Bamirėsia ndaj prindėrve
20.12.2009 07:23:48

Falenderimi i takon Allahut. Atė e falenderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga Allahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon Allahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.

 "O ju tė cilėt keni besuar, frikėsohuni Allahut me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, vetėm duke qenė muslimanė!" (Ali Imran, 102)

"O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Kini frikė Allahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin se Allahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (Nisa, 1)

"O ju besimtarė, kini frikė Allahun dhe thoni fjalė tė drejta. Ai (Allahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e tuaja, e kush respekton Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (Ahzab, 70:71)

Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr...

Allahu i Madhėruar thotė: "Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pėrveē Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as 'of (oh), as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta, respektuese). E nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: ‘Zoti im! mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl." (Isra, 23-24)

Nėna dhe babai…, a e dini rėndėsinė e tyre? Ata janė shkaktarė tė ekzistimit tė njeriut! Atyre u takon mirėbėrėsia ideale. Babait pėr shkak tė pėrkujdesjes materiale e nėnės pėr shkak tė lindjes dhe pėrdėllimit qė ka ndaj teje. Merita e krijimit i takon Allahut e pastaj pėr lindje dhe edukim prindėrve.

Dijetari i kėtij umeti Abdullah ibėn Abasi thotė: "Tre gjėra janė tė lidhura ngushtė me tri tė tjera, nuk pranohet njėra pa tjetrėn:

1) “Respektoni Allahun dhe respektoni tė Dėrguarin” (Tegabun, 12) Ai qė respekton Allahun dhe nuk respekton tė dėrguarin puna e tij eshtė e papranuar.

2) “Faleni namazin dhe jepni zekatin”(Bekare 43) Ai qė falet e nuk jep zekat puna e tij ėshtė e papranuar.

3) “(E porositėm njeriun) Tė jeshė mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj prindėrve tė tu.” (Llukman, 14)

Pėr kėtė arsye, nė Librin e Allahut gjejmė porosi tė shumta qė na obligojnė tė pėrkujdesemi dhe tė jemi mirėbėrės ndaj prindėrve, ashtu siē na tėrhiqet vėrejtja pėr mosdėgjimin dhe keqbėrjen ndaj tyre, nė ēfardo mėnyre qoftė. Allahu thotė:

"Adhuroni Allahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send. Silluni mirė ndaj prindėrve…" (Nisa, 36)

"Ne e kemi obliguar njeriun me punė tė mira ndaj prindėrve tė vet…(Ankebut, 8)

"Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindėrve tė vet, sepse nėna e vet atė e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin.(E porositėm) Tė jesh mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tė tu, pasi vetėm tek Unė ėshtė kthimi juaj.” (Lukman, 14)

Kėto ajete kuranore na bėjnė tė qartė vlerėn e lartė tė prindėrve dhe tė mirat e tyre tė mėdha ndaj fėmijėve, e nė mėnyrė tė veēantė, theksohet vlera e nėnės, e cila pėrjeton vėshtirėsi dhe gjėra tė neveritura, pėr shkak mundimeve dhe lodhjes nga dhimbjet e mėdha, bezdisjet, barrės, ngarkimit dhe vėshtirėsive tė shumta qė i ndiejnė gratė shtatėzėnė. Mbi tė gjitha kėto, lindja e fėmijės, qė ėshtė shumė afėr me vdekjen. Dhembjet e saj nuk i dijnė pėrveē nėnave qė pėrjetojnė kėtė.

Nė sunetin e Pejgamberit gjejmė pėrputhshmėri me ajetet e lartėpėrmendura pėr domosdoshmėrinė e bamirėsisė ndaj prindėrve dhe nxitje pėr tė, si dhe qortim dhe frikėsim pėr mosdėgjimin e tyre.

Ėshtė vėrtetuar se Pejgamberi ka thėnė: "Pajtimi i Allahut ėshtė nė pajtimin e prindėrve si dhe hidhėrimi i Allahut ėshtė nė hidhėrimin e tyre." (Transmeton Taberiu nė “Kebir”, kurse hadithin e vėrteton  shejkh Albani)

Transmetojnė Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe me zinxhirė tė saktė nga Abdullah ibėn Amėr ibėn Asi i cili thotė se tek i Dėrguari i Allahut erdhi njė njeri dhe i tha atij: “I lash prindėrit duke qarė dhe erdha tė tė jap besėn pėr hixhret.” Pejgamberi tha: "Kthehu dhe bėji ata tė qeshin, ashtu siē i bėre tė qajnė!"

