Thirrėsit tė cilėt hanė me gjuhėt e tyre!
20.12.2009 07:18:23

Nė emėr tė Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit

Falėnderimi dhe lavdėrimi i takon vetėm Allahut tė Lartėsuar dhe salavatet tona qofshin mbi tė Dėrguarin tonė, Muhamedin salallahu alejhi ue selem.

Mė ka nxitur ta shkruaj kėtė temė njė lajm i cili ėshtė publikuar nė disa gazeta publike, tė cilat flasin pėr pėrfitimin e disa thirrėsve bashkėkohorė islamė, tė cilėt kanė pėrfituar para tė majme nga daveti i tyre. Vetėm nė vitin 2007, njėri prej tyre kishte fituar mė shumė, 2.5 milionė dollarė!

Pasi e lexova kėtė lajm, m’u kujtua fjala e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, qė thotė: “Do tė vinė disa njerėz tė cilėt do tė hanė me gjuhėt e tyre ashtu sikurse hanė lopėt nga toka.” (Ahmedi, shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė sahih. Shih “Silsiletus-sahiha” 419). Dhe unė nuk i shoh kėta thirrės ndryshe veēse prej atyre qė janė cekur nė hadith, qė hanė me gjuhėt e tyre sikurse hanė lopėt nga toka!

Subhanallah! Pėr ēdo fjalė qė flasin, presin prej saj shpėrblim dhe pasuri... Nuk ka asnjė gjė qė bėhet vetėm pėr hir tė Allahut apo nė rrugė tė Allahut!
Kėshtu duhet tė jetė thirrja nė Islam? Pėr ēdo fjalė qė flasim, ēdo ajet qė themi, ēdo kėshillė qė japim, ēdo ngjarje nga Kurani qė tregojmė duhet tė marrim pasuri dhe shpėrblim?! Si tė ishte kjo fe njė mall me tė cilėn bėjmė tregti, ku mund tė fitojmė pasuri dhe mund tė humbim! Thėrrasim nė Islam aty ku kemi leverdi financiare, kurse ku nuk kemi leverdi ndalemi dhe nuk i thėrrasim nė Islam pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar!
E ka thėnė tė vėrtetėn Pejgamberi salallahu alejhi ue selem kur ka thėnė: “Mėsojeni Kuranin dhe luteni Allahun qė me tė (Kuranin) tė fitoni xhenetin para se ta mėsojė atė (Kuranin) njė popull tė cilėt do tė kėrkojnė qė me tė tė fitojnė dynjanė. Nuk ka dyshim se Kuranin e mėsojnė tre grupe njerėzish: personi qė ka pėr qėllim tė fitojė autoritet me tė (duke u mburrur dhe lavdėruar), personi i cili dėshiron tė fitojė pasuri me tė dhe personi i cili e lexon atė (dhe e mėson atė) pėr hir tė Allahut tė Madhėruar.” (Ibn Nasr nė Kijam El-Lejl, shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė sahih. Shih “Silsiletus-sahiha” 258)

Po ashtu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Kush e lexon Kuranin, le tė adhurojė Allahun me tė sepse do tė vijė njė popull tė cilėt do ta lexojnė Kuranin dhe do tė kėrkojnė pasuri prej njerėzve.” (Tirmidhiu, shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė sahih. Shih “Silsiletus-sahiha” 257) Dhe ka thėnė: “Ai i cili e mėson njė dituri me tė cilėn arrihet kėnaqėsia e Allahut, mirėpo e mėson kėtė dituri pėr qėllim tė pėrfitimeve tė kėsaj bote, ai nuk do ta ndiejė erėn e xhenetit nė Ditėn e Gjykimit.” (Tirmidhiu, Ahmedi, ibn Maxhe, Ebu Davudi, shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė sahih. Shih “Sahih Sunen Ebi Davud” 3105)

Si do tė jetė gjendja e atyre tė cilėt nuk thėrrasin nė Islam pėrveē nėse kanė dobi financiare nga kjo thirrje, nga kjo ligjėratė, sikurse kėta thirrės tė njohur, tė cilėt kanė fituar shumė para nga thirrja qė kanė bėrė. Nuk ka dyshim se ne jemi duke jetuar ashtu sikurse na kanė treguar selefėt tanė, qė thanė se do tė punojnė punė tė ahiretit pėr qėllim tė pėrfitimit nė kėtė botė, mėsojnė fenė pėr qėllime tė dynjasė!

Sikur kėta persona kėto para t’i kishin shfrytėzuar nė davet (thirrje nė Islam), do tė ishte mė mirė pėr ta. Ata kėto para janė duke i fituar duke ua fshehur njerėzve diturinė dhe rrugėn e drejtė, duke i mbrojtur qafirėt dhe kufrin e tyre, disa prej tyre duke folur haptazi pėr ta dhe duke i mbrojtur ata, kurse disa tė tjerė duke heshtur, Allahu i Madhėruar thotė: “Ata, tė cilėt fshehin argumentet dhe faktet qė Ne i shpallėm, e pasi qė ato ua sqaruam njerėzve nė librin, tė tillėt i mallkon Allahu, i mallkojnė edhe ata qė mallkojnė.”(El Bekare: 159)

“Ata qė fshehin nga libri atė qė shpalli Allahu dhe pėr tė fitojnė shumė tė paktė, ata nė barqet e tyre fusin vetėm zjarr. Atyre Allahu nuk do t’u flasė nė Ditėn e Gjykimit dhe as nuk i shfajėson ata, por pėr ta pason dėnimi i rėndė e i padurueshėm.” (El Bekare: 174)

Ne u themi kėtyre thirrėsve qė le ta provojnė dhe le tė flasin tė vėrtetėn kundėr jobesimtarėve dhe tė thonė tė vėrtetėn kundėr atyre qė janė zhytur nė harame, se do ta shohin a do tė kenė mundėsi t’i fitojnė kėto para pėr kėtė kohė tė shkurtėr. Nuk ka dyshim se do tė bėhen prej thirrėsve mė tė varfėr nė atė vend.

Me kėto fjalė nuk desha tė tregoj pėr gjendjen e tyre, sepse gjendjen e tyre financiare e dinė tė gjithė, mirėpo desha vetėm t’i kėshilloj dhe t’u pėrkujtoj pėrfundimin e kėsaj bote se qė tė gjithė ne do tė ndahemi njė ditė nga kjo botė dhe do tė lėmė ēdo gjė qė kemi nė kėtė botė prej pasurisė, shtėpive, veturave etj., dhe nuk do t’i sjell dobi atij nė Ditėn e Gjykimit tjetėr pėrveē veprave tė tij tė sinqerta, qė i ka bėrė pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar. E lusim Allahun e Lartėsuar tė na bėjė tė sinqertė nė veprat dhe thėniet tona, qė tė jetė pėrfundimi ynė i sinqertė, tė na bėjė prej atyre qė e flasin tė vėrtetėn dhe nuk e fshehin atė. I gjithė falėnderimi i takon Allahut tė Madhėruar.
 

 

Pėrktheu: Eroll Nesimi
28.6.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010