti je ai qė ushqehesh dhe vishesh.

Me kėtė rast Umeri e burgosi nė Medine, por Hutaj’eh iu lut me fjalėt:

                    Ēfarė do tė thuash pėr disa zogj tė sapoēelur

                   Tė mbetur vetėm, pa ujė e pa bimė,

                    Atė qė i ushqente e ke futur nė njė gropė tė errėt

                   Andaj, fal mbi ty o Umer,[3] qoftė ai shpėtim!

Atėherė Umeri e nxori nga burgu dhe ia ndaloi qė t’i ofendonte dhe fyente njerėzit me poezitė e tij, por ai iu ankua se nėse nuk merrem me poezi, familja do tė mė vdesin nga uria. Umeri me kėtė rast, mbrojti nderin e muslimanėve nga ofendimet e kėtij me tremijė dėrhemė.[4] Pėr kėtė mori besėn prej tij dhe ai nuk ofendoi askėnd me poezinė e tij, derisa vdiq Umeri.

Kush do ta mbrojė sot nderin e dijetarėve dhe thirrėsve nga ofenduesi, i cili ėshtė barrikaduar nė shpellėn e pasivėve qė fytyrat e tyre i kanė shmangur nga dhimbjet e umetit dhe thonė: sa i mirė ky ujė i ftohtė pėr t’u freskuar dhe pėr tė pirė. Sa herė qė kalon nga njė grup i thirrėsve, ai e zgjedh viktimėn e vet, e gjuan me njė raketė etiketash tė hidhura qė lansohet nga goja e tij me shpejtėsi tė madhe, sikur del shigjeta matanė cakut, pastaj e lė atė nė mes tė rrugės duke thėnė: largoni pengesėn nga rruga, sepse kjo ėshtė prej degėve tė imanit.[5]

·        Mes fshehjes sė krimeve tė mėkatarėve dhe “demaskimit” tė thirrėsve

Zemra pikėllohet dhe shpirti ngushtohet nga pamjet e njė devotshmėrie shumė tė zbehtė dhe tė tejdukshme, i zoti i sė cilės jeton nė njė rreth shumė tė ngushtė tė praktikimit formal tė mėsimeve islame. Ai sillet vėrdall nė kėtė vorbull, duke mos patur rast qė imani i tij tė depėrtojė thellė nė zemrėn e tij dhe tė reflektojė me moral tė lartė dhe sjellje tė ēiltėr. Tė kėtillėve ua drejtoi i Dėrguari (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) thirrjen: “O ju qė (pretendoni se) besuat me gjuhėt tuaja, ndėrsa imani akoma nuk ka depėrtuar nė zemrat tuaja, mos i pėrgojoni muslimanėt dhe mos hulumtoni nė tė metat e tyre!”[6]

Njeriu nuk mundet pa u ēuditur me Ebu Bekrin kur, sipas asaj qė transmeton Abdurrezaku, thotė: “Sikur tė mos gjeja asgjė pėr ta mbuluar vjedhėsin, imoralistin dhe pirėsin e alkoolit pėrveē petkut tim, do ta zhvishja atė e do t’i mbuloja me tė.” Ndoshta Ibėn Hubejre e ka kuptuar mirė kėtė thėnie tė Ebu Bekrit kur ka thėnė: “Mundohu t’i mbulosh mėkatarėt, sepse paraqitja e mėkateve tė tyre ėshtė turp pėr tė gjithė muslimanėt, e mė e rėndėsishmja ėshtė mbulimi i turpit.”[7]

Njė zemėr e madhe dhe e mėshirshme si ajo e Ebu Bekrit kishte gjerėsi tė mjaftueshme pėr t’i strehuar kriminelėt, ndėrsa nė zemrat e disa njerėzve sot nuk ka vend, madje as pėr sukseset e vėllezėrve tė tyre. Pėr kėtė arsye ata nuk duan tjetėr vetėm se tė hulumtojnė pėr tė zbuluar tė metat e tyre. O Allah, sa ēudi e madhe!