Transmeton imam Ahmedi nė Musned dhe Ibn Maxhe nga Muauije ibėn Xhahime es Selmij, i cili kėrkoi leje nga Pejgamberi qė tė marrė pjesė nė xhihad me tė. Pejgamberi e urdhėroi qė tė kthehet dhe tė sillet mirė me nėnėn e tij. Pasi qė ai nguli kėmbė, Pejgamberi i tha: "Mjer pėr ty…! Rri afėr saj, se aty ėshtė Xheneti."

Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre, i cili thotė se njė njeri erdhi tek i dėrguari i Allahut dhe i tha: “O i Dėrguari i Allahut! Cili ėshtė njeriu mė i denjė pėr sjellje tė mirė ndaj tij?” Ai iu pėrgjigj: “Nėna jote.” Pastaj tha: cili? U pėrgjiigj: “Nėna jote.” Pastaj tha: cili? U pėrgjigj: “Nėna jote.” Ai tha pėrsėri: “Po pastaj?” Pejgamberi u pėrgjigj: “Babai yt.”

Ky hadith na mėson se nėna meriton bamirėsi tre herė mė tepėr se babai, pėr shkak tė vėshtirėsive qė ka nė bartjen e fėmijės nė barkun e saj, pastaj lindjes, pastaj dhėnies gji e tė tjerė. Nė kėtė qė u tha sinjalizon ajeti kuranor: "Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindėrve tė vet, sepse nėna e tij e barti atė mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin." ( Lukman, 14)

Ėshtė vėrtetuar se Pejgamberi ka thėnė: "Allahu nuk do tė shikojė Ditėn e Kiametit nė tre njerėz: Nė atė qė nuk respekton prindėrit e tij, femrėn qė iu pėrgjanė meshkujve dhe “dejjuthin” (ai qė nuk xhelozon pėr nderin e familjes sė vet). Kurse tre njerėz nuk do tė hynė nė xhennet: Ai qė nuk respekton prindėrit e tij, konsumuesi i alkoolit dhe ai qė u jep lėmoshė tė varfėrve dhe mburet para tyre.”

Transmeton Imam Ahmedi me zinxhirė tė mirė nga Muadh ibėn Xhebeli i cili thotė: Mė porosti Pejgamberi me dhjetė gjėra. Mė tha: "Mos i bė shirk Allahut edhe nėse vritesh apo digjesh. Mos u bė i padėgjueshėm ndaj prindėrve edhe nėse tė urdhėrojnė tė braktisish familjen dhe pasurinė…"

Bamirėsia ėshtė edukatė e Pejgamberit tonė dhe pejgamberėve tė tjerė para tij. Ajo qė u pėrmend mė lartė, ishte pasqyrim i udhėzimit tė Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga fjalėt e tij. Sa i pėrket praktikės sė tij, mund tė theksojmė rastin kur ai kaloi sė bashku me shokėt dhe ushtrinė e tij pranė varrit tė nėnės sė vet Emine bint Uehb nė njė vend mes Mekės dhe Medines tė quajtur Ebua. Pejgamberi u ndal afėr varrit tė saj pėr ta vizituar. Ndėrkohė filloi tė qajė, qanė edhe ata qė ishin pėrreth tij. Pastaj tha: "Kėrkova leje prej Zotit tim qė tė kėrkoj falje pėr nėnėn time, mirėpo nuk mė lejoi, pastaj kėrkova leje qė ta vizitoj atė dhe kėtė ma pranoi. Pra vizitoni varrezat se kjo ua pėrkujton ahiretin." (Transmeton Begauiu nė “Sherhus-sunneh” ndėrsa baza e hadithit ėshtė nė “Sahihul Muslim”)

Ne kemi shembull edhe nė Ibrahimin, mikun e Allahut, babain e pejgamberėve, prijėsin e besimdrejtėve, kur i drejtohet babait tė vet me fjalė tė buta dhe tė ėmbėla edhe pse ai ishte i pafe. "O babai im!"- i thoshte atij duke e ftuar qė vetėm Allahun ta adhurojė dhe tė braktisė shirkun. Pasiqė ai nuk pranoi dhe iu kėrcėnua me rrahje e persekutim, Ibrahimi nuk shtoi mė tepėr se fjalėn: "Qofsh i lirė prej meje! Unė do ta lus Zotin tim pėr tė falur ty." ( Merjem, 47)

Allahu e lavdėroi Jahja ibn Zekerija kur tha pėr tė: " Edhe i sjellshėm ndaj prindėrve tė vet, nuk ishte kryelartė e i pandėgjueshėm."( Merjem, 14) Allahu nė kėtė kuptim regjistroi shembuj tė shumtė nė Librin e tij.

