Mė sė pari ziliqarin e vret zilia e tij
20.12.2009 07:17:14

Tregohet se njė njeri kishte traditė qė ta vizitonte njėrin nga mbretėrit. Mbreti e ulte atė pranė tij, e nderonte shumė dhe i dėgjonte bisedat e tij me vėmendje. Njė ditė prej ditėve, pėr kėtė dhunti qė Allahu ia kishte dhėnė atij njeriu, njėri nga punėtorėt e mbretit filloi ta ketė zili. Por ky punėtor nuk e la vetėm me zili, por edhe filloi se si t’ia punojė kurthin atij.

Njė ditė, ky punėtori i mbretit i tha mbretit: “Ky personi qė ju po e nderoni, qė po e ulni afėr vetes si dhe po i dėgjoni shumė bisedat e tij, po pretendon se ju keni erė tė keqe nė gojėn tuaj. Po bėn shpifje pėr ju dhe po tregon pėr erėn, duke thėne se ajo erė shumė e neverit dhe i pengon ata qė flasin me ju.

Mbreti e pyeti punėtorin e tij se ēfarė argumenti kishte pėr atė qė thoshte. Ndėrsa pėrgjigjja e punėtorit ishte se nėse nuk mė beson, atėherė ju e ftoni atė. Nė momentin kur ai do tė vijė tek ju, mos harroni e shikoni mirė, sepse ai kur tė afrohet afėr jush do tė vendosė dorėn mbi hundėn e tij, nė mėnyrė qė mos ta ndiejė erėn e shėmtuar qė ai pretendon se del nga goja e juaj. Mbreti e dėgjoi punėtorin e tij. I dha leje tė shkojė, por i tha se do ta vėrtetojė saktėsinė e kėtij lajmi qė i tregoi.

Doli punėtori apo ziliqari nga mbreti dhe pėrgatiti njė gjellė shumė tė shijshme. Asaj gjelle i hodhi hudhėr e pastaj e ftoi atė personin qė mė parė e kishte akuzuar tek mbreti. Para se njeriu tė hynte tek mbreti, punėtori i mbretit i ofroi gjellėn e shijshme. Pasi njeriu u ngop mirė, hyri te mbreti dhe vendosi dorėn e tij mbi gojė, nė mėnyrė qė mos ta bezdisė mbretin nga era e keqe e hudhrave. Mbreti kur e pa se ai me tė vėrtetė vendosi dorėn e tij mbi gojė, tha: ”Ky njėri me tė vėrtetė shpif pėr mua, thotė se unė kam erė tė keqe dhe se ai njeri qė flet me mua nuk mund ta durojė erėn e gojės sime”.
Pastaj, mbreti me dorėn e tij mori lapsin dhe njė fletė dhe filloi tė shkruajė njė letėr. Mbreti e kishte zakon qė shumė rrallė tė shkruante letėr me dorėn e tij. Por tė gjithė e dinin se kur mbreti shkruante letėr me dorėn e tij, kjo ishte njė pėrgėzim pėr tė tjerėt, se ai ka ndėrmend qė atij personi t’i japė njė dhuratė shumė tė ēmuar.

Por, nė kėtė rast mbreti nė letėr i shkroi kėto fjalė drejtuar nėpunėsit tė tij: “Atė njeri qė tė vjen ty me kėtė letėr menjėherė preje me shpatė dhe kokėn e tij ma dėrgo mua.” Po sa doli nėpunėsi nga mbreti, nė daljen e pallatit mbretėror takoi atė ziliqarin qė ia kishte pėrgatitur kėtė kurth. Ziliqari e pyeti personin qė doli nga mbreti se ēfarė kishte nė dorė. Ai i tha se kam njė letėr qė mbreti ma shkroi vetė me dorėn e tij . Ziliqari ia kėrkoi atij letrėn. Nėpunėsi nuk deshi t’ia jepte letrėn, por ziliqari insistonte me ngulm qė ta merrte atė letėr. Nėpunėsi dikur u pajtua qė t’ia japė letrėn. I tha mirė pra, qoftė kjo letėr pėr ty or burrė dhe ia dha. Ziliqari arriti tek ai person qė mbreti e kishte drejtuar me urdhėr. Ai e hapi letrėn dhe e lexoi. Pasi lexoi letrėn, i tregoi se mbreti ka dhėnė urdhėr qė ai personi qė vjen me kėtė letėr tek unė, me shpatė t’ia pres kokėn e tij dhe pastaj atė kokė t’ia dėrgoj atij. Kur ziliqari e dėgjoi kėtė, filloi tė qante dhe i lutej atij qė mos t’ia pres kokėn. I tregoi se kėtė letėr mbreti ia kishte dhėnė njė personi tjetėr, por unė ia mora nga dora atij personi kur ai kishte dalė nga mbreti. Fatkeqėsisht, tė gjitha pėrpjekjet e tij ishin tė kota, ngase ai kishte vendosur qė ta kryente urdhrin e mbretit. E mori dhe preu kokėn e tij. Pastaj ia dėrgoi mbretit. Pasi mbreti e mori kokėn e prerė tė ziliqarit, u befasua dhe u mahnit kur ai vėrejti se personi qė kishte urdhėruar qė t’i prihet koka me shpatė ishte ende gjallė. Ai pyeti se si ėshtė e mundur tė ndodhė kjo? Njeriu pėr tė cilin mbreti kishte urdhėruar qė t’ia presin kokėn u pėrgjigj: “Unė sapo dola nga ju, ai personi i prerė m’a kėrkoi atė letėr qė ju mė dėrguat me tė. Unė pastaj ia dhashė atij letrėn sepse ai m’a kėrkonte me ngulim dhe me tė shkoi shumė i gėzuar.”

Mbreti e shikoi atė dhe e pyeti: “Pse t’i e vendose dorėn mbi gojė, kur ishe pranė meje duke biseduar me mua.” Ai i tregoi mbretit se personi i prerė i kishte pėrgatitur njė ushqim me hudhėr. Pėr kėtė, unė nuk kisha dėshirė qė t’ju bezdisja me atė erė tė keqe.

Mbreti e kuptoi kurthin e ziliqarit dhe tha: “Shko, je i lirė sepse ai qė ka bėrė kurthin, vetė ka rėnė nė tė.” Dhe nė fund mbreti e pėrsėriste kėtė fjali: “Lavdi i qoftė zilisė, sa e drejtė ėshtė. Filloi nga kultivuesi i saj dhe po atė vrau.”
 

Pėrktheu: Hevzi Kadriu
28.6.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010