|
Njė
shembull i tė jetuarit me Kuranin nga jeta e njė tabiini
Ishte prej tabiinėve tė njohur. Para se tė pranonte Islamin, ishte
mushrik, nga Persia. Nė kohėn e sahabėve kapet rob
lufte nė njėrėn prej betejave nė mes muslimanėve dhe
jobesimtarėve. E pranon Islamin dhe mahnitet pas
Kuranit.
Ai fillon tė rrėfejė pėr jetėn e tij interesante: Unė dhe disa me
tė cilėt isha nė luftė u kapėm nga muxhahidinėt dhe na
trajtuan si robėr lufte. Nuk kaloi shumė kohė dhe ne e
besuam Allahun dhe u orientuam nė mėsimin e Kuranit.
Kjo ishte jeta e selefit nga radhėt e sahabėve dhe tė
atyre qė i pasuan sahabėt. Shtėpitė e tyre ishin plot
Islam dhe Kuran.
Ata qė patėn rastin tė rrinė me ta u ndikuan nga morali i tyre i
lartė, nga shitblerja dhe nga jeta e tyre, e cila
ndėrtohej mbi porositė e Kuranit dhe tė Sunetit tė
Muhamedit alejhi selam. Me fjalėt dhe veprat e tyre ata
ishin thirrės nė rrugėn e Allahut subhanehu ue teala,
prandaj shumė jomuslimanė nuk kalonte kohė e gjatė dhe e
pranonin Islamin.
Tabiini i nderuar vazhdon rrėfimin e tij, pasi foli pėr Islamin e
tij dhe dashurinė e tij pėr Kuranin duke qenė rob lufte.
Ai thotė: Disa prej nesh i paguanin taksė zotėrisė sė
tyre, disa prej nesh u shėrbenim atyre e unė isha njėri
prej tyre. Ēdo natė e lexonim Kuranin nė tėrėsi, e kjo
ishte shumė e vėshtirė pėr ne, pastaj filluam ta lexonim
atė nė tėrėsi ēdo dy net, por edhe kjo ishte shumė e
vėshtirė. Pastaj e mbaronim sė lexuari ēdo tre net, por
edhe kjo ishte e vėshtirė pėr ne, sepse gjatė tėrė ditės
punonim dhe ēdo natė nuk flinim. Njė ditė takuam disa
shokė tė Pejgamberit alejhi selam dhe u ankuam tek ata
pėr pagjumėsinė, pėr pėrfundimin e Kuranit ēdo tre net
dhe pėr shėrbimin qė u bėnim pronarėve tanė. Sahabėt,
Allahu qoftė i kėnaqur me ta, u pėrgjigjėn: Leximin e
Kuranit pėrfundojeni ēdo ditė xhumaje. I morėm
udhėzimet e sahabėve dhe Kuranin e lexonim njė pjesė tė
natės dhe pjesėn tjetėr flinim. Kjo nuk ishte e rėndė.
Pas kėsaj ēėshtja e kėtij tabiini u transferua te njė grua nga fisi
Beni Temin. Ishte zonjė e ndershme dhe besimtare dhe nuk
e obligonte atė me punė tė rėnda. Ai i shėrbente asaj
njė pjese tė ditės dhe pjesėn tjetėr pushonte. Krahas
mėsimit pėrmendsh tė Kuranit mėsonte edhe leximin me
rregullat e Kuranit, shkrimin dhe shkenca tė tjera
islame, qė pas Kuranit gjithnjė ishte shkenca e
hadithit.
Ky tabiin shkoi njė ditė pėr tė falur namazin e xhumasė. Me tė
shkoi edhe pronarja e tij, e cila tha para masės sė
njerėzve: Dėshmoni o ju muslimanė se unė po e liroj
kėtė djalosh duke e dashur shpėrblimin nga Allahu dhe
duke shpresuar nė faljen e Tij. Askush nuk ka tė drejtė
tė sillet me tė ndryshe pėrveēse nė formėn mė tė mirė.
Pastaj e shikoi atė dhe tha: O Allahu im, unė dua ta
ruaj kėtė tė mirė te Ti pėr ditėn kur nuk bėn dobi as
pasuria dhe as fėmijėt.
Kush ėshtė ky burrė kaq i madh, i cili tha pėr veten: E kam mėsuar
shkrimin dhe Kuranin pa e hetuar familja ime dhe
asnjėherė nuk ėshtė vėrejtur nė teshat e mia ngjyra e
pendės? Ky ėshtė Ebu El Alijeh, Rufi bin Mihram,
komentues i Kuranit dhe dijetar i madh nė kohėn e tij.
