Vetėvrasja
20.12.2009 06:45:55

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut xhele shanuhu. Salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė muslimanėt qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Shumė njerėz janė duke bėrė njė mėkat shumė tė madh pėr shkaqe tė ndryshme; ata janė duke e vrarė veten e tyre disa pėr shkaqe tė dashurisė, disa pėr shkaqe tė mungesės sė ushqimit, kurse disa tė tjerė janė duke vrarė veten e tyre pėr tė shpėtuar nga borxhet nė tė cilat janė zhytur. Tė gjithė kėta dhe tė tjerėt e vrasin veten duke menduar se kjo ėshtė zgjidhja e vetme pėr ta, kurse Allahu i Lartėsuar e ka ndaluar vrasjen e vetvetes dhe pėr ata qė e bėjnė njė gjė tė tillė ka pėrgatitur njė dėnim tė dhimbshėm.
Allahu i Madhėruar thotė: “...dhe mos mbytni veten tuaj. Vėrtet, Allahu ėshtė i mėshirueshėm pėr ju. Kush bėn kėtė (qė ndaloi Zoti) qėllimisht dhe tejkalon kufijtė, Ne do ta hedhim atė nė njė zjarr tė fortė.” (En-Nisa, 29-30)

Transmeton Xhendeb ibn Abdullahu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ka qenė njė njeri nė popujt e mėparshėm, i cili ka pasur plagė dhe prej shqetėsimit e ka marrė thikėn e tij dhe e ka prerė dorėn dhe nuk i ėshtė ndalur gjaku derisa ka vdekur. Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Mė ka paraprirė Mua robi Im nė vetveten e tij, pėr kėtė shkak Unė ia kam ndaluar atij xhenetin.” Buhariu 3463 dhe Muslimi 113.

Fjala e Allahut: “Mė ka paraprirė Mua robi Im nė vetveten e tij” ka pėr qėllim qė ai njeri nuk ka pritur qė tė vdesė vetė, mirėpo ka vrarė veten. Kurse pėr njė person i cili ishte plagosur dhe prej dhimbjeve tė mėdha qė kishte e shpejtoi vdekjen dhe e vrau veten me thikėn qė kishte, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem nė hadithin qė transmeton Ebu Hurejra tha: “Ai ėshtė prej banorėve tė zjarrit.” Buhariu 5778 dhe Muslimi 109.

Xhabir ibn Semre thotė: “I kanė sjellė Pejgamberit salallahu alejhi ue selem njė tė vdekur, i cili e kishte vrarė veten e tij me shigjetė dhe Pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk ia fali namazin e xhenazes.” Muslimi 978.
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk ia fali namazin kėtij personi pėr shkak tė mėkatit tė madh qė kishte bėrė.

O rob i Allahut, si mendon qė vetėvrasja ėshtė zgjidhje, kurse Allahu i Lartėsuar ta ka ndaluar atė? A nuk mendon se vrasja e vetvetes tė sjellė probleme mė tė mėdha nė botėn e amshueshme, nė jetėn ku nuk ka vdekje mė? Ti qė nuk ke mundėsi t’i pėrballosh vėshtirėsitė e vogla tė kėsaj bote, si do ta pėrballosh zjarrin e xhehenemit, lėndė djegėse e tė cilit janė gurėt dhe njerėzit?

Problemeve tė dynjasė ndoshta u ke shpėtuar me vrasjen e vetvetes, mirėpo nė Ditėn e Gjykimit nuk mund t’i shpėtosh assesi dėnimit tė Allahut tė Madhėruar, qė e ka pėrgatitur pėr ata qė vrasin veten.
Vetėvrasja nuk ėshtė zgjidhje!
 

Pėrgatiti: Eroll Nesimi
1.8.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010