Gruaja e devotshme (9)
20.12.2009 07:09:02

Gruaja muslimane duhet tė jetė falėnderuese ndaj burrit tė saj pėr punėn e tij tė lodhshme me qėllim qė tė furnizojė gruan dhe fėmijėt e tij me ushqim dhe veshmbathje. Ajo duhet ta falėnderojė atė sa herė qė sjell ushqim apo diēka tjetėr dhe tė lutet pėr tė. Ajo nuk duhet t’i injorojė mirėsitė e tij ndaj saj.
Ajo duhet tė ketė frikė qė tė mos jetė si gratė pėr tė cilat Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Allahu i Lartėsuar nuk e shikon njė grua e cila nuk e falėnderon burrin e saj dhe duke pasur nevojė pėr tė.” Nesaiu, Bezari dhe tė tjerė. Shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė shih. Shih Silsiletus-Sahiha nr. 289.

Nėse gruaja harron mirėsitė e burrit tė saj dhe mundin e tij, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem kėtė vepėr e ka quajtur kufėr (tė vogėl) dhe Allahu i Lartėsuar e ka bėrė kėtė vepėr shkak pėr ta hedhur nė zjarr tė xhehenemit.

Transmetohet se Esma bintu Zejd El Ensarije, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: “Kaloi Pejgamberi salallahu alejhi ue selem pranė meje dhe unė isha duke ndenjur me disa fqinje, tė cilat ishin moshatare tė mia. Na dha selam dhe tha: “Kini kujdes dhe mos bėni kufėr (mos mohoni) ndaj atyre tė cilėt ju furnizojnė ju.” I thashė: “O i dėrguar i Allahut, si ėshtė kufri ndaj atyre qė na furnizojnė?” Tha: “Ndoshta ndonjėrės prej jush i shtyhet martesa duke qėndruar te prindėrit dhe pastaj Allahu ju cakton ndonjė burrė (pėr martesė) dhe ju dhuron fėmijė dhe mė pas kur hidhėrohet (me burrin e saj) me njė hidhėrim tė ashpėr bėn kufėr duke thėnė: “Nuk kam parė asnjė tė mirė nga ti asnjėherė.” Buhariu nė Edebul Mufred. Shejh Albani ka thėnė se senedi i tij ėshtė i mirė. Shih Silsiletus-Sahiha nr. 823.

Po ashtu transmeton Ebu Seid El Hudri se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem u tha disa grave: “O ju gra, jepni lėmosh (sa ma shumė) se unė ju kam parė ju (gratė) se jeni shumica e banorėve tė xhehenemit.” Ato thanė: “Dhe pėr ēfarė o i Dėrguar i Allahut?” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: “Pėr shkak se ju mallkoni shumė dhe i mohoni tė mirat e burrit.” Buhariu dhe tė tjerė(Avdetul Hixhab 2/489.

Nuk ka gra mė tė kėqija sesa ato tė cilat nuk e falėnderojnė burrin e tyre me gjuhė dhe me gjymtyrė nė ēdo moment dhe nė ēdo vend, ta falėnderojnė atė pėr punėn, mundimin, lodhjen qė ėshtė duke e bėrė pėr t’i furnizuar fėmijėt dhe gruan e tij me ushqim e veshmbathje etj.

Ku janė fjalė si: “Allahu tė shpėrbleftė”; “Tė lumshin duart!”; “Allahu mos na lėntė pa ty”; “Allahu ta shtoftė jetėn duke e adhuruar Allahun” dhe fjalė tė tjera tė ngjashme tė cilat tregojnė njė falėnderim pėr burrin dhe nuk ka dyshim se kjo nuk i kushton gruas asgjė.
Ku ėshtė falėnderimi i saj me gjymtyrė, duke u ngritur pėr t’i kryer kėrkesat e tij duke i shėrbyer me ēdo send qė kėrkon ai (qė nuk ėshtė haram).

Dijetari AbdulMuteal El Xhabiri, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Ēdo person ka dėshirė tė shikojė vlerėsimin e mirėsisė sė tij dhe sa vlerėsim i mirė ėshtė fjala falėnderuese ose “Allahu tė shpėrbleftė”. Nuk ka dyshim se kėto fjalė joshin tė mira edhe mė tė mėdha dhe falėnderimi mbjell dashuri nė zemrėn e njeriut.

Nėse gruaja e falėnderon burrin e saj nė mungesė tė tij, kjo shton vlerėn e gruas dhe dashurinė e burrit ndaj saj sepse nėse gruaja e falėnderon burrin e saj nė mungesė tė tij, para familjes sė saj etj., kjo gjė ia mbyll rrugėt shejtanit.

Kur fėmijėt tė rriten duke dėgjuar fjalė falėnderuese nga prindėrit, qė falėnderojnė njėri-tjetrin, fėmijėt mėsohen qė edhe jashtė shtėpie tė falėnderojnė ata tė cilėt u bėjnė mirė atyre.
Edhe kur dėgjojnė fjalėt “mė fal” apo “po mė vjen keq”, nėse gruaja bėn ndonjė gabim, do tė mėsohen edhe fėmijėt qė tė kėrkojnė falje nga prindėrit dhe do tė kenė sjellje tė mirė (El Meretu fit-tesavur El Islamij f.121).
 


Pėrktheu: Eroll Nesimi
22.2.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010