Ka arritur kohėn e Pejgamberit alejhi selam, e ka
pranuar Islamin nė kohėn e Ebu Bekrit, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, dhe ka dėgjuar hadithe nga njė numėr
sahabėsh, prej tė cilėve ishte: Omeri, Aliu, Ubej bin
Kabi, Ebu Dherri, Ibnu Mesudi, Ibn Abasi, e tė tjerė,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė ata. Kuranin e ka
lexuar nė praninė e Ubej Kabit dhe tė Ibn Abasit, Allahu
qoftė i kėnaqur me ta, kurse para Omerit, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, tri herė. Me gjithė dijen e madhe qė
kishte pėr Kuranin, ai ishte prej personaliteteve mė tė
shquara nė shkencėn e hadithit. Allahu i Madhėrishėm e
ngriti atė nėpėrmjet studimit tė Kuranit dhe tė
hadithit.
Njė ditė hyri tek Ibn Abasi, qė ishte udhėheqės i Basras nė kohėn e
Aliut, Allahu qoftė i kėnaqur me tė. Ibn Abasi e
mirėpriti, e nderoi dhe e uli nė shtratin e tij nė tė
djathtė. Aty ishin disa persona me autoritet nga fisi
kurejsh, qė filluan tė pėshpėritnin nė mes vete duke i
thėnė njėri-tjetrit: A e patė se si Ibn Abasi e uli
kėtė robin mbi shtratin e tij? Ibn Abasi, Allahu qoftė
i kėnaqur me tė dhe babain e tij, i vėrejti pėshpėritjet
dhe iu drejtua atyre duke u thėnė: Dituria krenarit ia
shton krenarinė, i bėn tė vlefshėm nė mesin e njerėzve
dhe i ul robėrit nė shtretėrit e udhėheqėsve.
Vėrtet, Allahu i Madhėrishėm e ngriti Ebu Alijen me Kuran, saqė
thotė Ebu Bekėr bin Ebi Davudi: Pas sahabėve nuk e njeh
askush Kuranin mė mirė sesa Ebu El Alijeh dhe Seid ibn
Xhubejri.
Tani ejani qė sė bashku ti hedhim njė shikim porosive
tė Ebu El Alijes pėr Kuranin:
1-I mėsonte shokėt e vet se si ta mėsonin Kuranin. Ebu
Nuajmi transmeton se Ebu El Alijeh u thoshte: Mėsoni
nga Kurani nga pesė ajete. Kjo ėshtė mė e lehtė pėr ju,
ngase Xhibrili alejhi selam i zbriste nga pesė ajete nga
pesė ajete. Kjo ėshtė metodė edukative e tė mėsuarit.
2-Namazin e vlerėsonte lart, sepse ėshtė shtyllė prej
shtyllave tė Islamit. Ai i vlerėsonte njerėzit pėrmes
namazit. Transmetohet nga ai se ka thėnė: Udhėtoja
gjatė pėr te dikush qė transmetonte hadithe nė mėnyrė qė
tė dėgjoja nga ai. E ndiqja atė nė namaz; nėse e falte
namazin me kohė dhe nuk e vononte atė, dėgjoja nga ai
hadithe dhe mėsoja prej tij. E, nėse nuk i kushtonte
rėndėsi namazit, largohesha dhe nuk mėsoja nga ai ndonjė
hadith dhe thosha: Kur ky nuk i kushton rėndėsi
namazit, ndaj tė tjerave ėshtė shumė mė i pakujdesshėm.
Ska dyshim se namazi ėshtė vlerėsuesi mė i saktė pėr
njerėzit. Sa njerėzve u thuhet tė menēur dhe
inteligjentė, por kur shikon ēėshtjen e tyre, sheh se
ata persona nuk janė tė pranishėm fare nė xhami.
3-Ka porositur shokėt e tij qė ti ndjekin porositė
kuranore dhe tė largohen nga ajo qė i largon nga Kurani
duke thėnė: Mėsojeni Kuranin. Nėse e mėsoni atė, kurrė
nuk do tia ktheni shpinėn. Mos u jepni pas epsheve
sepse ato fusin armiqėsi nė mesin tuaj, punojeni dhe
jetėsojeni atė qė porositėn dhe punuan sahabėt e
Muhamedit alejhi selam.
