Gruaja e devotshme (8)
20.12.2009 07:07:23

Gruaja muslimane kujdeset dhe interesohet pėr zbukurimin, parfumimin dhe pastėrtinė e vetes. Gruaja muslimane ėshtė e vetėdijshme se zbukurimi ka ndikim tė madh tek burri i saj dhe e shton dashurinė e tij edhe mė shumė. Pėr kėtė shkak, ajo ėshtė shumė e kujdesshme pėr zbukurimin e saj si nė veshmbathje ashtu edhe nė erė, pastėrti, parfumim etj. Ajo e di se zbukurimi ėshtė njė mjet efektiv pėr ta kėnaqur, qetėsuar dhe mjaft tėrheqės pėr tė. Gjithashtu kjo e bėn atė qė tė kujdeset dhe tė sillet edhe mė mirė me gruan e tij.

Moszbukurimi i gruas pėr burrin e saj ėshtė prej shkaqeve kryesore tė largimit tė burrit nga gruaja e tij, qė mė pas sjell probleme. Ka shumė raste ku kalon tėrė dita dhe nata dhe gruaja nuk zbukurohet pėr burrin e saj. Burri shpenzon pasurinė e tij pėr t’i blerė gruas rrobat, parfumet dhe kozmetikėn mė tė mirė, kurse ajo nuk i pėrdor kėto pėr burrin e saj, por pėr t’u zbukuruar para grave tė tjera nė festa tė ndryshme si nė dasma, bajrame, etj. Shumė burra presin tė ndodhė ndonjė manifestim, festė apo tubim, qė ta shohin gruan e tyre tė zbukuruar dhe nė pamjen mė tė bukur, kurse disa tė tjerė detyrohen tė bėjnė ndonjė manifestim vetėm e vetėm pėr ta shikuar gruan tė zbukuruar.

(Nė mesin tonė ėshtė shumė e pėrhapur qė gruaja tė zbukurohet kur tė vijnė musafirėt, aq shumė zbukurohet, saqė as burri i saj nuk e njeh. Mė shumė zbukurohet pėr musafirė sesa pėr burrin e saj ose mund tė themi se burri e sheh gruan tė zbukuruar vetėm nė tri raste: 1. Kur vijnė mysafirėt; 2. nė ndonjė manifestim; 3. kur shėtit me tė nė qytet)

Kjo pa dyshim se ėshtė padrejtėsi dhe zullum i gruas ndaj burrit tė saj. Ajo nuk ėshtė duke e kryer obligimin e saj ndaj burrit. Kjo shkakton problem dhe ai nuk do tė jetė i lumtur me tė. Kjo e detyron burrin qė tė largohet nga gruaja e tij dhe t’i shikojė gratė e tjera dhe tė bėjė haram ose fillon tė mendojė se si tė martohet me gruan e dytė, e cila do t’ia shuajė epshin e tij dhe do ta kėnaqė syrin e tij.

Njė burrė ėshtė martuar me gruan e dytė vetėm pėr kėtė shkak dhe pasi ėshtė martuar, kur ka shkuar te gruaja e parė, e ka parė tė zbukuruar aq shumė, saqė ka menduar se nuk ėshtė gruaja e tij prej ndryshimit tė madh para se tė zbukurohet dhe pasi ishte zbukuruar. Ishte ēuditur kur e kishte parė ashtu, pasi gjithmonė ishte mėsuar ta shihte tė pazbukuruar. Ai i ka treguar se nuk do tė ishte martuar po tė ishte zbukuruar si tani (shih. Mukavemat Es-Seadetuz-Zeuxhije tė Dr. Nasir Omer).

Dijetari Ahmed El Katani, Allahu e ruajttė, ka thėnė: “I bėj apel tė gjitha grave qė tė zbukurohen pėr burrat e tyre muslimanė, sepse kjo i mbron ata nga gabimet. Zbukurimi i gruas pėr burrin e saj ėshtė adhurim dhe njė mjet tė cilėn e do natyrshmėria e njeriut. Gruaja e menēur ėshtė ajo e cila di se si ta pėrfitojė zemrėn e burrit tė saj dhe di se si tė jetė gjithmonė gruaja e tij e re nė jetėn e tij.