Sufjan b. Husajni ishte njė herė duke ndenjur me Ijas b. Muauijen. Nė njė moment kaloi afėr tyre njė njeri, tė cilin Sufjani filloi ta pėrmend pėr tė keq. Ijasi e pyeti: “A ke luftuar kundėr bizantinėve?” Ky i tha: “Jo.” E pyeti pėr sė dyti: “A ke luftuar kundėr mongolėve?” Ky u pėrgjigj: “Jo.” Me kėtė rast Ijasi ia dha njė leksion tė cilin Sufjani nuk e harroi kurrė, me fjalėt: “Prej teje janė tė qetė bizantinėt dhe mongolėt, a nuk do ta lėsh tė qetė vėllain tėnd musliman?!”[8]

Edhe dijetari Abdurrahman Abdulhalik (Allahu e ruajt!) i demaskon pretendimet e rreme, me tė cilat kohė tė gjatė ngritin zėrin disa, gjoja fetarė, duke nėpėrkėmbur nė kėtė mėnyrė nderin e thirrėsve aktivė. Ai i demaskon ato me fjalėn e tij: “Muslimanėt vazhdimisht deri nė ditėt e sotme janė ballafaquar me dukurinė e paraqitjes sė atyre tė cilėt pretendojnė se e ndihmojnė fenė dhe e flasin tė vėrtetėn. Tė kėtillėt i lėnė tė qetė idhujtarėt, tė shfrenuarit, jobesimtarėt dhe ata qė promovojnė amoralitet, ndėrsa lapsat dhe gjuhėt e tyre i kanė angazhuar tek muslimanėt. Madje ka prej tyre tė atillė qė nuk preokupohen me tjetėr gjė pėrveēse me thirrėsit nė rrugėn e Allahut, duke i kritikuar, sharė dhe etiketuar ata. Pėr disa arsye tė kėtilla – tė cilat ata i shohin si kundėrvajtje e ato nė tė vėrtetė nuk janė kundėrvajtje – ata e trajtojnė tė lejuar nderin e thirrėsve, e marrin nėpėrkėmbė atė, hulumtojnė sekretet e tyre dhe nuk gjejnė tjetėr “vepėr tė mirė” pėr tė praktikuar pėrveē pėrēarjes sė tyre, mbushjes sė zemrave tė njerėzve me urrejtje ndaj tyre dhe orvatjes pėr t’i larguar njerėzit prej tyre.”[9]

·        A duhet tė nėpėrkėmbet nderi “pėr hir tė Allahut”?!

Dukuria e vrasjes nga zjarri mik nuk ėshtė gjė e re, por rrėnjėt e saj shtrihen deri nė kohėt e hershme, kur ato i zbuloi muhadithi i kėtij umeti Ebu Hurejre (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e u ngrit pėr t’i kėshilluar ata tė cilėt i orientuan fokuset e tyre pėr tė gjetur lėshimet e vėllezėrve tė tyre, me ē’rast tha: “Dikush prej juve e vėren qimen nė syrin e vėllait tė vet, ndėrsa nuk e vėren trungun nė syrin e vet.”[10]

Ndrėsa Ibnul Kajimin (Allahu e mėshiroftė!) e pėrshkon ndjenja e ēudisė dhe habisė nga pretendentėt e devotshmėrisė, tė cilėt i zhveshėn shpatat e fjalėve tė tyre pėr tė copėtuar mishin e vėllezėrve, duke mos i kursyer madje as tė vdekurit. Ai thotė: “Ka shumė njerėz tė cilėt i sheh se u ruhen tė kėqijave dhe tė ligave, ndėrsa gjuha e tyre bėn masakėr nė tė gjallėt dhe tė vdekurit, ndėrsa ai aspak nuk vret mendjen se ēfarė flet.”[11]

Ibnul Ethiri nė librin e tij “El Kamil” shėnon ngjarjen e vrasjes sė halifes sė drejtė Uthman b. Afanit me ē’rast shėnon: “...ndėrsa Amėr b. El Hamak kėrceu mbi gjoksin e Uthmanit, derisa akoma kishte frymėn e fundit dhe e goditi me thikė nėntė herė, duke thėnė se tri tė parat janė pėr hir tė Allahut, ndėrsa gjashtė tė fundit janė pėr shkak tė urrejtjes qė kam pasur nė zemėr ndaj tij. Pastaj deshėn t’ia presin kokėn por ndėrhynė gruaja dhe shėrbėtorja e Uthmanit duke klithur dhe ata e lanė...”