Kėshtu ishin edhe selefėt e kėtij umeti, njerėzit mė tė kujdesshėm nė bamirėsinė ndaj prindėrve. Ebu Hurejreja kur dėshironte tė dilte prej shtėpisė ndalej nė prag tė derės dhe thoshte: “Paqa, mėshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ty, oj nėna ime!” Ajo i thoshte: “Edhe mbi ty qoftė paqa, mėshira dhe bekimi i Allahut, o biri im!” Ai pėrsėri thoshte: “Allahu tė mėshiroftė ashtu si je kujdesur pėr mua kur isha i vogėl!” Ajo ia kthente: “Allahu tė mėshiroftė pėr bėmirėsinė tėnde ndaj meje, pasiqė u rrite!”

Njė ditė nėna e Abdullah ibėn Mesudit kėrkoi ujė prej tij. Ai shkoi pėr tė sjellė ujė dhe pasi kthehet e gjen nėnėn duke fjetur. U ul pranė saj dhe priti deri nė mėngjes me ujė nė dorė. Nuk e zgjoi prej gjumi pėr mos ta penguar e as qė u kthye, sepse ajo mund tė zgjohej, tė kėrkoj ujė dhe tė mos gjente.

Vini re rastin e Hasen Temimit i cili deshi tė vrasė njė akrep, e pasiqė nuk arriti ta vrasė, akrepi u fut nė njė vrimė nė shtėpinė e tij. Vuri dorėn nė vrimė dhe e mbylli atė, mirėpo akrepi e kafshoi. Dikush i tha atij: “Pse veprove ashtu?” Ai u pėrgjigj: “U frikėsova qė mos po delė nga vrima dhe tė kafshojė nėnėn time.”

Ibėn Aun el Muzeninin e thiri njė ditė nėna e tij e ky iu pėrgjigj me zė tė lartė pėr ta dėgjuar ajo. Ai u pendua pėr kėtė gjest dhe nė shenjė pendimi liroi dy robėr.

Pėr bamirėsinė e selefėve ndaj nėnės ka pasqyrime tė shkėlqyera e raste tė shumta qė nuk mund tė pėrmenden tė gjitha nė kėtė vend, por mund vetėm tė jepet shenjė pėr mirėbėrėsinė e tyre tė madhe duke pėrmendur disa raste.

Po qe se shikojmė me sy vėshtrues nė gjendjen tone, do tė shohim mangėsi tė madhe nė sjelljen me baballarėt dhe nėnat tona e ndoshta ndonjėri edhe nuk i respekton ata, Allahu na mbroftė!

Mosrespektimi i prindėrve mund tė shfaqet nė shumė mėnyra. Prej tyre:

· Kryelartėsia dhe hierėndėsia ndaj prindėrve.

· Dhėnia pėrparėsi ndonjėrit para tyre si shokut, bashkėshortes, madje edhe vetvetes.

· Thirrja e tyre nė emėr me qėllim fyerje, mosrespektimi apo nėnēmimi.

· Bėrja e tyre tė qajnė dhe futja e pikėllimit nė zemrat e tyre, me fjalė ose vepra.

· Ngritja e zėrit nė prezencėn e tyre.

· Tė bezdisurit nga fjalėt e tyre.

· Tė vrenjturit para tyre dhe shikimi i tyre shtrembėt.

· Urdhėrimi i tyre.

· Mospėlqimi i ushqimit qė e pėrgatit nėna.

· Mosdėgjimi i tyre kur flasin.

· Shkaktimi i problemeve para tyre me anėtarėt e tjerė tė familjes.

· Qėndrimi jashtė shtėpisė kohė tė gjatė, kur prindėrit kanė nevojė tė jetė dikush pranė tyre, pa lejen e tyre.

· Lėnia e tyre nė strehimore pėr pleq.

· Dėshira pėr vdekjen e tyre.

· Ankimi i shumtė para tyre.

· Kopracia ndaj tyre.

· Qortimi dhe sharja e tyre para njerėzve.

