Rėndėsia e tė ndihmuarit tė jetimėve
20.12.2009 06:43:32

Falėnderimi i takon Allahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga Allahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon Allahu, s'ka kush e humb dhe kė e largon Allahu nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė, dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij.
   Pėrmes kėtyre rreshtave i ftoj tė gjithė vėllezėrit e mi muslimanė qė t’i pėrgjigjemi thirrjes sė Allahut tė Madhėruar nė bamirėsi ndaj jetimėve natėn dhe ditėn, se me tė vėrtetė muslimanėt janė sikur trupi; nėse sėmuret njė organ, edhe pjesėt e tjera tė trupit shqetėsohen dhe mbarė organizmi vuan nga dhembjet, pagjumėsia dhe ngritja e temperaturės.
   Duke ndihmuar i forti tė dobėtin, i pasuri tė varfrin, i dituri tė paditurin, do tė na kthehet pėrsėri fama qė kishim; populli mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve.
“Ju jeni populli mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr mirė, tė ndaloni nga veprat e kėqija dhe tė besoni nė Allahun.” (Ali Imran,110)
   I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Si ta shenjtėrojė Allahu njė popull, ku i dobėti nuk mund t’i arrijė tė drejtat e tij nga i forti vetėm se pa u munduar dhe lodhur?!” Transmeton Ebu Ja’la nga Burejde.
   Si ta shenjtėrojė Allahu njė popull nė tė cilin nuk pėrfillen tė drejtat e jetimėve, tė cilėt nuk kanė te kush tė pėrveē Allahut Fuqiplotė, pasi atyre u mungon babai, u mungon ai qė ndien dhimbje pėr ta, ua fshin lotin dhe ua shuan urinė.
   Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Njė njeri duke udhėtuar nė njė rrugė e kaplon etja e madhe, gjen njė pus, zbret nė tė dhe pi ujė. Pastaj del nga pusi dhe has njė qen me gjuhė tė nxjerrė jashtė qė ha baltė nga etja. Njeriu thotė: “Kėtė qen e paska kapluar etja siē mė pat kapluar edhe mua mė parė.” Pastaj njeriu zbret nė pus dhe mbush kėpucėn e vet me ujė, pastaj e kap me gojė derisa ngjitet lart dhe i jep tė pijė qenit. Allahu pėr kėtė e falėnderon dhe ia fal mėkatet.” (Sahabėt) I thanė: “O i Dėrguari i Allahut, edhe pėr kafshėt kemi shpėrblim?” (I Dėrguari) Tha: “Nė gjithēka qė ka mėlēi tė lagur ka shpėrblim.” Muttefekun alejhi.
   Nė transmetimin e Buhariut theksohet: “E falėnderon Allahu, ia fal mėkatet dhe e fut nė xhenet.” Kurse nė njė transmetim tė Buhariut dhe tė Muslimit (ku kjo ngjarje jepet mė gjerėsisht), theksohet: “Njė ditė njė qen u soll rreth pusit, pasi etja e kishte kapluar pėr vdekje. Atė e sheh njė lavire dhe horre prej Beni Israilėve, e cila e zbathi kėpucėn e saj dhe me tė i dha ujė qenit derisa e ngopi. Pėr kėtė vepėr iu falėn mėkatet.”
   Kur i ofron ujė apo ushqim kafshės, shpėrblehesh. E, vallė si qėndron puna me atė i cili nė dorėn e tij mban njė pikė ujė apo njė kafshatė pėr fėmijėn jetim?!
   O ti qė Allahu tė ka nderuar me pasuri, mos u bė dorėshtrėnguar, por nxito me pasurinė tėnde qė ta shpėtosh jetimin nga varfėria dhe pikėllimi. A nuk dėshiron qė pasuria jote tė tė shpjerė nė xhenetin e pėrhershėm dhe tė arrish kėnaqėsinė e Allahut?