Dijetari Muhamed Ahmed er Rashid (Allahu e ruajt!) duke komentuar kėtė, thotė: “Kėsisoj armiqtė e Islamit gjithnjė dėshirojnė qė tė kėpusin kokėn e xhematit (bashkėsisė) dhe t’ia thyejnė brinjėt organizimit tė tij, ndėrsa justifikimi ėshtė “pėr Allahun” siē shprehet Ibėn el Hamak. Dhe me kėtė klithje “pėr Allahun” u dėmtuan me mijėra e mijėra djem tė rinj, pjesėmarrės tė kėtij procesi tė pėrmirėsimit nė tė djeshmen e afėrt, u ndaluan shumė njerėz, u zbuluan shumė sekrete dhe u mbushėn shumė burgje. Sikur tė ishin tė sinqertė do tė thoshin sikur tha Ibėn el Hamak: “ ... ndėrsa gjashtė tė fundit janė pėr shkak tė urrejtjes qė kam patur nė zemėr ndaj tij.”[12] Kjo madje nuk dallon shumė prej praktikės  sė disave, tė cilėt sot llogariten se i takojnė lėvizjes sė dauas. Ndėrsa pyetja vazhdon tė mbetet: A ishte tėrė ajo, vėrtetė pėr Allahun?!

·        Mos i harroni tė mirat e njėri-tjetrit

Disa sėmundje tė fshehta qė burojnė nga epshi, zilia, edukata e mangėt si dhe dija shumė modeste mund ta bėjė atė qė vjen mė vonė qė tė harrojė vlerat e mė tė hershmit nė thirrje nė rrugė tė Allahut, urdhėrim nė tė mirė dhe ndalim nga e keqja, kohėn e kaluar nė burgjet e zullumqarėve, kėshillat qė ia ka drejtuar mėkatarit, librin e dobishėm qė e ka shpėrndarė, madje edhe vetėm prezantimin e tij nė aktivitetet e mirėsisė pėr tė rritur numrin e muslimanėve. Ajo qė mė sė tepėrmi i brengos zemrat e pastra besimtare dhe i irriton shpirtrat e qetėsuar janė sjelljet e kėqija dhe tė pavend tė atyre qė pretendojnė se kanė dije dhe janė tė mirė me rastin e gabimit tė dijetarit tė njohur apo thirrėsit tė pranuar, i cili e ka dėshmuar veten me kohėn e gjatė tė kaluar nė aktivitetin islam. Me kėtė rast ata e nėpėrkėmbin nderin e tij, i shqyejnė tė gjitha mbulesat pėrreth tij, duke i shpallur tė pavlefshme tė gjitha vlerat e tij, kjo madje duke qenė se tė kėtillėt akoma nuk janė pjekur as nė ide e as nė menēuri. Sa e sa “shkurtabiqė” tė kėtillė i hasim duke bėrė padrejtėsi e mizori, duke shpifur akuza kundėr personaliteteve qė janė simbole tė dauas dhe mendjes sė ndritur tė cilėt pėr Allahun kanė sakrifikuar ēdo gjė tė vlefshme qė kanė patur nė dorė: kohėn, pasurinė dhe gjakun dhe hoqėn dorė nga kėnaqėsitė e kėsaj bote nė kohėn kur kėta kritikues ziliqarė bėnin gara rreth dynjasė dhe shpejtonin pas mjegullės sė epsheve tė tyre, duke mos u brengosur pėr asgjė.

Mos e teproni me qortime, mos paēi baba ju as babai juaj!

