Falėnderimi i
takon vetėm All-llahut [subhanehu ue teala],
Atė e falėnderojmė dhe prej Tij ndihmė dhe falje
kėrkojmė. Kė e udhėzon All-llahu nė rrugė tė
drejtė nuk ka kush e largon nga ajo (rruga e
drejtė) dhe kė e le nė humbje Ai, nuk ka kush e
udhėzon nė rrugė tė drejtė. Paqja, mėshira dhe
shpėtimi i All-llahut qoftė mbi krijesėn mė tė
zgjedhur tė Tij, Muhammedin [sal-lAll-llahu 'alejhi
ue sel-lem], mbi familjen e tij tė ndershme, mbi
shokėt-ashabėt e tij besnikė dhe mbi tė gjithė
pasuesit e Rrugės sė Drejtė. Dėshmoj se nuk
meriton tė adhurohet askush tjetėr pos All-llahut
dhe dėshmoj se Muhammedi [sal-lAll-llahu 'alejhi
ue sel-lem] ėshtė rob dhe i dėrguar i All-llahut.
Duke parė
sjelljen e njė pjese tė kosiderueshme tė
nxėnėsve tė dijes (Talibul-ilm) tė cilėt mirren
me nxėnien e diturisė pėr pėrfitimin e tė mirave
materiale nė kėtė botė dhe duke mos i kushtuar
kujdes kėnaqėsisė sė All-llahut tė Madhėruar, i
zgjodha kėto fjalė qė do tė mund ti lexoni nė
vazhdim tė kėtij shkrimi ashtu qė duke shpresuar
nė ndihmėn e All-llahut tė pėrfitoj unė dhe ju
tė cilėt e lexoni. E lusim All-llahun e
Madhėruar qė kėtė vepėr tė na pranoj si pjesė e
veprave tona tė mira dhe gjithashtu e lusim All-llahun
e Madhėruar qė edhe lexuesve tė kėtij shkrimi
tu bėj dobi leximi i tij.
Transmetohet
nga Muadh ibn Xhebeli se Pejgamberi [sal-lAll-llahu
'alejhi ue sel-lem] ka thėnė:
Biri i
Ademit nuk mund tė hapėrojė Ditėn e Kijametit
para se tju pėrgjigjet 4 (katėr) pyetjeve:
-
Jetėn e vet ku e kaloi;
-
Rininė e vet ku e ēoi;
-
Pasurinė e vet si e fitoi dhe ku e harxhoi dhe
-
Diturinė e vet ku e praktikoi.
Vėllezėr tė
nderuar! Ky hadith ėshtė barrė e rėndė pėr
bartėsit e diturisė, sepse nesėr All-llahu i
Madhėruar pa dyshim do ti pyesė sa e praktikuan
diturinė e vet dhe ēvepruan me tė. Ashtu do tė
pyetet edhe ēdo i moshėrritur pėr dhuntitė e
All-llahut qė ia dhuroi, ēveproi me to.
Dhuntitė e jetės, tė rinisė, tė pasurisė dhe nė
fund tė diturisė. Me diturinė All-llahu [subhanehu
ue te'ala] e dalloi njeriun nga shtazėt. Dituria
ėshtė dhunti shumė e ēmueshme, prandaj Allahu ia
fal vetėm atij qė e do. Ndėrsa falėnderimi ndaj
kėtij nimet (dhuntie) ėshtė tė veprosh sipas
saj dhe tua mėsosh tė tjerėve. Kush merr dituri
dhe vepron sipas saj, vetėm ai ka marr dituri
dhe meriton tė quhet Dijetar dhe Edukator. E
kush mėson diēka e pastaj e fsheh nga njerėzit,
kurse ata kanė nevojė pėr diturinė e tij, do tė
gjuhet Ditėn e Kijametit me gaca tė zjarrit.
Ndėrsa ai qė mėson dhe nuk vepron sipas asaj qė
e ka pėrvehtėsuar, i pėrngjanė gomarit tė
ngarkuar me libra tė ēmuar. Gjėja qė mė sė
shumti e frikėsonte Muhammedin [sal-lAll-llahu 'alejhi
ve sel-lem] pėr ummetin pas vdekjes sė tij ishte
munafiku i dijshėm.
