Ndalimi i gėnjeshtrės
20.12.2009 07:25:48

Ndoshta dikujt i duket e lehtė gėnjeshtra me shaka, duke menduar se nuk sjell ndonjė pasojė. Mirėpo Islami njė gjė tė tillė e ka paraparė si jasht kufijėve tė korrektėsisė sė pastėr. Profeti (alejhi selam) thotė: “Mjer pėr atė qė flet diēka pėr ti bėrė tė tjerėt qė tė qeshin e gėnjen, mjer pėr tė, mjer pėr tė!”(Tirmidhiu)Por, sot njerėzit i kanė lėshuar frenat e fantazisė pėr tė shpikur gjėra qesharake.

            Servilizmi ėshtė njė lloj gėnjėshtre

Lavdėrimi i tepėrt i njerėzve ėshtė rrugė qė tė ēon nė gėnjeshtėr. Andaj duhet patur kujdes kur duam t’i lavdėrojmė tė tjerėt duke i pėrmendur ata vetėm me ato vepra dhe ato cilėsi tė mira qė ne i dimė pėr ta e jo gjėra tė tjera pėrveē kėtyre. Nėse e lavdėron me ato gjėra qė nuk i ka, atėhere ti ke gėnjyer pėr tė. Ndėrsa disa njėrez me komplimente  tė kota e lavdata tė zbrazėta mundohen qė tė bėhen tė dashur e tė afėrt me njėrezit qė kanė pozitė. Por Profeti (alejhi selam) na ka lajmėruar qė t’i braktisim kėta servilė gėnjeshtarė, derisa tė kthehen nga trillimi me fytyra tė shėmtuara. Ebu Hurejre thotė: “Na ka urdhėruar Profeti (alejhi selam) qė tė hedhim pluhur nė fytyrat e lavdėruesve qė e teprojnė.” (Tirmidhiu) Kanė thėnė nė komentimin e kėtij hadithi se ėshtė fjala pėr ata lavdėrues qė me fjalėt e tyre e shkatėrrojnė atė qė lavdėrohet.

            Drejtėsia nė shitblerje

Profeti (alejhi selam) thotė: “Shpesh betimet e rrejshme e shesin mallin, por e fshijnė fitimin.” (Ahmedi) Ka blerės me pak pėrvojė qė e marrin mallin edhe pse mund tė jetė i keq pėr shkak tė reklamave tė rreme qe ua thotė atyre tregtari pėr kėtė mall. E tregtari nė kėtė mėnyrė shfrytėzon dobėsinė  e tyre. Andaj njė gjė tė tillė Islami e ka ndaluar. Profeti (alejhi selam) thotė: “Tradhėti e madhe ėshtė qė t’i tregosh vėllait tend, ai tė beson e ti e gėnjėn.” (Buhariu) Po ashtu ai ka thėnė: “Nuk i lejohet muslimanit qė tė shesė njė artikull me mangėsi, pa lajmėruar pėr tė.” (Buhariu)

            Detyrė e muslimanit ėshtė thėnia e tė vėrtėtės nė ēdo rast

Shtrembėrimi i dėshmisė ėshtė prej gėnjeshtrave mė flagrante. Asesi nuk ėshtė i shqetėsuar njė musliman qė jep njė dėshmi qė ta konfirmojė tė vėrtetėn, edhe nėse kjo ėshtė nė disfavor tė njeriut mė tė afėrt tė tij. Karakteristikat e mira tė kandidatėve pėr nė ndonjė post janė edhe ato njė lloj dėshmie, andaj kush zgjedh njė njėri jo fisnik, jo profesionalist e jo kopetent, ka gėnjyer.

Falsifikimi dhe mosmbajtja e fjalės sė dhėnė ėshtė njė lloj mashtrimi

Fallsifikimi ėshtė njė gėnjėshtėr me errėsirė tė dendur. Ai jo vetėm qe e mbulon tė vėrtetėn, por e fshin atė krejtėsisht qė nė vend tė saj tė mbizotėrojė e pavertėta. Po ashtu, edhe rreziku i tij, pėr individėt nė veēanti e pėr tėrė shoqėrinė nė pėrgjithesi, ėshtė mė i madh dhe mė shkatėrrues. Ishte Profeti (alejhi selam) qė e vlerėsonte fjalėn e dhėnė dhe e respektonte fjalėn e dėgjuar. Ishte kjo njė simbol i burrėrisė sė tij tė plotė edhe para se tė bėhej profet. Abdullah bin ebil Hamsa thotė: “I premtova Profetit (alejhi selam) para profetėsisė se do t’i shes diēka dhe i mbeti pėr tė marrė edhe diēka. I premtova se do t’ia sillja kėtė send nė vendin ku qėndronte, por harrova. Pas tre ditėsh mu kujtua dhe shkova t’ia ēoj dhe e gjeta atė nė vendin ku e kisha lėnė. Ai mė tha: Mė mundove o djalosh. Ka tre ditė qė po pres ketu.” (Ebu Daudi) Njėherė Profeti (alejhi selam) i premtoi Xhabir bin Abdilahit se do t’i jepte diēka prej pasurisė sė Bahrejnit, por vdiq para se tė realizohej kjo gjė. Pas tij Ebu Bekri dėrgoi njė thirrės qė tė thėrriste nė popull qė tė vinte ēdokush qė i kishte premtuar Profeti (alejhi selam) pėr tė marrė diēka e nuk e kishtė marrė.” (Buhariu) Dije se siē peshohet fjala, ashtu obligohesh edhe pėr mbajtjen e saj. Korrektėsia e premtimit nuk ėshtė karakteristikė pa peshė.

Ndoshta njeriu shpejton tė gėnjejė kur dėshiron tė arsyetohet pėr njė gabim qė ka bėrė duke tentuar tė ikė prej pasojave, por kjo nuk ėshtė njė gjė tjetėr, por vetėm marri dhe diskretitim. Njeriu e ka detyrė qė tė pranojė gabimin e tij e ndoshta korrektėsia e tij nė pėrkujtimin e realitetit dhe keqardhja e tij pėr atė qė ka bėrė nė tė kaluarėn, do t’ia fshijnė gabimin dhe do t’ia falin mėkatin. Profeti (alejhi selam) porosit e thotė: “Jini korrekt edhe nėse shihni se kėshtu ndoshta shkatėrroheni, sepse korrektėsia pėrmban shpėtim.” (Tirmidhiu) Korrektėsia nė fjalė e shpie njeriun nė vepra korrekte.

 

Pėrgatiti: Erion Sula


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010