                   Ose plotėsoni atė qė ata kanė plotėsuar [13]

Tė rinj qė nga Kurani nuk kanė nxėnė pėrmendėsh mė tepėr se kaptinat e shkurtra, dije kanė pak ndėrsa tė kuptuar edhe mė pak, shumė vonė e njohėn Allahun, nė anėn tjetėr mendojnė se ata dhe dijetarėt plotė pėrvojė tė dauas janė tė barabartė. Ata nuk janė tė vetėdijshėm se : “Nuk ėshtė i barabartė ai prej jush qė sakrifikoi para ēlirimit dhe luftoi, kėta janė nė pozita mė tė larta se ata qė sakrifikuan dhe luftuan mė pas.” (Hadid, 10)

Sejid Kutbi e ka njė shpjegim tė bukur rreth kėsaj pjese tė ajetit kur thotė: “Ai qė sakrifikon dhe lufton derisa akideja ėshtė e persekutuar, ndihmėtarėt janė tė paktė, ndėrsa nė horizont nuk duket ndonjė shpresė, fuqi apo mirėqenie, nuk ėshtė sikur ai qė sakrifikon dhe lufton derisa akideja ėshtė e siguruar, ndihmėtarėt janė tė shumtė, ndėrsa fitorja ėshtė e kapshme.” [14]

·        Metodologji selefite por pak kush kupton

Ku janė ata qė pretendojnė se ia duan tė mirėn fesė, njėkohėsisht duke hulumtuar gabimet e thirrėsve qė mezi presin tė hasin nė tė metat e tyre, ku janė tė tillėt qė tė dėgjojnė atė qė ka thėnė Ibnul Kajimi duke sqaruar metodologjinė pėr vlerėsimin e njerėzve, me ē’rast thotė: “Prej rregullave tė fesė dhe urtėsisė ėshtė se ai person, tė mirat e tė cilit janė tė shumta dhe tė mėdha e qė njėkohėsisht ka dhėnė kontribut tė ēmuar pėr Islamin, atij mund mos t’i merret parasysh ajo qė i merret parasysh tjetrit dhe atij mund t’i falet ajo qė nuk mund t’i falet tjetrit, sepse gabimi ėshtė ndyrėsi, ndėrsa uji kur arrin sasinė e madhe (kul-letejn) nuk ndotet, gjė qė nuk ėshtė rasti me ujin e paktė, i cili nuk duron as ndyrėsinė mė tė vogėl.”

Kėtė e dėshmon edhe fjala e tė Dėrguarit qė i ka thėnė Umerit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!): “Ku e di ti, ndoshta Allahu i ka shikuar pjesėmarrėsit e Bedrit dhe u ka thėnė: Bėni ē’tė doni se ua kam falur.”[15] Kjo ishte arsyeja pse nuk e ekzekutoi personin i cili kishte spiunuar nė dėm tė tij dhe tė muslimanėve, me ē’rast kishte bėrė krim tė madh, por i Dėrguari me kėtė rast njoftoi se ai person kishte marrė pjesė nė luftėn e  Bedrit. Prej kėsaj kuptohet se tė merituarit e ndėshkimit ekziston, por arsyeja e mosekzekutimit ėshtė pjesėmarrja e atij personi nė atė ngjarje tė madhe, ndaj ai gabim i madh u fal pėrballė veprave tė mira qė kishte bėrė ai.[16]

Nė kėtė kontekst janė edhe disa fjalė qė meritojnė tė shkruhen me ngjyrė ari, tė cilat i ka pėrmendur Ibnul Kajim nė librin e tij “I’lamul-muueki’in”,  “... Ai qė ka sado pak njohuri nė fe dhe realitet e di, padyshim, se njeriu i madh, i cili nė Islam ka kaluar kohė dhe ka lėnė gjurmė tė mira, i cili nė mesin e muslimanėve gėzon autoritet, mundet qė i kėtilli tė gabojė dhe tė ketė ndonjė tė metė, porse ato i falen, madje mund edhe tė shpėrblehet pėr mundin qė ka dhėnė, andaj nuk lejohet, assesi, qė ato tė meta t’i eksponohen apo tė diskutohet dhe cėnohet autoriteti i tij nė zemrat e muslimanėve.” [17]

