Gruaja e devotshme (2)
20.12.2009 07:02:27

Cilėsia e dytė

Cilėsi e gruas sė devotshme ėshtė edhe morali i lartė, qetėsia, thėnia e fjalėve tė mira, sjellja e mirė, mospasja inat apo dėshirė pėr t’u hakmarrė ndaj burrit tė saj apo edhe ndaj tė tjerėve.

Nuk ka dyshim se kėto cilėsi e ndriēojnė njė grua tė devotshme, janė cilėsi tė dukshme nė vepėr. Kush martohet me njė grua tė tillė, tė moralshme, me tė vėrtetė ka fituar dhe ka shpėtuar.

Islami i ka nxitur njerėzit qė tė kenė moral tė lartė dhe sjellje tė mirė me tė tjerėt. Transmeton Usame ibn Zejdi, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Robi mė i dashur tek Allahu ėshtė ai i cili ka moral tė mirė.” Taberaniu. Shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė Sahih, shih. Silsile Es-Sahiha nr. 433.

Transmeton Ebu Darda, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Nuk ka asnjė gjė qė vendoset nė peshore (nė Ditėn e Gjykimit) qė peshon mė shumė sesa morali i mirė dhe ai i cili ka moral tė mirė, do tė arrijė shkallėn e agjėruesve dhe tė atyre qė falin namaz.” Tirmidhiu, Ebu Davudi, Bezari me zinxhir tė mirė. Shih Et-Tergib Uet-Terhib 3/256.

Kurse Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se njė njeri i ka thėnė Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: “Mė mėso ndonjė vepėr qė do tė mė futė nė xhenet.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: “Ushqe njerėzit, pėrhape selamin, flit fjalė tė mira (sillu mirė) dhe falu natėn, kur njerėzit flenė.” Bejhakiu dhe Ibn Hibani.

Transmeton Ibn Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Me tė vėrtetė nė xhenet ka dhoma, prej jashtė sheh ēfarė ka brenda dhe prej brenda sheh se ēfarė ka jashtė.” Ebu Malik El Eshari e pyeti: “O i Dėrguar i Allahut, tė kujt janė kėto?” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tha: “Tė atij i cili flet mirė (ka sjellje tė mirė), i ushqen njerėzit (qė kanė nevojė) dhe i kalon nata nė namaz, kur njerėzit janė duke fjetur.” Ahmedi, Hakimi dhe ka thėnė se hadithi ėshtė sahih sipas kushteve tė Buhariut dhe Muslimit.

Ka mundėsi qė disa gra tė thonė: “Ēfarė dėshiron burri prej meje? Ushqimin e gjen tė gatshėm, rrobat i gjen tė hekurosura, shtėpinė e rregulluar dhe tė fshirė, fėmijėt e tij tė veshur dhe tė ushqyer dhe tė gjitha nevojat e tij i ka tė gatshme. Ēdo gjė qė ai kėrkon, unė e kryej, ēfarė dėshiron burri mė shumė prej meje?”

Assesi oj motėr, nuk kėrkon diēka mė tepėr. Mirėpo ai ka nevojė pėr njė sjellje tė mirė, tė cilėn ti ke mundėsi ta bėsh, ai ka nevojė pėr buzėqeshjet e tua, ai ka nevojė tė shikojė njė grua e cila kujdeset pėr tė dhe i kushton vėmendje atij.
Ai dėshiron tė dėgjojė fjalė tė mira, tėrheqėse, falėnderime dhe dashuri ndėrmjet jush. Dhe e gjithė kjo ėshtė ēelėsi i njė jete tė mirė dhe tė lumtur, tė cilėn e kėrkon martesa.

Sillu mirė me tė, nėse sjell diēka nė shtėpi, gjėra ushqimore ose tė ka blerė ndonjė rrobė, falėnderoje atė me buzėqeshje, thuaj fjalė tė mira edhe nėse ka mundėsi qė nuk tė ka pėlqyer aq shumė, sepse kjo ia shton dashurinė atij dhe e gėzon atė. Kur vjen nga puna ose nga xhamia, prite me fjalė tė mira e tėrheqėse, se e gjithė kjo sjell harmoni martesore, kurse ty nuk tė kushton asgjė.


Pėrktheu: Eroll Nesimi
4.1.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010