Munafiku i
dijshėm! Parashtrohet pyetja si ėshtė e mundur
qė njeriu tė jetė njėkohėsisht dijetar dhe
munafik?!
Munafik i
dijshėm ėshtė ai dijetar qė gjuhėn e ka tė
mprehtė kurse zemrėn e zbrazėt nga frika ndaj
All-llahut [subhanehu ue te'ala]. Nga Aliu r.a.
transmetohet se Pejgamberi [sal-lAll-llahu 'alejhi
ue sel-lem] ka thėnė:
Vėrtet, unė
nuk brengosem pėr ju nga ndonjė besimtarė apo
mushrik. Besimtarin e mbron imani i tij, kurse
mushrikun e asgjėson kufri i tij. Por brengosem
pėr ju nga ndonjė munafik qė diturinė e ka vetėm
nė gjuhė. Flet pėr atė qė ju e doni, kurse punon
pėr atė qė ju e urreni.
Vėllezėr tė
nderuar, ky pra ėshtė ai qė kokėn e ka pėrplot
dituri, kurse zemrėn e ka tė zbrazėt nga frika
ndaj All-llahut [subhanehu ue te'ala]
Shtrohet pyetja
se:
Cila ėshtė
shenja e frikės ndaj All-llahut [subhanehu ue
te'ala]?
Shenja e
frikės ndaj All-llahut [subhanehu ue te'ala]
ėshtė tė vėndosh kufi mes vetes dhe mėkateve.
Por, ēka e
ndihmon njeriun tia ketė frikė All-llahut
[subhanehu ue te'ala]?
Nė kėtė aspekt
njeriun e ndihmon pėrkujtimi i vdekjes dhe
ahiretit. Kjo i pastron zemrat e damkosura dhe
ia zvogėlon njeriut lakminė ndaj kėsaj bote.
Pejgamberi [sal-lAll-llahu 'alejhi ve sel-lem]
na ka lėnė dy kėshilltarė. Njėri flet e tjetri
hesht. Ai qė flet ėshtė Kurani, ndėrsa ai qė
hesht ėshtė vdekja. Kėta dy kėshilltarė
mjaftojnė pėr besimtarin. Zemra e besimtarit
fillon tė varfėrohet pikėrisht kur e kaplon
harresa e vdekjes.
A nuk
kuptohet nga kjo se besimtari e nėnēmon jetėn
dhe e urren atė?
Jo, vėlla i
dashur! Ēdo ditė pėr besimtarin ėshtė me vlerė.
Gjatė jetės ai e adhuron All-llahun, ėshtė i
dobishėm pėr krijesat e tij dhe i kontrollon
veprimet e veta. Kjo ėshtė pėr njeriun arė e
ahiretit. Sot mbjell nė kėtė botė, nesėr korr nė
botėn tjetėr.
Vėllezėr tė
nderuar! Kjo botė nė peshojėn e All-llahut nuk
peshon as sa krahu i mushkonjės. Vetėm nė dunja
i bėhet mėkat All-llahut, vetėm nė tė
kundėrshtohen urdhėrat e Tij, prandaj edhe ėshtė
e mjerė. Armiqtė e All-llahut nė kėtė botė
argėtohen dhe sillen me arrogancė, ndėrsa
dashamirėt e Tij shtypen dhe torturohen. Tė
mjerėt ne, nė qoftė se na tėrheq kjo botė dhe e
harrojmė botėn tjetėr (ahiretin). All-llahu
dunjanė ia jep atij qė do, por edhe atij qė nuk
e do, kurse fenė dhe ahiretin ia jep vetėm atij
qė e do. Dine se nuk ka vlerė feja pa dituri,
por edhe nuk ka vlerė edhe dituria pa vepėr. Po
ashtu edhe vepra nuk ka vlerė pa sinqetitet nė
tė. E lusim All-llahun e madhėrishėm qė tė na
ndihmojė me kujdesin dhe suksesin e Tij, ashtu
qė tė jemi prej atyre qė mėsojnė pėr tė vepruar,
qė veprojnė pėr ta treguar sinqeritetin dhe janė
tė sinqertė pėr ta fituar kėnaqėsinė e All-llahut
dhe Xhennetin e Tij.