Para tij e ka sqaruar shumė mirė kėtė metodologji selefite Seid b. El Musejebi (Allahu e mėshiroftė!) duke potencuar nevojėn e respektimit tė atyre qė kanė paraprirė me vepra tė mira: “Nuk ka asnjė fisnik, as dijetar, as njeri i mirė e qė nuk ka tė meta, porse disa njerėzve nuk bėn t’u pėrmenden tė metat. Ai qė ka tė mira mė shumė se tė meta, tė metat i falen pėr shkak tė tė mirave.”[18]

Paramendoje Muhamed b. Sirinin duke tė tėrhequr nė njė kėnd tė xhamisė dhe duke tė kėshilluar me pėshpėritje: “Do t’i bėje padrejtėsi vėllait tėnd po qe se ia pėrmend atė mė tė keqen qė di pėr tė dhe ia fsheh tė mirat.” pastaj citon: “...e njerėzve mos ua leni mangut atė qė u takon.” (Shuara, 183) [19]

Dijetari dhe reformatori i njohur Muhamed b. Abduluehab ka patur pėrjetime tė pakėndshme me kėtė lloj tė armiqve tė suksesit qė me padurim i presin gabimet dhe rrėshqitjet e tė tjerėve, andaj u ka thėnė me fjalė shumė tė qarta: “...kur tė verifikoni se vėrtetė kam gabuar shpalleni atė, por mos i hidhni nė ujė tė gjitha tė mirat, pėr shkak tė njė gabimi apo njėqind, apo dyqind gabimeve. Unė nuk e konsideroj veten se jam i pagabueshėm.”[20]

Sa shumė e prish dėlirėsinė dhe pastėrtinė e mirėsjelljes mėnyra e vrazhdėt e shpalosjes sė tė vėrtetės, mohimit tė sė keqes dhe refuzimit tė gabimit! Nuk e di, tė kėtillėt a kanė patur rast tė dėgjojnė (apo lexojnė) kėshillėn qė imam Shafiu i ka dhėnė shokut dhe nxėnėsit tė tij El Muzeniut, kur ky i fundit nė njė rast pat thėnė: “Filani ėshtė gėnjeshtar i madh.” Shafiu i tha: “O Ibrahim, vishi pak shprehjet tua me petka tė mirėsjelljes. Mos thuaj: gėnjeshtar i madh, por thuaj: hadithi (transmetimi dhe fjala) i tij nuk ėshtė i pranueshėm.”[21] Sikur tė ishte imam Shafiu qė t’i edukonte kėta tė ngutshmit, tė cilėt zanat tė vetin e kanė bėrė gabimin e tė tjerėve, qė nuk perfeksionojnė tjetėr vetėm kritikat dhe etiketimet qė u bėjnė vėllezėrve tė tyre thirrės dhe me kėtė mburren nė uljet e pėshpėritjes dhe ēnderimit.

·        Mos u bė pjesėmarrės nė derdhjen e gjakut tė dauas

Sa e sa artikuj tė vėrtetė janė shkruar, prapa tė cilėve qėndron e pavėrteta dhe me to janė larguar me dhjetėra dhe qindra njerėz nga tė dėgjuarit e tė vėrtetės prej filanit.

Sa e sa artikuj tė dėmshėm janė shkruar dhe i kanė dekurajuar njerėzit nga librat e autorėve tė dėshmuar, e me kėtė i kanė privuar nga njė hajėr i madh.

Sa e sa herė janė mbyllur dyer tė hajrit si pasojė e gjesteve dhe fjalėve tradhtare dhe planeve dashakeqe qė janė thurur nė errėsirėn e natės.

Sa e sa projekte tė dauas janė ndalur pėr shkak tė ndonjė etikete tė pamatur, tė lansuar nga arsenali i ndonjė adoleshenti nė llogari tė bartėsve tė projektit.

