Shtėpitė tona nė Ramazan
20.12.2009 06:46:20

Muaji i agjėrimit dallohet pėr veēoritė e tij tė shumta, tė cilat dallojnė edhe muslimanin agjėrues. Edhe shoqėria muslimane dhe shtėpitė e muslimanėve dallohen nė kėtė muaj falė veēorive tė tyre dhe besimit (imanit).
Ato janė shtėpi nė tė cilat shpeshtohet leximi dhe dėgjimi i Kuranit dhe shtohen mirėsitė e begatitė, ndėrsa nė ato shtėpi ku nuk lexohet Kurani, dhuntitė dhe mirėsitė pakėsohen.

Pa dyshim se tė jetuarit me Kuran ėshtė njė dhunti tė cilėn e njeh vetėm ai qė e ka shijuar. Leximi i Kuranit sjell mbi lexuesin e tij dhuntitė dhe begatitė e Allahut. Dėgjimi i tij ėshtė frikėrespekt dhe mosndėrprerje e lidhjes me fjalėt e Allahut Fuqiplotė. Muhamed bin Ka’bi thoshte: “Lexuesin e Kuranit e dallonim nga verdhėsia nė fytyrė”, duke aluduar pėr pagjumėsinė e tij dhe angazhimet nė adhurime. I ėshtė thėnė njėrit prej tyre: “ A s’po fle?” Ėshtė pėrgjigjur: “Mrekullitė e Kuranit kanė bėrė qė tė mė largohet gjumi dhe sa herė qė dal nga njė mrekulli, vetėm se mė del mrekullia tjetėr.”

Shtėpitė e muslimanėve janė shtėpi nė tė cilat ushqehen tė varfrit, ruhen lidhjet familjare, sidomos nė kėtė muaj, kur shtohet furnizimi i besimtarit. I Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, thotė: “Kush ushqen njė agjėrues, fiton shpėrblimin sa tė tij, duke mos iu pakėsuar shpėrblimi agjėruesit.” Tė pranishmit i thanė: “ O i Dėrguar i Allahut, secili prej nesh s’ka mundėsi ta ushqejė agjėruesin.” Ai u tha: “Allahu ia jep kėtė shpėrblim atij qė i jep agjėruesit qoftė edhe njė gotė qumėsht, njė hurmė ose edhe njė gotė ujė.”

Me tė ushqyerit e tė tjerėve agjėruesi musliman fiton njė pozitė tė lartė. Me kėtė ai arrin pastrim tė pasurisė sė vet dhe sjell begati nė shtėpinė e tij. Pėrmes kėsaj vepre arrihet ndihmesa e agjėruesve nė agjėrimin e tyre dhe njėkohėsisht realizohet vizita dhe dashuria e ndėrsjellė mes muslimanėve dhe ruajtja e marrėdhėnieve mes tyre, vecanėrisht nėse agjėruesit janė tė afėrm. Pra, muslimani nė tė njėjtėn kohė fiton dy shpėrblime: tė ushqyerit e agjėruesit dhe ruajtjen e marrėdhėnieve familjare.

Shtėpitė e muslimanėve janė shtėpi nė tė cilat pėrmendet e madhėrohet Allahu, shtohen lutjet drejtuar Tij si dhe shpresohet pranimi i tyre. S’ka gjė mė tė ndershme tek Allahu sesa lutja (duatė), ndėrsa kohėt mė tė vlefshme tė lutjeve pėr agjėruesin janė pikėrisht nė Natėn e Kadrit, nė kohėn e syfyrit dhe gjatė iftarit.

