|
Pas
pak ditėsh njė shkollė do tė hapė dyert e saj.
Nėse kemi jetė, a do tė arrijmė tė regjistrohemi
nė kėtė shkollė? Nėse regjistrohemi, a do tė dalim
prej saj me tė suksesshmit dhe fitimtarėt apo me
humbėsit dhe dėshtakėt?
Kjo shkollė ėshtė shkolla e Ramazanit, shkolla e
devotshmėrisė dhe e Kuranit. Muaj i mėshirės dhe i
faljes, i lirimit nga zjarri i xhehenemit. Vetėm
pas pak ditėsh umeti islam mirėpret kėtė mik tė
dashur me njė gėzim tė jashtėzakonshėm dhe me
kėnaqėsi tė veēantė.
Ēfarė kemi pėrgatitur nė prag tė kėtij muaji
madhėshtor? A kemi pėrgatitur qėllim dhe
vendosmėri tė sinqertė? A kemi hulumtuar nė zemrat
tona nė mėnyrė qė tė njihemi me vendosmėrinė dhe
sinqeritetin tonė?
Assesi nuk barazohet ai njeri, kujdesi dhe mendimi
i tė cilit nė pritjen e Ramazanit nuk e tejkalon
blerjen e gjėrave dhe grumbullimin e ushqimeve me
atė njeri kujdesi dhe meraku i tė cilit ėshtė
ushqimi i shpirtit dhe tė menduarit rreth mėnyrės
sė pastrimit dhe dėlirjes sė shpirtit, se si ti
kthehet Allahut tė Lartėsuar nė kėtė muaj tė
bekuar.
Ky i fundit i thotė vetes: Si tė pėrfitoj nga kjo
stinė? Si tė pėrgatitem e tė planifikoj qė tė jem
prej tė liruarve nga zjarri, prej atyre pėr tė
cilėt xheneti pėrmallohet, prej atyre qė Allahu ua
fal mėkatet e mėhershme?
Ska dyshim se pėrgatitja pėr punė konsiderohet
shenjė e suksesit dhe sinjal i sinqeritetit.
Allahu i Lartėsuar thotė: Sikur ata tė kishin
dashur tė dilnin me ty, do tė ishin pėrgatitur.
(Teube, 46)
Nėnshtrimi dhe respektimi i urdhrave patjetėr
duhet tė pėrgatiten dhe tu paraprijnė detyrave tė
shumta nė mėnyrė qė ato tė japin suksesin,
veēanėrisht nė muajin Ramazan, pėr faktin se punėt
nė tė janė tė shumėllojshme.
Prandaj, nė lidhje me kėtė, qė nga ky moment themi:
Bėje tė sinqertė vendosmėrinė tėnde nė respektimin
e urdhrave dhe duke filluar nga Ramazani tė
krijosh njė faqe tė re e tė bardhė, tė mbushur me
vepra tė mira, tė pastėr nga mėkatet. Fudajli,
Allahu e mėshiroftė, thotė: Allahu dėshiron prej
teje qėllimin dhe vullnetin tėnd.
Ne flasim rreth pėrgatitjes dhe planifikimit
paraprak nė mėnyrė qė tė pėrfitojmė nga Ramazani.
Rikujtoj sė pari veten e pastaj edhe ju me kėto
gjėra:
1- Shpejto drejt pendimit tė sinqertė, pendim i
cili i plotėson kushtet e veta, dhe shpeshto
kėrkimin e faljes.
2- Mėso atė qė konsiderohet e domosdoshme duke
filluar nga kuptimi i agjėrimit, dispozitat dhe
normat e tij, rregullat dhe adhurimet nė tė, siē
janė: itikafi, umreja, zekati i fitrit etj.
3- Bėhu i vendosur dhe ki ambicie tė lartė pėr tė
shfrytėzuar muajin e Ramazanit me vepra tė mira.
Allahu i Lartėsuar thotė: Kur ēėshtja (e
luftės) ėshtė vendosur, do tė ishte mė mirė pėr
ata qė tė tregohen tė sinqertė ndaj Allahut.
(Muhamed, 21) Gjithashtu thotė: Sikur ata tė
kishin dashur tė dilnin me ty, do tė ishin
pėrgatitur. (Teube, 46)
Kujdesu pėr veprat mė tė mira dhe ato tė cilat
kanė shpėrblim mė tė madh.
4- Merr njė copė letėr dhe bėj planin gjatė kėtij
muaji; plan nė aspektin e kryerjes sė veprave tė
mira nė aspektin shkencor, shoqėror, nė atė tė
davetit (thirrjes nė rrugėn e Allahut). Shkruaj se
nga Kurani do tė lexoj kaq pjesė; nė aspektin e
thirrjes do tė marr pjesė nė kėtė veprimtari; do
tė lexoj kėto libra etj. Shkruaj dhe kėrkoje
suksesin nga Allahu dhe dije se kush ka vendosur
dhe e ka qėllimin, atij do ti jepet ajo qė e
kėrkon ose kompensim pėr tė.
5- Angazhohu dhe bliji nevojat e festės sė
Bajramit qė kėto ditė ose nė fillim tė muajit
Ramazan, nė mėnyrė qė mos tė tė humbasin kohė dhe
tė tė preokupojnė mendjen duke tė tė larguar nga
adhurimet gjatė kėtij muaji.
6- Nėse ke mundėsi, bliji gjėrat ushqimore pėr njė
muaj dhe pėrkushtoju adhurimit ndaj Zotit tėnd dhe
njėkohėsisht mos harro edhe hisen nga kjo botė.
7- Kujto se muaji Ramazan, ashtu siē e ka
pėrshkruar Allahu, ėshtė me ditė tė numėruara.
Ėshtė muaj i begatshėm, mirėpo shumė shpejt kalon.
Gjithashtu, kujto se lodhja e cila rezulton nga
angazhimi gjatė adhurimit vetėm pas pak ditėsh
kalon, mirėpo shpėrblimi mbetet. Gjithashtu,
momentet e dėfrimit dhe tė pakujdesisė tė atij qė
tregohet neglizhues kalojnė shumė shpejt, mirėpo
mbeten mėkatet dhe gjurmėt e tyre.
8- Agjėro Ramazanin, thirr nė rrugėn e Allahut,
ushqeji agjėruesit, nevojtarėt, kujdesu ndaj
jetimit dhe ndaj tė vejave.
9- Nė fund, planifiko programin ditor pėr vepra tė
mira, duke filluar nga leximi i Kuranit, qėndrimi
nė xhami, ulja dhe qėndrimi me familjen, dhėnia e
sadakasė (lėmoshės), falja e namazit tė teravive,
kryerja e umres, itikafit dhe shumė punėve tė
tjera. Mos lejo qė tė vijė muaji i Ramazanit e ti
tė jesh i hutuar, duke u privuar kėshtu nga shumė
mirėsi e begati.
Lus Allahun tė na mundėsojė arritjen e muajit
Ramazan!
Emir b. Muhamed El Medrij
Pėrktheu: Almedin Ejupi
29.8.2008
|