Detyra e atij qė ndodhet nė njė mexhlis ku pėrgojohet
20.12.2009 07:25:09

Nga e drejta e besimtarit ndaj besimtarit ėshtė qė ta ndihmojė, nėse i bėhet padrejtėsi e ta mbrojė nderin e tij, nėse cėnohet nga njė hipokrit qė nuk ka frikė Ditėn e pėrgjegjėsisė. Ebu Hurejre thotė se Profeti (alejhi selam) ka thėnė: “Besimtari ėshtė pasqyra e besimtarit dhe muslimani ėshtė vėlla i muslimanit.” Po ashtu, nė njė hadith tjetėr profetik thuhet: ”Kush e mbron njė besimtar nga njė munafik, Allahu do tė krijojė njė melek qė do ta mbrojė mishin e tij nga zjarri i xhehenemit Ditėn e Kiametit.” Ndėrsa, Esma bint Jezit ka thėnė se i Dėrguari i Allahut (alejhi selam) ka thėnė se kush e mbron vėllain e vet nga marrja nepėr gojė, ėshtė e drejta e Allahut qė ta mbrojė nga zjarri. Ndėrsa, Enesi prej Profetit (alejhi selam) transmeton se kush e mbron vėllain e vet nė mungesė, Allahu do ta ndihmojė atė nė dynja dhe ahiret. Njė ditė, Amar bin Jasir dėgjoi njė burrė qė tė fliste pėr Aishen dhe i tha atij: “Pusho nga keto gjera bajate e tė ndaluara! Unė dėshmoj se ajo ėshtė gruaja e te Dėrguarit tė Allahut (alejhi selam) nė xhenet. (nė njė transmetim tjetėr thuhet se mos fol pėr tė dashurėn e Profetit (alejhi selam.) Nė hadithin e gjatė qe tregon se si u pendua Kab bin Malik thuhet se kur profeti (alejhi selam) ishte ulur me shokėt e tij ne Tebuk, pyeti se ēfarė kishte Kabi qė nuk kishte dalė me ta. U ngrit njė burrė prej tė pranishmėve e tha se atij i ka hyrė vetja ne qejf. Ndėrsa, Muadh ibn Xhebel tha: ”Ēfarė gjėje tė keqe qė the! Pasha Allahun, o i Dėrguari i Allahut, ne nuk dimė pėr tė ndonjė gjė tė keqe. E Profeti (alejhi selam) heshti duke pohuar veprėn qė bėri Muadhi qė nuk lejoi qė tė merrej dikush nėpėr gojė. Utban bin Malik ka thėnė: “Profeti (alejhi selam) u ngrit qė tė falet e tha: “Ku ėshtė Malik bin Duhshum? Njė burrė tha se ai ishte munafik qė nuk e do Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij (alejhi selam). Profeti (alejhi selam) tha qė tė mos thoshte kėshtu se ai ka thėnė: ‘La lahe il Allah’ duke kėrkuar me kėtė gjė kėnaqėsinė e Allahut.” E Allahu e ka bėrė harram zjarrin pėr atė qė thotė ‘La i lahe il Allah’ e me kėtė fjalė kėrkon kėnaqėsinė e Allahut. Kishte ngjarė njė ngatėrresė mes Sadit dhe Halidit. Njė burrė erdhi te Sadi dhe filloi tė fliste pėr Halidin, porse Sadi e ndaloi duke i thėnė qė tė heshtė se ajo qė kishin mes tyre nuk arrinte tek feja e tyre. Imam Neueuiu ka thėnė: ”Dihet se ēdokush qė dėgjon gibet pėr njė musliman duhet qė ta ktheje duke qortuar atė qė bėn gibet nėse nuk e qorton me fjalė e qorton me gojė e nėse nuk ka mundėsi as me dorė e, as me gojė e lė kėtė mexhlis. E nėse dėgjohet se po pėrgojohet profesori i tij qė ka hak tek ai, duhet qė tė jetė mė i kujdesshem...”

Gibeti ėshtė padrejtėsi dhe kalim i kufijve tė Allahut. E Allahu thotė: ”E ata qė nuk u pėrmbahen kufijve tė Allahut, janė mizorė.” Gjithashtu, Allahu ka thėnė: “E mos u ul pas pėrkujtimit me popullin zullumqar.” Ndėrkohė qė ka thėnė se besimtarėt ndaj fjalėve tė kota janė tė larguar: “E ata ua kthejnė shpinėn fjalėve tė kota.”

