Si tė jetojmė me Kuranin? (Pjesa 3)
18.12.2009 21:39:48

Porositė e selefit pėr tė jetuar me Kuranin

   Porositė e selefit pėr Kuranin, pėr pėrkujdesjen pėr tė, pėr leximin dhe jetėsimin e tij ishin mėsime tė mėdha dhe tė mjaftueshme pėr ata qė erdhėn dhe do tė vijnė pas tyre. Fjalėt dhe bisedat ēdoherė pėrputheshin me veprat e tyre, prandaj eja qė sė bashku t’i hedhim njė shikim disa porosive tė tyre pėr dhe rreth Kuranit.

1-Abdullah ibnu Mesudi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: “Robi i Allahut mos tė pyesė askėnd pėr veten e tij, pėrveē Kuranit. Nėse e do Kuranin, ai nė realitet e do Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij e nėse e urren Kuranin, ai vėrtet e urren Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij.”

2-Hudhejfe ibn el Jemani, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy, ka thėnė: “O lexuesit e Kuranit, qėndroni nė rrugėn e drejtė, pėrparėsia ēdoherė ju takon juve. E, nėse ju e lėni rrugėn e drejtė dhe lajthitni, atėherė do tė jeni tė humbur.”

3-Ebu Musa el Eshariu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, gjatė kohės kur ishte udhėheqės i Basras i ftoi lexuesit e Kuranit qė ta vizitojnė. Kur hynė tek ai mė se 300 lexues tė Kuranit, ai iu drejtua atyre me kėto fjalė: “Ju jeni njerėzit dhe lexuesit mė tė mirė dhe mė me vlerė tė Basras, andaj vazhdoni rrugėn e leximit tė Kuranit, kėtė rrugė tė sigurt, dhe mos t’ju mashtrojė dynjaja e t’u ngurtėsohen zemrat ashtu siē u ngurtėsuan zemrat e atyre qė ishin para jush.”

4-Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nė njė rast iu drejtua lexuesve tė Kuranit duke u thėnė: “O lexuesit e Kuranit, ngrini kokat tuaja lart dhe krenohuni me punėn tuaj. Rruga juaj ėshtė shumė e qartė, andaj vazhdoni garėn tuaj pėr nė vepra tė mira.”

5-Ajo pėr tė cilėn u porosit shumė ishte tė punuarit me Kuran, qė njėkohėsisht ėshtė argument i imanit. Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy, thoshte: “Jetuam njė kohė tė gjatė. Ēdonjėri mėsonte imanin para se ta mėsonte Kuranin dhe kur i zbriste Pejgamberit alejhi selam ndonjė kaptinė kuranore, mėsonim hallallin dhe haramin, urdhrin dhe ndalesėn pa u ndalur gjatė nė tė, sepse pėr ne ishin shumė tė qarta gjėrat nga besimi i fuqishėm qė kishim. Pastaj kam takuar njerėz qė e mėsonin Kuranin para imanit, kur ndokush lexonte Kuranin nga Fatihaja e deri nė fund, nuk kuptonte hallallin e as haramin, as urdhrin dhe ndalesėn dhe as qė ndalej pėr t’i kuptuar.”

6-Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thoshte: “Shtėpia nė tė cilėn lexohet Kurani i shtohen tė mirat, nė tė janė tė pranishėm melaiket dhe dalin prej saj shejtanėt, ndėrsa shtėpia nė tė cilėn nuk lexohet Kurani, nė tė vėshtirėsohet banimi pėr anėtarėt e saj, pakėsohen tė mirat, janė tė pranishėm shejtanėt dhe dalin prej saj melaiket.”

7-Abdullah ibn Amr ibnu El Asi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy, thoshte: “Kush e lexon Kuranin, veē e ka vendosur pejgamberllėkun nė mes tė dy krahėve tė tij, pėrveēse atij nuk i vjen shpallja. Kush e lexon Kuranin, pastaj sheh ndonjė nga krijesat e Allahut duke menduar se Allahu i ka dhėnė atij mė shumė nė krahasim me lexuesin e Kuranit, veē e ka nėnvlerėsuar atė qė Allahu e ka ngritur dhe e ka ngritur atė qė vėrtet Allahu e ka pėrulur. Lexuesi i Kuranit nuk guxon ta injorojė atė qė nuk e di (nga Kurani) dhe as tė hakmerret (ndaj njerėzve), nėse i vjen rasti, por tė falė.”

8-Ebu Abdurrahman es Sulemi, nga tabiinėt, Allahu e mėshiroftė, shtatėdhjetė vite i ka kaluar duke ua mėsuar njerėzve Kuranin e tė ngjashėm si ai kanė qenė tė shumtė nė ēdo kohė, tė cilėt tėrė jetėn e tyre ia kushtuan mėsimit tė Kuranit.

9-Komentuesi i njohur i Kuranit, Muxhahidi, fjalėn e Allahut يَتْلُونَهُ حَقَّ تِلاَوَتِهِ
“e tė cilėt e lexojnė atė (u bindėn urdhrave tė tij dhe e ndjekin atė) drejt siē ėshtė pėr ta lexuar (e ndjekur) (El Bekare, 121), e ka komentuar me fjalėt “ata punojnė me tė ashtu siē kėrkohet me precizitet tė plotė.” Ky nė fakt edhe ėshtė objektivi kryesor i Kuranit, qė lexuesi ta praktikojė dhe ta jetėsojė atė nė jetėn e tij.
 

Vazhdon
Pėrktheu nga arabishtja: Musli Zymberi
15.2.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010