Fjala e mirė ėshtė zbukurim i saj, buzėqeshja e saj tėrheqėse ėshtė zbukurim i saj, era e saj e mirė ėshtė kėnaqėsi, fustani i saj i hijshėm edhe me njė zbukurim modest. Ti oj motėr muslimane je hyria e tij nė dynja dhe mbretėresha e pallateve nė xhenet, me lejen e Allahut.

Mėsoj, oj motėr, prej Kuranit moralin dhe sjelljet e hyrive tė xhenetit dhe garo me to pėr ta pėrfituar zemrėn e burrit tėnd. Bėje dynjanė e tij xhenet, vishi rrobat e mira, parfumohu mirė.

Ėshtė pėr t’u ēuditur me atė grua qė nė periudhėn e menstruacioneve nuk i kushtojnė rėndėsi vetes, nuk rregullohet gjatė tė pėrmuajshmeve pėr burrin e saj duke menduar se menstruacionet janė ndarje mes saj dhe burrit tė saj.
Ku ėshtė zbukurimi i gruas nė fytyrėn, flokėt, rrobat dhe erėn e saj?
A ka ndonjė kundėrshtim mes zbukurimit dhe menstruacioneve?!
Jo, ajo duhet tė kujdeset pėr burrin e saj dhe tė zbukurohet e tė hijeshohet pėr burrin e saj.

Ebul Ferexh nė librin e tij “Nisau Ma Manahu“ ka thėnė: “Gruaja duhet tė gjejė simpati te burri i saj duke iu zbukuruar atij, qė tė jetė tėrheqėse pėr tė. Duhet tė zbukurohet me flori dhe me veshje tė ndryshme, duke pėrdorur edhe makijazh tė ndryshėm. Ajo duhet tė ketė kujdes qė tė mos pėrdorė ndonjė aromė qė e pengon burrin e saj ose qė nuk i pėlqen atij.”

Kurse Berkuki ka thėnė: “Bukuria e gruas dhe zbukurimi i saj ėshtė shkaku kryesor pėr tėrheqjen e burrit dhe pėr ta magjepsur atė. Zbukurimi kryesor ėshtė pastėrtia dhe pėr kėtė shkak duhet tė ketė kujdes gruaja qė mos t’i bjerė nė sy burrit tė saj diēka qė ai e urren, bie fjala ndyrėsirė, erė e keqe etj.

Njė grua e kėshilloi bijėn e saj duke i thėnė: “O bija ime, mos harro pastėrtinė e trupit tėnd. Nuk ka dyshim se pastrimi i trupit tėnd shton dashuri te burri yt, pastėrtia e shtėpisė ta zgjeron gjoksin, ta ndriēon fytyrėn dhe tė bėn tė bukur, tė dashur dhe tė respektuar te burri yt. Gjithashtu do tė tė falėnderojnė familja jote, shoqet e tua dhe tė afėrmit e tu. Dhe kushdo qė tė sheh tė pastėr dhe shtėpinė e rregulluar, do tė gėzohet dhe do tė ketė mendim tė mirė pėr ty.”

Fatkeqėsisht, shumė gra e lėnė pas dore zbukurimin pasi kalojnė disa vite martesė; disa duke menduar se pas shtimit tė dashurisė mes bashkėshortėve nuk ėshtė e nevojshme zbukurimi i saj, kurse disa tė tjera mendojnė se pasi kanė mbushur disa vite, nuk u takon tė zbukurohen dhe se zbukurimi ka qenė nė rini. Nuk ka dyshim se kėto mendime janė tė gabuara.

Zbukurimi i gruas pėr burrin e saj ėshtė obligim dhe nuk largohet ky obligim edhe nėse kalon shumicėn e jetės sė saj. Sa e sa burra janė martuar edhe pse kanė mbushur tė pesėdhjetat pėr shkak se gruaja e parė ka lėnė pas dore zbukurimin e vetes.
Prej pastėrtisė sė gruas ėshtė: pastėrtia e trupit, pastrimi i qimeve tė sqetullave, pastrimi i dhėmbėve, zbukurimi i syve me makijazh, shkurtimi i thonjve etj.

Filloni, pra, o gra tė besimtarėve, zbukurohuni pėr burrat tuaj dhe dijeni se zbukurimi ėshtė ndėr shkaqet kryesore pėr tėrheqjen e burrit tuaj dhe prej rrugėve mė tė mira pėr ta kėnaqur burrin. Nė shumė raste zbukurimi anashkalon dhe asgjėson shumė probleme bashkėshortore.


Pėrktheu: Eroll Nesimi
15.2.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010