Vlera e ndėrtimit dhe e mirėmbajtjes sė xhamive
20.12.2009 06:45:35

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut xhele shanuhu. Salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė muslimanėt qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ndėrtimi i xhamive nė qytete, fshatra dhe vende tė ndryshme lejohet dhe ėshtė obligim. Allahu i Lartėsuar thotė: “(Ajo dritė) Ėshtė nė shtėpitė (xhamitė) qė Allahu lejoi tė ngrihen e qė nė to tė pėrmendet emri i Tij, t’i bėhet lutje Atij mėngjes e mbrėmje.” (En-Nur, 36)
Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: “Ka urdhėruar i Dėrguari salallahu alejhi ue selem qė tė ndėrtohen xhamitė dhe tė pastrohen ato.” Tirmidhiu 594, Ebu Davudi 455. Shejh Ablabi ka thėnė se hadithi ėshtė sahih, shih Sahih Tirmidhi 487.

Othman ibn Afani ka thėnė: “E kam dėgjuar tė Dėrguarin salallahu alejhi ue selem duke thėnė: “Ai i cili ndėrton njė xhami duke shpresuar vetėm shpėrblimin nga Allahu, Allahu (i Lartėsuar) do t’ia ndėrtojė atij njė shtėpi nė xhenet.” Buhariu dhe Muslimi. Kurse nė njė transmetim tjetėr i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Allahu do t’ia ndėrtojė si ajo nė xhenet.”
Nė njė transmetim tjetėr, Omer ibn Hatabi thotė: “E kam dėgjuar tė Dėrguarin salallahu alejhi ue selem duke thėnė: “Ai i cili e ndėrton njė xhami pėr hir tė Allahut dhe aty do tė pėrmendet Allahu, Allahu (i Lartėsuar) do t’ia ndėrtojė atij njė shtėpi nė xhenet.”

Kurse Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ai i cili e ndėrton njė xhami dhe nuk e bėn kėtė pėr syefaqe e as pėr autoritet, Allahu (i Lartėsuar) do t’ia ndėrtojė atij njė shtėpi nė xhenet.”

Vendet mė tė mira qė i do Allahu i Madhėruar janė xhamitė. Transmeton Ebu Hurejra, se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Vendet mė tė dashura pėr Allahun janė xhamitė, kurse vendet mė tė urryera pėr Allahun janė pazaret.”

Gjithashtu edhe pastrimi i xhamive dhe mbikėqyrja e tyre ka shpėrblim tė madh. Transmeton Ebu Hurejra, se ka qenė njė burrė apo njė grua e zezė, qė ėshtė kujdesur pėr pastrimin e xhamisė dhe ka vdekur. I Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka pyetur pėr tė dhe sahabėt i thanė se kishte vdekur. I Dėrguari salallahu alejhi ue selem i tha: “Pse nuk mė keni treguar pėr vdekjen e tij?” Pastaj shkoi te varri i tij dhe ia fali namazin e xhenazes te varri. Buhariu 458 dhe Muslimi 956.

Gjithashtu hadithi i lartpėrmendur, ku Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: “Ka urdhėruar i Dėrguari salallahu alejhi ue selem qė tė ndėrtohen xhamitė dhe tė pastrohen ato.” Tirmidhiu 594, Ebu Davudi 455. Shejh Ablabi ka thėnė se hadithi ėshtė sahih, shih Sahih Tirmidhi 487.
 

Pėrgatiti: Eroll Nesimi
1.8.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010