Bonjakėria e tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ėshtė nder pėr ēdo jetim deri nė Ditėn e Kiametit


   Islami i ka kushtuar rėndėsi hakut tė jetimit qysh nga fillimi i shpalljes dhe vetė i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka qen jetim. Kjo pra ėshtė nder pėr ēdo jetim deri nė Ditėn e Kiametit. Allahu i Lartėsuar i thotė: “A nuk tė gjeti ty jetim, e Ai tė bėri vend (tė dha pėrkrahje).” (Duha, 6)
   A nuk ishe, o Muhamed, jetim kur ishe i vogėl dhe tė dha pėrkrahje e mbrojtje te xhaxhai yt, Ebu Talibi?
   Ka thėnė Ibni Kethiri: “Pėr arsye se kur i vdiq babai, i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ende ishte nė barkun e nėnės sė tij. Kur arriti moshėn gjashtėvjeēare i vdiq edhe nėna dhe mbeti nėn pėrkujdesjen e gjyshit, Abdul-Mutalibit, deri nė moshėn tetėvjeēare, kur i vdiq edhe gjyshi. Pastaj e mori nėn pėrkujdesje xhaxhai Ebu Talibi, i cili vazhdoi ta ndihmonte, mbronte dhe ta ngrinte lart, derisa i erdhi shpallja nė moshėn dyzetvjeēare. Pastaj Allahu i Lartėsuar e porositi: “Pra, mos e pėrul jetimin!” (Duha, 9)
   Allahu ty tė dha pėrkrahje kur ishe jetim, prandaj edhe ti mos e pėrul, mos e qorto dhe mos e nėnēmo jetimin, por sillu mirė dhe butė me tė. Ka thėnė Katadeja: “Bėhu i mėshirshėm pėr jetimin ashtu si babai i tij.”


Shtėpia mė e mirė ėshtė ajo shtėpi nė tė cilėn ka jetim dhe sillen mirė me tė

   Thotė Allahu i Lartėsuar: “E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotė: “Zoti im mė ka nderuar!”
Por, kur pėr ta sprovuar ia pakėson furnizimin
(e varfėron), ai thotė: “Zoti im mė ka nėnēmuar!”
Jo, nuk ėshtė ashtu! Por
(punoni edhe mė zi) ju nuk pėrfillnit jetimin.” (Fexhr, 15-17)
   Pra, Allahu Fuqiplotė i jep pasuri atij qė e do dhe atij qė nuk e do, gjithashtu ia pakėson pasurinė atij dhe kėtij, por e rėndėsishmja pėr muslimanin ėshtė nėnshtrimi ndaj Allahut nė tė dyja rastet; nėse ėshtė i pasur, ta falėnderojė Allahun e nėse ėshtė i varfėr, tė bėjė durim.
   “Ju nuk pėrfillnit jetimin”, ėshtė urdhėr pėr pėrfilljen e jetimit. Pėr kėtė shkak ka thėnė Enes ibni Maliku, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: “Shtėpia mė e mirė ėshtė ajo shtėpi nė tė cilėn ka jetim dhe sillen mirė me tė dhe shtėpia mė e keqe ėshtė ajo shtėpi nė tė cilėn ka jetim dhe sillen keq me tė. Njeriu mė i dashur tek Allahu ėshtė ai i cili ia mėson ndonjė zanat jetimit apo vejushės.”


Kush dėshiron qė t’i zbutet zemra dhe t’i realizohen nevojat e tij


   Transmetohet se njė njeri u ankua tek i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, pėr ngurtėsimin e zemrės. I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, i tha: “A dėshiron tė tė zbutet zemra dhe tė tė realizohen nevojat? Mėshiroje jetimin, lėmoja kokėn, ushqeje nga ushqimi yt, tė zbutet zemra dhe tė realizohen nevojat.” Transmeton Taberani nga Ebu Derda.
   O ti i cili ndien se tė ėshtė ngurtėsuar zemra, mėshiroje jetimin, lėmoje kokėn e tij, ushqeje prej ushqimi tėnd, sillu me butėsi me tė dhe me lejen e Allahut do tė tė zbutet zemra dhe do tė tė realizohen nevojat.


