Dėshirat e plakut
20.12.2009 06:44:06

Vėllezėr dhe motra!

   Eselamu alejkum! Ėshtė mirė tė mėsojmė nga ngjarja e njė tė moshuari. Ndodhia nė fjalė zgjon interesim, ofron dobi dhe mėsime.
   Njė plak i shtyrė nė moshė gjendej i shtrirė nė shtratin e vdekjes. Rreth tij ishin tubuar anėtarėt e familjes, tė afėrmit dhe miqtė. Momentet e fundit tė vdekjes... qimet e bardha i kishin mbuluar kokėn, shenjat e pleqėrisė vėreheshin dukshėm, por ai ishte i pėrmbajtur nė fytyrė. Tė gjithė rreth tij shikonin me kujdes dhe vėmendje. Mbretėronte qetėsia..
   Plaku filloi tė flasė: -O bijtė e mi! Kur i mbusha tė njėzetat, kisha ambicie, aspirata dhe synime tė mėdha. Ato ishin gjithėpėrfshirėse, synoja tė ndryshoja pėr sė miri tėrė dynjanė (botėn), tė bėja njė pėrmirėsim tė shkėlqyer. Kėto ishin ėndrrat e mia!
   Kaluan vitet, i bėra njėzet e njė, njėzet e dy, njėzet e tre... arrita nė tė tridhjetat. Kėshtu e pashė veten se gjatė kėsaj periudhe kohore vetėm kisha menduar, por asgjė nuk kisha ndryshuar.
   Synimi pėr tė ndryshuar botėn ėshtė njė gjė e vėshtirė, prandaj nga ky moment vendosa tė reformoja shtetin ku jetoja. Patjetėr mendoja qė duhet tė kontribuoja pėr vendin tim duke e transformuar nė njė gjendje mė tė favorshme. Kėshtu dėshirat filluan tė zbehen dalėngadalė, vit pas viti. Tridhjetė e njė, tridhjetė e tre... dhe i bėra dyzet vite jetė. Vėrtet me keqardhje po e them se prapė asgjė nuk arrita tė bėja, vėrejta se ishte e vėshtirė.
   Vendosa tė pėrqendrohesha vetėm nė qytetin ku jetoja, sė paku kėtu t’i realizoja ėndrrat e mia. Pėr ēudi, vitet shkonin: dyzet e njė, dyzet e tre dhe i plotėsova pesėdhjetė vite, por pėrsėri nuk arrita tė realizoja asgjė dhe tė bėja asnjė ndryshim.
   Kėshtu, duke parė veten pa rezultate, vendosa ta jepja kontributin tim nė njė nivel mė tė vogėl dhe zgjodha lagjen ku banoja, me shpresė se kėtu do ta arrija qėllimin. E, njė ditė i mbusha gjashtėdhjetė vite! Pėrsėri, shumė me keqardhje duhet tė them se nuk arrita tė pėrmirėsoja dhe tė ndėrroja as lagjen time.
   Vendosa tė ndryshoja shtėpinė time, anėtarėt e familjes sime. Fillova tė veproja nė kėtė drejtim, shkoi njė vit, i dyti, i treti dhe i mbusha shtatėdhjetė vite jetė e pėrsėri nuk arrita tė pėrmirėsoja dhe tė ndikoja as nė familjen time.
   Nuk pata sukses dhe dėshtova nė tė gjitha rastet. Vallė! Ku ėshtė problemi? I mbusha tė shtatėdhjetat dhe tani jam nė shtratin e vdekjes.
   Plaku u tha bijve tė vet: -Unė e mėsova arsyen e dėshtimit nė tė gjitha kėto pėrpjekje. Ishte e nevojės dhe parėsore qė unė tė filloja sė pari nga vetja, tė pėrmirėsoja veten. Po qe se nuk ndryshon veten, assesi nuk ke mundėsi tė ndikosh te tė tjerėt. Allahu i Lartėsuar thotė: “Me tė vėrtetė, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli derisa ata tė ndryshojnė ē’kanė nė vetvete.”
   Plaku shprehet: -Po tė mė japė Allahu jetė edhe dhjetė vite, qė nga ky ēast do tė filloja ta pėrmirėsoja veten dhe jam mė se i bindur se kur ta arrija kėtė, do tė kem mundėsi tė ndikoj dhe tė pėrmirėsoj familjen time, lagjen ku banoj, qytetin dhe vendin tim.
   Kur Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, filloi komunikimin e mesazhit islam, filloi nga vetja dhe mė pas e zgjeroi shtrirjen e udhėzimit.

 

Pėrktheu dhe pėrshtati: Ulvi Fejzullahu
30.5.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010