4-Ua mėsonte shokėve tė tij tė vėrtetat kuranore nė
fushat e ndryshme tė jetės. Transmetohet prej tij se ka
thėnė: Ai qė e beson Allahun e Madhėrishėm, Allahu e
udhėzon atė nė rrugėn e Tij tė drejtė, duke e vėrtetuar
kėtė me ajetin kuranor:
وَمَن يُؤْمِن بِاللَّهِ يَهْدِ قَلْبَهُ
Dhe kushdo qė beson Allahun, Ai e udhėzon zemrėn e
tij (drejt besimit tė vėrtetė). (Et Tegabun,
11)
Pastaj ka thėnė: Ai qė i mbėshtetet Allahut, Allahu i
mjafton atij, duke e vėrtetuar me ajetin kuranor:
وَمَن يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُه
Dhe kushdo qė mbėshtetet e vė shpresat tek Allahu,
atėherė Ai do ti mjaftojė atij plotėsisht. (Et
Talak, 3)
Ai thoshte: Kush huazon nga Allahu, Allahu e shpėrblen
atė:
مَّن ذَا الَّذِي يُقْرِضُ اللّهَ قَرْضًا حَسَنًا
فَيُضَاعِفَهُ لَهُ أَضْعَافًا كَثِيرَةً
Kush ėshtė ai qė dėshiron tė lėrė tek Allahu njė hua
tė mirė, ashtu qė Ai tė mund tia shumėfishojė atė atij
disa herė? (El Bekare, 245.)
Dhe thoshte: Ai qė kėrkon mbrojtje nga dėnimi i
Allahut, Allahu e mbron atė.
وَاعْتَصِمُواْ بِحَبْلِ اللّهِ جَمِيعًا
Dhe kapuni qė tė gjithė ju pėr litarin (fenė dhe
Kuranin) e Allahut. (Ali Imran, 103) Ai
gjithashtu thoshte: Ai i cili i lutet Allahut, Allahu i
pėrgjigjet lutjes sė tij, duke e argumentuar me fjalėn
e Allahut:
وَإِذَا سَأَلَكَ
عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ
الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ
E kur robėrit e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam
afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet. (El
Bekare, 186)
5-Ishte prej dijetarėve tė mėdhenj, luftonte nė rrugėn e
Allahut sa herė qė e kėrkonte nevoja. Ai luftoi kundėr
romakėve nė Sham, sikurse luftoi kundėr persianėve nė
Persi dhe ishte i pari qė e thirri ezanin nė atė vend
pas ēlirimit tė tij.
Njė herė, kur u pėrgatit pėr tė shkuar nė xhihad, filloi
tė ndiejė njė dhimbje tė madhe nė kėmbė, njė dhimbje qė
sa vinte dhe i shtohej. Mė pas i erdhi mjeku, i cili,
pas kontrollit qė i bėri, i tha:
-Ti je goditur nga gangrena.
Ai pyeti: -Ēėshtė gangrena?
Mjeku i tha: -Ėshtė njė sėmundje e cila e paralizon
organin e trupit nė tė cilin gjendet, pastaj kalon nė
pjesėt e tjera derisa ta kaplojė tėrė trupin.
Mjeku i tha se duhet tia priste kėmbėn patjetėr, nė tė
kundėrtėn sėmundja do tė pėrhapej nė tėrė trupin. Ebu El
Alijeh i dha leje, edhe pse e urrente prerjen e kėmbės.
Kur erdhi mjeku qė tia priste kėmbėn me sharrė, i tha:
-A dėshiron tė tė japim njė dozė anestezie, nė mėnyrė qė
tė mos e pėrjetosh fare dhimbjen (gjatė prerjes sė
kėmbės)?
Ebu El Alijeh, Allahu e mėshiroftė, u pėrgjigj:
-Unė kam njė ilaē mė tė mirė sesa ky qė mė propozoni ju.
Mė sillni kėtu njė lexues tė Kuranit, i cili e lexon
bukur Kuranin. Le tė fillojė ai tė lexojė Kuran nė
praninė time e kur tė shihni se mė ėshtė skuqur fytyra,
mė janė zgjeruar sytė dhe shikimi im ėshtė pėrqendruar
nė qiell, atėherė bėni me mua ētė doni.
Vepruan ashtu siē u tha dhe ia prenė kėmbėn. Kur i erdhi
vetėdija, mjeku i tha: -Me sa duket nuk e ke ndier fare
dhimbjen e sharrės dhe tė kėputjes sė kėmbės.
Ebu El Alijeh tha: -Dashuria ndaj Allahut dhe kėnaqėsia
e asaj qė dėgjova nga Kurani mė bėri qė mos tė ndiej
fare dhimbje nga sharra dhe kėputja e kėmbės.
Pastaj e mori kėmbėn e tij nė dorė, e shikoi dhe tha: O
kėmba ime, kur ta takoj Allahun nė Ditėn e Llogarisė dhe
tė mė pyesė se a kam ecur me ty dyzet vite nė haram apo
kam prekur me ty atė qė nuk ėshtė e pėlqyeshme, do ti
pėrgjigjem jo. Do tė jem i sinqertė nė atė qė do tė them
inshallah.
Kėta janė shembuj tė historisė sė umetit islam nga jeta
e tė devotshmėve, shembuj dhe kėshilla tė mjaftueshme
pėr atė qė dėshiron tė marrė mėsim.
Vazhdon
Pėrktheu nga arabishtja: Musli Zymberi
14.3.2008
|