· Vrasja e tyre, (Allahu na mbroftė!) etj.

Disa njerėz shpeshherė shtiren se nuk e dinė vlerėn e rėndėsinė e prindėrve dhe pėr kėtė nuk I kryejnė obligimet ndaj tyre. A nuk e di ky mosrespektues apo mosrespektuese se mirėbėrėsia ndaj prindėrve ėshtė obligim i Allahut dhe se vlera e prindėrve ėshtė e lartė, qė nuk mund ta mohojė pėrveē pėrgėnjeshtruesve dhe tė padrejtėve, ata nė fytyrat e tė cilėve nuk ka shenja tė udhėzimit.

Nėna ėshtė ajo e cila ka mbajtur fėmijėn nė barkun e saj nėntė muaj me vėshtirėsi tė njėpasnjėshme dhe sa mė tepėr qė ėshtė zhvilluar fetusi i ka shtuar asaj barrėn dhe mundimin. Ajo e ka lindur atė me plotė dhimbje duke iu ekspozuar vdekjes. Ajo tė gjitha shpresat e saja i ka tė varura prej kėsaj fėmije nė tė cilin sheh lumturinė e jetės dhe bukuritė e saj. Pastaj kjo nėnė i shėrben fėmijės ditė e natė, e ushqen me shėndetin e saj, e ēlodhė me tė lodhurit e saj, qumshti i saj ėshtė ushqim pėr tė, kujdesja e saj ėshtė shtėpi pėr tė, kraharori dhe duart e saj janė shtrat pėr tė, e mbron dhe pėrkujdeset pėr fėminė e saj, uritet pėr tė ngopur atė, rri pa gjum qė ai tė flejė. Ėshtė e mėshirshme me fėmijės e saj, pėrdėllimtare ndaj tij. Kur mungon ajo, fėmija atė e thėrret, nėse e godet ndonjė gjė e padėshiruar, kėrkon ndihmė te nėna e tij. Mendon se tėrė e mira burimin e ka tek ajo dhe se e keqja nuk mund ta godet kur ėshtė nė pėrqafimin e saj ose kur ajo e vėshtron me syrin e saj.  

E, si mund pas tėrė kėsaj nėna tė shpėrblehet me mosrespektim dhe kthyerje tė shpinės?! O Zot, kėkojmė falje dhe mėshirė!

Babai me tėrė forcėn e tij punon, vrapon dhe largon pengesat e ndryshme duke kėrkuar kafshatėn e gojės pėr ta shpenzuar tek fėmijėt e tij. Me fytyrė tė buzėqeshur hyn nė shtėpi, i gėzuar del prej shtėpie. Kur ėshtė prezent lidhet pėr fėmijėn, e pėrqafon dhe e mban nė prehėr. E si mund tėrė kjo tė injorohet?! Zoti na mbroftė nga pėrbuzja!

Fatkeqėsi e vėrtetė ėshtė tė pėrbuzet e mira e prindėrve, tė cilėt ēdoherė mundohen pėr mirėqenien e fėmijės sė tyre e mė pas ky fėmjė, mashkull qoftė apo femėr, sikur e ka haruar dobėsinė dhe fėmijėrinė e tij i mahnitur me vetveten, i mashtruar me dijen, kulturėn dhe pozitėn e tij tė lartė, u bėn keq prindėrve duke shprehur mėrzi dhe padisponim ndaj tyre, duke iu drejtuar me zė tė lartė, madje edhe me fjalė fyese dhe shqetėsuese. Ata i dėshirojnė jetė sa mė tė mire, kurse ky ua dėshirėn vdekjen atyre.

Le tė ketė kujdes ēdo i menēur qė tė mos bėj lėshime nė obligimet e tij ndaj prindėrve, se pėrfundimin do ta ketė tė keq. Le tė bėhet i zellshėm nė mirėbėrėsinė ndaj tyre se ata shpejtė marrin udhėn pėr botėn tjetėr, e pastaj e kaplon pendimi.

Bamirėsia ndaj prindėrve ėshtė virtyt i shpirtėrave tė ndershėm. Me bamirėsinė ndaj prindėrve shlyhen mėkatet, jeta bėhet mė e lumtur e gjoksi zgjerohet. O Zot, mėshiroi ata sikurse u kujdesėn ata pėr ne kur ishim foshnje! Shpėrblei ashtu siē di Ti tė shpėrblesh!

 

Pėrgatiti: Erion Sula


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010