Sa e sa duar tė liga janė zgjatur padrejtėsisht dhe e kanė varrosur aktivitetin islam pėr sė gjalli qysh nė djep.

Sa e sa pranga e pengesa janė vendosur pėr shkak tė shkrimit tė lapsit tė dikujt, qė gjithsesi nuk ka qenė pėr Allahun.

Dėgjoje thėnien e tabi’iut tė besueshėm e besnik Ebu Mabed el Xhuhenij (Allahu e mėshiroftė!) pėr ta kuptuar mė mirė atė qė them: Nė njė tubim mėsimi qė u mbajt me qėllim tė vetėdijesimit dhe aftėsimit tė gjeneratės sė re tė burrave tė shtetit islam, qė do tė sanonin pasojat e fitnes, ligjėroi edhe Abdullah b. Akim (Ebu Mabed el Xhuhenij) dhe me njė fjali e pasqyroi tėrė pėrvojėn e njerėzve tė sinqertė: “Nuk do tė marr pjesė nė asnjė komplot pėr derdhjen e gjakut tė hafifes pas Uthmanit.”

Kjo vėrtetė ishte njė fjalė shumė e rėndė dhe prekėse... Tė gjithė u befasuan nga kjo thėnie. Tė gjithė tė pranishmit filluan tė shkėmbejnė shikime, duke u ēuditur ēfarė ėshtė duke folur ky njeri i mirė. Ēfarė mėkati ka bėrė ky plak i dėlirė dhe i pafajshėm, i cili kurrė nuk e ka ngritur shpatėn e tij kundėr Uthmanit? Ēfarė ka qė e akuzon veten me akuzė tė cilėn nuk e meriton? Njėri mė guximtar e pyeti: “O Ebu Mabed, a ke marrė pjesė nė atė komplot?” Ky u pėrgjigj: “Mendoj se tė pėrmendurit e tė kėqijave tė njeriut ėshtė pjesėmarrje nė komplot pėr derdhjen e gjakut tė tij.”

Ai e akuzon veten dhe ia ngarkon njė pjesė tė pėrgjegjėsisė pėr gjakun e derdhur tė Uthmanit, ngase u bind se ajo qė ai kishte menduar se ėshtė e vėrtetė, u keqpėrdor nga njė grup keqbėrėsish deri nė atė masė saqė e mbytėn halifen Uthman (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!)[22]

Shpresoj se e ke kuptuar mesazhin:

Mos bashkėvepro pėr derdhjen e gjakut tė dauas.

Mos bashkėvepro pėr derdhjen e gjakut tė dauas me fjalė tė kėqija dhe akuza kundėr vėllezėrve tė tu, prej tė cilave ata janė tė pafajshėm.

Mos bashkėvepro pėr derdhjen e gjakut tė dauas, duke i hulumtuar gabimet dhe lėshimet e thirrėsve mė qėllim tė poshtėrimit tė tyre, vetėm pse nuk pajtohesh me ta nė ndonjė detaj.

Mos bashkėvepro pėr derdhjen e gjakut tė dauas me pėrgojim apo shpifje nė llogari tė atyre qė i prijnė asaj.

Mos bashkėvepro pėr derdhjen e gjakut tė dauas, duke u dhėnė armiqve rast qė tė pėrēajnė radhėt e muslimanėve.

Mos bashkėvepro pėr derdhjen e gjakut tė dauas, duke e spiunuar vėllain tėnd tek zullumqarėt apo kundėrshtarėt e paskrupullt.

