Islami i ka nxitur muslimanėt qė tė jenė prej Gurabave (3)
20.12.2009 07:00:24

Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton: “Mė ka kapur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem pėr trupi dhe mė tha: “O biri i Omerit! Jeto nė dynja sikur tė jesh i vetmuar (i huaj) ose si udhėtar dhe llogarite veten tėnde prej banorėve tė varrit.” (Ahmedi 2/41, Ibn Maxhe 4114, Taberaniu nė Es-Sagir 1/29-30)

Dhe mė tha: “Kur tė zgjohesh, mos e prit mbrėmjen, e kur tė zė mbrėmja mos mendo se do tė tė zėrė mėngjesi. Shfrytėzo shėndetin para se tė sėmurėsh dhe shfrytėzo jetėn para vdekjes sepse ti o Abdullah nuk e di se si do tė quhesh nesėr (a do tė thonė pėr ty nė Ditėn e Gjykimit se je i lumtur apo i hidhėruar, kurse disa tė tjerė kanė thėnė se me kėtė fjalė Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka pasur pėr qėllim se nuk e di se si do ta kesh emrin nesėr, i gjallė apo i vdekur).” (Tirmidhiu 2333, Ahmedi 2/24)
Kurse nė transmetim tjetėr, Ibn Omeri thotė: “Mė ka kapur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem pėr trupi dhe mė tha: “O Abdullah! Jeto nė dynja sikur tė jesh i vetmuar (i huaj) dhe llogarite veten tėnde prej banorėve tė varrit.”

Ka thėnė Muxhahidi: “Abdullah ibn Omeri mė tha: “O Muxhahid! Kur tė zgjohesh, mos e prit mbrėmjen, e kur tė zė mbrėmja mos mendo se do tė tė zėrė mėngjesi dhe merr prej kėsaj bote atė ēfarė tė sjell dobi nė botėn tjetėr.” (Buhariu 8/110)

Gjithashtu transmeton Abdullah ibn Omeri se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ka kapur pėr trupi dhe i ka thėnė: “Adhuroje Allahun sikurse ta shohėsh Allahun dhe jeto nė kėtė botė sikur tė jesh udhėtar.” (Ahmedi 2/132)

Tė gjitha kėto hadithe e nxisin besimtarin qė tė jetojė nė kėtė botė sikurse i huaj apo i vetmuar, gjithmonė duke llogaritur se do ta arrijė vdekja dhe do tė takohet me Allahun i Madhėruar dhe do tė llogaritet pėr tė gjitha veprat e tij.
Muhamed ibn Huesjni, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Nėse ndokush pyet pėr kuptimin e fjalės sė Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: “Jeto nė dynja sikur tė jesh i vetmuar (i huaj) ose si udhėtar”, i pėrgjigjemi atij e fjalėt se ky njeri i ngjan njė personi i cili jeton nė vendin e tij, tė cilin Allahu i Madhėruar e ka begatuar me pasuri, grua dhe fėmijė, me tė cilėt ėshtė shumė i kėnaqur, ka shtėpi tė mirė, veshmbathje tė mirė, ushqim tė mrekullueshėm, thjesht i ka tė gjitha tė mirat qė dėshiron dhe duke qenė nė kėtė gjendje i ndodh njė punė qė kėrkon prej tij qė tė marrė njė udhėtim dhe patjetėr duhet t’i lėrė kėto tė mira. Dhe del nė udhėtim dhe udhėtimi i tij zgjatet duke i humbur tė gjitha tė mirat dhe kėnaqėsitė tė cilat i ka pasur sa ka qenė nė vendbanimin e tij, tani jeton nė njė vend tė panjohur dhe i vetmuar nga tė tjerėt, nuk dėshiron mė tė jetojė nė atė vend pasi qė tė gjitha tė mirat dhe kėnaqėsitė i ka lėnė nė vendbanimin e tij, zemra e tij ėshtė e lidhur me vendin e tij dhe gjithmonė kėrkon rrugė pėr t’u kthyer nė vendin e tij, nuk i intereson mė pėr asgjė pėrveēse si tė kthehet nė vendin e tij, i ka humbur oreksi pėr ēdo gjė, ha ushqim aq sa i nevojitet pėr jetė, nuk i intereson veshmbathja, vishet vetėm sa pėr ta mbuluar avretin e tij, zemrėn e ka tė lidhur me vendin e tij, ku e di se ka kėnaqėsi atje.

Merr njė udhėtim duke bėrė durim pėr vėshtirėsitė e udhėtimit tė largėt, natėn e kalon duke fjetur nė lugina, kurse ditėn e kalon nė male, drunj e dhe, duke udhėtuar pėr nė vendin e tij. Edhe nėse rrugės sheh ndonjė gjė qė e tėrheq epshin e tij, e frenon epshin e tij dhe bėn durim duke shpresuar se kur tė kthehet nė vendin e tij i ka tė gjitha kėnaqėsitė. I pėrballon tė gjitha vėshtirėsitė e udhėtimit edhe nėse tė tjerėt tallen me tė apo e ofendojnė atė, ai udhėton i vetmuar.

Ne i themi kėtij besimtari tė zgjuar i cili e dėshiron ahiretin edhe e urren dynjanė: Jeto nė dynja sikur tė jesh ky person i huaj nė mesin e njerėzve, nuk merr nga kjo botė pėrveē asaj qė i mjafton atij. E ti, nėse e bėn kėtė, atėherė je sikur je i vetmuar sikurse udhėtari. Kėshtu do tė jesh derisa tė shkosh nė botėn tjetėr, kur atėherė do tė falėnderosh durimin qė ke bėrė nė dynja nga tė gjitha vėshtirėsitė qė ke pasur nė tė.”
 


Pėrktheu: Eroll Nesimi
21.12.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010