Kujdestari (i mirė) i jetimit do tė jetė sė bashku nė xhenet me tė Dėrguarin e Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė

   Transmeton Sehl ibn Sa’di, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Unė dhe kujdestari (i mirė) i jetimit do tė jemi sė bashku nė xhenet kėshtu”, duke bėrė me shenjė me gishtin tregues dhe atė tė mesėm dhe duke i ndarė pak.” Transmeton Buhariu.
   Ibėn Haxheri nė shpjegimin e kėtij hadithi thotė: “Ka thėnė Ibėn Betali: “Secili qė dėgjon kėtė hadith, duhet tė punojė me tė qė tė jetė shoqėrues i tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, nė xhenet. E, kjo ėshtė grada mė e mirė nė ahiret.” Pastaj thotė Ibėn Haxheri: “Ky hadith sinjalizon se diferenca mes gradės sė tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, dhe kujdestarit (tė mirė) tė jetimit nė xhenet ėshtė si diferenca mes gishtit tregues dhe atij tė mesėm sikurse nė hadith: “Jam dėrguar unė dhe Kiameti sikurse kėta dy gishta (duke bėrė me shenjė me gishtin tregues dhe atė tė mesėm)." Transmeton Buhariu.
   Gjithashtu, Ibėn Haxheri thotė: “Ka thėnė Alai: “Ndoshta urtėsia e afėrsisė sė kujdestarit (tė mirė) tė jetimit me tė Dėrguarin e Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, nė xhenet ėshtė se Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ėshtė dėrguar te njė popull i cili nuk i kuptonte ēėshtjet e fesė sė tyre, nė tė njėjtėn kohė ishte edhe kujdestar, mėsues dhe udhėrrėfyes i tyre. Po ashtu, kujdestari (i mirė) i jetimit kujdeset pėr atė i cili nuk i kupton ēėshtjet e fesė sė tij si dhe tė dynjasė, e mėson atė, e nxit pėr tė mirė dhe pėr pėrmirėsimin e moralit.”


Nuk e keqtrajton jetimin vetėm se ai i cili e pėrgėnjeshtron pėrgjegjėsinė dhe llogarinė nė botėn tjetėr

   Thotė Allahu i Madhėruar: “A e ke parė ti (a e sheh) atė, qė pėrgėnjeshtron pėrgjegjėsinė dhe llogarinė nė botėn tjetėr?” (Maun, 1)
   Pra, a dėshiron ta njohėsh atė qė e pėrgėnjeshtron llogarinė dhe shpėrblimin nė ahiret? A e kuptove se kush ėshtė ai dhe cilat janė cilėsit e tij? Nėse dėshiron ta njohėsh: “Po ai ėshtė qė e pėrzė nė mėnyrė tė vrazhdė jetimin.” (Maun, 2)
   Po ai ėshtė qė e largon vrazhdė jetimin, e pėrul, e keqtrajton dhe nuk i jep hakun (tė drejtėn e tij).
   “Dhe qė nuk nxit pėr ta ushqyer tė varfėrin.” (Maun, 3)


Nuk ushqejnė jetimin pėrveēse tė sinqertėt, tė cilėt trashėgojnė xhenetin


   Thotė Allahu i Madhėruar pėr tė sinqertėt: “Ata janė qė pėr hir tė Tij u japin ushqim tė varfėrve, jetimėve dhe tė zėnėve robėr.” (Insan, 8)
   Japin ushqim pėr hir tė Allahut, edhe pse e dėshirojnė dhe kanė nevojė pėr tė.
“Ne po ju ushqejmė vetėm pėr hir tė Allahut dhe prej jush nuk kėrkojmė ndonjė shpėrblim e as falėnderim. Ne i frikėsohemi (dėnimit tė) Zotit tonė nė njė ditė qė fytyrat i bėn tė zymta dhe ėshtė shumė e vėshtirė.” (Insan, 9-10)
   Prandaj shpėrblimi i atij qė ushqen jetimin ėshtė: “Po Allahu i ruajti ata prej sherrit tė asaj dite dhe u dhuroi shkėlqim nė fytyra e gėzim tė madh. Dhe pėr shkak se ata duruan, i shpėrbleu me xhennet dhe me petka mėndafshi.” (Insan, 11-12)
   Eh, sa shpėrblim i madh...!

Hasim Krasniqi
23.5.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010