Shpėrblimi i shpenzimit tė parave pėr nevojat familjare
20.12.2009 07:01:47

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut tė Lartėsuar. Atė e falėnderojmė dhe vetėm prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje prej Allahut nga veprat tona tė liga dhe nga tė kėqijat e epsheve tona, nuk ka dyshim se atė qė e udhėzon Allahu, nuk ka kush qė mund ta shpjerė nė humbje dhe atė qė e humb Allahu, nuk ka kush qė mund ta udhėzojė.
Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr i Cili e meriton adhurimin pėrveē Allahut, i Cili ėshtė i vetėm dhe pa shok, dhe dėshmoj se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij.

Shumė besimtarė mendojnė qė shpenzimi i parave tė tyre nė nevojat familjare nuk ėshtė ndonjė sevap apo nuk do tė kenė shpėrblim pėr kėtė. Ka shumė argumente nga Kurani dhe Suneti i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, tė cilat e nxisin besimtarin qė tė furnizojė familjen e tij dhe tė shpenzojė pėr ta. Ne do t’i cekim disa ajete dhe hadithe qė flasin pėr kėtė ēėshtje.

Ajete:
1. Allahu i Lartėsuar thotė: “I ati i fėmijės ėshtė i obliguar pėr furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si ėshtė rregull. Askush nuk ngarkohet mė tepėr, vetėm aq sa ka mundėsi.” (El Bekare 233)

2. “Ai qė ėshtė i pasur, le tė shpenzojė sipas mundėsisė sė vet, e ai qė ėshtė ngushtė nga pasuria, le tė japė nga ajo qė i ka dhėnė Allahu.” (Et-Talak 7)

3. “Thuaj: “S’ka dyshim se Zoti im ėshtė Ai qė i jep furnizim tė begatshėm atij qė do nga robėrit e vet dhe Ai ia pakėson atij, e ēkado qė tė jepni, Ai e kompenson atė dhe Ai ėshtė dhuruesi mė i madh.” (Es-Sebe 39)

Kurse hadithet janė tė shumta nė kėtė temė. Prej tyre pėrmendim:

1. Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Pasurinė tė cilėn e ke shpenzuar nė rrugėn e Allahut, pasurinė qė e ke shpenzuar pėr tė liruar njė rob, pasurinė tė cilėn e ke shpenzuar pėr tė varfrit, pasurinė tė cilėn e ke shpenzuar pėr familjen tėnde, prej tė gjitha kėtyre shpėrblimi mė i madh arrihet me pasurinė e shpenzuar pėr familjen tėnde.” (Muslimi 995)

2. Transmeton Theubani se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Pasuria mė e mirė ėshtė ajo e cila shpenzohet pėr familje, pastaj pasuria e shpenzuar pėr kafshėn (mjetin transportues), e cila pėrdoret nė rrugėn e Allahut dhe pastaj pasuria mė e mirė ėshtė ajo e cila shpenzohet pėr shokėt e tij nė rrugėn e Allahut.” (Muslimi 994)

Thotė Ebu Kalabe: “Ka filluar Pejgamberi salallahu alejhi ue selem shpenzimin e pasurisė nė familje sė pari.”

3. Transmeton S’ad ibn ebi Vekasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i ka thėnė: “Me tė vėrtetė ēdo gjė tė cilėn e shpenzon pėr hir tė Allahut dhe duke shpresuar shpėrblimin prej Allahut, do tė shpėrblehesh pėr tė e do tė shpėrblehesh edhe pėr ushqimin qė ha gruaja jote.” (Buhariu 1295, Muslimi 1628)

4. Transmeton Ebu Mesud el Bederij, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Nėse njė burrė shpenzon prej pasurisė pėr familjen e tij dhe ai shpreson shpėrblimin prej Allahut, do t’i llogaritet atij si sadaka (lėmoshė).” (Buhariu 55 dhe Muslimi 1002)

5. Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Ka ardhur tek unė njė grua me dy vajza tė saj dhe kėrkuan lėmoshė dhe nuk gjeta asgjė tjetėr pėr t’i dhuruar pėrveē njė hurme tė cilėn ja dhashė asaj. Ajo e ndau hurmėn dhe ia dhuroi bijave tė saj, kurse ajo nuk hėngri asgjė prej asaj hurme, pastaj u ngrit dhe shkoi. Mė pas erdhi Pejgamberi salallahu alejhi ue selem dhe hyri tek unė dhe i tregova pėr kėtė ngjarje dhe tha: “Ai i cili sprovohet me vajza dhe ai sillet mirė me to (i edukon mirė), do tė jenė mburojė pėr tė nė Ditėn e Gjykimit.” (Buhariu 1418 dhe Muslimi 2629)

Kėto ishin disa prej argumenteve tė cilat tregojnė pėr shpėrblimin e madh tė atij i cili shpenzon pėr familjen e tij dhe e gjithė kjo nėse e bėn kėtė gjė duke shpresuar shpėrblimin prej Allahut tė Lartėsuar.

 


Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
28.12.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010