Gruaja e devotshme (7)
20.12.2009 07:06:36

Prej cilėsive tė gruas muslimane ėshtė se ajo nuk vrapon pas dynjasė sikurse gratė e tjera, tė cilat kėrkojnė veshmbathje, tė shėtisin nėpėr restorante apo kėrkojnė ar, argjend apo kėnaqėsi tė tjera tė kėsaj bote.
Gruaja muslimane ėshtė mė e zgjuar se kaq, kėrkon bukurinė e shtėpisė sė saj nė dynja duke e zbukuruar me iman dhe vepra tė mira dhe njėkohėsisht duke shpresuar shpėrblimin tek Allahu i Lartėsuar. Gruas muslimane i intereson shtėpia e saj nė xhenet para shtėpisė sė saj nė dynja dhe pėr kėtė ėshtė e zėnė duke ngritur imanin e saj dhe duke punuar pėr ta arritur kėnaqėsinė e Allahut.

Nuk ėshtė njė grua e cila ia ndalon vetes atė qė ia ka lejuar Allahu nga tė mirat e kėsaj bote dhe bukuritė e saj, mirėpo tė gjitha kėto tė mira i shijon pa shpenzuar para tė majme dhe gjithashtu nuk e ka qėllimin kryesor kėnaqėsinė e kėsaj bote, nuk ėshtė sikurse gratė e tjera, tė cilat qėllimin kryesorė e ka ndėrrimin e mobileve tė shtėpisė apo veshmbathjeve tė saj, gruaja muslimane dėshiron atė qė e ka dėshiruar gruaja e firaunit, ku e ka lutur Allahun duke thėnė: “Ajo tha: “Zoti im, mė bėn njė shtėpi pranė Teje nė xhenet.” (Et-Tahrim 11) Shtėpia e ahiretit e ka larguar atė nga kėnaqėsitė e shtėpisė sė dynjasė, ajo ėshtė e bindur se kjo botė ėshtė njė sprovė pėr njerėzit dhe joshėse pėr ta e nė veēanti pėr femrat.

Allahu i Madhėruar ka thėnė: “Dhe me atė qė tė ka dhėnė Allahu, kėrko (ta fitosh) botėn tjetėr, e mos lė mangėt atė qė tė takon nga kjo botė, dhe bėn mirė ashtu siē tė ka bėrė Allahu ty, e mos bėj tė kėqija nė tokė, se All-llahu nuk i do ērregulluesit.” (El Kasas, 77)

Ibn Kethiri, Allahu e mėshiroftė, nė komentin e kėtij ajeti ka thėnė: “Shpenzoje pasurinė e bollshme qė ta ka dhuruar Allahu i Lartėsuar nė adhurimin e Allahut dhe pėr t’iu afruar Atij me lloje tė ndryshme tė adhurimit pėr tė cilat do tė shpėrblehesh nė dynja dhe ahiret dhe gjithashtu e mos lė mangėt atė qė tė takon nga kjo botė, nga ajo qė ta ka lejuar Allahu nga ushqimet, pijet, veshmbathje, vendbanim, martesėn etj., sepse ti ke obligime ndaj Allahut, ndaj vetes tėnde, ndaj familjes tėnde dhe qė tė gjithėve duhet t’ia japėsh hakun (t’i kryesh obligimet ndaj tyre).” Tefsir Ibn Kethir 3/399.

Po ashtu, Allahu xh.sh. thotė: “O ju njerėz, s’ka dyshim se premtimi i Allahut ėshtė i vėrtetė, pra tė mos u mashtrojė juve jeta e kėsaj bote dhe tė mos u mashtrojė juve ndaj Allahut ai i mashtruari (shejtani). Djalli ėshtė armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thėrret atė grupin e vet, vetėm pėr t’i bėrė banues tė zjarrit.” (Fatir, 5-6)

Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Kjo botė ėshtė burg i muslimanėve, kurse xhenet i jobesimtarėve.” (Muslimi)

Dhe ka thėnė: “Me tė vėrtetė dynjaja ėshtė e ėmbėl dhe e gjelbėruar dhe Allahu i Madhėrishėm ju ka bėrė mėkėmbės nė tė pėr t’ju shikuar se si po veproni, prandaj ruajuni nga dynjaja dhe ruajuni nga gratė sepse sprova e par (qė janė sprovuar) e benu israilėve ka qenė sprova e grave.” Ahmedi nė Musnedin e tij dhe shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė sahih, shih Es-Sahiha 911.

Dhe pėr kėtė shkak parulla e besimtarit dhe besimtares duhet tė jetė: “E dihet se jeta e botės tjetėr ėshtė mė e dobishme dhe e pėrjetshme.” (El A’la 17)


Pėrktheu: Eroll Nesimi
8.2.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010