Korrektėsia dhe gėnjeshtra
20.12.2009 07:25:26

Ėshtė kjo njė fjalė dhe njė vepėr pėr tė cilėn kanė nevojė tė gjithė muslimanėt, ashtu qė tė jenė tė suksesshėm nė kėtė botė e tė fitojnė xhenetin nė botėn tjetėr me anė tė kėsaj vepre. Ajo futet nė tė gjitha aspektet e jetės sė muslimanit, e sot me tėpėr se kurrė besimtarėt muslimanė kanė nevojė pėr njė dicka tė tillė. Ajo u serviret besimtarėve nė forma tė ndryshme dhe me fjalė tė tjera. Ndryshe, korrektėsia mund tė quhet sinqeritet apo vėrtetėsi. Ajo konsiston nė fjalė, vepra dhe qėllime. Ajo paraqitet nė shumė raste si e kundėrta e gėnjeshtrės dhe futet nė kėtė edhe mbajtja e premtimeve apo e fjalės sė dhėnė. Le tė shohim pak sė bashku vlerėn e dhėnė  prej Allahut tė Lartė korrektėsisė dhe injorimin qė u ka bėrė Allahu gėnjeshtarėve.

   Allahu i Lartė i ka krijuar qiejt e tokėn me drejtėsi, e po kėshtu kėrkoi prej njerėzve qė tė ndėrtojnė jetėn e tyre me drejtėsi, duke folur dhe punuar vetėm se me tė drejtėn. Shqetėsimi dhe dėshpėrimi i njėrėzve nė ditėt tona ėshtė rezultat i mospėrfilljes sė tyre ndaj korrektėsisė si dhe dominimi i gėnjeshtrave mbi shpirtėrat dhe idetė e tyre, tė cilat i larguan njėrėzit nga rruga e drejtė dhe i rrėmbyen nga tė vėrtetat qė patjetėr duhet t’i pasonin. Korrektėsia nė ēdo ēėshtje ėshtė njė shtylle e fortė nė karakterin e muslimanit dhe njė ngjyrė konstante nė sjelljet e tij. Kurani ua zuri pėr tė madhe disa popujve qė pasuan paragjykimet (paragjykimi ēon tek gėnjeshtra) tė cilėt i mbushėn mendjet e tyre me gėnjeshtra e me ketė ua  shkatėrruan tė tashmen e tė ardhmen. Allahu thotė: ”Po idhujtarėt nuk ndjekin tjetėr gjė, vetėm se paragjykime  dhe ēfarė duan vetė, edhe pse u erdhi udhėzimi prej Zotit tė tyre.” (Nexhm, 23). Islami, nisur nga respekti i tij i lartė pėr tė vertėtėn, i braktisi dhe i injoroi  gėnjeshtarėt. Aishja transmeton e thotė se asnjė cilėsi nuk ka qenė me e urryer te Profeti (alejhi selam) mė tepėr se gėnjėshtra. Ndėrkohė qė shenjat e para tė shoqėrisė muslimane kanė qenė: korrektėsia e fjalėve, preciziteti i shprehjes dhe verifikimi i bisedės. E gėnjeshtrėn, trillimin dhe shpifjen, Islami i ka quajtur siptoma tė hipokrizisė. Gėnjeshtra ėshtė njė fėlliqėsirė ekskluzive qė sinjalizon pėr  depėrtimin e tė ligės nė shpirtin e bartėsit tė saj.

            Gėnjeshtra si e keqe nuk krahasohet me tė keqiat e tjera

   Ndoshta ata qė i ndiejnė ngacmimet e frikės dhe tė lakmisė kur janė nė fushėn e sakrifikimit, deri diku, janė tė justifikuar. Por kurrėsesi nuk kanė arsye qė tė marrin gėnjeshtrėn si tipar tė tyre e tė jetojnė duke i mashtruar  njerėzit. Profeti (alejhi selam) thotė: “Njeriu ėshtė i prirur pėr tė gjitha tiparet, pėrveē gėnjeshtrės dhe tradhėtisė.” (Ahmedi) Ėshtė pyetur ai (alejhi selam) se a mund qė besimtari tė jetė frikacak, e ai ka thėnė: po. Po a mund qė tė jetė besimtari koprac, pėrsėri ka thėnė: po. E kur u pyet se a mund qė besimtari tė jetė gėnjeshtar, ai tha: jo. (Maliku)