Shtėpitė e muslimanėve janė shtėpi nga tė cilat dalin lėmoshat (sadakatė) pėr tė varfėrit dhe nevojtarėt. Sadakaja mė e vlefshme ėshtė ajo qė jipet ne Ramazan, kurse bashkimi mes agjėrimit dhe sadakasė ėshtė dera mė e mirė pėr shlyrjen e mėkateve dhe ruajtjen nga zjarri i xhehenemit. Kėto janė vepra qė tė shpiejnė nė xhenet. Nė xhenet ka vendbanim pė rata qė flasin mirė, pėr ata qė ushqejnė tė tjerėt dhe qė vazhdojnė agjėrimin e nuk e ndėrpresin atė.
Duke qenė se agjėrimi nė shumicėn e rasteve nuk shpėton nga ndonjė mangėsi ose gabim, shlyerja e mėkateve ėshtė e kushtėzuar nga kujdesi dhe ruajtja nga veprat dhe fjalėt e padobishme, kurse sadakaja mbulon mangėsitė dhe gabimet. Prandaj, pikėrisht pėr kėtė qėllim, nė kėtė muaj ėshtė pėrligjur dhe obliguar sadaka fitri, pastrami pėr agjėrimin nga tė kotat e tė ligat. Me kėtė veprim realizohet edhe synimi i shoqėrisė muslimane, meqė rast i pasuri pėrjeton ndjenjat e tė varfėrit dhe nė kėtė mėnyrė muslimanėt bėhen si njė fortifikatė e fortė, duke mos lėnė vend pėr urrejtje, pėr zili e pėr pėrcarje, ngase i pasuri e ndihmon tė varfėrin dhe ky i fundit lutet pėr tė, qė tė ketė begati nė pasurinė dhe nė furnizimin e tij.

Shtėpitė e muslimanėve janė shtėpi nė tė cilat nuk dėgjohet muzika, nuk dėgjohen veglat instrumentale e as tė kėqijat e tjera, kėshtu qė edhe veshėt e muslimanėve agjėrojnė nga tė dėgjuarit e fjalėve tė kėqija. Ata bėjnė iftar me dėgjimin e Kuranit, me pėrmendjen e Allahut dhe me fjalėt e mira pasi muslimani e di pėrgjegjėsi e tė dėgjuarit: “…pse tė dėgjuarit, tė parit dhe zemra, pėr tė gjitha kėto ka pėrgjegjėsi.” (Isra, 36).

S’ka dyshim se ato shtėpi, pronarėt e tė cilave janė tė dhėnė pas dėgjimit tė tė kėqijave ose tė shikimit tė tyre edhe pse janė agjėrueshėm, janė vendbanime tė djajve (shejtanėve), tė cilat luajnė me zemrat dhe mendjet e kėtyre njerėzve dhe kanė zgjatur litarėt dhe rrjeta e tyre.

“Po ka nga njerėzit qė blejnė tregime boshe e me qėllim qė t’i largojnė njerėzit nga rruga e Allahut pa pasur kurrfarė fakti dhe pėr t’i marrė ato (ajetet e) Allahut si tallje. Pėr ta me siguri ėshtė pėrgatitur i turpshėm.” (Lukman, 6)

Ato janė shtėpitė nga tė cilat del mėshira, dashuria, sjellja e dobishme pėr njerėzit dhe bashkimi i muslimanėve rreth sofrės sė iftarit.
Ato janė shtėpi qė falenderojnė Allahun pėr begatitė dhe dhuntitė e panumėrta, e falenderojnė Atė qė u ka dhuruar besimin (imanin) dhe ssuksesin nė respektimin e urdhrave tė Tij. Pėr kėtė arsye, mėshira ėshtė njėra nga vecoritė e shtėpive tė muslimanėve nė kėtė muaj. Mėshira dhe dashuria janė cilėsi tė pandashme tė agjėruesit tė sinqertė gjatė agjėrimit. Zemra e tij, e cila ėshtė pastruar nga uria, nga leximi i Kuranit dhe nga pėrmendja e Allahut, kaplohet nga mėshira dhe nga dashuria ndaj njerėzve.

Vėlla i nderuar!

Shtėpitė tona nė Ramazan janė shtėpi qė i ka pastruar agjėrimi, falja e namazit dhe durimi (sabri) ndaj adhurimeve tė Allahut. Ato janė tė stolisura e tė zbukuruara me moral islam.
 

Pėrktheu: Almedin Ejupi
29.8.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010