·        Nė vend tė pėrfundimit, vėlla i nderuar

Nėse je prej atyre qė i ka mashtruar shejtani ndonjėherė dhe e ke shpėrfillur nderin e dijetarėve tė devotshėm dhe thirrėsve aktivė, strehohu nė njė xhami tė vjetėr me zemrėn tėnde, qaj pėr mėkatin tėnd dhe shpalle teuben tėnde tė sinqertė, pas sė cilės nuk do tė devijosh kurrė dhe pėrsėrit me pėrulje dhe devotshmėri: “O Zoti ynė, na fal neve dhe vėllezėrit tanė qė na paraprinė me iman dhe nė zemrat tona mos le urrejtje pėr ata qė besojnė. Ti o Zoti ynė je i butė dhe i mėshirshėm.” (Hashėr, 10)

Ndėrsa nėse je prej atyre qė padrejtėsisht e kanė akuzuar dhe i kanė shpifur mos u ndal as pėr njė moment, sepse misioni yt ka shumė nevojė pėr atė moment, por largohu prej tij, duke thėnė me zė tė dėgjueshėm: “Nėse ti e zgjatė dorėn tėnde pėr tė mė vrarė mua, unė nuk do ta zgjas dorėn time pėr tė tė vrarė ty. Unė i frikėsohem Allahut, Zotit tė botėve.” (Maide, 28)

 

Shkėputur nga faqja: Sajdul-feuaid

Mut’ib b. Ferhan el Kahtani

Pėrktheu: Ekrem Avdiu


 

[1] Pjesė e hadithit qė e shėnon Ahmedi nė Musned dhe Buhariu e Muslimi nė Sahihėt e tyre. Shih “Sahihul-xhami’is-sagir”, 2044, 6152.

[2] Hutaj’eh ėshtė Xheruel b. Eus el Absijj, vdekur nė vitin 45 sipas hixhretit. Ishte poet i njohur qė shquhej pėr kritikė dhe sharje, saqė thuhet se me poezitė e tij i ka sharė nėnėn, babain, xhaxhain, dajėn dhe veten e vet. Shih: “El-bidaje uen-nihajeh”, 8/100.

[3] “Xhauahirul-edeb”, Ahmed el Hashimij, f. 395.

[4] Shėputur nga libri: “Klasifikimi i njerėzve mes paragjykimeve dhe bindjes” nga Bekėr Ebu Zejd, me pak ndryshim.

[5] Burimi i njejtė.

[6] Shėnuar nga Ahmedi dhe Ebu Davudi, ndėrsa Albani e konsideron se ėshtė sahih. Shih: “Sahihul-xhami’is-sagir”, hadithi 3078 dhe 7984.

[7] Thėnia e Ebu Bekrit dhe ajo e Ibėn Hubejres ėshtė shkėputur nga libri “Metodologjia e ehlus-sunetit pėr vlerėsimin e autorėve dhe librave tė tyre” tė Ahmed b. Abdurrahman es Sauejanit.

[8] “Metodologjia e Ehlus-sunetit nė kritikė dhe gjykim pėr tė tjerėt” nga Hisham Ismail es Sini, f. 59.

[9] “Shėmbėlltyrat e mėdha mes shkatėrrimit dhe lulėzimit”, tė autorit Muhammed Musa Sherif, f. 66.

[10] Albani thotė se ky transmetim ėshtė autentik nga Ebu Hurejra. Shih “Sahihul-edebil-mufred”, hadithi 460 dhe 592.

[11] “El-xheuabul-kafi”,  f. 120.

[12] “El-Auaik”, tė autorit Muhammed er Rashid, f. 268

[13] Pjesė e poezisė sė Hutajes, rast i rrallė ku ai lavdėron, “El-bidajeh ven-nihajeh”, 8/102.

[14] “Fi dhilalil-Kuran”, 6/3484.

[15] Muslimi: 4550; Buhariu: 2785.

[16] El Auaik, M. A. Er Rashid, f. 139.

[17] “Kaua’id fit-te’amuli me’al-‘ulema”, Abdurrahman El-Luuejhik, f. 133.

[18] Burimi i njejtė, f. 132.

[19] “Insaf ehlis-sunneh”, Muhamed Salih el Alij, f. 89.

[20] Burimi paraprak, f. 90.

[21] “Menhexh ehlis-sunneh fi takuimir-rixhal”, Ahmed es Suuejan, f. 40.

[22] “El Auaik”, f. 156.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010