            Mėkati pėr gėnjeshtrėn ėshtė sipas gradės sė pėrcjelljes sė tij

   Sa me tėpėr qė tė zgjerohet rrethi i dėmit pas gėnjeshtrės qė e nxjerr njė rrenacak i vrazhdė, aq mė i madh ėshtė mėkati tek Allahu. Kėshtu gazetari qė ua pėrcjell mijėra njėrėzve njė lajm tė rrejshėm, apo politikani qė u prezanton njėrėzve njė pasqyrė tė shtrembėruar tė realitetit pėr ēėshtje mė madhore, qofshin kėto burra apo gra bėjnė krime ndaj njėrėzve pėrkatės dhe me pasoja akoma mė tė keqia. Profeti (alejhi selam) ka thėnė: “Natėn pashė dy njerėz qė erdhėn e me thanė: “Atė qė e pe duke copėtuar buzėt e tij ėshtė gėnjeshtari qė e lėshon njė rrenė e qė transmetohet prej tij derisa tė mbushet e tėrė bota. E me tė veprohet kėshtu deri nė Ditėn e Gjykimit. (Buhariu) Ndėrsa nė njė hadith tjetėr thuhet: “Tre lloj njerėzish nuk do tė hyjnė nė xhenet: plaku qė bėn imoralitet, udhėheqėsi mashtrues dhe varfanjaku mendjemadh.” (Bezari)

            Gėnjeshtra ndaj Allahut dhe ndaj profetit Muhamed (alejhi selam)

   Gėnjeshtra nė fenė e Allahut ėshtė prej tė kėqiave mė tė shėmtuara. E para e tyre ėshtė qė t’i mvishet Allahut apo tė Dėrguarit tė Tij diēka qė nuk e kanė thėnė. Kjo lloj shpifje, nė esencė, ėshtė e ligė me pasoja katastrofale. Profeti (alejhi selam) ka thėnė: “Gėnjeshtra ndaj meje nuk ėshtė si gėnjeshtra ndaj ndonjėrit prej jush, andaj kush trillon me qėllim diēka ndaj meje, le tė pėrgatisė njė karrige prej zjarri.” (Buhariu) Kėtu futen edhe gjėrat qė i kanė shpikur injorantėt dhe ia imponuan fesė sė Allahut risitė qė nuk kanė bazė, e masa e gjerė i konsideroi kėto gjėra sikur janė prej fese, ndėrkohė qė nuk janė prej saj.

            Islami nxit pėr kultivimin e korrektėsisė

   Islami porosit pėr nxitjen e kultivimit tė korrektėsisė tek tė vegjėlit qė ata kur tė rritėn t’u bėhet ajo shprehi e tyre nė fjalė e vepra. Abdullah bin Amir thotė: ”Mė thėrriti njė ditė nėna ime, ndėrkohė qė Profeti (alejhi selam) ishte ulur nė shtėpinė tonė e me tha: ‘Eja tė tė jap diēka!’ E pyeti atė Profeti (alejhi selam) se ēfarė donte tė me jepte, e i tha se deshte tė mė jepte hurma. Tha (alejhi selam): “Sikur tė mos i jepje asgjė do tė tė shkruhej njė gėnjeshtėr”(Ebu Daudi) Ky pra, ėshtė edukimi i fėmijėve me korrektėsi qė ata ta shenjtėrojnė  atė e tė pastrohen nga gėnjeshtrat. Ndėrsa Esma bint Jezid ka thėnė: “O profet, nėse ndonjėra prej nesh i thotė njė sendi qė e ka qejf, nuk e kam qejf, a quhet kjo gėnjeshtėr? Profeti (alejhi selam) tha: “Gėnjeshtra shkruhet gėnjeshtėr, madje edhe gėnjeshtra e vogėl shkruhet gėnjeshtėr e vogėl.” (Muslimi)

 

Pėrgatiti: Erion Sula


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010