Tė larguarit nga pėrgojimi

Ijas bin Muaujeh  ka thėnė:”Mė i miri ndėr sahabėt ishte ai me gjoksin me tė pastėr dhe qė bėnte mė pak gibet.” E njė tjetėr duke folur pėr moralet e tė sinqertėve ndėr tė tjera ka thėnė se ata nuk marrin nėpėr gojė dhe nuk lejojnė tė pėrgojohet dikush tek ata.

Ibn Kajim el Xheuzij ka thėnė pėr profesorin e tij se ka qenė nė atė gjė qė kanė qenė tė parėt qė nuk dėgjohej gibet tek ata.

Hudhejfja i ka thėnė dikujt: “Nėse ndonjė burrė thonte disa fjalė nė kohėn e Profetit (alejhi selam) bėhej hipokrit, e sot unė dėgjoj kėto fjalė katėr herė nė njė vend

Mubarek ibn Fudale ka thėnė: “S’ka asnjė mirėsi qė tė mos pasohet nga tė tėra mirėesitė pėrveē gjuhės. Ti mund tė gjesh njė burrė qė agjėron shumė e ēel me haram, falet natėn e ditėn dėshmon rrejshėm. Porse nuk mund ta gjesh atė qė tė flasė vetėm me tė drejtė.”

Ali bin Ebi Talib ka thėnė: “Gjuha ėshtė ajo qė  e drejton trupin. Nėse drejtohet gjuha drejtohen gjymtyrėt."

 Dije, o rob i Allahut, se syri duhet tė jetė i mbushur me lotė pėr shkak tė shikimit nė haram, e gjuha duhet tė jetė e burgosur me heshtjen nga gjėrat qė tė shkatėrrojnė, dora tė jetė e ndaluar, pėr shkak tė frikės nga gjėrat qė dėshiron nefsi, kėmba tė lėviz duke llogaritur shpėrblimet, e nata tė kalojė duke ngritur zėrin me kėndim Kurani, kur tė vijė dita pėrkujto atė qė tė prish tė gjitha kėnaqėsitė, pastro gjuhėn tėnde nga gjurmėt e gibetit, sikur pastrohesh nga papastėrtitė e mos lejo qė tė pėrgojohet nė ato vende ku je ti.

Said ibn Xhubejr nuk lejonte qė tė pėrgojohej dikush tek ai. Erdhi njė person tek Muhamed bin Sirin dhe iu ankua atij se ishte i sėmurė. Ibn Sirin i tha tė shkonte tek filan doktor e pastaj tha shko tek filani se ai ėshtė mė i mirė se ky. Mė pas, i kėrkoi falje Allahut, duke menduar se kishte bėrė gibet. Njė person ka thėnė se qė kur ka mėsuar se gibeti ėshtė haram nuk ka bėrė mė gibet.

Ndėrsa njė tjeter nuk lejonte asnjė qė tė bėnte gibet, nėse nuk e linte gibetin ngrihej nga ai vend. Dikush thotė se ēdo fjalė qė e ka thėnė pa u menduar ėshtė penduar mė vonė pėr atė fjalė.

Abdullah el Buhariu ka thėnė: “Shpresoj ta takoj Allahun e Ai tė mos mė llogarisė qė unė kam marrė nėpėr gojė tė tjerėt.”

Ndėrsa prej dijetarėve tė mėvonshėm ėshtė Muhamed Shenkitij qė ka qenė i veshur me kėto virtyte tepėr tė larta. Ai nuk lejonte qė tė bėhej gibet tek ai, duke e mbrojtur veten e tij nga gjynahet. Thuhet se ai ka thėnė se marrja e pasurisė dhe vrasja e bijėve tė tij ėshtė me e lehtė, sesa marrja e mirėsive ditėn e llogarisė. Dikush filloi qė tė merrte nėpėr gojė tek ai dikė dhe profesori e ndaloi. Tjetri tha se ai po bėnte gibet e  jo profesori. Iu kthye atij shejhu duke i thėnė: “Ose hesht me edukatė, ose dil!” Ai ka thėnė se bėn gibet vetėm ziliqari qė do tė hiqet mė i lartė sesa tė tjerėt ose ai qė ka pak virtyte tė mira e qė do t’i bėjė tė tjerėt si vetja. Po ashtu, ai ka thėnė se sikur njeriu ta dinte se gjithcka qė fliste do t’i vinte nė fletushka, nuk kishte pėr tė thėnė gjė tjetėr, pėrveē se tė mirave

Pėrgatiti: Erion Sula


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010