Ebu Umame (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!)
transmeton se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja
dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė thotė:
Lexoni Kuranin, se ai do tė vijė nė
Ditėn e Gjykimit e tė bėjė shefat (tė ndėrmjetėsojė) pėr
lexuesit e tij.
Transmeton Uthman ibn Afani (Kėnaqėsia e
Allahut qoftė mbi tė!) qė Resulullahu (Paqja dhe
shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
Mė i miri ndėr ju ėshtė ai qė e mėson
Kuranin e pastaj ua mėson atė tė tjerėve.
Aishja (Kėnaqėsia
e Allahut qoftė mbi tė!) i pėrcjell kėto fjalė tė tė
Dėrguarit:
Ai
qė lexon Kuran bukur do tė jetė nė shoqėri tė shkruesve
(engjėjve) tė ndershėm, ndėrsa kush e lexon duke hasur
nė vėshtirėsi, do tė ketė shpėrblim tė dyfishuar.
Ebu Musa el Eshari (Kėnaqėsia e Allahut
qoftė mbi tė!) tregon se i Dėrguari ka thėnė:
Shembulli i besimtarit qė lexon Kuran
ėshtė si shembulli i qitros: ka erė (aromėn) tė mirė dhe
shije tė mirė; e shembulli i besimtarit qė nuk lexon
Kuran ėshtė si shembulli i hurmės: nuk ka aromė, por
shijen e ka tė ėmbėl; shembulli i munafikut
(dyfytyrėshit) qė lexon Kuran ėshtė si shembulli i
borzilokut: ka aromė tė mirė, e shijen e ka tė hidhur;
ndėrsa munafiku (dyfytyrėshit) qė nuk lexon Kuran ėshtė
si kungull i egėr: nuk ka aromė, e shijen e ka tė
hidhėt.
Transmeton Umer ibn el Hatab (Kėnaqėsia e
Allahut qoftė mbi tė!) se i Dėrguari (Paqja dhe shpėtimi
i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
Vėrtet, Allahu i Madhėrishėm me kėtė
Libėr (Kuranin) i ngre disa popuj e i nėnēmon disa tė
tjerė.
Ibn Mesudi (Kėnaqėsia e
Allahut qoftė mbi tė!) transmeton se i Dėrguari (Paqja
dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: Kush
e lexon njė harf - shkronjė nga Libri i Allahut
(Kurani), do tė ketė shpėrblim, e shpėrblimi do tė
dhjetėfishohet. Unė nuk them qė Elif Lam Mim ėshtė njė
harf - shkronjė, por, Elif ėshtė harf, Lam ėshtė
harf dhe Mim ėshtė harf.
Ibn Abasi (Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi
tė!) tregon se Resulullahu (alejhi selam) ka thėnė:
Ai nė gjoksin e tė cilit nuk
ka asgjė nga Kurani (nuk di asgjė pėrmendsh nga Kurani)
ėshtė sikur njė shtėpi e lėnė dhe e rrėnuar.
Transmeton Abdullah Ibn Amr el As
(Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė!) se i Dėrguari (Paqja
dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
Lexuesit tė Kuranit do ti thuhet nė
Ditėn e Gjykimit: Lexo dhe ngrihu (shkallėve tė
xhenetit), lexo drejt dhe bukur, siē ke lexuar nė
dynja, se vendi yt ėshtė nė ajetin e fundit qė lexon.
Ebu Musa (Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi
tė!) tregon se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe shpėtimi
i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
Kujdesuni dhe ruajeni Kuranin (atė qė e
keni mėsuar prej tij), se pasha Atė nė dorė tė tė Cilit
ėshtė shpirti i Muhamedit, ai (Kurani) harrohet mė
shpejt sesa qė i duhet devesė pėr tu liruar prej
kapistrės sė vet (litarit me tė cilin i lidhet kėmba).
Transmeton Ebu Hurejre
(Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė!) se Resulullahu
(Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
Allahu nuk i kushton kujdes askujt sikur njė tė
dėrguari qė ka zė tė bukur, i cili e kėndon Kuranin me
zė tė qartė dhe tė bukur.
Pėrgatiti: Erion Sula
29.09.2006