Kėshilla nė Islam
20.12.2009 07:10:33

Nga Ebu Rukajje Temim ibn Evs ed-Darijje, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Feja ėshtė kėshillė, feja ėshtė kėshillė, feja ėshtė kėshillė.” Thamė: “Pėr kė (o i Dėrguar i Allahut)?” Tha: “Pėr Allahun, librin e Tij, pėr imamėt (krerėt) e muslimanėve dhe njerėzit e rėndomtė prej tyre."

Kėshilla nė Islam ka njė vizion tė qartė, kur dihet se ajo ėshtė shkaku kryesor pėr pėrmirėsimin e individit dhe shoqėrisė, ėshtė esenca e ndėrtimit dhe e pėrmirėsimit tė umetit, ajo ėshtė ndriēuesja e bashkimit dhe unitetit nė mes muslimanėve, gjithashtu ėshtė pengesė e ndarjes dhe konflikteve nė mes tė njerėzve.

Shejtani me eksperiencėn e vet dhe palodhėsinė e tij mundohet tė mbjellė konflikt dhe pėrēarje mes muslimanėve. Meqė humbi shpresėn se Gadishulli Arabik do t’i nėnshtrohet, ai u zotua se do tė punojė qė t’i pėrēajė dhe tė fusė grindje mes tyre.
Ai filloi me kėtė se kjo ėshtė fillimi i armiqėsisė, grindjes, konfliktit, qė dėrgon gjer tek vrasja dhe dobėsimi i safave tė muslimanėve.
Hadithi qė tregon rėndėsinė e kėshillės ėshtė hadithi qė e tregon Imam Muslimi nė koleksionin e tij nga Temim ed-Darij, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Feja ėshtė kėshillė, feja ėshtė kėshillė, feja ėshtė kėshillė.”

Pra, ky hadith ka njė karakteristikė, tregon themelet e fesė dhe qėndrueshmėria ėshtė vetėm me kėshillė, me prezencėn e kėshillės forcohet feja dhe zbatohet nė jetėn e pėrditshme, kurse me humbjen e saj hyjnė risit dhe mangėsitė nė fe, kėshtu qė humb i gjithė umeti.

Tė gjithė tė Dėrguarit e Allahut kishin njė mision me popujt e tyre duke i kėshilluar ata dhe duke pasur njė pėrkujdesje tė veēantė pėr ta. Mė se miri e shohim kėtė nė fjalėn e Nuhut alejhi selam duke i folur popullit tė tij.
 
Kėshilla ėshtė fjalė qė nė vetvete ka mirėsi dhe dashuri atij qė i thuhet dhe kuptohet se kur thuhet kėshillė, ka pėr qėllim njė ose shumė tė mira pėr tė tė thėnė. Nuk ka fjalė mė kuptimplote se kjo nė kėtė kontest.

Kėshilla patjetėr duhet tė ketė tri gjėra:

E para: Sinqeriteti ndaj Allahut, qė ėshtė esencialja e ēdo vepre. Pasi kėshilla ėshtė obligim i besimtarit pėr besimtarin, atėherė obligohet tė largohet nga epshet, nga gjėrat personale dhe tė largohet nga mendimet e kėqija tė cilat i prishin veprat e mira.

E dyta: Butėsia dhe gradualiteti gjatė kėshillės. Pra, nėse kėshilla nuk ka butėsi, atėherė ajo ka gjasa qė edhe tė mos pranohet. E, ai i cili ėshtė privuar nga butėsia ėshtė privuar nga shumė tė mira, sikurse ka treguar pėr kėtė Pejgamberi ynė alejhi selam.

E treta: Tė ketė parasysh qė t’ia mbulojė turpin, veset e kėqija dhe gjėrat qė i di dhe i njeh pėr atė person. Gjithashtu prej urtėsisė gjatė kėshillimit ėshtė qė kėshilluesi t’i vlerėsojė njerėzit, t’u japė hakun ashtu siē e meritojnė, tė jetė i qetė dhe i mėshirshėm me tė moshuarit, tė gjejė kohėn e pėrshtatshme, t’i gjejė fjalėt mė tė mira, tė jetė i buzėqeshur gjatė kėshillės etj.

Ka thėnė Aliu, Allahu e mėshiroftė: “Besimtarėt janė kėshillues, ndėrsa hipokritėt janė mashtrues.”

Njėri nga selefėt kishte thėnė: “Besimtari ia mbulon tė metat vėllait tė tij, ndėrsa i brishti i zbulon dhe publikon ato.”

 

Eroll Rexhepi
1.3.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010